Gjoni Chapter 8 ALB Bible Verse Images

Gjoni 8 Bible Verse Pictures. Choose from a large collection of inspirational, motivational and encouraging Bible verses with pictures of nature. Download and share Gjoni 8 inspirational Bible verse images. Bible verse pictures were created based on verses from The Holy Bible in Albanian (ALB). The Albanian Bible translation is available in the Public Domain, which means that the ALB Bible is not copyright. (Bibla e Shenjtë) Dhjata e Vjetër, Dhjata e Re

Gjoni 8:1 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhe Jezusi shkoi në malin e Ullinjve.

Gjoni 8:2 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Por, si zbardhi dita, u kthye përsëri në tempull dhe gjithë populli erdhi tek ai; dhe ai u ul dhe i mësonte.

Gjoni 8:3 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Atëherë farisenjtë dhe skribët i prunë një grua që ishte kapur duke shkelur kurorën dhe, mbasi e vunë në mes,

Gjoni 8:4 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
i thanë Jezusit: “Mësues, kjo grua është kapur në flagrancë, duke shkelur kurorën.

Gjoni 8:5 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Por në ligj Moisiu na ka urdhëruar të vriten me gurë gra të tilla, por ti ç’thua?.”

Gjoni 8:6 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Flisnin kështu për ta vënë në provë dhe për të pasur diçka për ta paditur. Por Jezusi, duke u shtënë se nuk dëgjoi, u përkul dhe shkruante me gisht në dhe.

Gjoni 8:7 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhe, kur ata vazhdonin ta pyesnin, ai u drejtua dhe u tha atyre: “Kush nga ju është pa mëkat, le ta hedhë i pari gurin kundër saj!.”

Gjoni 8:8 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Pastaj u përkul përsëri dhe shkruante në dhe.

Gjoni 8:9 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Atëherë ata, e dëgjuan këtë dhe të bindur nga ndërgjegjja, u larguan një nga një, duke filluar nga më të vjetrit e deri te të fundit; kështu Jezusi mbeti vetëm me atë grua, që qëndronte atje në mes.

Gjoni 8:10 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Jezusi atëherë u ngrit dhe, duke mos parë tjetër përveç gruas, i tha: “O grua, ku janë ata që të paditnin? Askush nuk të dënoi?.”

Gjoni 8:11 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhe ajo u përgjigj: “Askush, Zot.” Atëherë Jezusi i tha: “As unë nuk të dënoj; shko dhe mos mëkato më.”

Gjoni 8:12 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhe Jezusi u foli atyre përsëri duke thënë: “Unë jam drita e botës; kush më ndjek nuk do të ecë në errësirë, por do të ketë dritën e jetës.”

Gjoni 8:13 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Atëherë farisenjtë i thanë: “Ti dëshmon për vetveten; dëshmimi yt nuk është i vërtetë.”

Gjoni 8:14 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Jezusi u përgjigj dhe u tha atyre: “Edhe pse dëshmoj për vetvete, dëshmimi im është i vërtetë, sepse unë e di nga kam ardhur e ku po shkoj; ju, përkundrazi, nuk e dini as nga vij dhe as ku po shkoj.

Gjoni 8:15 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Ju gjykoni sipas mishit, unë nuk gjykoj asnjeri.

Gjoni 8:16 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Por, edhe kur gjykoj, gjykimi im është i vërtetë, sepse unë nuk jam vetëm, por jam unë dhe Ati që më dërgoi.

Gjoni 8:17 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Edhe në ligjin tuaj është shkruar se dëshmimi i dy njerëzve është i vërtetë.

Gjoni 8:18 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Unë jam ai që dëshmoj për vetvete dhe Ati që më ka dërguar dëshmon për mua.”

Gjoni 8:19 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Atëherë i thanë: “Ku është Ati yt?.” Jezusi u përgjigj: “Ju nuk më njihni as mua, as Atin tim; po të më njihnit mua, do të njihnit edhe Atin tim.”

Gjoni 8:20 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Jezusi i shprehu këto fjalë në vendin e thesarit, duke mësuar në tempull dhe askush nuk e kapi, sepse nuk i kishte ardhur akoma ora.

Gjoni 8:21 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Jezusi, pra, u tha atyre përsëri: “Unë po shkoj dhe ju do të më kërkoni, dhe do të vdisni në mëkatin tuaj. Atje ku shkoj unë, ju nuk mund të vini.”

Gjoni 8:22 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Prandaj Judenjtë thoshnin: “Mos don të vrasë veten, sepse thotë: "Ku shkoj unë, ju nuk mund të vini"?.”

