Gjoni Chapter 13 ALB Bible Verse Images

Gjoni 13 Bible Verse Pictures. Choose from a large collection of inspirational, motivational and encouraging Bible verses with pictures of nature. Download and share Gjoni 13 inspirational Bible verse images. Bible verse pictures were created based on verses from The Holy Bible in Albanian (ALB). The Albanian Bible translation is available in the Public Domain, which means that the ALB Bible is not copyright. (Bibla e Shenjtë) Dhjata e Vjetër, Dhjata e Re

Gjoni 13:1 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Por përpara festës së Pashkës, Jezusi, duke e ditur se kishte ardhur ora e tij të kalojë nga kjo botë tek Ati, duke i dashur të vetët që ishin në botë, i deshi deri në fund.

Gjoni 13:2 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhe, kur mbaroi darka, mbasi djalli i kishte shtënë në zemër Judë Iskariotit, birit të Simonit, ta tradhtonte,

Gjoni 13:3 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Jezusi, duke ditur se Ati i kishte dhënë gjithçka në duar, dhe se ai kishte dalë nga Perëndia dhe te Perëndia po kthehej,

Gjoni 13:4 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
u ngrit nga darka dhe hoqi rrobat e tij, mori një peshqir dhe u ngjesh.

Gjoni 13:5 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Mbasi hodhi ujë në një legen, filloi të lante këmbët e dishepujve dhe t’ua fshijnte me peshqirin, me të cilin ishte ngjeshur.

Gjoni 13:6 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Erdhi, pra, te Simon Pjetri. Dhe ai i tha: “Zot, ti të m’i lash këmbët mua?.”

Gjoni 13:7 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Jezusi u përgjigj dhe i tha: “Atë që po bëj unë, ti tani nuk e kupton, por do ta kuptosh mbas kësaj.”

Gjoni 13:8 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Pjetri i tha: “Ti kurrë nuk do të m’i lash këmbët.” Jezusi iu përgjigi: “Po nuk të lava, ti nuk do të kesh pjesë me mua.”

Gjoni 13:9 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Simon Pjetri i tha: “Zot, jo vetëm këmbët, por edhe duart dhe kokën.”

Gjoni 13:10 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Jezusi i tha: “Ai që është i larë, s’ka nevojë veçse të lajë këmbët dhe është krejt i pastër; edhe ju jeni të pastër, por jo të gjithë.”

Gjoni 13:11 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Sepse ai e dinte se kush do ta tradhtonte, prandaj tha: “Nuk jeni të gjithë të pastër.”

Gjoni 13:12 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Kështu, mbasi ua lau këmbët, mori përsëri rrobat e tij, zuri vend rishtas në tryezë dhe u tha atyre: “A e kuptoni këtë që ju kam bërë?

Gjoni 13:13 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Ju më quani Mësues dhe Zot, dhe mirë thoni, sepse jam.

Gjoni 13:14 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Në qoftë se unë, Zoti dhe Mësuesi, ju kam larë këmbët, edhe ju duhet t’i lani këmbët njëri-tjetrit.

Gjoni 13:15 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Unë, në fakt, ju kam dhënë shëmbullin që ashtu siç kam bërë unë, bëni edhe ju.

Gjoni 13:16 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Në të vërtetë, në të vërtetë po ju them: Shërbëtori nuk është më i madh se padroni i tij, as i dërguari më i madh se ai që e ka dërguar.

Gjoni 13:17 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Po t’i dini këto gjëra, të lumur jeni ju nëse do t’i bëni.

Gjoni 13:18 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Nuk po flas për ju të gjithë; unë i njoh ata që kam zgjedhur, por duhet të përmbushet ky Shkrim: "Ai që ha bukën me mua, ka ngritur thembrën kundër meje".

Gjoni 13:19 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Po ju them që tani, para se të ndodhë, që, kur të ketë ndodhur, të besoni se unë jam Krishti.

Gjoni 13:20 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Në të vërtetë, në të vërtetë po ju them: Kush pranon atë që dërgoj unë, më pranon mua; dhe kush më pranon mua, pranon atë që më ka dërguar.”

Gjoni 13:21 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Mbasi i tha këto fjalë, Jezusi, u trondit në frymë, dhe dëshmoi e tha: “Në të vërtetë, në të vërtetë po ju them se një nga ju do të më tradhtojë.”

Gjoni 13:22 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Atëherë dishepujt u panë njëri me tjetrin, por nuk arrinin të kuptonin për kë po fliste.

Gjoni 13:23 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Por një nga dishepujt e tij, të cilin Jezusi e donte, ishte mbështetur te kraharori i Jezusit.

