Gjyqtarët Chapter 7 ALB Bible Verse Images

Gjyqtarët 7 Bible Verse Pictures. Choose from a large collection of inspirational, motivational and encouraging Bible verses with pictures of nature. Download and share Gjyqtarët 7 inspirational Bible verse images. Bible verse pictures were created based on verses from The Holy Bible in Albanian (ALB). The Albanian Bible translation is available in the Public Domain, which means that the ALB Bible is not copyright. (Bibla e Shenjtë) Dhjata e Vjetër, Dhjata e Re

Gjyqtarët 7:1 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Jerubaali, pra, (domethënë Gedeoni) dhe gjithë njerëzit që ishin me të u ngritën herët në mëngjes dhe fushuan pranë burimit të Harodit. Kampi i Madianit ndodhej në veri të tyre, pranë kodrës së Morehut, në luginë.

Gjyqtarët 7:2 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Atëherë Zoti i tha Gedeonit: "Për mua njerëzia që është me ty është tepër e madhe, që unë të jap Madianin në duart e tij; Izraeli do të mund të mburrej para meje duke thënë: "Éshtë dora ime që më ka shpëtuar".

Gjyqtarët 7:3 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Prandaj shpalli tërë popullit, duke i thënë: "Ai që ka frikë dhe dridhet, le të kthehet prapa dhe të largohet nga mali i Galaadit"". Atëherë u kthyen prapa njëzet e dy mijë burra dhe mbetën në vend dhjetë mijë.

Gjyqtarët 7:4 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Zoti i tha Gedeonit: "Njerëzit janë përsëri shumë; bëji të zbresin në ujë dhe atje do t’i vë në provë për ty. Ai për të cilin do të them: "Ky të vijë me ty," ka për të ardhur me ty; dhe ai për të cilin do të them: "Ky mos të vijë me ty, nuk ka për të ardhur".

Gjyqtarët 7:5 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Gedeoni i vuri njerëzit të zbrisnin në ujë; dhe Zoti tha: "Tërë ata që do të lëpijnë ujin me gjuhë, ashtu siç e lëpinë qeni, do t’i vësh mënjanë; dhe kështu do të veprosh edhe me të gjithë ata që do të gjunjëzohen për të pirë ujë".

Gjyqtarët 7:6 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Numri i atyre që lëpinë ujin duke e çuar në gojë me dorë arriti në treqind veta; gjithë të tjerët u gjunjëzuan për të pirë ujë.

Gjyqtarët 7:7 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Atëherë Zoti i tha Gedeonit: "Me anë të treqind burrave që lëpinë ujin unë do t’ju shpëtoj dhe do t’i jap Madianitët në duart e tua. Gjithë të tjerat le të kthehen në shtëpitë e tyre".

Gjyqtarët 7:8 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Atëherë treqind burrat morën në duart e tyre ushqimet dhe boritë e tyre; kështu Gedeoni i ktheu tërë burrat e tjerë të Izraelit, secilin në çadrën e tij, por mbajti me vete treqind burrat. Kampi i Madianit gjendej poshtë tij, në luginë.

Gjyqtarët 7:9 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Po atë natë Zoti i tha Gedeonit: "Çohu dhe bjeri kampit, sepse unë ta kam lënë ty në dorë.

Gjyqtarët 7:10 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Por në rast se ke frikë ta bësh, zbrit në kamp me Purahun, shërbëtorin tënd,

Gjyqtarët 7:11 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
dhe do të dëgjosh çfarë thonë; mbas kësaj, duart e tua do të forcohen dhe do të jesh në gjendje të sulmosh kampin". Ai zbriti, pra, deri në pozicionet e përparuara të kampit bashkë me Purahun, shërbëtorin e tij.

Gjyqtarët 7:12 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Por Madianitët, Amalekitët dhe tërë bijtë e lindjes ishin shpërndarë në luginë si një mori karkalecash dhe devetë e tyre të panumërta ishin si rëra që ndodhet mbi bregun e detit.

Gjyqtarët 7:13 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Kur arriti Gedeoni, një burrë po i tregonte një shoku të vet një ëndërr që kishte parë dhe thoshte: "Sapo pashë një ëndërr; më dukej sikur kisha përpara një bukë prej elbi që rrokullisej në drejtim të kampit të Madianit, arrinte në çadër dhe e godiste duke e përmbysur dhe duke e rrëzuar".

Gjyqtarët 7:14 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Atëherë shoku i tij iu përgjegj dhe i tha: "Kjo nuk është tjetër veçse shpata e Gedeonit, birit të Joashit, burrë i Izraelit; në duart e tij Perëndia e ka lënë Madianin dhe tërë kampin".

