Gjoni Chapter 1 ALB Bible Verse Images

Gjoni 1 Bible Verse Pictures. Choose from a large collection of inspirational, motivational and encouraging Bible verses with pictures of nature. Download and share Gjoni 1 inspirational Bible verse images. Bible verse pictures were created based on verses from The Holy Bible in Albanian (ALB). The Albanian Bible translation is available in the Public Domain, which means that the ALB Bible is not copyright. (Bibla e Shenjtë) Dhjata e Vjetër, Dhjata e Re

Gjoni 1:1 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Në fillim ishte Fjala dhe Fjala ishte pranë Perëndisë, dhe Fjala ishte Perëndi.

Gjoni 1:2 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Ai (fjala) ishte në fillim me Perëndinë.

Gjoni 1:3 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Të gjitha gjërat u bënë me anë të tij (fjala), dhe pa atë nuk u bë asnjë nga ato që u bënë.

Gjoni 1:4 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Në atë ishte jeta, dhe jeta ishte drita e njerëzve.

Gjoni 1:5 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhe drita shkëlqen në errësirë dhe errësira nuk e kuptoi.

Gjoni 1:6 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Qe një njeri i dërguar nga Perendia; emri i tij ishte Gjon.

Gjoni 1:7 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Ai erdhi si dëshmitar, për të dëshmuar për dritën, që të gjithë të besonin nëpërmjet tij;

Gjoni 1:8 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
ai nuk ishte drita, por u dërgua për të dëshmuar për dritën.

Gjoni 1:9 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Ai (fjala) ishte drita e vërtetë, që ndriçon çdo njeri që vjen në botë.

Gjoni 1:10 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Ai (fjala) ishte në botë, dhe bota u krijua me anë të tij, por bota nuk e njohu.

Gjoni 1:11 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Ai erdhi në shtëpinë e vet dhe të vetët nuk e pranuan,

Gjoni 1:12 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
por të gjithë atyre që e pranuan, ai u dha pushtetin të bëhen bij të Perëndisë, atyre që besojnë në emrin e tij,

Gjoni 1:13 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
të cilët nuk janë lindur nga gjaku, as nga vullneti i mishit, as nga vullneti i burrit, por janë lindur nga Perëndia.

Gjoni 1:14 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhe Fjala u bë mish dhe banoi ndër ne; dhe ne soditëm lavdinë e tij, si lavdia e të vetëmlindurit prej Atit, plot hir e të vërtetë.

Gjoni 1:15 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Gjoni dëshmoi për të dhe thirri duke thënë: “Ky është ai, për të cilin thashë: "Ai që vjen pas meje më ka paraprirë, sepse ishte përpara meje".”

Gjoni 1:16 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhe ne të gjithë morëm, prej mbushullisë së tij, hir mbi hir.

Gjoni 1:17 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Sepse Ligji u dha nëpërmjet Moisiut, por hiri dhe e vërteta erdhën nëpërmjet Jezu Krishtit.

Gjoni 1:18 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Askush s’e pa Perëndinë kurrë; i vetëmlinduri Bir, që është në gjirin e t’Et, është ai që e ka bërë të njohur.

Gjoni 1:19 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhe kjo është dëshmia e Gjonit, kur Judenjtë i dërguan nga Jeruzalemi priftërinj dhe levitë për ta pyetur: “Kush je ti?.”

Gjoni 1:20 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Ai edhe e rrëfeu, edhe nuk e mohoi, dhe rrëfeu: “Unë nuk jam Krishti.”

Gjoni 1:21 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Atëherë ata e pyetën: “Kush je, pra? A je Elia?.” Ai tha: “Nuk jam!.” “Je ti profeti?.” Dhe ai përgjigjej: “Jo!.”

Gjoni 1:22 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Atëherë ata i thanë: “Kush je ti, që t’u japim përgjigje atyre që na dërguan? Ç’thua për veten tënde?.”

Gjoni 1:23 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Ai u përgjigj: “Unë jam zëri i atij që bërtet në shkretëtirë: drejtoni udhën e Zotit, sikurse tha profeti Isaia.”

Gjoni 1:24 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhe ata që qenë dërguar, ishin nga farisenjtë;

Gjoni 1:25 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
ata e pyetën dhe i thanë: “Atëherë pse ti pagëzon, kur nuk je as Krishti, as Elia, as profeti?.”

Gjoni 1:26 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Gjoni iu përgjigj atyre, duke thënë: “Unë pagëzoj me ujë, por midis jush është një që ju nuk e njihni.

Gjoni 1:27 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Ai është ai që vjen pas meje e më paraprin, të cilit unë nuk jam i denjë t’ia zgjidh lidhësen e sandaleve.”

Gjoni 1:28 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Këto gjëra ndodhën në Betabara, përtej Jordanit, ku Gjoni po pagëzonte.

Gjoni 1:29 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Të nesërmen, Gjoni e pa Jezusin që po vinte drejt tij dhe tha: “Ja, Qengji i Perëndisë, që heq mëkatin e botës!

Gjoni 1:30 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Ky është ai për të cilin unë thashë: "Mbas meje vjen një burrë që më ka paraprirë, sepse ishte përpara meje!".

Gjoni 1:31 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Unë nuk e njihja, prandaj erdha të pagëzoj me ujë, që ky t’i zbulohet Izraelit.”

Gjoni 1:32 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhe Gjoni dëshmoi duke thënë: “E pashë Frymën duke zbritur nga qielli si një pëllumb dhe ndenji mbi të.

