Gjoni Chapter 7 ALB Bible Verse Images

Gjoni 7 Bible Verse Pictures. Choose from a large collection of inspirational, motivational and encouraging Bible verses with pictures of nature. Download and share Gjoni 7 inspirational Bible verse images. Bible verse pictures were created based on verses from The Holy Bible in Albanian (ALB). The Albanian Bible translation is available in the Public Domain, which means that the ALB Bible is not copyright. (Bibla e Shenjtë) Dhjata e Vjetër, Dhjata e Re

Gjoni 7:1 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Pas këtyre gjërave, Jezusi përshkoi Galilenë, sepse nuk donte të endej nëpër Jude, nga që Judenjtë kërkonin ta vrisnin.

Gjoni 7:2 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Por festa e Judenjve, ajo e Tabernakujve ishte afër.

Gjoni 7:3 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Prandaj vëllezërit e tij i thanë: “Nisu prej këndej dhe shko në Jude, që edhe dishepujt e tu t’i shohin veprat që ti bën.

Gjoni 7:4 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Askush në fakt nuk bën asgjë në fshehtësi kur kërkon të nijhet botërisht; kur ti do të bësh gjëra të tilla, tregohu botës!.”

Gjoni 7:5 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Në fakt as vëllezërit e tij nuk besonin në të.

Gjoni 7:6 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Atëherë Jezusi u tha aytre: “Koha ime nuk ka ardhur ende; por koha juaj është gjithmonë gati.

Gjoni 7:7 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Bota nuk mund t’ju urrejë juve, por më urren mua sepse unë dëshmoj për të se veprat e saj janë të mbrapshta.

Gjoni 7:8 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Ngjituni ju në këtë festë; unë nuk po ngjitem ende në këtë festë, sepse koha ime ende nuk është plotësuar.”

Gjoni 7:9 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhe si u tha atyre këto gjëra, mbeti në Galile.

Gjoni 7:10 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Mbasi vëllezërit e tij u ngjitën në festë, atëherë edhe ai u ngjit atje, jo haptas, por si fshehurazi.

Gjoni 7:11 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Judenjtë, pra, e kërkonin gjatë festës dhe thoshnin: “Ku është ai?.”

Gjoni 7:12 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Në turmë pëshpëritej shumë për të; disa thoshnin: “Ai është i mirë!.” Të tjerë thoshnin: “Jo, madje ai e mashtron popullin.”

Gjoni 7:13 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Por askush nuk fliste haptas për të, nga druajtja e Judenjve.

Gjoni 7:14 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Por, aty nga mesi i festës, Jezusi u ngjit në tempull dhe mësonte.

Gjoni 7:15 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhe Judenjtë mrrekulloheshin duke thënë: “Si i ditka ky shkronjat, pa pasur studiuar?.”

Gjoni 7:16 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Jezusi atëherë iu përgjigj atyre dhe tha: “Doktrina ime nuk është imja, por e atij që më ka dërguar.

Gjoni 7:17 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Në qoftë se dikush don të bëjë vullnetin e tij, do ta njohë nëse kjo doktrinë vjen nga Perëndia apo që unë flas nga vetja ime.

Gjoni 7:18 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Kush flet nga vetja e tij kërkon lavdinë e vet, kurse ai që kërkon lavdinë e atij që e ka dërguar është i vërtetë, dhe në të nuk ka padrejtësi.

Gjoni 7:19 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
A nuk jua ka dhënë Moisiu ligjin? E pra, asnjë nga ju nuk e vë në praktikë ligjin. Pse kërkoni të më vritni?.”

Gjoni 7:20 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Turma u përgjigj dhe tha: “Ti ke një demon; kush kërkon të të vrasë?.”

Gjoni 7:21 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Jezusi u përgjigj dhe u tha: “Unë bëra një vepër dhe ju të gjithë jeni të mreku-lluar.

Gjoni 7:22 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Prandaj Moisiu iu dha rrethprerjen (ajo nuk është prej Moisiut, por prej etërve); dhe ju e rrethpritni një njeri të shtunën.

Gjoni 7:23 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Në qoftë se një njeri merr rrethprerjen të shtunën, që të mos shkelet ligji i Moisiut, ju zemëroheni kundër meje sepse shërova tërësishtë një njeri të shtunën?

Gjoni 7:24 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Mos gjykoni sipas pamjes së jashtme, por gjykoni sipas drejtësisë!”

Gjoni 7:25 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Atëherë disa nga Jeruzalemi thanë: “A nuk është ky ai që kërkojnë ta vrasin?

Gjoni 7:26 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
E megjithatë ja, ai po flet lirisht dhe nuk i thonë asgjë; mos kanë njohur krerët me të vërtetë se ai është Krishti?

Gjoni 7:27 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Por ne e dimë se nga është ai; ndërsa kur të vijë Krishti, askush nuk do ta dijë se nga është.”

Gjoni 7:28 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Atëherë Jezusi, duke mësuar në tempull, thirri dhe tha: “Ju më njihni dhe e dini se nga jam, megjithatë unë s’kam ardhur nga vetja, por ai që më ka dërguar është i vërtetë dhe ju nuk e njihni.

Gjoni 7:29 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Por unë atë e njoh, sepse jam nga ai dhe ai më dërgoi.”

Gjoni 7:30 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Prandaj ata kërkonin ta kapnin, por askush nuk vuri dorë mbi të, sepse ora e tij s’kishte ardhur akoma.

Gjoni 7:31 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Por shumë veta nga turma besuan në të dhe thoshnin: “Kur të vijë Krishti, a do të bëjë më shumë shenja se këto që ka bërë ky?.”

