Gjoni Chapter 11 ALB Bible Verse Images

Gjoni 11 Bible Verse Pictures. Choose from a large collection of inspirational, motivational and encouraging Bible verses with pictures of nature. Download and share Gjoni 11 inspirational Bible verse images. Bible verse pictures were created based on verses from The Holy Bible in Albanian (ALB). The Albanian Bible translation is available in the Public Domain, which means that the ALB Bible is not copyright. (Bibla e Shenjtë) Dhjata e Vjetër, Dhjata e Re

Gjoni 11:1 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Ishte atëherë i sëmurë një farë Llazari nga Betania, fshati i Marisë dhe i Martës, motrës së saj.

Gjoni 11:2 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Maria ishte ajo që e vajosi me vaj erëkëndëshëm Zotin dhe ia fshiu këmbët me flokët e saj; dhe vëllai i saj, Llazari, ishte i sëmurë.

Gjoni 11:3 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Prandaj motrat i dërguan fjalë Jezusit: “Zot, ja, ai që ti e do shumë është i sëmurë.”

Gjoni 11:4 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhe Jezusi si dëgjoi këto tha: “Kjo sëmundje nuk është për vdekje, po për lavdinë e Perëndisë, që nëpërmjet saj të përlëvdohet Biri i Perëndisë.”

Gjoni 11:5 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Por Jezusi e donte Martën, motrën e saj dhe Llazarin.

Gjoni 11:6 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Kur dëgjoi se Llazari ishte i sëmurë, qëndroi edhe dy ditë në vendin ku ishte.

Gjoni 11:7 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Pastaj u tha dishepujve: “Të kthehemi përsëri në Jude.”

Gjoni 11:8 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dishepujt i thanë: “Mësues, pak më parë Judenjtë kërkonin të të vrisnin me gurë dhe ti po shkon përsëri atje?.”

Gjoni 11:9 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Jezusi u përgjigj: “Nuk janë vallë dymbëdhjetë, orët e ditës? Kur dikush ecën ditën, nuk pengohet, sepse sheh dritën e kësaj bote,

Gjoni 11:10 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
por nëse dikush ecën natën, pengohet, sepse drita nuk është në të.”

Gjoni 11:11 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Mbasi i tha këto gjëra, shtoi: “Mikun tonë, Llazarin e ka zënë gjumi, por unë po shkoj ta zgjoj.”

Gjoni 11:12 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Atëherë dishepujt e tij thanë: “Zot, po të flejë, do të shpëtojë.”

Gjoni 11:13 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Por Jezusi u kishte folur për vdekjen e tij, kurse ata pandehnin se kishte folur për fjetjen e gjumit.

Gjoni 11:14 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Atëherë Jezusi u tha atyre haptas: “Llazari ka vdekur.

Gjoni 11:15 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Edhe unë gëzohem për ju që nuk isha atje, që të besoni; por le të shkojmë tek ai.”

Gjoni 11:16 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Atëherë Thomai, i quajtur Binjaku, u tha bashkëdishepujve: “Të shkojmë edhe ne, që të vdesim me të.”

Gjoni 11:17 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Kur arriti Jezusi, pra, gjeti që Llazari ishte që prej katër ditësh në varr.

Gjoni 11:18 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Por Betania ishte rreth pesëmbëdhjetë stade larg Jeruzalemit.

Gjoni 11:19 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhe shumë Judenj kishin ardhur te Marta dhe te Maria për t’i ngushëlluar për vëllanë e tyre.

Gjoni 11:20 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Marta, pra, si e mori vesh se po vinte Jezusi, i doli përpara; kurse Maria ishte ulur në shtëpi.

Gjoni 11:21 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Marta i tha Jezusit: “Zot, po të ishe këtu, im vëlla nuk do të kishte vdekur,

Gjoni 11:22 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
por edhe tani e di se të gjitha ato që ti i kërkon Perëndisë, Perëndia do të t’i japë.”