Gjoni 8:23 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhe ai u tha atyre: “Ju jeni nga këtu poshtë, kurse unë jam nga atje lart; ju jeni prej kësaj bote, unë nuk jam prej kësaj bote.

Gjoni 8:24 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Prandaj ju thashë se ju do të vdisni në mëkatet tuaja, sepse po të mos besoni se unë jam, ju do të vdisni në mëkatet tuaja.”

Gjoni 8:25 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Atëherë ata i thanë: “Kush je ti?.” Dhe Jezusi u tha atyre: “Pikërisht atë që ju thashë.

Gjoni 8:26 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Shumë gjëra kam për të thënë e për të gjykuar lidhur me ju; por ai që më ka dërguar është i vërtetë dhe gjërat që kam dëgjuar nga ai, ia them botës.”

Gjoni 8:27 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Ata nuk e kuptuan se ai po u fliste atyre për Atin.

Gjoni 8:28 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Atëherë Jezusi u tha atyre: “Kur ta keni lartuar Birin e njeriut, atëherë do të njihni se unë jam, dhe se nuk bëj asgjë prej vetvetes, por i them këto gjëra ashtu si Ati më ka mësuar.

Gjoni 8:29 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhe ai që më ka dërguar është me mua; Ati s’më ka lënë vetëm, sepse bëj vazhdimisht gjërat që i pëlqejnë.”

Gjoni 8:30 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Ndërsa ai thoshte këto gjëra, shumë veta besuan në të.

Gjoni 8:31 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Atëherë Jezusi u tha Judenjve që besuan në të: “Nëse do të qëndroni në fjalën time, jeni me të vërtetë dishepujt e mi;

Gjoni 8:32 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
do ta njihni të vërtetën dhe e vërteta do t’ju bëjë të lirë.”

Gjoni 8:33 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Ata iu përgjigjën: “Ne jemi pasardhës të Abrahamit dhe s’kemi qenë kurrë sk-llevër të askujt; si mund të thuash ti: "Do të bëheni të lirë"?.”

Gjoni 8:34 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Jezusi u përgjigj atyre: Në të vërtetë, në të vërtetë po ju them: Kush bën mëkatin është skllav i mëkatit.

Gjoni 8:35 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Por skllavi nuk rri përgjithmonë në shtëpi; ndërsa biri rri përgjithmonë.

Gjoni 8:36 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Pra, nëse Biri do t’ju bëjë të lirë, do të jeni me të vërtetë të lirë.”

Gjoni 8:37 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
“Unë e di se jeni pasardhësit e Abrahamit, por ju kërkoni të më vrisni, sepse fjala ime nuk gjen vend në ju.

Gjoni 8:38 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Unë flas për ç’kam parë tek Ati im, dhe ju bëni gjërat që keni parë tek ati juaj.”

Gjoni 8:39 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Ata, duke u përgjigjur, i thanë: “Ati ynë është Abrahami.” Jezusi u tha atyre: “Po të ishit bij të Abrahamit, do të bënit veprat e Abrahamit;

Gjoni 8:40 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
por ju tani kërkoni të më vrisni mua, që ju kam folur të vërtetën që kam dëgjuar nga Perëndia; Abrahami këtë nuk e bëri.

Gjoni 8:41 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Ju bëni veprat e atit tuaj.” Prandaj ata i thanë: “Ne nuk lindëm nga kurvërimi; ne kemi një Atë të vetëm: Perëndinë.”

Gjoni 8:42 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Atëherë Jezusi u tha atyre: “Po të ishte Perëndia Ati juaj, ju do të më donit, sepse kam dalë dhe kam ardhur nga Perëndia; nuk kam ardhur, pra, nga vetja ime, por ai më ka dërguar.

Gjoni 8:43 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Përse nuk e kuptoni thënien time? Sepse nuk mund të dëgjoni fjalën time.

Gjoni 8:44 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Ju jeni nga djalli, që është ati juaj, dhe doni të bëni dëshirat e atit tuaj; ai ishte vrasës që nga fillimi dhe nuk qëndroi në të vërtetën, sepse në të nuk ka të vërtetë. Kur thotë të rrema, flet nga vetvetja, sepse është gënjeshtar dhe ati i rrenës.

Gjoni 8:45 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Kurse mua, duke qenë se ju them të vërtetën, nuk më besoni.

Gjoni 8:46 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Cili nga ju më bind për mëkat? Nëse flas të vërtetën, përse nuk më besoni?

