Gjoni Chapter 4 ALB Bible Verse Images

Gjoni 4 Bible Verse Pictures. Choose from a large collection of inspirational, motivational and encouraging Bible verses with pictures of nature. Download and share Gjoni 4 inspirational Bible verse images. Bible verse pictures were created based on verses from The Holy Bible in Albanian (ALB). The Albanian Bible translation is available in the Public Domain, which means that the ALB Bible is not copyright. (Bibla e Shenjtë) Dhjata e Vjetër, Dhjata e Re

Gjoni 4:1 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Pra, kur Zoti mori vesh se farisenjtë kishin dëgjuar se Jezusi po bënte më shumë dishepuj dhe po pagëzonte më shumë se Gjoni

Gjoni 4:2 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
(ndonëse nuk pagëzonte Jezusi vetë, por dishepujt e tij),

Gjoni 4:3 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
e la Judenë dhe shkoi përsëri në Galile.

Gjoni 4:4 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Por duhej të kalonte nëpër Samari.

Gjoni 4:5 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Arriti, pra, në një qytet të Samarisë që quhej Sihar, afër tokës që Jakobi i kishte dhënë Jozefit, birit të vet.

Gjoni 4:6 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Por aty ishte pusi i Jakobit. Dhe Jezusi, i lodhur nga udhëtimi, u ul pranë pusit; ishte rreth orës së gjashtë.

Gjoni 4:7 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Një grua nga Samaria erdhi të nxjerrë ujë. Dhe Jezusi i tha: “Më jep të pi,”

Gjoni 4:8 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
sepse dishepujt e vet kishin shkuar në qytet për të blerë ushqime.

Gjoni 4:9 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Por gruaja samaritane i tha: “Po qysh, ti që je Jude kërkon të pish prej meje, që jam një grua samaritane?” (Sepse Judenjtë nuk shoqërohen me Samaritanët).

Gjoni 4:10 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Jezusi u përgjigj dhe i tha: “Po ta njihje ti dhuratën e Perëndisë dhe kush është ai që të thotë: "Më jep të pi!," ti vetë do të kërkoje nga ai dhe ai do të të jepte ujë të gjallë.”

Gjoni 4:11 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Gruaja i tha: “Zot, ti nuk ke as kovë për të nxjerrë dhe pusi është i thellë; nga e ke, pra, atë ujë të gjallë?

Gjoni 4:12 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Vallë je më i madh se Jakobi, ati ynë, qe na dha këtë pus dhe piu prej tij ai vetë, bijtë e tij dhe bagëtitë e tij?.”

Gjoni 4:13 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Jezusi u përgjigj dhe i tha: “Kushdo që pi nga ky ujë, do të ketë përsëri etje,

Gjoni 4:14 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
por kush pi nga uji që do t’i jap unë nuk do të ketë më kurrë etje përjetë; por uji që unë do t’i jap do të bëhet në të një burim uji që gufon në jetë të përjetshme.”

Gjoni 4:15 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Gruaja i tha: “Zot, më jep këtë ujë, që unë të mos kem më etje dhe të mos vij këtu të nxjerr ujë!.”

Gjoni 4:16 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Jezusi i tha: “Shko thirre burrin tënd dhe eja këtu.”

Gjoni 4:17 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Gruaja u përgjigj dhe i tha: “Unë nuk kam burrë.” Jezusi i tha: “Mirë the: "Nuk kam burrë,"

Gjoni 4:18 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
sepse ti kishe pesë burra dhe ky që ke tani nuk është burri yt; për këtë ke thënë të vërtetën!.”

Gjoni 4:19 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Gruaja i tha: “Zot, po shoh se ti je një profet.

Gjoni 4:20 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Etërit tanë adhuronin mbi këtë mal, dhe ju thoni se në Jeruzalem është vendi ku duhet të adhurojmë.”

Gjoni 4:21 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Jezusi i tha: “O grua, më beso: vjen ora që as mbi këtë mal as në Jeruzalem nuk do të adhuroni Atin.

Gjoni 4:22 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Ju adhuroni atë që s’e njihni; ne adhurojmë atë që njohim; sepse shpëtimi vjen nga Judenjtë.

Gjoni 4:23 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Por vjen ora, madje ajo ka ardhur, që adhuruesit e vërtetë ta adhurojnë Atin në frymë dhe në të vërtetën, sepse të tillë janë adhuruesit që kërkon Ati.

Gjoni 4:24 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Perëndia është Frymë, dhe ata që e adhurojnë duhet t’a adhurojnë në frymë dhe në të vërtetën.”

Gjoni 4:25 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Gruaja i tha: “Unë e di se do të vijë Mesia, që e quajnë Krisht; kur të ketë ardhur, ai do të na kumtojë çdo gjë.”

Gjoni 4:26 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Jezusi i tha: “Unë jam, ai që po të flet!.”

Gjoni 4:27 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Në këtë moment erdhën dishepujt e tij dhe u mrekulluan që po fliste me një grua; por asnjë nuk i tha: “Çfarë do?” ose: “Pse po flet me të?.”

Gjoni 4:28 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Atëherë gruaja e la kovën e saj dhe u kthye në qytet dhe u tha njerëzve:

Gjoni 4:29 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
“Ejani të shikoni një njeri që më ka thënë gjithçka kam bërë; vallë mos është ky Krishti?.”

Gjoni 4:30 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dolën, pra, nga qyteti dhe erdhën tek ai.

Gjoni 4:31 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Ndërkaq dishepujt e vet po i luteshin duke thënë: “Mësues, ha.”

Gjoni 4:32 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Por ai u tha atyre: “Unë kam një ushqim për të ngrënë të cilin ju s’e njihni.”

