Gjyqtarët Chapter 13 ALB Bible Verse Images

Gjyqtarët 13 Bible Verse Pictures. Choose from a large collection of inspirational, motivational and encouraging Bible verses with pictures of nature. Download and share Gjyqtarët 13 inspirational Bible verse images. Bible verse pictures were created based on verses from The Holy Bible in Albanian (ALB). The Albanian Bible translation is available in the Public Domain, which means that the ALB Bible is not copyright. (Bibla e Shenjtë) Dhjata e Vjetër, Dhjata e Re

Gjyqtarët 13:1 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Bijtë e Izraelit filluan përsëri të bëjnë atë që është e keqe për sytë e Zotit, dhe Zoti i dha në duart e Filistejve për dyzet vjet.

Gjyqtarët 13:2 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Ishte një njeri nga Tsorahu, prej familjes së Danitëve, që quhej Manoah; gruaja e tij ishte shterpë dhe nuk kishte fëmijë.

Gjyqtarët 13:3 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Engjëlli i Zotit iu shfaq kësaj gruaje dhe i tha: "Ja, ti je shterpë dhe nuk ke fëmijë, por ke për të mbetur me barrë dhe do të pjellësh një fëmijë.

Gjyqtarët 13:4 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Prandaj ruhu se pi verë o pije dehëse, dhe mos ha asnjë gjë të papastër.

Gjyqtarët 13:5 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Sepse ti do të mbetesh me barrë dhe do të pjellësh një djalë, mbi kokën e të cilit nuk do të kalojë brisku, sepse fëmija do të jetë një Nazireo kushtuar Perëndisë që në barkun e nënes së tij; ai do të fillojë ta çlirojë Izraelin nga duart e Filistejve".

Gjyqtarët 13:6 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Atëherë gruaja shkoi t’i thotë bashkëshortit të saj: "Një njeri i Perëndisë erdhi tek unë; pamja e tij ishte si ajo e Engjëllit të Perëndisë, me të vërtetë e frikshme. Unë nuk e pyeta se nga vinte, dhe ai nuk më tha emrin e tij;

Gjyqtarët 13:7 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
por më tha: "Ja, ti do të mbetesh me barrë dhe do të pjellësh një djalë; prandaj tani mos pi verë as pije dehëse, dhe mos ha asgjë të papastër, sepse fëmija do të jetë një Nazireo i kushtuar Perëndisë që në barkun e nënës së tij deri në ditën e vdekjes së tij"".

Gjyqtarët 13:8 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Atëherë Manoahu iu lut me të madhe Zotit dhe i tha: "O Zot, të lutem që njeriu i Perëndisë i dërguar prej teje të kthehet përsëri pranë nesh dhe të na mësojë se çfarë duhet të bëjmë me fëmijën që ka për të lindur".

Gjyqtarët 13:9 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Perëndia e dëgjoi zërin e Manoahut; dhe Engjëlli i Perëndisë u kthye përsëri te gruaja, ndërsa ajo ndodhej në arë, por burri i saj Manoah nuk ishte me të.

Gjyqtarët 13:10 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhe gruaja me të shpejtë shkoi të informojë bashkëshortin e saj dhe i tha: "Ja, m’u shfaq ai burrë, që erdhi tek unë pardje".

Gjyqtarët 13:11 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Atëherë Manoahu u ngrit dhe ndoqi gruan e tij dhe, kur arritën tek ai njeri, i tha: "Ti je ai njeri që i foli kësaj gruaje?". Ai u përgjegj: "Jam unë".

Gjyqtarët 13:12 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Por Manoahu tha: "Kur të realizohet fjala jote, cili duhet të jetë stili i jetës së djalit dhe ç’duhet të bëjë?".

Gjyqtarët 13:13 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Engjëlli i Zotit iu përgjegj Manoahut: "Gruaja duhet të ketë kujdes për të gjitha ato që i thashë.

Gjyqtarët 13:14 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Të mos hajë asnjë nga prodhimet e rrushit, të mos pijë verë a pije dehëse, dhe të mos hajë asnjë gjë të papastër; të ketë parasysh të gjitha porositë që i kam urdhëruar".

