Gjyqtarët Chapter 20 ALB Bible Verse Images

Gjyqtarët 20 Bible Verse Pictures. Choose from a large collection of inspirational, motivational and encouraging Bible verses with pictures of nature. Download and share Gjyqtarët 20 inspirational Bible verse images. Bible verse pictures were created based on verses from The Holy Bible in Albanian (ALB). The Albanian Bible translation is available in the Public Domain, which means that the ALB Bible is not copyright. (Bibla e Shenjtë) Dhjata e Vjetër, Dhjata e Re

Gjyqtarët 20:1 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Atëherë tërë bijtë e Izraelit lëvizën, nga Dani deri në Beer-Sheba dhe në vendin e Galaadit, dhe asambleja u mblodh si një njeri i vetëm përpara Zotit në Mitspah.

Gjyqtarët 20:2 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Krerët e tërë popullit, e gjithë fiseve të Izraelit u paraqitën përpara asamblesë së popullit të Perëndisë; ishin katërqind mijë këmbësorë, të aftë të përdornin shpatën.

Gjyqtarët 20:3 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
(Dhe bijtë e Beniaminit dëgjuan që bijtë e Izraelit ishin ngjitur në Mitspah). Atëherë bijtë e Izraelit thanë: "Na tregoni, si u krye ky krim?".

Gjyqtarët 20:4 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Atëherë Leviti, burri i gruas që ishte vrarë, u përgjegj: "Unë kisha hyrë bashkë me konkubinën time në Gibeah të Beniaminit për të kaluar natën.

Gjyqtarët 20:5 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Por banorët e Gibeahut u ngritën kundër meje dhe rrethuan natën shtëpinë në të cilën ndodhesha, dhe kjo për të më vrarë; por ata dhunuan përkundrazi konkubinën time dhe ajo vdiq.

Gjyqtarët 20:6 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Kështu unë mora konkubinën time, e preva copë-copë, dhe e dërgova nëpër gjithë territorin e trashëgimisë së Izraelit, sepse këta kryen një krim dhe një poshtërsi në Izrael.

Gjyqtarët 20:7 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhe ja, tani tërë ju, o bij të Izraelit, jepni mendimin dhe këshillën tuaj".

Gjyqtarët 20:8 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Atëherë tërë populli u ngrit si një njeri i vetëm, duke thënë: "Asnjë prej nesh nuk do të kthehet në çadrën e tij, asnjë prej nesh nuk do të kthehet në shtëpinë e tij.

Gjyqtarët 20:9 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhe tani, ja se ç’do t’i bëjmë Gibeahut: do të shkojmë kundër tij duke hedhur me short,

Gjyqtarët 20:10 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
dhe do të marrim nga të gjitha fiset e Izraelit dhjetë njerëz mbi njëqind, njëqind mbi një mijë dhe një mijë mbi dhjetë mijë, të cilët do të shkojnë të kërkojnë ushqime për popullin, me qëllim që duke shkuar kundër Gibeahut të Beniaminit të mund t’ia lajmë të gjitha poshtërsitë që ka kryer në Izrael".

Gjyqtarët 20:11 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Kështu tërë burrat e Izraelit u mblodhën kundër atij qyteti, të bashkuar si një njeri i vetëm.

Gjyqtarët 20:12 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Fiset e Izraelit dërguan pastaj njerëz në gjithë fisin e Beniaminit për t’i thënë: "Ç’është ky krim që është kryer ndër ju?

Gjyqtarët 20:13 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Prandaj na dorëzoni ata njerëz, ata kriminelë që janë në Gibeah, që t’i vrasim dhe të heqim të keqen nga Izraeli". Por bijtë e Beniaminit nuk pranuan të dëgjojnë zërin e vëllezërve të tyre, të bijve të Izraelit.

Gjyqtarët 20:14 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Bijtë e Beniaminit madje u mblodhën nga qytetet e tyre në Gibeah për të luftuar kundër bijve të Izraelit.

Gjyqtarët 20:15 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Atë ditë bijtë e Beniaminit të thirrur nga qytetet e tyre për t’u mbledhur ishin njëzet e gjashtë mijë burra të aftë për të përdorur shpatën, pa llogaritur banorët e Gibeahut, që arrinin në shtatëqind burra të zgjedhur.

Gjyqtarët 20:16 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Midis tërë këtyre njerëzve kishte shtatëqind burra të zgjedhur, që ishin mëngjarashë. Tërë këta ishin të aftë të hidhnin një gur me hoben kundër një fije floku, pa gabuar goditjen.

Gjyqtarët 20:17 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Njerëzit e Izraelit të thirrur për t’u mbledhur, pa përfshirë ata të Beniaminit, ishin katërqind mijë burra të aftë për të përdorur shpatën, të gjithë luftëtarë.