Gjoni 11:23 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Jezusi i tha: “Yt vëlla do të ringjallet.”

Gjoni 11:24 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Marta i tha: “E di se do të ringjallet, në ringjallje, ditën e fundit.”

Gjoni 11:25 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Jezusi i tha: “Unë jam ringjallja dhe jeta; ai që beson në mua, edhe sikur të duhej të vdesë do të jetojë.

Gjoni 11:26 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhe ai që jeton e beson në mua, nuk do të vdesë kurrë përjetë. A e beson këtë?.”

Gjoni 11:27 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Ajo i tha: “Po, Zot, unë besoj se ti je Krishti, Biri i Perëndisë, që duhet të vinte në botë”

Gjoni 11:28 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhe, si tha kështu, shkoi të thërrasë fshehtas Marinë, motrën e saj, duke thënë: “Mësuesi është këtu dhe po të thërret.”

Gjoni 11:29 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Posa e dëgjoi, ajo u çua me nxitim dhe erdhi tek ai.

Gjoni 11:30 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Por Jezusi ende nuk kishte arritur në fshat, por ndodhej në vendin ku Marta e kishte takuar.

Gjoni 11:31 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Prandaj Judenjtë që ishin me të në shtëpi për ta ngushëlluar, kur panë se Maria u çua me nxitim dhe doli, e ndoqën, duke thënë: “Ajo po shkon te varri për të qarë aty.”

Gjoni 11:32 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Sapo Maria arriti te vendi ku ndodhej Jezusi dhe e pa atë, i ra ndër këmbë duke i thënë: “Zot, po të ishe ti këtu, im vëlla nuk do të kishte vdekur.”

Gjoni 11:33 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Atëherë Jezusi, kur pa se ajo dhe Judenjtë që kishin ardhur me të po qanin, u psherëtiu në frymë dhe u trondit,

Gjoni 11:34 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
dhe tha: “Ku e keni vënë?.” Ata i thanë: “Zot, eja e shih!.”

Gjoni 11:36 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Atëherë Judenjtë thanë: “Shih, sa e donte!.”

Gjoni 11:37 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Por disa nga ata thanë: “Ky, që i hapi sytë të verbërit, s’mund të bënte që ky të mos vdiste?".

Gjoni 11:38 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Prandaj Jezusi, përsëri i tronditur përbrenda, erdhi te varri; por ky ishte një guvë dhe kishte përpara një gur.

Gjoni 11:39 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Jezusi tha: “Hiqni gurin!.” Marta, motra e të vdekurit, i tha: “Zot, ai tashmë qelbet, sepse ka vdekur prej katër ditësh.”

Gjoni 11:40 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Jezusi i tha: “A nuk të thashë se po të besosh, do të shohësh lavdinë e Perëndisë?.”

Gjoni 11:41 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Atëherë ata e hoqën gurin prej vendit ku ishte shtrirë i vdekuri. Dhe Jezusi i ngriti sytë lart dhe tha: “O Atë, të falënderoj që më ke dëgjuar.

Gjoni 11:42 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Unë e dija mirë se ti gjithnjë më dëgjon, por i kam thënë këto për turmën që është përreth, që të besojnë se ti më ke dërguar.”

Gjoni 11:43 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhe, mbasi tha këto, thirri me zë të lartë: “Llazar, eja jashtë!.”

Gjoni 11:44 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Atëherë i vdekuri doli, me duart e këmbët të lidhura me rripa pëlhure dhe me fytyrën të mbështjellë në një rizë. Jezusi u tha atyre: “Zgjidheni dhe lëreni të shkojë!.”

Gjoni 11:45 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Atëherë shumë nga Judenjtë, që kishin ardhur te Maria dhe kishin parë gjithçka kishte bërë Jezusi, besuan në të.

Gjoni 11:46 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Por disa nga ata shkuan te farisenjtë dhe u treguan atyre ç’kishte bërë Jezusi.