Gjoni 13:24 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Atëherë Simon Pjetri i bëri shenjë të pyeste kush ishte ai për të cilin foli.

Gjoni 13:25 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhe ai dishepull, duke u përkulur mbi kraharorin e Jezusit, e pyeti: “Zot, kush është?.”

Gjoni 13:26 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Jezusi u përgjigj: “Éshtë ai të cilit do t’i jap kafshatën, pasi ta kem ngjyer.” Dhe e ngjeu kafshatën e ia dha Judë Iskariotit, birit të Simonit.

Gjoni 13:27 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhe pas kafshatës, Satani hyri në të. Atëherë Jezusi i tha: “Ç’ke për të bërë, bëje shpejt!.”

Gjoni 13:28 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Por asnjë nga ata që ishin në tryezë nuk e mori vesh pse ai e tha këtë.

Gjoni 13:29 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Disa në fakt mendonin se, duke qenë se Juda e mbante qesen, Jezusi i kishte thënë: “Bli gjërat që na duhen për festën”; ose që t’u jepte diçka të varfërve.

Gjoni 13:30 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Ai, pra, mori kafshatën dhe doli menjëherë. Ishte natë.

Gjoni 13:31 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Kur doli ai, Jezusi tha: “Tani Biri i njeriut është përlëvduar dhe Perëndia është përlëvduar në të.

Gjoni 13:32 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Në qoftë se Perëndia është përlëvduar në të, Perëndia do ta përlëvdojë edhe në vetvete dhe do ta përlëvdojë menjëherë.

Gjoni 13:33 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Djema, edhe për pak kohë jam me ju; ju do të më kërkoni, por ashtu siç u kam thënë Judenjve: "Atje ku po shkoj unë ju nuk mund të vini". Kështu tani po ju them edhe juve.

Gjoni 13:34 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Po ju jap një urdhërim të ri: ta doni njëri-tjetrin; sikurse unë ju kam dashur, ashtu edhe ju ta doni njëri-tjetrin.

Gjoni 13:35 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Prej kësaj do t’ju njohin të gjithë që jeni dishepujt e mi, nëse keni dashuri për njëri-tjetrin.”

Gjoni 13:36 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Simon Pjetri i tha: “Zot, ku po shkon?.” Jezusi iu përgjigj: “Atje ku po shkoj unë, ti nuk mund të më ndjekësh tani; por më vonë do të më ndjekësh.”

Gjoni 13:37 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Pjetri i tha: “Zot, pse nuk të ndiqkam dot tani? Unë do të jap jetën time për ty!.”

Gjoni 13:38 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Jezusi iu përgjigj: “Ti do ta japësh jetën tënde për mua? Në të vërtetë, në të vërtetë po të them: gjeli nuk do të këndojë, para se ti të më kesh mohuar tri herë!.”
Previous Chapter
« Gjoni 12 (ALB)
Next Chapter
Gjoni 14 (ALB) »

Available Bible Translations

American Standard Version (ASV)
John 13 (ASV) »
King James Version (KJV)
John 13 (KJV) »
GOD’S WORD® (GW)
John 13 (GW) »
Berean Bible (BSB)
John 13 (BSB) »
World English Bible (WEB)
John 13 (WEB) »
French Bible (LSG)
Jean 13 (LSG) »
German Bible (LUTH1912)
Johannes 13 (LUTH1912) »
Bengali Bible (BENIRV)
যোহন 13 (BENIRV) »
Marathi Bible (MARIRV)
योहान 13 (MARIRV) »
Gujarati Bible (GUJIRV)
યોહાન 13 (GUJIRV) »
Arabic Bible (AVD)
يوحنَّا 13 (AVD) »
Portuguese Bible (BSL)
João 13 (BSL) »
Vietnamese Bible (VIE)
Giăng 13 (VIE) »
Spanish Bible (RVA)
Juan 13 (RVA) »
Italian Bible (RIV)
Giovanni 13 (RIV) »
Chinese Simplified (CUVS)
约 翰 福 音 13 (CUVS) »
Chinese Traditional (CUVT)
約 翰 福 音 13 (CUVT) »
Swedish Bible (SV1917)
Johannes 13 (SV1917) »
Russian Bible (RUSV)
Иоанна 13 (RUSV) »
Ukrainian Bible (UKR)
Івана 13 (UKR) »
Hungarian Bible (KAR)
János 13 (KAR) »
Bulgarian Bible (BULG)
Йоан 13 (BULG) »
Norwegian Bible (NORSK)
Johannes 13 (NORSK) »

Gjoni (ALB) Chapter Selection

ALB Book Selection List

View full list of ALB Bible Books and Chapters