Gjoni Chapter 12 ALB Bible Verse Images

Gjoni 12 Bible Verse Pictures. Choose from a large collection of inspirational, motivational and encouraging Bible verses with pictures of nature. Download and share Gjoni 12 inspirational Bible verse images. Bible verse pictures were created based on verses from The Holy Bible in Albanian (ALB). The Albanian Bible translation is available in the Public Domain, which means that the ALB Bible is not copyright. (Bibla e Shenjtë) Dhjata e Vjetër, Dhjata e Re

Gjoni 12:1 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Jezusi, pra, gjashtë ditë përpara Pashkës, erdhii në Betani, ku banonte Llazari, ai që kishte vdekur dhe Jezusi e kishte ringjallur prej së vdekurish.

Gjoni 12:2 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhe aty i shtruan një darkë: Marta shërbente dhe Llazari ishte një nga ata që rrinin në tryezë me të.

Gjoni 12:3 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Atëherë Maria mori një liber vaj erëkëndshëm prej nardi të pastër shumë të kushtueshëm, vajosi me të këmbët e Jezusit dhe i fshiu këmbët e tij me flokët e saj; dhe shtëpia u mbush me erën e këtij vaji.

Gjoni 12:4 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Atëherë një nga dishepujt e tij, Juda Iskarioti, bir i Simonit, ai që do ta tradhtonte, tha:

Gjoni 12:5 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
“Pse nuk u shit ky vaj për treqind denarë dhe t’u jepej fitimi të varfërve?.”

Gjoni 12:6 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Por ai e tha këtë, jo se kujdesej për të varfrit, por sepse ishte vjedhës dhe, duke qenë se ai e mbante qesen, mbante ç’shtinin atje brenda.

Gjoni 12:7 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Jezusi, pra, tha: “Lëre! Ajo e ka ruajtur për ditën e varrimit tim.

Gjoni 12:8 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Të varfrit në fakt, i keni gjithmonë me ju, por mua nuk më keni gjithmonë.”

Gjoni 12:9 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Ndërkaq një turmë e madhe Judenjsh mori vesh se ai ishte atje dhe erdhi jo vetëm për shkak të Jezusit, por edhe për të parë Llazarin, te cilin ai e kishte ngjallur prej së vdekurish.

Gjoni 12:10 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Atëherë krerët e priftërinjve vendosën ta vrasin edhe Llazarin,

Gjoni 12:11 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
sepse për shkak të tij, shumë veta braktisnin Judenjtë dhe besonin në Jezusin.

Gjoni 12:12 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Të nesërmen, një turmë e madhe që kishte ardhur në festë, kur dëgjoi se Jezusi po vinte në Jeruzalem,

Gjoni 12:13 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
mori degë palmash dhe i doli para, duke thirrur: “Hosana! Bekuar ai që vjen në emër të Zotit, mbreti i Izraelit!.”

Gjoni 12:14 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhe Jezusi gjeti një kërriç dhe hipi në të, siç është shkruar:

Gjoni 12:15 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
“Mos druaj, o bijë e Sionit; ja, mbreti yt po vjen duke kalëruar mbi një kërriç gomareje!.”

Gjoni 12:16 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dishepujt e tij nuk i kuptuan për momentin këto gjëra, po, kur Jezusi ishte përlëvduar, atëherë u kujtuan se këto gjëra ishin shkruar për të, dhe që i kishin bërë këto gjëra për të.

Gjoni 12:17 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Kështu turma, që ishte me të kur ai e kishte thirrur jashtë Llazarin nga varri dhe e kishte ringjallur prej së vdekuri, jepte dëshmi për të.

Gjoni 12:18 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Prandaj turma i doli përpara, sepse kishte dëgjuar se ai kishte bërë këtë shenjë.

Gjoni 12:19 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Atëherë farisenjtë thanë midis tyre: “A e shihni se s’po bëni asgjë; ja, bota shkon pas tij.”

Gjoni 12:20 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhe midis atyre që ishin ngjitur për të adhuruar gjatë festës ishin edhe disa Grekë.

Gjoni 12:21 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Ata, pra, iu afruan Filipit, që ishte nga Betsaida e Galilesë, dhe iu lutën duke thënë: “Zot, duam të shohim Jezusin.”

Gjoni 12:22 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Filipi shkoi e ia tha Andreas; dhe përsëri Andrea dhe Filipi ia thanë Jezusit.

Gjoni 12:23 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Por Jezusi u përgjigj atyre duke thënë: “Ora ka ardhur, në të cilën Biri i njeriut duhet të përlëvdohet,

Gjoni 12:24 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Në të vërtetë, në të vërtetë po ju them: Nëse kokrra e grurit e rënë në dhe nuk vdes, ajo mbetet e vetme; por, po të vdesë, jep shumë fryt!

Gjoni 12:25 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Kush e do jetën e vet do ta humbasë; dhe kush e urren jetën e vet në këtë botë, do ta ruajë për jetën e përjetshme.

Gjoni 12:26 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Në qoftë se dikush më shërben, të më ndjekë; dhe ku jam unë, atje do të jetë dhe shërbëtori im; në qoftë se dikush më shërben, Ati im do ta nderojë.

Gjoni 12:27 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Tani shpirti im është i tronditur dhe çfarë të them: O Atë, më shpëto nga kjo orë? Por për këtë unë kam ardhur në këtë orë.

Gjoni 12:28 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
O Atë, përlëvdo emrin tënd!” Atëherë një zë erdhi nga qielli: “E kam përlëvduar dhe do ta përlëvdoj akoma!.”