Gjoni 11:47 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Atëherë krerët e priftërinjve dhe farisenjtë mblodhën sinedrin dhe thanë: “Ç’të bëjmë? Ky njeri po bën shumë shenja.

Gjoni 11:48 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Po ta lëmë të vazhdojë kështu, të gjithë do të besojnë në të, do të vijnë Romakët dhe do të shkatërrojnë vendin dhe kombin tonë.”

Gjoni 11:49 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Por një nga ata, Kajafa, që ishte kryeprifti i atij viti, u tha atyre: “Ju nuk kuptoni asgjë;

Gjoni 11:50 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
dhe as nuk e konceptoni se është e leverdishme për ne që të vdesë vetëm një njeri për popullin, dhe të mos humbasë gjithë kombi.”

Gjoni 11:51 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Por këtë ai nuk e tha nga vetja; por, duke qenë kryeprift i atij viti, profetizoi se Jezusi duhej të vdiste për kombin,

Gjoni 11:52 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
dhe jo vetëm për kombin, por edhe për t’i mbledhur në një, bijtë e Perëndisë që ishin të shpërndarë.

Gjoni 11:53 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Që nga ajo ditë, pra, ata vendosën ta vrasin.

Gjoni 11:54 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Për këtë arsye Jezusi nuk ecte më haptasi midis Judenjve, por u tërhoq në një krahinë afër shkretëtirës, në një qytet që quhej Efraim dhe aty rrinte me dishepujt e tij.

Gjoni 11:55 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhe Pashka e Judenjve ishte afër dhe shumë veta nga ajo krahinë u ngjitën në Jeruzalem përpara Pashkës për t’u pastruar.

Gjoni 11:56 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
E kërkonin, pra, Jezusin dhe, duke qëndruar në tempull, thoshnin në mes tyre: “Si ju duket juve? A do të vijë ai për festë?.”

Gjoni 11:57 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Krerët e priftërinjve dhe farisenjtë kishin dhënë urdhër që, po ta dinte ndokush se ku ishte ai, të sinjalizonte që ta kapnin.
Previous Chapter
« Gjoni 10 (ALB)
Next Chapter
Gjoni 12 (ALB) »

Available Bible Translations

American Standard Version (ASV)
John 11 (ASV) »
King James Version (KJV)
John 11 (KJV) »
GOD’S WORD® (GW)
John 11 (GW) »
Berean Bible (BSB)
John 11 (BSB) »
World English Bible (WEB)
John 11 (WEB) »
French Bible (LSG)
Jean 11 (LSG) »
German Bible (LUTH1912)
Johannes 11 (LUTH1912) »
Bengali Bible (BENIRV)
যোহন 11 (BENIRV) »
Marathi Bible (MARIRV)
योहान 11 (MARIRV) »
Gujarati Bible (GUJIRV)
યોહાન 11 (GUJIRV) »
Arabic Bible (AVD)
يوحنَّا 11 (AVD) »
Portuguese Bible (BSL)
João 11 (BSL) »
Vietnamese Bible (VIE)
Giăng 11 (VIE) »
Spanish Bible (RVA)
Juan 11 (RVA) »
Italian Bible (RIV)
Giovanni 11 (RIV) »
Chinese Simplified (CUVS)
约 翰 福 音 11 (CUVS) »
Chinese Traditional (CUVT)
約 翰 福 音 11 (CUVT) »
Swedish Bible (SV1917)
Johannes 11 (SV1917) »
Russian Bible (RUSV)
Иоанна 11 (RUSV) »
Ukrainian Bible (UKR)
Івана 11 (UKR) »
Hungarian Bible (KAR)
János 11 (KAR) »
Bulgarian Bible (BULG)
Йоан 11 (BULG) »
Norwegian Bible (NORSK)
Johannes 11 (NORSK) »

Gjoni (ALB) Chapter Selection

ALB Book Selection List

View full list of ALB Bible Books and Chapters