Gjyqtarët 13:15 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Atëherë Manoahu i tha Engjëllit të Zotit: "Na lejo të të mbajmë dhe të të përgatisim një kec!".

Gjyqtarët 13:16 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Engjëlli i Zotit iu përgjegj Manoahut me këto fjalë: "Edhe sikur të më mbash nuk do ta ha ushqimin tënd; por në rast se ti dëshiron të bësh një olokaust, ofroja Zotit". (Manoahu nuk e dinte se ai ishte Engjëlli i Zotit).

Gjyqtarët 13:17 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Pastaj Manoahu i tha Engjëllit të Zotit: "Cili është emri yt që të realizohen fjalët e tua, ne të kemi mundësi të të nderojmë?".

Gjyqtarët 13:18 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Engjëlli i Zotit iu përgjegj: "Pse vallë kërkon të mësosh emrin tim? Ai është i mrekullueshëm".

Gjyqtarët 13:19 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Kështu Manoahu mori kecin dhe blatimin e ushqimit dhe ia ofroi Zotit mbi gurin. Atëherë Engjëlli bëri një mrekulli, ndërsa Manoahu dhe e shoqja shikonin;

Gjyqtarët 13:20 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
ashtu si flaka ngjitej nga altari në qiell, Engjëlli i Zotit u ngjit me flakën e altarit. Duke parë këtë, Manoahu bashkë me gruan e tij ranë përmbys për tokë.

Gjyqtarët 13:21 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Engjëlli i Zotit nuk iu shfaq më as Manoahut, as bashkëshortes së tij. Atëherë Manoahu kuptoi se ai ishte Engjëlli i Zotit.

Gjyqtarët 13:22 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Manoahu i tha pastaj bashkëshortes së tij: "Ne me siguri do të vdesim, sepse pamë Perëndinë".

Gjyqtarët 13:23 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Por e shoqja i tha: "Po të kishte dashur me të vërtetë vdekjen tonë, Zoti nuk do të kishte pranuar nga duart tona olokaustin dhe blatimin e ushqimit, as do të na kishte treguar tërë këto gjëra, dhe tani nuk do të bënte që të dëgjonim gjëra si këto".

Gjyqtarët 13:24 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Pastaj gruaja lindi një djalë të cilit ia vunë emrin Sanson. Fëmija u rrit dhe Zoti e bekoi.

Gjyqtarët 13:25 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Fryma e Zotit filloi të lëvizë mbi të në kampin e Danit, midis Tsorahut dhe Eshtaolit.
Previous Chapter
« Gjyqtarët 12 (ALB)

Available Bible Translations

American Standard Version (ASV)
Judges 13 (ASV) »
King James Version (KJV)
Judges 13 (KJV) »
GOD’S WORD® (GW)
Judges 13 (GW) »
Berean Bible (BSB)
Judges 13 (BSB) »
World English Bible (WEB)
Judges 13 (WEB) »
French Bible (LSG)
Juges 13 (LSG) »
German Bible (LUTH1912)
Richter 13 (LUTH1912) »
Punjabi Bible (PANIRV)
ਕਜ਼ਾૃ 13 (PANIRV) »
Hebrew Bible (HEB)
שפטים 13 (HEB) »
Portuguese Bible (BSL)
Juízes 13 (BSL) »
Vietnamese Bible (VIE)
Các Thủ Lãnh 13 (VIE) »
Spanish Bible (RVA)
Jueces 13 (RVA) »
Italian Bible (RIV)
Giudici 13 (RIV) »
Chinese Simplified (CUVS)
士 师 记 13 (CUVS) »
Chinese Traditional (CUVT)
士 師 記 13 (CUVT) »
Swedish Bible (SV1917)
Domarboken 13 (SV1917) »
Hungarian Bible (KAR)
Bírák 13 (KAR) »
Bulgarian Bible (BULG)
Съдии 13 (BULG) »
Japanese Bible (JPN)
士師記 13 (JPN) »
Norwegian Bible (NORSK)
Dommerne 13 (NORSK) »

Gjyqtarët (ALB) Chapter Selection

ALB Book Selection List

View full list of ALB Bible Books and Chapters