Gjoni 12:29 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Turma, pra, që ishte e pranishme dhe e dëgjoi zërin, thoshte se qe një bubullimë. Të tjerë thoshnin: “Një engjëll i ka folur!.”

Gjoni 12:30 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhe Jezusi u përgjigj dhe tha: “Ky zë nuk ka ardhur për mua, por për ju.

Gjoni 12:31 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Tani është gjykimi i kësaj bote; tani do të hidhet jashtë princi i kësaj bote!

Gjoni 12:32 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhe unë, kur të jem ngritur lart nga toka, do t’i tërheq të gjithë tek unë.”

Gjoni 12:33 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Por ai i thoshte këto për të treguar nga ç’lloj vdekje duhet të vdiste.

Gjoni 12:34 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Turma iu përgjigj: “Ne kemi dëgjuar nga ligji se Krishti mbetet përjetë; tani si mund të thuash ti se Biri i njeriut duhet të ngrihet lart? Kush është ky Bir i njeriut?.”

Gjoni 12:35 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Atëherë Jezusi u tha atyre: “Drita është me ju edhe për pak kohë; ecni gjersa keni dritë, që të mos ju zërë errësira; kush ecën në errësirë nuk di se ku shkon.”

Gjoni 12:36 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
“Gjersa keni dritë, besoni në dritë, që të bëheni bij të dritës.” Këto gjëra tha Jezusi; pastaj u largua dhe u fsheh prej tyre.

Gjoni 12:37 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Ndonëse kishte bërë shumë shenja para tyre, ata nuk besonin në të,

Gjoni 12:38 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
që të përmbushej fjala e profetit Isaia që tha: “Zot, kush i ka besuar predikimit tonë? Dhe kujt iu shfaq krahu i Zotit?.”

Gjoni 12:39 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Prandaj ata nuk mund të besonin, sepse Isaia gjithashtu tha:

Gjoni 12:40 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
“Ai i ka verbuar sytë e tyre dhe i ka ngurtësuar zemrat e tyre, që të mos shohin me sy dhe të mos kuptojnë me zemër, të mos kthehen dhe unë të mos i shëroj.”

Gjoni 12:41 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Këto gjëra tha Isaia, kur e pa lavdinë e tij dhe foli për të.

Gjoni 12:42 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Megjithatë, edhe midis krerëve, shumë besuan në të; por, për shkak të farisenjve, nuk e rrëfenin, për të mos qenë të përjashtuar nga sinagoga,

Gjoni 12:43 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
sepse donin lavdinë e njerëzve më tepër, se lavdinë e Perëndisë.

Gjoni 12:44 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Pastaj Jezusi thirri dhe tha: “Kush beson në mua, nuk beson në mua, por në atë që më ka dërguar.

Gjoni 12:45 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhe kush më sheh mua, sheh atë që më ka dërguar.

Gjoni 12:46 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Unë kam ardhur si drita për botën, që kushdo që beson në mua të mos mbetet në errësirë.

Gjoni 12:47 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhe nëse ndokush i dëgjon fjalët e mia dhe nuk beson, unë nuk e gjykoj; sepse unë nuk kam ardhur ta gjykoj botën, por ta shpëtoj botën.

Gjoni 12:48 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Kush më hedh poshtë dhe nuk i pranon fjalët e mia, ka kush e gjykon; fjala që kam shpallur do të jetë ajo që do ta gjykojë në ditën e fundit.

Gjoni 12:49 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Sepse unë nuk kam folur nga vetja ime, por Ati vetë më ka dërguar dhe më ka urdhëruar ç’duhet të them e të shpall.

Gjoni 12:50 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhe unë e di se urdhërimi i tij është jetë e përjetshme; gjërat, pra, që them unë, i them ashtu siç m’i ka thënë Ati.”
Previous Chapter
« Gjoni 11 (ALB)
Next Chapter
Gjoni 13 (ALB) »

Available Bible Translations

American Standard Version (ASV)
John 12 (ASV) »
King James Version (KJV)
John 12 (KJV) »
GOD’S WORD® (GW)
John 12 (GW) »
Berean Bible (BSB)
John 12 (BSB) »
World English Bible (WEB)
John 12 (WEB) »
French Bible (LSG)
Jean 12 (LSG) »
German Bible (LUTH1912)
Johannes 12 (LUTH1912) »
Bengali Bible (BENIRV)
যোহন 12 (BENIRV) »
Marathi Bible (MARIRV)
योहान 12 (MARIRV) »
Gujarati Bible (GUJIRV)
યોહાન 12 (GUJIRV) »
Arabic Bible (AVD)
يوحنَّا 12 (AVD) »
Portuguese Bible (BSL)
João 12 (BSL) »
Vietnamese Bible (VIE)
Giăng 12 (VIE) »
Spanish Bible (RVA)
Juan 12 (RVA) »
Italian Bible (RIV)
Giovanni 12 (RIV) »
Chinese Simplified (CUVS)
约 翰 福 音 12 (CUVS) »
Chinese Traditional (CUVT)
約 翰 福 音 12 (CUVT) »
Swedish Bible (SV1917)
Johannes 12 (SV1917) »
Russian Bible (RUSV)
Иоанна 12 (RUSV) »
Ukrainian Bible (UKR)
Івана 12 (UKR) »
Hungarian Bible (KAR)
János 12 (KAR) »
Bulgarian Bible (BULG)
Йоан 12 (BULG) »
Norwegian Bible (NORSK)
Johannes 12 (NORSK) »

Gjoni (ALB) Chapter Selection

ALB Book Selection List

View full list of ALB Bible Books and Chapters