Gjyqtarët Chapter 5 ALB Bible Verse Images

Gjyqtarët 5 Bible Verse Pictures. Choose from a large collection of inspirational, motivational and encouraging Bible verses with pictures of nature. Download and share Gjyqtarët 5 inspirational Bible verse images. Bible verse pictures were created based on verses from The Holy Bible in Albanian (ALB). The Albanian Bible translation is available in the Public Domain, which means that the ALB Bible is not copyright. (Bibla e Shenjtë) Dhjata e Vjetër, Dhjata e Re

Gjyqtarët 5:1 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Atë ditë Debora këndoi këtë kantik me Barakun, birin e Abinoamit, duke thënë:

Gjyqtarët 5:2 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
"Me qenë se krerët kanë marrë komandën në Izrael, me qenë se populli është ofruar spontanisht, bekoni Zotin!

Gjyqtarët 5:3 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dëgjoni, o mbretër! Vini veshë, o princa! Unë, pikërisht unë, do t’i këndoj Zotit, do të këndoj lavdinë e Zotit, Perëndisë së Izraelit.

Gjyqtarët 5:4 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
O Zot, kur dole nga Seiri, kur po kapërceje fushat e Edomit, toka u drodh dhe pikoi nga qiejtë; po, pikoi ujë nga retë.

Gjyqtarët 5:5 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Malet u shkrinë para Zotit, vetë Sinai u drodh para Zotit, Perëndisë të Izraelit.

Gjyqtarët 5:6 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Në kohën e Shamgarit, birit të Anathit, në kohën e Jaeles rrugët ishin të shkreta, dhe kalimtarët ndiqnin shtigje dredha-dredha.

Gjyqtarët 5:7 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Mungonin krerë në Izrael; po, mungonin, deri sa nuk dola unë, Debora, si nënë në Izrael.

Gjyqtarët 5:8 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Ata zgjidhnin perëndi të tjera, kur lufta ishte te pragu. Nuk shihej asnjë mburojë apo shtizë midis dyzet mijë burrave të Izraelit.

Gjyqtarët 5:9 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Zemra ime është me ata udhëheqës të Izraelit që u ofruan spontanisht në mes të popullit. Bekoni Zotin!

Gjyqtarët 5:10 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Ju që shkoni hipur mbi gomarë të bardha, ju që rrini ulur mbi qilima të shtrenjtë, dhe ju që ecni nëpër rrugë, këndoni!

Gjyqtarët 5:11 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Larg britmave të harkëtarëve, larg koritave, të kremtojnë veprat e drejta të Zotit, veprat e drejta për krerët e tij në Izrael! Atëherë populli i Zotit zbriti në portat.

Gjyqtarët 5:12 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Zgjohu, zgjohu, o Debora! Zgjohu, zgjohu, dhe merrja një kënge! Çohu, o Barak, dhe çoji larg robërit e tu, o bir i Abinoamit!

Gjyqtarët 5:13 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Atëherë iu dha qeverimi mbi fisnikët e popullit atyre që kishin mbetur; Zoti ma dha mua qeverimin midis të fuqishmëve.

Gjyqtarët 5:14 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Nga Efraimi erdhën ata që i kishin rrënjët tek Amaleku; në suitën tënde, Beniamin, midis njerëzve të tu; nga Makir i zbritën disa krerë dhe nga Zabuloni ata që mbajnë shkopin e komandimit.

Gjyqtarët 5:15 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Princat e Isakarit erdhën me Deboran; ashtu siç ishte Isakari, kështu qe edhe Baraku; ata u hodhën në luginë në gjurmët e saj. Ndër divizionet e Rubenit, të mëdha ishin vendimet e zemrës!

Gjyqtarët 5:16 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Pse mbete ti midis të ngujuarve për të dëgjuar fyellin e barinjve? Midis divizioneve të Rubenit, të mëdha ishin vendimet e zemrës!

Gjyqtarët 5:17 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Galaadi ndaloi matanë Jordanit; po Dani pse mbeti mbi anijet? Asheri u vendos pranë bregut të detit dhe mbeti në portet e tij.

Gjyqtarët 5:18 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Zabuloni është një popull që ka vënë në rrezik jetën e tij deri në vdekje, po kështu edhe Neftali në zonat e larta të fushës.

Gjyqtarët 5:19 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Mbretërit erdhën dhe luftuan; atëherë luftuan mbretërit e Kanaanit dhe të Taanakit, pranë ujërave të Megidos; por nuk suallën asnjë plaçkë prej argjendi.