Gjyqtarët 20:18 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Kështu bijtë e Izraelit lëvizën, u ngjitën në Bethel dhe konsultuan Perëndinë, duke thënë: "Kush prej nesh do të nisë i pari luftën kundër bijve të Beniaminit?". Zoti u përgjegj: "Juda do të fillojë i pari".

Gjyqtarët 20:19 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Të nesërmen në mëngjes bijtë e Izraelit u nisën dhe e ngritën kampin e tyre kundër Gibeahut.

Gjyqtarët 20:20 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Njerëzit e Izraelit dolën kështu për të luftuar kundër Beniaminit dhe u rreshtuan për betejë kundër luftëtarëve të tij pranë Gibeahut.

Gjyqtarët 20:21 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Atëherë bijtë e Beniaminit dolën nga Gibeahu dhe po atë ditë shtrinë të vdekur për tokë njëzet e dy mijë burra të Izraelit.

Gjyqtarët 20:22 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Por populli, burrat e Izraelit, morën zemër përsëri dhe u rreshtuan përsëri për betejë në po atë vend ku ishin rreshtuar ditën e parë.

Gjyqtarët 20:23 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Atëherë bijtë e Izraelit shkuan dhe qanë përpara Zotit deri në mbrëmje, dhe u konsultuan me Zotin, duke thënë: "A duhet ta vazhdoj luftën kundër bijve të Beniaminit, vëllait tim?". Zoti iu përgjegj: "Suluni kundër tyre".

Gjyqtarët 20:24 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Bijtë e Izraelit u ndeshën për herë të dytë me bijtë e Beniaminit.

Gjyqtarët 20:25 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Beniaminitët dolën për herë të dytë nga Gibeahu kundër tyre dhe shtrinë për tokë tetëmbëdhjetë mijë burra të tjerë nga bijtë e Izraelit, të gjithë të aftë të përdornin shpatën.

Gjyqtarët 20:26 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Atëherë tërë bijtë e Izraelit, domethënë tërë populli, u ngjitën në Bethel dhe qanë; mbetën aty përpara Zotit dhe agjëruan atë ditë deri në mbrëmje, dhe ofruan olokauste dhe flijime falenderimi përpara Zotit.

Gjyqtarët 20:27 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Pastaj bijtë e Izraelit u konsultuan me Zotin (arka e besëlidhjes së Perëndisë ndodhej aty në atë kohë,

Gjyqtarët 20:28 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
dhe Finehasi, bir i Eleazarit, bir i Aaronit, shërbente në atë kohë para saj) dhe thanë: "A duhet të vazhdojë akoma të dal për të luftuar kundër bijve të Beniaminit, vëllait tim, apo duhet të heq dorë nga një gjë e tillë?". Zoti u përgjegj: "Suluni, sepse nesër do t’i jap në duart tuaja".

Gjyqtarët 20:29 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Kështu Izraeli zuri një pritë rreth e rrotull Gibeahut.

Gjyqtarët 20:30 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Bijtë e Izraelit u vërsulën për të tretën herë kundër bijve të Beniaminit, dhe u rreshtuan për betejë në afërsi të Gibeahut si herët e tjera.

Gjyqtarët 20:31 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Bijtë e Beniaminit dolën kundër popullit dhe armiqtë e tyre i tërhoqën larg qytetit; dhe filluan të godasin dhe të vrasin, si herët e tjera, disa nga populli i Izraelit nëpër rrugët (nga të cilat njera shkon në Bethel dhe tjetra në Gibeah), dhe në fshatrat; ata vranë rreth tridhjetë veta.

Gjyqtarët 20:32 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Kështu bijtë e Beniaminit thanë: "Ja ku janë, të mundur para syve tona si herën e parë!". Por bijtë e Izraelit thanë: "Të ikim dhe t’i tërheqim larg qytetit, mbi rrugët kryesore!".

Gjyqtarët 20:33 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Atëherë tërë njerëzit e Izraelit lëvizën nga pozicionet e tyre dhe u rreshtuan për betejë në Baal-Thamar; ndërkaq njerëzit e Izraelit që ishin në pritë dolën nga vëndet e tyre të fshehta në fushën e Gibeahut.

Gjyqtarët 20:34 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhjetë mijë burra të zgjedhur në të gjithë Izraelin u vërsulën kundër Gibeahut; Beteja qe e ashpër, por Beniaminitët nuk e shihnin katastrofën që po u afrohej.

Gjyqtarët 20:35 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Kështu Zoti mundi Beniaminin para Izraelit; dhe bijtë e Izraelit vranë atë ditë njëzet e pesë mijë e njëqind burra të Beniaminit, të gjithë të zotë të përdornin shpatën.

