Gjoni Chapter 20 ALB Bible Verse Images

Gjoni 20 Bible Verse Pictures. Choose from a large collection of inspirational, motivational and encouraging Bible verses with pictures of nature. Download and share Gjoni 20 inspirational Bible verse images. Bible verse pictures were created based on verses from The Holy Bible in Albanian (ALB). The Albanian Bible translation is available in the Public Domain, which means that the ALB Bible is not copyright. (Bibla e Shenjtë) Dhjata e Vjetër, Dhjata e Re

Gjoni 20:1 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Por ditën e parë pas së shtunës, në mëngjes, kur ishte ende errët, Maria Magdalena shkoi te varri dhe pa se guri ishte hequr nga varri.

Gjoni 20:2 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Atëherë rendi te Simon Pjetri dhe te dishepulli tjetër, të cilin Jezusi e donte, dhe u tha atyre: “E kanë hequr Zotin nga varri dhe nuk e dimë ku e vunë.”

Gjoni 20:3 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Atëherë Pjetri dhe dishepulli tjetër dolën jashtë dhe u nisën për te varri.

Gjoni 20:4 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Rendnin të dy bashkë, por dishepulli tjetër rendi përpara, më shpejt se Pjetri dhe arriti i pari te varri.

Gjoni 20:5 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhe, si u përkul, pa pëlhurat prej liri që ishin në varr, por nuk hyri aty.

Gjoni 20:6 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Arriti edhe Simon Pjetri që po e ndiqte, hyri në varr dhe pa pëlhurat prej liri që ishin përtokë,

Gjoni 20:7 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
dhe rizën, që qe vënë mbi kokën e Jezusit; ajo nuk ishte bashkë me pëlhurat, por ishte e palosur në një vend, veç.

Gjoni 20:8 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Atëherë hyri edhe ai dishepull tjetër që kishte arritur i pari te varri, pa dhe besoi.

Gjoni 20:9 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Ata në fakt, nuk e kishin kuptuar ende Shkrimin, sipas të cilit ai duhet të ringjallej së vdekurish.

Gjoni 20:10 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Pastaj dishepujt u kthyen përsëri në shtëpi.

Gjoni 20:11 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Por Maria kishte mbetur jashtë varrit, dhe po qante. Dhe, duke qarë, u përkul brenda varrit,

Gjoni 20:12 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
dhe pa dy engjëj, të veshur me të bardha, ndenjur njëri te kryet dhe tjetri te këmbët e vendit, ku qe trupi i Jezusit.

Gjoni 20:13 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Ata i thanë: “O grua, pse po qan?.” Ajo u përgjigj atyre: “Sepse e kanë hequr Zotin tim, dhe nuk e di ku e kanë vënë.”

Gjoni 20:14 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Si tha këtë, ajo u suall prapa dhe pa Jezusin, që qëndronte në këmbë; por ajo nuk e dinte se ishte Jezusi.

Gjoni 20:15 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Jezusi i tha: “O grua, pse po qan? Kë kërkon?.” Ajo, duke menduar se ishte kopshtari, i tha: “Zot, po e pate hequr ti, më trego ku e vure dhe unë do ta marr.”

Gjoni 20:16 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Jezusi i tha: “Mari!.” Dhe ajo atëherë u kthye dhe i tha: “Rabboni!,” që do të thotë: Mësues.

Gjoni 20:17 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Jezusi i tha: “Mos më prek, sepse ende nuk u ngjita te Ati im; por shko te vëllezërit e mi dhe u thuaj atyre se unë po ngjitem tek Ati im dhe Ati juaj, te Perëndia im dhe Perëndia juaj.”

Gjoni 20:18 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Atëherë Maria Magdalena shkoi t’jua njoftojë dishepujve se kishte parë Zotin dhe se ai i kishte thënë këto gjëra.

Gjoni 20:19 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Pastaj në mbrëmje të po asaj dite, dita e parë e javës, ndërsa dyert e vendit ku qenë mbledhur dishepujt ishin të mbyllura nga frika e Judenjve, erdhi Jezusi dhe u prezantua në mes tyre dhe u tha atyre: “Paqja me ju!.”

