Gjoni Chapter 18 ALB Bible Verse Images

Gjoni 18 Bible Verse Pictures. Choose from a large collection of inspirational, motivational and encouraging Bible verses with pictures of nature. Download and share Gjoni 18 inspirational Bible verse images. Bible verse pictures were created based on verses from The Holy Bible in Albanian (ALB). The Albanian Bible translation is available in the Public Domain, which means that the ALB Bible is not copyright. (Bibla e Shenjtë) Dhjata e Vjetër, Dhjata e Re

Gjoni 18:1 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Mbasi i tha këto gjëra, Jezusi doli me dishepujt e vet dhe shkoi përtej përroit të Kedronit, ku ishte një kopsht, në të cilin hyri ai me dishepujt e tij.

Gjoni 18:2 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhe Juda, i cili po e tradhtonte, e njihte edhe ai atë vend, sepse shpesh herë Jezusi tërhiqej atje me dishepujt e tij.

Gjoni 18:3 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Atëherë Juda mori një grup ushtarësh dhe rojat e dërguara nga krerët e priftërinjve dhe nga farisenjtë, erdhi atje me fenerë, pishtarë dhe me armë.

Gjoni 18:4 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Atëherë Jezusi, duke ditur gjithçka që do t’i ndodhte, doli dhe i pyeti: “Kë kërkoni?.”

Gjoni 18:5 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Ata iu përgjigjën: “Jezusin Nazareas.” Jezusi u tha atyre: “Unë jam!.” Por Juda, që po e tradhtonte, ishte edhe ai me ta.

Gjoni 18:6 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Sapo ai u tha atyre: “Unë jam,” ata u zmbrapsën dhe ranë për dhe.

Gjoni 18:7 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Atëherë Jezusi i pyeti përsëri: “Kë kërkoni?.” Ata thanë: “Jezusin Nazareas.”

Gjoni 18:8 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Jezusi u përgjigj: “Ju kam thënë se unë jam; prandaj nëse më kërkoni mua, i lini këta të shkojnë”;

Gjoni 18:9 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
që të përmbushej fjala që kishte thënë: “Nuk kam humbur asnjë nga ata që më ke dhënë.”

Gjoni 18:10 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Atëherë Simon Pjetri, që kishte një shpatë, e nxori, i ra shërbëtorit të kryepriftit dhe ia preu veshin e djathtë; dhe ai shërbëtor quhej Malk.

Gjoni 18:11 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Por Jezusi i tha Pjetrit: “Fute shpatën tënde në mill; a nuk do ta pi unë kupën që më ka dhënë Ati?.”

Gjoni 18:12 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Atëherë grupi i ushtarëve, kapiteni dhe rojet e Judenjve e kapën Jezusin dhe e lidhën.

Gjoni 18:13 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
E çuan më parë te Ana, sepse ishte vjehrri i Kajafës, që ishte kryeprifti i atij viti.

Gjoni 18:14 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Kajafa ishte ai që i kishte këshilluar Judenjtë se ishte e leverdishme që një njeri të vdiste për popullin.

Gjoni 18:15 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Por Simon Pjetri dhe një dishepull tjetër ndiqnin Jezusit. Dhe ky dishepull ishte i njohur i kryepriftit; dhe hyri me Jezusin në oborrin e kryepriftit.

Gjoni 18:16 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Por Pjetri mbeti përjashta te dera. Atëherë dishepulli tjetër, që ishte i njohur i kryepriftit, doli dhe i foli portieres dhe bëri të hyjë Pjetri.

Gjoni 18:17 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhe shërbëtorja portiere i tha Pjetrit: “Mos je edhe ti nga dishepujt e atij njeriu?.” Ai u përgjigj: “Nuk jam.”

Gjoni 18:18 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Ndërkaq shërbëtorët dhe rojat ndezën një zjarr me qymyr dhe qëndronin në këmbë e ngroheshin, sepse bënte ftohtë; edhe Pjetri qëndronte në këmbë me ta dhe ngrohej.

Gjoni 18:19 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Por kryeprifti e pyeti Jezusin për dishepujt e tij dhe për doktrinën e tij.

Gjoni 18:20 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Jezusi iu përgjigj: “Unë i kam folur haptas botës; gjithmonë kam mësuar në sinagogë e në tempull, ku mblidhen të gjithë Judenjtë, dhe s’kam thënë asgjë në fshehtësi.

Gjoni 18:21 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Përse më pyet mua? Pyet ata që kanë dëgjuar ç’u kam thënë atyre; ja, ata i dinë gjërat që kam thënë.”

Gjoni 18:22 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Posa i tha këto fjalë, një nga rojat që i rrinin afër, i ra Jezusit me shuplakë, duke thënë: “Kështu i përgjigjesh kryepriftit?.”

Gjoni 18:23 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Jezusi i tha: “Po të kem folur keq, trego ku është e keqja; por, po të kem folur mirë, përse po më bie?.”

Gjoni 18:24 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Atëherë Ana e dërgoi të lidhur te Kajafa, kryeprifti.

