Gjoni Chapter 14 ALB Bible Verse Images

Gjoni 14 Bible Verse Pictures. Choose from a large collection of inspirational, motivational and encouraging Bible verses with pictures of nature. Download and share Gjoni 14 inspirational Bible verse images. Bible verse pictures were created based on verses from The Holy Bible in Albanian (ALB). The Albanian Bible translation is available in the Public Domain, which means that the ALB Bible is not copyright. (Bibla e Shenjtë) Dhjata e Vjetër, Dhjata e Re

Gjoni 14:1 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
“Zemra juaj mos u trondittë; besoni në Perëndi dhe besoni edhe në mua!

Gjoni 14:2 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Në shtëpinë e Atit tim ka shumë banesa; përndryshe do t’ju thoja. Unë po shkoj t’ju përgatis një vend.

Gjoni 14:3 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhe kur të shkoj e t’ju përgatis vendin, do të kthehem dhe do t’ju marr pranë meje, që aty ku jam unë, të jeni edhe ju.

Gjoni 14:4 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Ju e dini se ku po shkoj dhe e njihni edhe udhën.”

Gjoni 14:5 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Thomai i tha: “Zot, ne nuk e dimë se ku po shkon; pra, si mund ta njohim udhën?”

Gjoni 14:6 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Jezusi i tha: “Unë jam udha, e vërteta dhe jeta; askush nuk vjen tek Ati përveçse nëpërmjet meje.

Gjoni 14:7 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Po të më kishit njohur, do të kishit njohur edhe Atin tim; qysh tani e njihni dhe e keni parë.”

Gjoni 14:8 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Filipi i tha: “Zot, na e trego Atin, dhe na mjafton.”

Gjoni 14:9 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Jezusi i tha: “Ka kaq kohë që unë jam me ju dhe ti nuk më ke njohur akoma, o Filip? Kush më ka parë mua, ka parë Atin; Si vallë po thua: "Na e trego Atin?".

Gjoni 14:10 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
A nuk beson se unë jam në Atin dhe se Ati është në mua? Fjalët që po ju them, nuk i them nga vetja. Ati që qëndron në mua, është ai që i bën veprat.

Gjoni 14:11 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Më besoni se unë jam në Atin dhe se Ati është në mua; në mos, më besoni për shkak të vet veprave.

Gjoni 14:12 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Në të vërtetë, në të vërtetë po ju them: kush beson në mua do të bëjë edhe ai veprat që bëj unë; madje do të bëjë edhe më të mëdha se këto, sepse unë po shkoj tek Ati.

Gjoni 14:13 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhe çfarëdo të kërkoni në emrin tim, do ta bëj, që Ati të përlëvdohet në Birin.

Gjoni 14:14 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Në qoftë se do të kërkoni diçka në emrin tim, unë do ta bëj.”

Gjoni 14:15 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
“Nëse më doni, zbatoni urdhërimet e mia.

Gjoni 14:16 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhe unë do t’i lutem Atit dhe ai do t’ju japë një Ngushëllues tjetër, që do të qëndrojë përgjithmonë me ju,

Gjoni 14:17 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Frymën e së Vërtetës, që bota nuk mund ta marrë, sepse nuk e sheh dhe nuk e njeh; por ju e njihni, sepse qëndron me ju dhe do të jetë në ju.

Gjoni 14:18 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Nuk do t’ju lë bonjakë, do të kthehem te ju.

Gjoni 14:19 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Edhe pak kohë dhe bota nuk do të më shohë më, por ju do të më shihni; sepse unë jetoj, edhe ju do të jetoni.

Gjoni 14:20 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Atë ditë do të mësoni se unë jam në Atin tim, dhe se ju jeni në mua dhe unë në ju.

Gjoni 14:21 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Kush ka urdhërimet e mia dhe i zbaton, është ai që më do; dhe kush më do mua, Ati im do ta dojë; dhe unë do ta dua dhe do t’i dëftehem atij.”

Gjoni 14:22 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Juda, jo Iskarioti, i tha: “Zot, si vallë do të na dëftehesh neve dhe jo botës?.”

Gjoni 14:23 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Jezusi u përgjigj dhe i tha: “Nëse ndokush më do, do ta zbatojë fjalën time; edhe Ati im do ta dojë dhe ne do të vijmë tek ai dhe do të bëjmë banesën tek ai.

Gjoni 14:24 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Kush nuk më do, nuk i zbaton fjalët e mia; dhe fjala që po dëgjoni nuk është imja, por e Atit që më ka dërguar.

Gjoni 14:25 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Ju kam thënë këto gjëra, ndërkaq jam me ju;

Gjoni 14:26 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
por Ngushëlluesi, Fryma e Shenjtë, që Ati do ta dërgojë në emrin tim, do t’ju mësojë çdo gjë dhe do t’ju kujtojë të gjitha këto që ju thashë.

Gjoni 14:27 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Unë po ju lë paqen, po ju jap paqen time: unë po jua jap, po jo si e jep bota; zemra juaj mos u trondittë dhe mos u frikësoftë.

Gjoni 14:28 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Ju keni dëgjuar që ju thashë: "Unë po shkoj dhe do të kthehem te ju". Po të më donit, do të gëzoheshit sepse unë thashë: "Po shkoj tek Ati"; sepse Ati është më i madh se unë.

Gjoni 14:29 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhe jua kam thënë tani, para se të ndodhë, që, kur të ndodhë, të besoni.

Gjoni 14:30 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Nuk do të flas më gjatë me ju, sepse po vjen princi i kësaj bote dhe ai nuk ka asgjë në mua;

Gjoni 14:31 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
por kjo ndodh që bota ta njohë se unë e dua Atin dhe se bëj ashtu siç Ati më ka urdhëruar. Çohuni, ikim prej këndej!.”
Previous Chapter
« Gjoni 13 (ALB)
Next Chapter
Gjoni 15 (ALB) »

Available Bible Translations

American Standard Version (ASV)
John 14 (ASV) »
King James Version (KJV)
John 14 (KJV) »
GOD’S WORD® (GW)
John 14 (GW) »
Berean Bible (BSB)
John 14 (BSB) »
World English Bible (WEB)
John 14 (WEB) »
French Bible (LSG)
Jean 14 (LSG) »
German Bible (LUTH1912)
Johannes 14 (LUTH1912) »
Bengali Bible (BENIRV)
যোহন 14 (BENIRV) »
Marathi Bible (MARIRV)
योहान 14 (MARIRV) »
Gujarati Bible (GUJIRV)
યોહાન 14 (GUJIRV) »
Arabic Bible (AVD)
يوحنَّا 14 (AVD) »
Portuguese Bible (BSL)
João 14 (BSL) »
Vietnamese Bible (VIE)
Giăng 14 (VIE) »
Spanish Bible (RVA)
Juan 14 (RVA) »
Italian Bible (RIV)
Giovanni 14 (RIV) »
Chinese Simplified (CUVS)
约 翰 福 音 14 (CUVS) »
Chinese Traditional (CUVT)
約 翰 福 音 14 (CUVT) »
Swedish Bible (SV1917)
Johannes 14 (SV1917) »
Russian Bible (RUSV)
Иоанна 14 (RUSV) »
Ukrainian Bible (UKR)
Івана 14 (UKR) »
Hungarian Bible (KAR)
János 14 (KAR) »
Bulgarian Bible (BULG)
Йоан 14 (BULG) »
Norwegian Bible (NORSK)
Johannes 14 (NORSK) »

Gjoni (ALB) Chapter Selection

ALB Book Selection List

View full list of ALB Bible Books and Chapters