Gjyqtarët Chapter 16 ALB Bible Verse Images

Gjyqtarët 16 Bible Verse Pictures. Choose from a large collection of inspirational, motivational and encouraging Bible verses with pictures of nature. Download and share Gjyqtarët 16 inspirational Bible verse images. Bible verse pictures were created based on verses from The Holy Bible in Albanian (ALB). The Albanian Bible translation is available in the Public Domain, which means that the ALB Bible is not copyright. (Bibla e Shenjtë) Dhjata e Vjetër, Dhjata e Re

Gjyqtarët 16:1 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Pastaj Sansoni shkoi në Gaza dhe aty pa një prostitutë, dhe hyri tek ajo.

Gjyqtarët 16:2 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Kur u thanë atyre të Gazës: "Sansoni erdhi këtu," ata rrethuan vendin dhe qëndruan në pritë tërë natën pranë portës së qytetit, duke mbajtur heshtje të plotë, dhe thanë: "Në të gdhirë do ta vrasim".

Gjyqtarët 16:3 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Sansoni ndejti shtrirë deri në mesnatë; pastaj në mesnatë u ngrit, kapi kanatet e portës së qytetit dhe dy shtalkat e saj i shkuli nga vendi bashkë me shufrat prej hekuri, i ngarkoi mbi kurriz dhe i çoi në majë të malit që ndodhet përballë Hebronit.

Gjyqtarët 16:4 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Mbas kësaj ra në dashuri me një grua nga lugina e Sorekut, që quhej Delilah.

Gjyqtarët 16:5 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Atëherë princat e Filistejve shkuan tek ajo dhe i thanë: "Bëje për vete dhe zbulo ku qëndron tërë ajo forcë e madhe e tij, në mënyrë që ta mposhtim për ta lidhur dhe për ta nënshtruar; pastaj do të të japim secili një mijë e njëqind sikla argjendi.

Gjyqtarët 16:6 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Kështu Delilah i tha Sansonit: "Më thuaj të lutem, ku qëndron forca jote e madhe dhe në çfarë mënyre mund të të lidhin që të të nënshtrojnë".

Gjyqtarët 16:7 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Sansoni iu përgjegj: "Në rast se më lidhin me shtatë tela të freskëta, jo akoma të thara, të harkut, unë do të bëhem i dobët dhe do të jem si gjithë burrat e tjerë".

Gjyqtarët 16:8 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Atëherë princat e Filistejve i suallën shtatë tela të freskëta harku, jo akoma të thata, dhe ajo e lidhi me këto tela.

Gjyqtarët 16:9 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Mirëpo kishte njerëz që rrinin në pritë pranë saj, në një dhomë të brëndshme. Ajo i tha: "Sansone, Filistejtë i ke mbi kokë!". Por ai i këputi litarët, ashtu si këputet një fije shtupe kur ndjen zjarrin. Kështu e fshehta e forcës së tij mbeti e panjohur.

Gjyqtarët 16:10 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Pastaj Delilah i tha Sansonit: "Ja, je tallur me mua dhe më ke treguar gënjeshtra; por tani, të lutem, më thuaj se me çfarë gjë mund të lidhesh".

Gjyqtarët 16:11 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Ai iu përgjegj: "Në qoftë se më lidhin me litarë të rinj që nuk kanë qenë përdorur kurrë, unë do të bëhem i dobët dhe do të jem si çfarëdo burrë tjetër".

Gjyqtarët 16:12 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Prandaj Delilah mori litarë të rinj, e lidhi dhe i tha: "Sanson, Filistejtë i ke mbi kokë". Dhe kishte njerëz në pritë në dhomën e brendshme. Ai i këputi litarët që kishte në krahë si të ishin penj.

Gjyqtarët 16:13 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Atëherë Delilah i tha Sansonit: "Deri tani je tallur me mua dhe më ke thënë gënjeshtra; tregomë me se mund të lidhesh". Dhe ai iu përgjegj: Mjafton të thurësh shtatë gërshetat e kokës sime me majën e tezgjahutt".

Gjyqtarët 16:14 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Ajo i thuri dhe i fiksoi në shulin e tezgjahut pastaj i tha: "Sanson, Filistejtë i ke mbi kokë". Por ai u zgjua nga gjumi dhe shkuli shulin nga tezgjahu dhe nga maja.

Gjyqtarët 16:15 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Atëherë ajo i tha: "Si mund të më thuash: "Të dua," kur zemra jote nuk është me mua? Tri herë me radhë je tallur me mua dhe nuk më ke treguar ku qëndron forca jote e madhe".

Gjyqtarët 16:16 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Tani, me qenë se ajo e bezdiste çdo ditë me fjalët e saj dhe e nxiste me ngulm, ai u zemërua për vdekje,

Gjyqtarët 16:17 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
dhe ia çeli asaj tërë zemrën, duke i thënë: "Kurrë nuk ka kaluar brisku mbi kokën time, sepse jam një Nazireo i Perëndisë, qysh në barkun e nënes sime; po të rruhesha, forca ime do të ikte, do të bëhesha i dobët dhe i njëllojtë si gjithë burrat e tjerë".

Gjyqtarët 16:18 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Kur Delilah u bind që ai ia kishte çelur plotësisht zemrën, dërgoi të thërrasin princat e Filistejve dhe u dërgoi këto fjalë: "Ejani lart këtë radhë se ai ma hapi tërë zemrën e tij". Atëherë princat e Filistejve u ngjitën tek ajo dhe morën me vete paratë.