Gjoni 4:33 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Prandaj dishepujt i thonin njëri-tjetrit: “Mos i solli vallë dikush për të ngrënë?.”

Gjoni 4:34 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Jezusi u tha atyre: “Ushqimi im është të bëj vullnetin e atij që më dërgoi dhe të kryej veprën e tij.

Gjoni 4:35 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
A nuk thoni ju se ka edhe katër muaj dhe vjen korrja? Ja, unë po ju them: Ngrini sytë tuaj dhe shikoni fushat që tashmë zbardhojnë për korrjen.

Gjoni 4:36 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Korrësi e merr shpërblimin dhe mbledh frytin për jetën e përjetshme, që mbjellësi dhe korrësi të gëzohen sëbashku.

Gjoni 4:37 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Sepse në këtë vërtetohet e thëna: "Një mbjell e tjetri korr".

Gjoni 4:38 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Unë ju dërgova të korrni atë për të cilin ju nuk u munduat; të tjerët u munduan dhe ju hytë në mundimin e tyre.”

Gjoni 4:39 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhe shumë Samaritanë nga ai qytet besuan në të, për shkak të fjalës së gruas që dëshmoi: “Ai më tregoi gjithçka kam bërë.”

Gjoni 4:40 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Por kur Samaritanët erdhën tek ai, e lutën të qëndrojë me ta; dhe ai ndenji aty dy ditë.

Gjoni 4:41 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhe shumë më tepër njerëz besuan për shkak të fjalës së tij.

Gjoni 4:42 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhe ata i thoshnin gruas: “S’është më vetëm për shkak të fjalëve të tua që besojmë, por sepse ne vetë e kemi dëgjuar dhe dimë se ai është me të vërtetë Krishti, Shpëtimtari i botës.”

Gjoni 4:43 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Pra, si kaluan ato dy ditë, ai u nis prej andej dhe shkoi në Galile,

Gjoni 4:44 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
sepse vetë Jezusi dëshmoi se një profet nuk nderohet në vendlindjen e vet.

Gjoni 4:45 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Pra, kur arriti në Galile, Galileasit e pritën, sepse kishin parë të gjitha ato që kishte bërë në Jeruzalem gjatë festës, sepse edhe ata kishin shkuar për festë.

Gjoni 4:46 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Jezusi erdhi, pra, përsëri në Kanë të Galilesë, ku e kishte bërë ujin verë. Dhe aty ishte një nëpunës i mbretit, djali i të cilit ishte i sëmurë në Kapernaum.

Gjoni 4:47 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Ky, kur dëgjoi se Jezusi kishte ardhur nga Judeja në Galile, shkoi tek ai dhe iu lut që të zbriste e ta shëronte birin e tij, që ishte gati për vdekje.

Gjoni 4:48 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Atëherë Jezusi i tha: “Po të mos shikoni shenja dhe mrekulli, ju nuk besoni.”

Gjoni 4:49 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Nëpunësi i mbretit i tha: “Zot, zbrit para se djali im të vdesë.”

Gjoni 4:50 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Jezusi i tha: “Shko, djali yt jeton!.” Dhe ai njeri i besoi fjalës që i tha Jezusi dhe shkoi.

Gjoni 4:51 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Pikërisht kur ai po zbriste, i dolën përpara shërbëtorët e vet dhe e informuan duke thënë: “Djali yt jeton!.”

Gjoni 4:52 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhe ai i pyeti ata në cilën orë u bë më mirë; ata i thanë: “Dje në orën e shtatë e lanë ethet.”

Gjoni 4:53 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Atëherë i ati e kuptoi se ishte pikërisht në atë orë në të cilën Jezusi i kishte thënë: “Djali yt jeton”; dhe besoi ai dhe gjithë shtëpia e tij.

Gjoni 4:54 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Jezusi bëri edhe këtë shenjë të dytë, kur u kthye nga Judeja në Galile.
Previous Chapter
« Gjoni 3 (ALB)
Next Chapter
Gjoni 5 (ALB) »

Available Bible Translations

American Standard Version (ASV)
John 4 (ASV) »
King James Version (KJV)
John 4 (KJV) »
GOD’S WORD® (GW)
John 4 (GW) »
Berean Bible (BSB)
John 4 (BSB) »
World English Bible (WEB)
John 4 (WEB) »
French Bible (LSG)
Jean 4 (LSG) »
German Bible (LUTH1912)
Johannes 4 (LUTH1912) »
Punjabi Bible (PANIRV)
ਯੂਹੰਨਾ 4 (PANIRV) »
Bengali Bible (BENIRV)
যোহন 4 (BENIRV) »
Marathi Bible (MARIRV)
योहान 4 (MARIRV) »
Gujarati Bible (GUJIRV)
યોહાન 4 (GUJIRV) »
Arabic Bible (AVD)
يوحنَّا 4 (AVD) »
Portuguese Bible (BSL)
João 4 (BSL) »
Vietnamese Bible (VIE)
Giăng 4 (VIE) »
Spanish Bible (RVA)
Juan 4 (RVA) »
Italian Bible (RIV)
Giovanni 4 (RIV) »
Chinese Simplified (CUVS)
约 翰 福 音 4 (CUVS) »
Chinese Traditional (CUVT)
約 翰 福 音 4 (CUVT) »
Swedish Bible (SV1917)
Johannes 4 (SV1917) »
Russian Bible (RUSV)
Иоанна 4 (RUSV) »
Ukrainian Bible (UKR)
Івана 4 (UKR) »
Hungarian Bible (KAR)
János 4 (KAR) »
Bulgarian Bible (BULG)
Йоан 4 (BULG) »
Norwegian Bible (NORSK)
Johannes 4 (NORSK) »

Gjoni (ALB) Chapter Selection

ALB Book Selection List

View full list of ALB Bible Books and Chapters