Gjyqtarët 5:20 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Nga qielli luftuan yjet, gjatë lëvizjes së tyre luftuan kundër Siseras.

Gjyqtarët 5:21 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Përroi Kishon i përmbysi, përroi i vjetër, përroi i Kishonit. Shpirti im, vepro me forcë!

Gjyqtarët 5:22 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Atëherë thundrat e kuajve trokëllinin me forcë në galop, në galopin e pitokëve të tyre.

Gjyqtarët 5:23 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
"Mallkoni Merozin," tha Engjëlli i Zotit, "mallkoni, mallkoni banorët e tij, sepse nuk i shkuan në ndihmë Zotit, në ndihmë të Zotit në mes të trimave të tij!".

Gjyqtarët 5:24 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
E bekuar qoftë midis grave Jaela, gruaja e Heberit, Keneut! Qoftë e bekuar midis grave që banojnë në çadra!

Gjyqtarët 5:25 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Ai kërkoi ujë dhe ajo i dha qumësht; në një kupë princash i ofroi ajkë.

Gjyqtarët 5:26 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Me një dorë kapi kunjin dhe me dorën e djathtë çekiçin e artizanëve; e goditi Siseran, i çau kokën dhe ia shpoi tejpërtej tëmthat.

Gjyqtarët 5:27 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Te këmbët e saj ai u këput, ra dhe u dergj pa shpirt; në këmbët e saj u këput dhe ra; aty ku u këput, aty ra i vdekur.

Gjyqtarët 5:28 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
E ëma e Siseras shikoi nga dritarja dhe thirri nga hekurat e saj: "Pse qerrja jote po vonon aq shumë të vijë? Pse ecin kaq ngadalë qerret e tij?".

Gjyqtarët 5:29 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Gratë e saj më të urta iu përgjegjën, dhe ajo përsëriti me vete fjalët e saj:

Gjyqtarët 5:30 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
"Ata kanë gjetur plaçkë dhe janë duke e ndarë në pjesë. Për çdo burrë një ose dy vajza; për Siseran një plaçkë me rroba shumëngjyrëshe, një plaçkë me rroba shumëngjyrëshe dhe të qëndisura, me rroba shumëngjyrëshe dhe të qëndisura nga të dy anët për shpatullat e atyre që bartin tutje plaçkën".

Gjyqtarët 5:31 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Kështu u zhdukshin të gjithë armiqtë e tu, o Zot! Por ata që të duan qofshin si dielli, kur lind me gjithë forcën e tij!". Pastaj vendi pati qetësi për dyzet vjet me radhë.
Previous Chapter
« Gjyqtarët 4 (ALB)
Next Chapter
Gjyqtarët 6 (ALB) »

Available Bible Translations

American Standard Version (ASV)
Judges 5 (ASV) »
King James Version (KJV)
Judges 5 (KJV) »
GOD’S WORD® (GW)
Judges 5 (GW) »
Berean Bible (BSB)
Judges 5 (BSB) »
World English Bible (WEB)
Judges 5 (WEB) »
French Bible (LSG)
Juges 5 (LSG) »
German Bible (LUTH1912)
Richter 5 (LUTH1912) »
Punjabi Bible (PANIRV)
ਕਜ਼ਾૃ 5 (PANIRV) »
Marathi Bible (MARIRV)
शास्ते 5 (MARIRV) »
Hebrew Bible (HEB)
שפטים 5 (HEB) »
Portuguese Bible (BSL)
Juízes 5 (BSL) »
Vietnamese Bible (VIE)
Các Thủ Lãnh 5 (VIE) »
Spanish Bible (RVA)
Jueces 5 (RVA) »
Italian Bible (RIV)
Giudici 5 (RIV) »
Chinese Simplified (CUVS)
士 师 记 5 (CUVS) »
Chinese Traditional (CUVT)
士 師 記 5 (CUVT) »
Swedish Bible (SV1917)
Domarboken 5 (SV1917) »
Hungarian Bible (KAR)
Bírák 5 (KAR) »
Bulgarian Bible (BULG)
Съдии 5 (BULG) »
Japanese Bible (JPN)
士師記 5 (JPN) »
Norwegian Bible (NORSK)
Dommerne 5 (NORSK) »

Gjyqtarët (ALB) Chapter Selection

ALB Book Selection List

View full list of ALB Bible Books and Chapters