Gjyqtarët 16:19 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Pastaj ajo e vuri në gjumë mbi gjunjët e saj, thirri një njeri që i rrovi të shtatë gërshetat të kokës së Sansonit; pastaj filloi ta trajtoj keq, dhe fuqia e tij e la.

Gjyqtarët 16:20 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Atëherë ajo i tha: "Sanson, Filistejtë i ke mbi kokë". Ai u zgjua nga gjumi dhe tha: "Unë do t’ia dal si herët e tjera, do të shpengohem". Por nuk e dinte që Zoti e kishte braktisur.

Gjyqtarët 16:21 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhe Filistejtë e zunë dhe i nxorën sytë; e zbritën në Gaza dhe e lidhën me zinxhirë prej bronzi. Dhe e vunë të rrotullojë mokrën në burg.

Gjyqtarët 16:22 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Ndëkaq flokët e kokës, mbasi u rruan, filluan përsëri të rriten.

Gjyqtarët 16:23 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Princat e Filistejve u mblodhën për t’i paraqitur një flijim të madh Dagonit, perëndisë së tyre, dhe për t’u gëzuar. Ata thonin: "Perëndia ynë na ka dhënë në dorë Sansonin, armikun tonë".

Gjyqtarët 16:24 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Kur populli e pa, filloi të lavdërojë perëndinë e vet dhe të thotë: Perëndia ynë na dha në dorë armikun tonë, atë që shkatërronte vendin tonëë dhe që ka vrarë aq shumë njerëz tanë".

Gjyqtarët 16:25 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Kështu në gëzimin e zemrës së tyre, ata thanë: "Silleni Sansonin që të dëfrehemi me të!". E nxorrën Sansonin nga burgu dhe ai bëri karagjozllëqe para tyre. Pastaj e vunë midis shtyllave.

Gjyqtarët 16:26 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Atëherë Sansoni i tha fëmijës, që e mbante prej dore: "Lërmë të prek shtyllat mbi të cilat qendron shtëpia,

Gjyqtarët 16:27 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
që të mund të mbështetem në to". Shtëpia ishte pot me burra dhe gra; aty ndodheshin tërë princat e Filistejve, dhe mbi çati tre mijë veta, burra e gra, që shikonin Sansonin ndërsa ky bënte palaçon.

Gjyqtarët 16:28 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Atëherë Sansoni kërkoi ndihmën e Zotit dhe tha: "O Zot, o Zot, të lutem mos më harro! Më jep forcën e nevojshme për këtë herë vetëm, o Perëndi që të hakmerrem me Filistejtë me një goditje të vetme, për shkak të humbjes së dy syve të mi".

Gjyqtarët 16:29 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Pastaj Sansoni kapi dy shtyllat qendrore, që mbanin tempullin, dhe u mbështet tek ato, tek njera me dorën e djathtë dhe tek tjetra me dorën e majtë;

Gjyqtarët 16:30 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
pastaj Sansoni tha: "Le të vdes bashkë me Filistejtë!". U përkul pastaj me të gjithë forcën e tij, dhe shtëpia u shemb mbi princat dhe mbi gjithë popullin që ndodhej brenda; dhe qenë më shumë ata që ai vrau duke vdekur se ata që kishte vrarë kur qe gjallë.

Gjyqtarët 16:31 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Pastaj vëllezërit e tij dhe tërë shtëpia e atit të tij zbritën dhe e morën; dhe e çuan ta varrosin midis Tsorahut dhe Eshtaolit, në varrin e Manoahut, të atit të tij. Ai qe gjyqtar i Izraelit njëzet vjet me radhë.
Previous Chapter
« Gjyqtarët 15 (ALB)

Available Bible Translations

American Standard Version (ASV)
Judges 16 (ASV) »
King James Version (KJV)
Judges 16 (KJV) »
GOD’S WORD® (GW)
Judges 16 (GW) »
Berean Bible (BSB)
Judges 16 (BSB) »
World English Bible (WEB)
Judges 16 (WEB) »
French Bible (LSG)
Juges 16 (LSG) »
German Bible (LUTH1912)
Richter 16 (LUTH1912) »
Punjabi Bible (PANIRV)
ਕਜ਼ਾૃ 16 (PANIRV) »
Hebrew Bible (HEB)
שפטים 16 (HEB) »
Portuguese Bible (BSL)
Juízes 16 (BSL) »
Vietnamese Bible (VIE)
Các Thủ Lãnh 16 (VIE) »
Spanish Bible (RVA)
Jueces 16 (RVA) »
Italian Bible (RIV)
Giudici 16 (RIV) »
Chinese Simplified (CUVS)
士 师 记 16 (CUVS) »
Chinese Traditional (CUVT)
士 師 記 16 (CUVT) »
Swedish Bible (SV1917)
Domarboken 16 (SV1917) »
Hungarian Bible (KAR)
Bírák 16 (KAR) »
Bulgarian Bible (BULG)
Съдии 16 (BULG) »
Japanese Bible (JPN)
士師記 16 (JPN) »
Norwegian Bible (NORSK)
Dommerne 16 (NORSK) »

Gjyqtarët (ALB) Chapter Selection

ALB Book Selection List

View full list of ALB Bible Books and Chapters