Gjoni Chapter 9 ALB Bible Verse Images

Gjoni 9 Bible Verse Pictures. Choose from a large collection of inspirational, motivational and encouraging Bible verses with pictures of nature. Download and share Gjoni 9 inspirational Bible verse images. Bible verse pictures were created based on verses from The Holy Bible in Albanian (ALB). The Albanian Bible translation is available in the Public Domain, which means that the ALB Bible is not copyright. (Bibla e Shenjtë) Dhjata e Vjetër, Dhjata e Re

Gjoni 9:1 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Kur po kalonte, pa një njeri që ishte i verbër që nga lindja.

Gjoni 9:2 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhe dishepujt e tij e pyetën duke thënë: “Mësues, kush ka mëkatuar, ai apo prindërit e tij, që ai ka lindur i verbër?.”

Gjoni 9:3 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Jezusi u përgjigj: “As ai, as prindërit e tij s’kanë mëkatuar, por kjo ndodhi që tek ai të dëftohen veprat e Perëndisë.

Gjoni 9:4 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Unë duhet t’i kryej veprat e atij që më ka dërguar sa është ditë; vjen nata kur askush nuk mund të veprojë.

Gjoni 9:5 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Derisa jam në botë, unë jam drita e botës.”

Gjoni 9:6 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Pasi kishte thënë këto gjëra, pështyu përdhe, bëri baltë me pështymë dhe leu sytë e të verbrit me të.

Gjoni 9:7 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Pastaj i tha: “Shko, lahu në pellgun e Siloamit” (që do të thotë: dërguar); dhe ai shkoi atje, u la dhe u kthye duke parë.

Gjoni 9:8 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Atëherë fqinjtë dhe ata që më parë e kishin parë të verbër, thanë: “A s’është ky ai që rrinte ulur dhe lypte?.”

Gjoni 9:9 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Disa thoshnin: “Ai është.” Të tjerë: “I përngjan atij.” Dhe ai thoshte: “Unë jam.”

Gjoni 9:10 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
I thanë pra: “Si të janë hapur sytë?.”

Gjoni 9:11 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Ai u përgjigj dhe tha: “Një njeri, që quhet Jezus, ka bërë baltë, m’i leu sytë dhe më tha: "Shko te pellgu i Siloamit dhe lahu". Dhe unë shkova atje, u lava dhe m’u kthye drita e syve.”

Gjoni 9:12 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhe ata i thanë: “Ku është ai?.” Ai u përgjigj: “Nuk e di.”

Gjoni 9:13 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Atëherë ata e çuan te farisenjtë atë që më parë kishte qenë i verbër.

Gjoni 9:14 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhe ishte e shtunë kur Jezusi bëri baltën dhe ia hapi sytë.

Gjoni 9:15 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Edhe farisenjtë, pra, e pyesnin përsëri si e fitoi dritën e syve. Dhe ai u tha atyre: “Më vuri baltë mbi sy, u lava dhe shoh.”

Gjoni 9:16 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Atëherë disa farisenj thanë: “Ky njeri nuk është nga Perëndia, sepse nuk e respekton të shtunën!.” Të tjerë thoshnin: “Si mund të kryejë shenja të tilla një njeri mëkatar?.” Dhe kishte përçarje midis tyre.

Gjoni 9:17 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
E pyetën, pra, përsëri të verbrin: “Po ti, ç’thua për atë për faktin që t’i ka hapur sytë?.” Ai tha: “Éshtë një profet.”

Gjoni 9:18 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Por Judenjtë nuk besuan se ai kishte qenë i verbër dhe se kishte fituar dritën e syve, derisa thirrën prindërit e atij që kishte fituar dritën e syve.

Gjoni 9:19 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhe i pyetën ata: “A është ky djali juaj, për të cilin ju thoni se ka lindur i verbër? Vallë si sheh tani?.”

Gjoni 9:20 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Prindërit e tij, duke u përgjigjur atyre, thanë: “E dimë se ky është djali ynë dhe se ka lindur i verbër,

Gjoni 9:21 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
por ne nuk dimë se si sheh tani ose se kush ia ka hapur sytë; pyeteni atë; ai moshë ka, do t’ju flasë për veten e vet.”