Gjoni 20:20 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhe, si i tha këto, u tregoi atyre duart e veta dhe brinjën. Dishepujt pra, kur e panë Zotin, u gëzuan.

Gjoni 20:21 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Pastaj Jezusi u tha atyre përsëri: “Paqja me ju! Sikurse më ka dërguar mua Ati, ashtu unë po ju dërgoj ju.”

Gjoni 20:22 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhe, si tha këto fjalë, hukati mbi ta dhe tha: “Merrni Frymën e Shenjtë!

Gjoni 20:23 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Kujt do t’ia falni mëkatet, do t’i jenë falur, kujt do t’ia mbani, do t’i jenë mbajtur.”

Gjoni 20:24 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Por Thomai, i quajtur Binjaku, një nga të dymbëdhjetët, nuk ishte me ta kur erdhi Jezusi.

Gjoni 20:25 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dishepujt e tjerë, pra, i thanë: “Kemi parë Zotin.” Por ai u tha atyre: “Po nuk e pashë në duart e tij shenjën e gozhdave, dhe po nuk e vura gishtin tim te shenja e gozhdëve dhe dorën time në brinjën e tij, unë nuk do të besoj.”

Gjoni 20:26 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhe tetë ditë më vonë, dishepujt ishin përsëri në shtëpi dhe Thomai ishte me ta. Jezusi erdhi, ndonëse dyert ishin të mby-llura, dhe u prezantua midis tyre dhe tha: “Paqja me ju!.”

Gjoni 20:27 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Pastaj i tha Thomait: “Vëre gishtin këtu dhe shiko duart e mia; shtrije edhe dorën dhe vëre në brinjën time; dhe mos ji mosbesues, por besues!.”

Gjoni 20:28 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Atëherë Thomai u përgjigj dhe i tha: “Zoti im dhe Perëndia im!.”

Gjoni 20:29 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Jezusi i tha: “Sepse më ke parë, Thoma, ti ke besuar; lum ata që nuk kanë parë dhe kanë besuar!.”

Gjoni 20:30 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Jezusi bëri edhe shumë shenja të tjera në prezencën e dishepujve të tij, të cilat nuk janë shkruar në këtë libër.

Gjoni 20:31 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Por këto gjëra janë shkruar që ju të besoni se Jezusi është Krishti, Biri i Perëndisë dhe që, duke besuar, ta keni jetën në emër të tij.
Previous Chapter
« Gjoni 19 (ALB)
Next Chapter
Gjoni 21 (ALB) »

Available Bible Translations

American Standard Version (ASV)
John 20 (ASV) »
King James Version (KJV)
John 20 (KJV) »
GOD’S WORD® (GW)
John 20 (GW) »
Berean Bible (BSB)
John 20 (BSB) »
World English Bible (WEB)
John 20 (WEB) »
French Bible (LSG)
Jean 20 (LSG) »
German Bible (LUTH1912)
Johannes 20 (LUTH1912) »
Bengali Bible (BENIRV)
যোহন 20 (BENIRV) »
Marathi Bible (MARIRV)
योहान 20 (MARIRV) »
Gujarati Bible (GUJIRV)
યોહાન 20 (GUJIRV) »
Arabic Bible (AVD)
يوحنَّا 20 (AVD) »
Portuguese Bible (BSL)
João 20 (BSL) »
Vietnamese Bible (VIE)
Giăng 20 (VIE) »
Spanish Bible (RVA)
Juan 20 (RVA) »
Italian Bible (RIV)
Giovanni 20 (RIV) »
Chinese Simplified (CUVS)
约 翰 福 音 20 (CUVS) »
Chinese Traditional (CUVT)
約 翰 福 音 20 (CUVT) »
Swedish Bible (SV1917)
Johannes 20 (SV1917) »
Russian Bible (RUSV)
Иоанна 20 (RUSV) »
Ukrainian Bible (UKR)
Івана 20 (UKR) »
Hungarian Bible (KAR)
János 20 (KAR) »
Bulgarian Bible (BULG)
Йоан 20 (BULG) »
Norwegian Bible (NORSK)
Johannes 20 (NORSK) »

Gjoni (ALB) Chapter Selection

ALB Book Selection List

View full list of ALB Bible Books and Chapters