Gjoni 7:32 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Farisenjtë dëgjuan turmën duke pëshpëritur këto gjëra për të; prandaj farisenjtë dhe krerët e priftërinjve dërguan roje për ta kapur.

Gjoni 7:33 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Atëherë Jezusi u tha atyre: “Unë jam edhe për pak kohë me ju, pastaj do të shkoj tek ai që më ka dërguar.

Gjoni 7:34 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Do të më kërkoni e nuk do të më gjeni; dhe atje ku do të jem unë, ju nuk do të mund të vini.”

Gjoni 7:35 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Prandaj Judenjtë thonin në mes tyre: “Ku do të shkojë ky që ne nuk do ta gjejmë? Mos do të shkojë tek ata që janë shpërndarë midis Grekëve, dhe të mësojë Grekët?

Gjoni 7:36 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Çfarë deshi të thoshte kur tha: "Ju do të më kërkoni dhe nuk do të më gjeni"; dhe: "Atje ku do të jem unë, ju nuk mund të vini"?.”

Gjoni 7:37 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Ditën e fundit, në ditën e madhe të festës, Jezusi u çua në këmbë dhe thirri duke thënë: “Nëse dikush ka etje, le të vijë tek unë e të pijë.

Gjoni 7:38 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Ai që beson në mua, siç ka thënë Shkrimi, nga brendësia e tij do të burojnë lumenj uji të gjallë.”

Gjoni 7:39 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Por këtë ai e tha për Frymën, që do të merrnin ata që do të besonin në të; sepse Fryma e Shenjtë në fakt nuk ishte dhënë ende, sepse Jezusi ende nuk ishte përlëvduar.

Gjoni 7:40 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Shumë veta nga turma, kur i dëgjuan këto fjalë, thoshnin: “Ky është me të vërtetë Profeti!.”

Gjoni 7:41 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Të tjerë thoshnin: “Ky është Krishti.” Kurse të tjerë thoshnin: “Vallë nga Galilea vjen Krishti?

Gjoni 7:42 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
A nuk thotë Shkrimi se Krishti vjen nga pasardhja e Davidit dhe nga Bethlehemi, fshati ku jetonte Davidi?.”

Gjoni 7:43 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Kështu pati përçarje në turmë për shkak të tij.

Gjoni 7:44 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhe disa prej tyre donin ta kapnin, por askush nuk vuri dorë mbi të.

Gjoni 7:45 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Atëherë rojet u kthyen te krerët e priftërinjve dhe te farisenjtë, dhe këta u thanë atyre: “Pse nuk e sollët?.”

Gjoni 7:46 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Rojet u përgjigjen: “Asnjeri nuk ka folur kurrë si ai njeri.”

Gjoni 7:47 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Prandaj farisenjtë iu përgjigjën atyre: “Mos u gënjyet edhe ju?

Gjoni 7:48 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Mos vallë ndonjë nga krerët ose nga farisenjtë besoi në të?

Gjoni 7:49 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Por kjo turmë, që nuk e njeh ligjin, është e mallkuar.”

Gjoni 7:50 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Nikodemi, një prej tyre, i cili natën kishte shkuar te Jezusi, u tha atyre:

Gjoni 7:51 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
“Ligji ynë dënon vallë një njeri para se ta ketë dëgjuar dhe ta dijë ç’ka bërë ai?.”

Gjoni 7:52 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Ata u përgjigjën dhe i thanë: “Mos je edhe ti nga Galilea? Hulumto Shkrimet dhe do të shohësh se nga Galilea s’ka dalë kurrë profet.”

Gjoni 7:53 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhe secili u kthye në shtëpinë e vet.
Previous Chapter
« Gjoni 6 (ALB)
Next Chapter
Gjoni 8 (ALB) »

Available Bible Translations

American Standard Version (ASV)
John 7 (ASV) »
King James Version (KJV)
John 7 (KJV) »
GOD’S WORD® (GW)
John 7 (GW) »
Berean Bible (BSB)
John 7 (BSB) »
World English Bible (WEB)
John 7 (WEB) »
French Bible (LSG)
Jean 7 (LSG) »
German Bible (LUTH1912)
Johannes 7 (LUTH1912) »
Punjabi Bible (PANIRV)
ਯੂਹੰਨਾ 7 (PANIRV) »
Bengali Bible (BENIRV)
যোহন 7 (BENIRV) »
Marathi Bible (MARIRV)
योहान 7 (MARIRV) »
Gujarati Bible (GUJIRV)
યોહાન 7 (GUJIRV) »
Arabic Bible (AVD)
يوحنَّا 7 (AVD) »
Portuguese Bible (BSL)
João 7 (BSL) »
Vietnamese Bible (VIE)
Giăng 7 (VIE) »
Spanish Bible (RVA)
Juan 7 (RVA) »
Italian Bible (RIV)
Giovanni 7 (RIV) »
Chinese Simplified (CUVS)
约 翰 福 音 7 (CUVS) »
Chinese Traditional (CUVT)
約 翰 福 音 7 (CUVT) »
Swedish Bible (SV1917)
Johannes 7 (SV1917) »
Russian Bible (RUSV)
Иоанна 7 (RUSV) »
Ukrainian Bible (UKR)
Івана 7 (UKR) »
Hungarian Bible (KAR)
János 7 (KAR) »
Bulgarian Bible (BULG)
Йоан 7 (BULG) »
Norwegian Bible (NORSK)
Johannes 7 (NORSK) »

Gjoni (ALB) Chapter Selection

ALB Book Selection List

View full list of ALB Bible Books and Chapters