Gjyqtarët Chapter 12 ALB Bible Verse Images

Gjyqtarët 12 Bible Verse Pictures. Choose from a large collection of inspirational, motivational and encouraging Bible verses with pictures of nature. Download and share Gjyqtarët 12 inspirational Bible verse images. Bible verse pictures were created based on verses from The Holy Bible in Albanian (ALB). The Albanian Bible translation is available in the Public Domain, which means that the ALB Bible is not copyright. (Bibla e Shenjtë) Dhjata e Vjetër, Dhjata e Re

Gjyqtarët 12:1 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Njerëzit e Efraimit u mblodhën, kaluan në Tsafon dhe i thanë Jefteut: Pse shkove të luftosh kundër bijve të Amonit dhe nuk na thirre të vininn bashkë me ty? Ne do t’i vëmë zjarrin shtëpisë sate bashkë me ty brenda".

Gjyqtarët 12:2 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Jefteu iu përgjegj atyre: "Unë dhe populli im kemi pasur një grindje të madhe me bijtë e Amonit; dhe kur ju kërkova ndihmë nuk më liruat nga duart e tyre.

Gjyqtarët 12:3 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Kështu, duke parë se nuk më vinit në ndihmë, vura në rrezik jetën time dhe marshova kundër bijve të Amonit, dhe Zoti m’i dha në duart e mia. Pse, pra, jeni ngritur sot kundër meje për të më luftuar?".

Gjyqtarët 12:4 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Pastaj Jefteu mblodhi tërë njerëzit e Galaadit dhe u ndesh me Efraimin; dhe njerëzit e Galaadit e mundën Efraimin, sepse këta thonin: "Ju Galaaditët jeni ikanakë të Efraimit në mes të Efraimit dhe në mes të Manasit!".

Gjyqtarët 12:5 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Njerëzit e Galaadit zunë vatë e Jordanit para se të arrinin ata të Efraimit; kështu kur ndonje nga ikanakët e Efraimit thoshte: "M lini të kaloj," njerëzit e Galaadit e pyesnin: "A je ti një Efraimit?". Në rast se ai përgjigjej: "Jo," Galaaditët i thonin:

Gjyqtarët 12:6 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
"Atëherë thuaj Shiboleth; në rast se ai thoshte "Shiboleth," sepse nuk mund ta shqiptonte si duhet, e kapnin dhe e vrisnin pranë vaut të Jordanit. Në atë kohë u vranë në këtë mënyrë dyzet e dy mijë njerëz të Efraimit.

Gjyqtarët 12:7 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Jefteu ushtroi funksionin e gjyqtarit gjashtë vjet me radhë. Pastaj Jefteu, Galaaditi, vdiq dhe u varros në një nga qytetet e Galaadit.

Gjyqtarët 12:8 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Mbas tij gjyqtar i Izraelit u bë Ibtsani nga Betlemi.

Gjyqtarët 12:9 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Ai pati tridhjetë bij; martoi tridhjetë bijat e tij dhe solli nga jashtë tridhjetë vajza për bijtë e tij. Qe gjyqtar i Izraelit shtatë vjet me radhë.

Gjyqtarët 12:10 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Pastaj Ibtsani vdiq dhe u varros në Betlem.

Gjyqtarët 12:11 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Mbas tij gjyqtar i Izraelit u bë Eloni, Zabulonit; qe gjyqtar i Izraelit dhjetë vjet me radhë.

Gjyqtarët 12:12 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Pastaj Eloni, Zabulonit, vdiq dhe e varrosën në Ajalon, në vendin e Zabulonit.

Gjyqtarët 12:13 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Mbas tij qe gjyqtar i Izraelit Abdoni, bir i Hilelit, Pirathoniti.

Gjyqtarët 12:14 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Ai pati dyzet bij dhe tridhjetë nipa, që u hipnin shtatëdhjetë gomarëve të vegjël. Ai qe gjyqtar i Izraelit tetë vjet me radhë.

Gjyqtarët 12:15 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Pastaj Abdoni, bir i Hilelit, Pirathoniti, vdiq dhe e varrosën në Pirathon, në vendin e Efraimit, në krahinën malore të Amalekut.
Previous Chapter
« Gjyqtarët 11 (ALB)

Available Bible Translations

American Standard Version (ASV)
Judges 12 (ASV) »
King James Version (KJV)
Judges 12 (KJV) »
GOD’S WORD® (GW)
Judges 12 (GW) »
Berean Bible (BSB)
Judges 12 (BSB) »
World English Bible (WEB)
Judges 12 (WEB) »
French Bible (LSG)
Juges 12 (LSG) »
German Bible (LUTH1912)
Richter 12 (LUTH1912) »
Punjabi Bible (PANIRV)
ਕਜ਼ਾૃ 12 (PANIRV) »
Hebrew Bible (HEB)
שפטים 12 (HEB) »
Portuguese Bible (BSL)
Juízes 12 (BSL) »
Vietnamese Bible (VIE)
Các Thủ Lãnh 12 (VIE) »
Spanish Bible (RVA)
Jueces 12 (RVA) »
Italian Bible (RIV)
Giudici 12 (RIV) »
Chinese Simplified (CUVS)
士 师 记 12 (CUVS) »
Chinese Traditional (CUVT)
士 師 記 12 (CUVT) »
Swedish Bible (SV1917)
Domarboken 12 (SV1917) »
Hungarian Bible (KAR)
Bírák 12 (KAR) »
Bulgarian Bible (BULG)
Съдии 12 (BULG) »
Japanese Bible (JPN)
士師記 12 (JPN) »
Norwegian Bible (NORSK)
Dommerne 12 (NORSK) »

Gjyqtarët (ALB) Chapter Selection

ALB Book Selection List

View full list of ALB Bible Books and Chapters