Gjyqtarët 20:36 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Kështu bijtë e Beniaminit e kuptuan se ishin mundur. Izraelitët i kishin lëshuar terren Beniaminit, sepse kishin besim te njerëzit që kishin zënë pritë në afërsi të Gibeahut.

Gjyqtarët 20:37 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Njerëzit e pritës u hodhën menjëherë mbi Gibeahun; ata ecën përpara dhe vranë me shpatë gjithë banorët e qytetit.

Gjyqtarët 20:38 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Midis njerëzve të Izraelit dhe atyre që kishin ngritur pritën ishte caktuar një sinjal; këta të fundit duhet të bënin që të ngrihej një re e madhe tymi nga qyteti.

Gjyqtarët 20:39 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Njerëzit e Izraelit, pra, kishin kthyer krahët gjatë luftimit; dhe ata të Beniaminit kishin filluar të godisnin dhe të vrisnin rreth tridhjetë njerëz të Izraelit. Në fakt ata thonin: "Me siguri ata janë plotësisht të mundur para nesh si në betejën e parë!".

Gjyqtarët 20:40 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Por kur sinjali i kolonës së tymit filloi të ngrihet nga qyteti, ata të Beniaminit u kthyen prapa dhe ja, tërë qyteti ishte pushtuar nga flaka që po ngrihej në qiell.

Gjyqtarët 20:41 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Atëherë njerëzit e Izraelit u kthyen dhe njerëzit e Beniaminit i zuri një frikë e madhe, duke parë gjëmën e madhe që u kishte rënë.

Gjyqtarët 20:42 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Prandaj filluan të ikin përpara njerëzve të Izraelit në drejtim të shkretëtirës, por pa arritur t’i shmangen betejës; dhe ata që dilnin nga qyteti u vërsulën në mes tyre dhe i masakruan.

Gjyqtarët 20:43 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
I rrethuan Beniaminitët, i ndoqën pa pushim dhe i luftuan deri përballë Gibeahut nga ana lindore.

Gjyqtarët 20:44 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Beniaminitët humbën tetëmbëdhjetë mijë njerëz, të gjithë burra trima.

Gjyqtarët 20:45 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Ata që mbetën gjallë kthyen kurrizin dhe ua mbathën në drejtim të shkretëtirës, të shkëmbit të Rimonit; dhe ata zunë rrugës pesë mijë prej tyre i ndoqën deri në Gidon dhe vranë dy mijë të tjerë.

Gjyqtarët 20:46 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Kështu numri i përgjithshëm i Beniaminitëve që u vranë atë ditë ishte njëzet e pesë mijë veta, të gjithë të zotë të përdornin shpatën, tërë njerëz trima.

Gjyqtarët 20:47 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Gjashtëqind burra, që kishin kthyer kurrizin dhe kishin ikur në shkretëtirë në drejtim të shkëmbit të Rimonit, mbetën aty katër muaj.

Gjyqtarët 20:48 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Pastaj Izraelitët u kthyen kundër bijve të Beniaminit dhe vranë me shpatë tërë banorët e qytetit, duke përfshirë edhe bagëtinë dhe gjithçka gjenin; u vunë flakën edhe tërë qyteteve që u dilnin përpara.
Previous Chapter
« Gjyqtarët 19 (ALB)

Available Bible Translations

American Standard Version (ASV)
Judges 20 (ASV) »
King James Version (KJV)
Judges 20 (KJV) »
GOD’S WORD® (GW)
Judges 20 (GW) »
Berean Bible (BSB)
Judges 20 (BSB) »
World English Bible (WEB)
Judges 20 (WEB) »
French Bible (LSG)
Juges 20 (LSG) »
German Bible (LUTH1912)
Richter 20 (LUTH1912) »
Punjabi Bible (PANIRV)
ਕਜ਼ਾૃ 20 (PANIRV) »
Hebrew Bible (HEB)
שפטים 20 (HEB) »
Portuguese Bible (BSL)
Juízes 20 (BSL) »
Vietnamese Bible (VIE)
Các Thủ Lãnh 20 (VIE) »
Spanish Bible (RVA)
Jueces 20 (RVA) »
Italian Bible (RIV)
Giudici 20 (RIV) »
Chinese Simplified (CUVS)
士 师 记 20 (CUVS) »
Chinese Traditional (CUVT)
士 師 記 20 (CUVT) »
Swedish Bible (SV1917)
Domarboken 20 (SV1917) »
Hungarian Bible (KAR)
Bírák 20 (KAR) »
Bulgarian Bible (BULG)
Съдии 20 (BULG) »
Japanese Bible (JPN)
士師記 20 (JPN) »
Norwegian Bible (NORSK)
Dommerne 20 (NORSK) »

Gjyqtarët (ALB) Chapter Selection

ALB Book Selection List

View full list of ALB Bible Books and Chapters