Gjyqtarët 7:15 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Mbasi dëgjoi tregimin e ëndrrës dhe interpretimin e saj, Gedeoni ra përmbys në shenjë adhurimi; pastaj u kthye në kampin e Izraelit dhe tha: Çohuni se Zoti ka dhënë në duart tuaja kampin e Madianit!!".

Gjyqtarët 7:16 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Pastaj i ndau të treqind burrat në tre grupe dhe i dorëzoi secilit prej tyre bori dhe enë boshe me nga një pishtar brenda;

Gjyqtarët 7:17 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
dhe u tha: "Shikomëni mua dhe veproni ashtu si do të veproj unë; kur të kem arritur në kufijtë e kampit, ju do të veproni pikërisht si unë.

Gjyqtarët 7:18 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Kur do t’i bie borisë, unë dhe të gjithë ata që janë me mua, edhe ju do t’i bini borive rreth e qark gjithë kampit dhe do të bërtisni: "Për Zotin dhe për Gedeonin"".

Gjyqtarët 7:19 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Gedeoni dhe njëqind burrat që ishin me të arritën në buzë të kampit në prag të mesnatës, fill pas ndërrimit të rojeve. Ata u ranë borive dhe thyen enët që mbanin në dorë.

Gjyqtarët 7:20 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Atëherë të tre grupimet u ranë borive dhe thyen enët duke mbajtur me dorën e majtë pishtarët dhe me atë të djathtë boritë, dhe filluan të bërtisnin: "Shpata e Zotitt dhe e Gedeonit!".

Gjyqtarët 7:21 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Secili prej tyre qëndroi në vendin e tij rreth kampit; e tërë ushtria armike përkundrazi filloi të rendë, të bërtasë dhe të ikë me vrap.

Gjyqtarët 7:22 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Ndërsa treqind burrat u binin borive, Zoti e ktheu shpatën e secilit kundër shokut të tij në tërë kampin. Ushtria armike ia mbathi në Beth-Shitah në drejtim të Tserahut, deri në buzë të Abel-Meholahut pranë Tabathit.

Gjyqtarët 7:23 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Atëherë Izraelitët e Neftalit, të Asherit dhe të tërë Manasit u mblodhën dhe i ndoqën Madianitët.

Gjyqtarët 7:24 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Gedeoni dërgoi pastaj lajmëtarë në të gjithë krahinën malore të Efraimit për të thënë: "Zbrisni kundër Madianitëve dhe shtini në dorë vatë e lumenjve deri në Beth-Barah dhe në Jordan". Kështu tërë burrat e Efraimit u mblodhën dhe zunë vatë e lumenjve deri në Beth-Barah dhe në Jordan.

Gjyqtarët 7:25 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhe zunë dy princa të Madianit, Orebin dhe Zeebin; Orebin e vranë në shkëmbin e Orebit dhe Zeebin në grykën e Zeebit. I ndoqën Madianitët dhe ia çuan kokat e Orebit dhe të Zeebit Gedeonit në krahun tjetër të Jordanit.
Previous Chapter
« Gjyqtarët 6 (ALB)
Next Chapter
Gjyqtarët 8 (ALB) »

Available Bible Translations

American Standard Version (ASV)
Judges 7 (ASV) »
King James Version (KJV)
Judges 7 (KJV) »
GOD’S WORD® (GW)
Judges 7 (GW) »
Berean Bible (BSB)
Judges 7 (BSB) »
World English Bible (WEB)
Judges 7 (WEB) »
French Bible (LSG)
Juges 7 (LSG) »
German Bible (LUTH1912)
Richter 7 (LUTH1912) »
Punjabi Bible (PANIRV)
ਕਜ਼ਾૃ 7 (PANIRV) »
Marathi Bible (MARIRV)
शास्ते 7 (MARIRV) »
Hebrew Bible (HEB)
שפטים 7 (HEB) »
Portuguese Bible (BSL)
Juízes 7 (BSL) »
Vietnamese Bible (VIE)
Các Thủ Lãnh 7 (VIE) »
Spanish Bible (RVA)
Jueces 7 (RVA) »
Italian Bible (RIV)
Giudici 7 (RIV) »
Chinese Simplified (CUVS)
士 师 记 7 (CUVS) »
Chinese Traditional (CUVT)
士 師 記 7 (CUVT) »
Swedish Bible (SV1917)
Domarboken 7 (SV1917) »
Hungarian Bible (KAR)
Bírák 7 (KAR) »
Bulgarian Bible (BULG)
Съдии 7 (BULG) »
Japanese Bible (JPN)
士師記 7 (JPN) »
Norwegian Bible (NORSK)
Dommerne 7 (NORSK) »

Gjyqtarët (ALB) Chapter Selection

ALB Book Selection List

View full list of ALB Bible Books and Chapters