Gjoni 18:25 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Ndërkaq Simon Pjetri qëndronte aty e ngrohej. I thanë, pra: “Mos je dhe ti nga dishepujt e tij?.” Ai e mohoi dhe tha: “Nuk jam.”

Gjoni 18:26 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Por një nga shërbëtorët e kryepriftit, farefisi i atij, të cilit Pjetri ia kishte prerë veshin, tha: “A s’të pashë në kopsht me të?.”

Gjoni 18:27 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhe Pjetri e mohoi sërish, dhe menjëherë këndoi gjeli.

Gjoni 18:28 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Pastaj nga Kajafa e çuan Jezusin në pretorium; ishte mëngjes herët. Por ata nuk hynë në pretorium, që të mos bëheshin të papastër, por të mund të hanin Pashkën.

Gjoni 18:29 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhe kështu Pilati doli jashtë drejt tyre dhe tha: “Ç’padi sillni kundër këtij njeriu?.”

Gjoni 18:30 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Ata u përgjigjën dhe i thanë: “Nëse ai të mos ishte keqbërës, nuk do ta kishim dorëzuar.”

Gjoni 18:31 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Atëherë Pilati u tha atyre: “Merreni ju dhe gjykojeni sipas ligjit tuaj” Por Judenjtë i thanë: “Neve nuk na lejohet të vrasim njeri.”

Gjoni 18:32 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Kjo ndodhi që të përmbushej fjala që kishte thënë Jezusi, kur kishte thënë se me ç’vdekje duhej të vdiste.

Gjoni 18:33 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Atëherë Pilati hyri përsëri në pretorium, e thirri Jezusin dhe i tha: “A je ti mbreti i Judenjve?.”

Gjoni 18:34 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Jezusi iu përgjigj: “E thua ti nga vetja, apo ta kanë thënë të tjerë për mua?.”

Gjoni 18:35 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Pilati iu përgjigj: “Jam unë vallë Jude? Kombi yt dhe krerët e priftërinjve të dorëzuan tek unë; çfarë ke bërë?.”

Gjoni 18:36 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Jezusi u përgjigj: “Mbretëria ime nuk është e kësaj bote; po të ishte mbretëria ime e kësaj bote, shërbëtorët e mi do të luftonin që të mos u dorëzohesha Judenjve; porse tani mbretëria ime nuk është prej këtej.”

Gjoni 18:37 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Atëherë Pilati i tha: “Ti, pra, qenke mbret?.” Jezusi u përgjigj: “Ti thua se unë jam mbret; për këtë unë kam lindur dhe për këtë kam ardhur në botë; që të dëshmoj për të vërtetën; kush është për të vërtetën, e dëgjon zërin tim.”

Gjoni 18:38 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Pilati e pyeti: “Ç’është e vërteta?.” Dhe, si foli këtë, doli përsëri para Judenjve dhe u tha atyre: “Unë nuk po gjej në të asnjë faj!

Gjoni 18:39 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Por ndër ju është zakon që unë t’ju liroj dikë për Pashkë; a doni, pra, që t’ju liroj mbretin e Judenjve?.”

Gjoni 18:40 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Atëherë të gjithë bërtitën përsëri, duke thënë: “Jo këtë, por Barabanë!.” Por Baraba ishte një kusar.
Previous Chapter
« Gjoni 17 (ALB)
Next Chapter
Gjoni 19 (ALB) »

Available Bible Translations

American Standard Version (ASV)
John 18 (ASV) »
King James Version (KJV)
John 18 (KJV) »
GOD’S WORD® (GW)
John 18 (GW) »
Berean Bible (BSB)
John 18 (BSB) »
World English Bible (WEB)
John 18 (WEB) »
French Bible (LSG)
Jean 18 (LSG) »
German Bible (LUTH1912)
Johannes 18 (LUTH1912) »
Bengali Bible (BENIRV)
যোহন 18 (BENIRV) »
Marathi Bible (MARIRV)
योहान 18 (MARIRV) »
Gujarati Bible (GUJIRV)
યોહાન 18 (GUJIRV) »
Arabic Bible (AVD)
يوحنَّا 18 (AVD) »
Portuguese Bible (BSL)
João 18 (BSL) »
Vietnamese Bible (VIE)
Giăng 18 (VIE) »
Spanish Bible (RVA)
Juan 18 (RVA) »
Italian Bible (RIV)
Giovanni 18 (RIV) »
Chinese Simplified (CUVS)
约 翰 福 音 18 (CUVS) »
Chinese Traditional (CUVT)
約 翰 福 音 18 (CUVT) »
Swedish Bible (SV1917)
Johannes 18 (SV1917) »
Russian Bible (RUSV)
Иоанна 18 (RUSV) »
Ukrainian Bible (UKR)
Івана 18 (UKR) »
Hungarian Bible (KAR)
János 18 (KAR) »
Bulgarian Bible (BULG)
Йоан 18 (BULG) »
Norwegian Bible (NORSK)
Johannes 18 (NORSK) »

Gjoni (ALB) Chapter Selection

ALB Book Selection List

View full list of ALB Bible Books and Chapters