Gjoni 8:47 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Kush është prej Perëndisë, i dëgjon fjalët e Perëndisë; prandaj ju nuk dëgjoni, se nuk jeni prej Perëndisë.”

Gjoni 8:48 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Atëherë Judenjtë iu përgjigjën dhe i thanë: “A nuk themi me të drejtë se ti je Samaritan dhe se ke një demon?.”

Gjoni 8:49 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Jezusi u përgjigj: “Unë s’kam një demon, por nderoj Atin tim; ju përkundrazi më çnderoni.

Gjoni 8:50 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Tani unë nuk kërkoj lavdinë time, ka kush e kërkon dhe gjykon.

Gjoni 8:51 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Në të vërtetë, në të vërtetë po ju them se ai që zbaton fjalën time, nuk do ta shohë kurrë vdekjen, përjetë.”

Gjoni 8:52 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Pra Judenjtë i thanë: “Tani njohim se ti ke një demon. Abrahami dhe profetët kanë vdekur, kurse ti thua: "Kur njëri zbaton fjalën time, nuk do ta shijojë kurrë vdekjen, përjetë".

Gjoni 8:53 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Ti qenke më i madh se ati ynë Abraham, i cili ka vdekur? Edhe profetët kanë vdekur; kush pretendon se je?.”

Gjoni 8:54 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Jezusi u përgjigj: “Në qoftë se unë e përlëvdoj veten, lavdia ime s’është asgjë. Éshtë Ati im ai që më përlëvdon, për të cilin ju thoni se është Perëndia juaj.

Gjoni 8:55 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Por ju ende s’e keni njohur, kurse unë e njoh dhe, po të thoja se nuk e njoh, do të isha një gënjeshtar si ju; por unë e njoh dhe e zbatoj fjalën e tij.

Gjoni 8:56 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Abrahami, ati juaj, ngazëllohej në shpresën që të shihte ditën time; e pa dhe u gëzua.”

Gjoni 8:57 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Judenjtë, pra, i thanë: “Ti ende nuk je pesëdhjetë vjeç dhe e paske parë Abrahamin?.”

Gjoni 8:58 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Jezusi u tha atyre: “Në të vërtetë, në të vërtetë unë po ju them: para se të kishte lindur Abrahami, unë jam.”

Gjoni 8:59 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Atëherë ata morën gurë, që t’i hidhnin kundër tij; por Jezusi u fsheh dhe doli nga tempulli, duke kaluar midis tyre; dhe kështu u largua.
Previous Chapter
« Gjoni 7 (ALB)
Next Chapter
Gjoni 9 (ALB) »

Available Bible Translations

American Standard Version (ASV)
John 8 (ASV) »
King James Version (KJV)
John 8 (KJV) »
GOD’S WORD® (GW)
John 8 (GW) »
Berean Bible (BSB)
John 8 (BSB) »
World English Bible (WEB)
John 8 (WEB) »
French Bible (LSG)
Jean 8 (LSG) »
German Bible (LUTH1912)
Johannes 8 (LUTH1912) »
Punjabi Bible (PANIRV)
ਯੂਹੰਨਾ 8 (PANIRV) »
Bengali Bible (BENIRV)
যোহন 8 (BENIRV) »
Marathi Bible (MARIRV)
योहान 8 (MARIRV) »
Gujarati Bible (GUJIRV)
યોહાન 8 (GUJIRV) »
Arabic Bible (AVD)
يوحنَّا 8 (AVD) »
Portuguese Bible (BSL)
João 8 (BSL) »
Vietnamese Bible (VIE)
Giăng 8 (VIE) »
Spanish Bible (RVA)
Juan 8 (RVA) »
Italian Bible (RIV)
Giovanni 8 (RIV) »
Chinese Simplified (CUVS)
约 翰 福 音 8 (CUVS) »
Chinese Traditional (CUVT)
約 翰 福 音 8 (CUVT) »
Swedish Bible (SV1917)
Johannes 8 (SV1917) »
Russian Bible (RUSV)
Иоанна 8 (RUSV) »
Ukrainian Bible (UKR)
Івана 8 (UKR) »
Hungarian Bible (KAR)
János 8 (KAR) »
Bulgarian Bible (BULG)
Йоан 8 (BULG) »
Norwegian Bible (NORSK)
Johannes 8 (NORSK) »

Gjoni (ALB) Chapter Selection

ALB Book Selection List

View full list of ALB Bible Books and Chapters