Gjoni 1:33 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Unë nuk e njihja, por ai që më dërgoi të pagëzoj në ujë, më tha: "Ai, mbi të cilin do të shikosh se zbret Fryma dhe qëndron mbi të, është ai që pagëzon me Frymën e Shenjtë".

Gjoni 1:34 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhe unë pashë e dëshmova se ai është Biri i Perëndisë.”

Gjoni 1:35 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Të nesërmen Gjoni rrinte përsëri atje me dy nga dishepujt e vet.

Gjoni 1:36 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhe, duke i ngulur sytë mbi Jezusin që po kalonte, tha: “Ja Qengji i Perëndisë!.”

Gjoni 1:37 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhe të dy dishepujt dëgjuan atë duke folur, dhe e ndoqën Jezusin.

Gjoni 1:38 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Por Jezusi u kthye dhe, kur pa se po e ndiqnin, u tha atyre: “Ç’kërkoni?.” Ata i thanë: “Rabbi (që e përkthyer do të thotë "mësues"), ku banon?.”

Gjoni 1:39 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Ai iu përgjigj atyre: “Ejani e shikoni.” Ata shkuan dhe e panë ku banonte ai, dhe ndenjën atë ditë bashkë me të. Ishte rreth orës dhjetë.

Gjoni 1:40 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Andrea, vëllai i Simon Pjetrit, ishte një nga ata të dy që e kishin dëgjuar këtë nga Gjoni dhe kishin ndjekur Jezusin.

Gjoni 1:41 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Ky gjeti më të parin vëllanë e vet, Simonin, dhe i tha: “E gjetëm Mesian që përkthyer do të thotë: "Krishti"”;

Gjoni 1:42 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
dhe e çoi te Jezusi. Atëherë Jezusi e shikoi dhe tha: “Ti je Simoni, bir i Jonas. Ti do të quhesh Kefa, që do të thotë: "gur".”

Gjoni 1:43 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Të nesërmen, Jezusi donte të dilte në Galile; gjeti Filipin dhe i tha: “Ndiqmë!.”

Gjoni 1:44 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhe Filipi ishte nga Betsaida, nga i njejti qytet i Andreas dhe i Pjetrit.

Gjoni 1:45 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Filipi gjeti Natanaelin dhe i tha: “E gjetëm atë, për të cilin shkroi Moisiu në ligj dhe profetët: Jezusin nga Nazareti, të birin e Jozefit!.”

Gjoni 1:46 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhe Natanaeli i tha: “A mund të dalë diçka e mirë nga Nazareti?.” Filipi i tha: “Eja e shih!.”

Gjoni 1:47 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Jezusi pa se Natanaeli po vinte drejt tij dhe tha për të: “Ja një Izraelit i vërtetë, tek i cili s’ka mashtrim.”

Gjoni 1:48 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Natanaeli i tha: “Nga më njeh?.” Jezusi u përgjigj dhe i tha: “Të pashë kur ishe nën fik, para se të të thërriste Filipi.”

Gjoni 1:49 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Natanaeli duke iu përgjigjur tha: “Mësues, ti je Biri i Perëndisë, ti je mbreti i Izraelit!.”

Gjoni 1:50 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Jezusi u përgjigj dhe i tha: “Sepse të thashë se të pashë nën fik, ti beson; do të shohësh gjëra më të mëdha se këto!.”

Gjoni 1:51 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Pastaj i tha: “Në të vërtetë, në të vërtetë po ju them se tash e tutje ju do të shihni qiellin e hapur dhe engjëjt e Perëndisë duke u ngjitur dhe duke zbritur mbi Birin e njeriut.”
Previous Chapter
« Luka 24 (ALB)
Next Chapter
Gjoni 2 (ALB) »

Available Bible Translations

American Standard Version (ASV)
John 1 (ASV) »
King James Version (KJV)
John 1 (KJV) »
GOD’S WORD® (GW)
John 1 (GW) »
Berean Bible (BSB)
John 1 (BSB) »
World English Bible (WEB)
John 1 (WEB) »
French Bible (LSG)
Jean 1 (LSG) »
German Bible (LUTH1912)
Johannes 1 (LUTH1912) »
Punjabi Bible (PANIRV)
ਯੂਹੰਨਾ 1 (PANIRV) »
Bengali Bible (BENIRV)
যোহন 1 (BENIRV) »
Marathi Bible (MARIRV)
योहान 1 (MARIRV) »
Gujarati Bible (GUJIRV)
યોહાન 1 (GUJIRV) »
Arabic Bible (AVD)
يوحنَّا 1 (AVD) »
Portuguese Bible (BSL)
João 1 (BSL) »
Vietnamese Bible (VIE)
Giăng 1 (VIE) »
Spanish Bible (RVA)
Juan 1 (RVA) »
Italian Bible (RIV)
Giovanni 1 (RIV) »
Chinese Simplified (CUVS)
约 翰 福 音 1 (CUVS) »
Chinese Traditional (CUVT)
約 翰 福 音 1 (CUVT) »
Swedish Bible (SV1917)
Johannes 1 (SV1917) »
Russian Bible (RUSV)
Иоанна 1 (RUSV) »
Ukrainian Bible (UKR)
Івана 1 (UKR) »
Hungarian Bible (KAR)
János 1 (KAR) »
Bulgarian Bible (BULG)
Йоан 1 (BULG) »
Norwegian Bible (NORSK)
Johannes 1 (NORSK) »

Gjoni (ALB) Chapter Selection

ALB Book Selection List

View full list of ALB Bible Books and Chapters