Gjoni Chapter 16 ALB Bible Verse Images

Gjoni 16 Bible Verse Pictures. Choose from a large collection of inspirational, motivational and encouraging Bible verses with pictures of nature. Download and share Gjoni 16 inspirational Bible verse images. Bible verse pictures were created based on verses from The Holy Bible in Albanian (ALB). The Albanian Bible translation is available in the Public Domain, which means that the ALB Bible is not copyright. (Bibla e Shenjtë) Dhjata e Vjetër, Dhjata e Re

Gjoni 16:1 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
“Jua kam thënë këto gjëra, që të mos skandalizoheni.

Gjoni 16:2 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Do t’ju përjashtojnë nga sinagogat; madje po vjen ora kur, kushdo që t’ju vrasë, do të mendojë se i ka kryer një shërbim Perëndisë.

Gjoni 16:3 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhe do t’ju bëjnë këto gjëra, sepse nuk kanë njohur as Atin, as mua.

Gjoni 16:4 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Por unë jua kam thënë këto gjëra që, kur të vijë momenti, të kujtoheni se unë jua kisha thënë; por nga fillimi këto fjalë nuk jua pata thënë, sepse isha me ju.

Gjoni 16:5 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Por tani unë po shkoj tek ai që më ka dërguar, dhe askush nga ju s’po më pyet: "Ku po shkon?".

Gjoni 16:6 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Madje, për shkak se ju thashë këto gjëra, trishtimi e ka mbushur zemrën tuaj.

Gjoni 16:7 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Megjithatë unë ju them të vërtetën: është mirë për ju që unë të shkoj, sepse, po nuk shkova, nuk do të vijë te ju Ngushëlluesi; por, po shkova, unë do t’jua dërgoj.

Gjoni 16:8 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhe kur të ketë ardhur, ai do ta bindë botën për mëkat, për drejtësi dhe për gjykim.

Gjoni 16:9 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Për mëkat, sepse nuk besojnë në mua;

Gjoni 16:10 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
për drejtësi, sepse unë po shkoj tek Ati dhe nuk do të më shihni më;

Gjoni 16:11 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
për gjykim, sepse princi i kësaj bote është gjykuar.

Gjoni 16:12 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Kam edhe shumë gjëra të tjera për t’ju thënë, por ato ende ju nuk mund t’i mbani.

Gjoni 16:13 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Por, kur të vijë ai, Fryma e së vërtetës, ai do t’ju prijë në çdo të vërtetë, sepse ai nuk do të flasë nga vetja, por do të thotë gjitha ato gjëra që ka dëgjuar dhe do t’ju kumtojë gjërat që do vijnë.

Gjoni 16:14 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Ai do të më përlëvdojë, sepse do të marrë prej meje dhe do t’jua kumtojë.

Gjoni 16:15 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Të gjitha gjërat që ka Ati janë të miat; për këtë ju thashë se ai do të marrë prej simes dhe do t’jua kumtojë.

Gjoni 16:16 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Pas pak nuk do të më shihni më; e përsëri një kohë e shkurtër e do të më shihni, sepse unë po shkoj tek Ati.”

Gjoni 16:17 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Atëherë disa nga dishepujt e tij thoshnin midis tyre: “Ç’është kjo që po na thotë: "Pas pak nuk do të më shihni më," dhe: "e përsëri një kohë e shkurtër e do të më shihni" dhe: "Sepse unë po shkoj te Ati"?.”

Gjoni 16:18 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Thoshnin pra: “Ç’është kjo "Pas pak," për të cilën flet? Ne s’dimë ç’don të thotë.”

Gjoni 16:19 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Jezusi, pra, e kuptoi se ata donin ta pyesnin dhe u tha atyre: “Ju po pyesni njeri tjetrin pse thashë: "Pas pak nuk do të më shihni më," dhe: "E përsëri një kohë e shkurtër e do të më shihni"?

Gjoni 16:20 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Në të vërtetë, në të vërtetë po ju them: ju do të qani dhe do të mbani zi dhe bota do të gëzohet. Ju do të pikëlloheni, por pikëllimi juaj do të kthehet në gëzim.

Gjoni 16:21 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Gruaja, kur lind, ka dhembje, sepse i erdhi ora; por, sapo e ka lindur fëmijën, nuk kujton më ankthin prej gëzimit që lindi një qenie njerëzore në botë.

Gjoni 16:22 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Kështu edhe ju tani jeni në dhembje, por unë do t’ju shoh përsëri dhe zemra juaj do të gëzohet, dhe askush nuk do t’ua heqë gëzimin tuaj.

Gjoni 16:23 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Atë ditë ju nuk do të më bëni më asnjë pyetje. Në të vërtetë, në të vërtetë po ju them se çdo gjë që t’i kërkoni Atit në emrin tim, ai do t’jua japë.

Gjoni 16:24 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Deri tani ju s’keni kërkuar asgjë në emrin tim; kërkoni dhe do të merrni, që gëzimi juaj të jetë i plotë.

Gjoni 16:25 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Jua kam thënë këto gjëra në shëmbëlltyra, por po vjen ora kur nuk do t’ju flas më me shëmbëlltyra, por do t’ju flas haptas për Atin.

Gjoni 16:26 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Në atë ditë ju do të kërkoni në emrin tim; dhe nuk po them se unë do t’i lutem Atit për ju;

Gjoni 16:27 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Ati vetë në fakt ju do, sepse ju më deshët mua dhe keni besuar se unë dola nga Perëndia.

Gjoni 16:28 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Unë dola nga Ati dhe erdha në botë; përsëri po e lë botën dhe kthehem tek Ati.”

Gjoni 16:29 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dishepujt e tij i thanë: “Ja, ti tani po flet haptas dhe s’po përdor asnjë shëmbëlltyrë.

Gjoni 16:30 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Tani ne njohim se ti di gjithçka dhe s’ke nevojë që ndokush të të pyesë; prandaj ne besojmë se ke dalë nga Perëndia.”

Gjoni 16:31 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Jezusi u përgjigj atyre: “A besoni tani?

Gjoni 16:32 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Ja, po vjen ora, madje tashmë ka ardhur, në të cilën ju do të shpërndaheni, secili për punë të vet, dhe do të më lini vetëm; por unë nuk jam vetëm, sepse Ati është me mua.

Gjoni 16:33 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Jua kam thënë këto gjëra, që ta keni paqen në mua; në botë do të keni mundime, por merrni zemër, unë e munda botën!.”
Previous Chapter
« Gjoni 15 (ALB)
Next Chapter
Gjoni 17 (ALB) »

Available Bible Translations

American Standard Version (ASV)
John 16 (ASV) »
King James Version (KJV)
John 16 (KJV) »
GOD’S WORD® (GW)
John 16 (GW) »
Berean Bible (BSB)
John 16 (BSB) »
World English Bible (WEB)
John 16 (WEB) »
French Bible (LSG)
Jean 16 (LSG) »
German Bible (LUTH1912)
Johannes 16 (LUTH1912) »
Bengali Bible (BENIRV)
যোহন 16 (BENIRV) »
Marathi Bible (MARIRV)
योहान 16 (MARIRV) »
Gujarati Bible (GUJIRV)
યોહાન 16 (GUJIRV) »
Arabic Bible (AVD)
يوحنَّا 16 (AVD) »
Portuguese Bible (BSL)
João 16 (BSL) »
Vietnamese Bible (VIE)
Giăng 16 (VIE) »
Spanish Bible (RVA)
Juan 16 (RVA) »
Italian Bible (RIV)
Giovanni 16 (RIV) »
Chinese Simplified (CUVS)
约 翰 福 音 16 (CUVS) »
Chinese Traditional (CUVT)
約 翰 福 音 16 (CUVT) »
Swedish Bible (SV1917)
Johannes 16 (SV1917) »
Russian Bible (RUSV)
Иоанна 16 (RUSV) »
Ukrainian Bible (UKR)
Івана 16 (UKR) »
Hungarian Bible (KAR)
János 16 (KAR) »
Bulgarian Bible (BULG)
Йоан 16 (BULG) »
Norwegian Bible (NORSK)
Johannes 16 (NORSK) »

Gjoni (ALB) Chapter Selection

ALB Book Selection List

View full list of ALB Bible Books and Chapters