Gjoni 9:22 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Këto thanë prindërit e tij, sepse kishin frikë nga Judenjtë; sepse Judenjtë kishin vendosur që, nëse dikush do ta rrëfente Jezusin si Krishti, do të përjashtohej nga sinagoga.

Gjoni 9:23 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Prandaj prindërit e tij thanë: “Moshë ka, pyeteni atë.”

Gjoni 9:24 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Atëherë ata e thirrën përsëri njeriun që kishte qenë i verbër dhe i thanë: “Jepi lavdi Perëndisë; ne e dimë se ai njeri është mëkatar.”

Gjoni 9:25 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Ai atëherë u përgjigj dhe tha: “Në është mëkatar, nuk e di, por di një gjë, që isha i verbër dhe tani shoh.”

Gjoni 9:26 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
E pyetën përsëri: “Ç’të bëri? Si t’i ka hapur sytë?.”

Gjoni 9:27 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Ai u përgjigj atyre: “Unë tashmë ua kam thënë dhe ju nuk keni dëgjuar; pse doni ta dëgjoni përsëri? Doni ndoshta të bëheni edhe ju dishepuj të tij?.”

Gjoni 9:28 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Por ata e fyen dhe thanë: “Ti je dishepull i tij, por ne jemi dishepuj të Moisiut!

Gjoni 9:29 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Ne e dimë se Perëndia i foli Moisiut; sa për atë, nuk e dimë se nga është.”

Gjoni 9:30 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Ai njeri u përgjigj dhe u tha atyre: “E pra, është e çuditshme që ju të mos dini nga është ai; megjithatë ai m’i hapi sytë!

Gjoni 9:31 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhe ne e dimë se Perëndia nuk i dëgjon mëkatarët, por nëse dikush është i druajtshëm ndaj Perëndisë dhe bën vullnetin e tij, ai atë e dëgjon!

Gjoni 9:32 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Që prej fillimit të botës nuk është dëgjuar që dikush t’ia ketë hapur sytë një të linduri të verbër.

Gjoni 9:33 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Po të mos ishte ky nga Perëndia, nuk do të mund të bënte asgjë.”

Gjoni 9:34 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Ata u përgjigjën dhe i thanë: “Ti ke lindur i tëri në mëkate e don të na mësosh?.” Dhe e nxorën jashtë.

Gjoni 9:35 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Jezusi e mori vesh se e nxorën jashtë dhe, kur e gjeti, i tha: “A beson ti në Birin e Perëndisë?.”

Gjoni 9:36 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Ai u përgjigj dhe tha: “Kush është, Zot, që unë të besoj në të?.”

Gjoni 9:37 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhe Jezusi i tha: “Ti e ke parë; është pikërisht ai që po të flet.”

Gjoni 9:38 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Atëherë ai tha: “Unë besoj, o Zot”; dhe e adhuroi.

Gjoni 9:39 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Pastaj Jezusi tha: “Unë kam ardhur në këtë botë për të bërë një gjyq, që ata që nuk shohin të shohin dhe ata që shohin të verbohen.”

Gjoni 9:40 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Disa nga farisenjtë që ishin me të i dëgjuan këto gjëra dhe i thanë: “Jemi të verbër edhe ne?.”

Gjoni 9:41 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Jezusi u përgjigj atyre: “Po të ishit të verbër, nuk do të kishit asnjë mëkat; por tani thoni: "Ne shohim," prandaj mëkati juaj mbetet.”
Previous Chapter
« Gjoni 8 (ALB)
Next Chapter
Gjoni 10 (ALB) »

Available Bible Translations

American Standard Version (ASV)
John 9 (ASV) »
King James Version (KJV)
John 9 (KJV) »
GOD’S WORD® (GW)
John 9 (GW) »
Berean Bible (BSB)
John 9 (BSB) »
World English Bible (WEB)
John 9 (WEB) »
French Bible (LSG)
Jean 9 (LSG) »
German Bible (LUTH1912)
Johannes 9 (LUTH1912) »
Punjabi Bible (PANIRV)
ਯੂਹੰਨਾ 9 (PANIRV) »
Bengali Bible (BENIRV)
যোহন 9 (BENIRV) »
Marathi Bible (MARIRV)
योहान 9 (MARIRV) »
Gujarati Bible (GUJIRV)
યોહાન 9 (GUJIRV) »
Arabic Bible (AVD)
يوحنَّا 9 (AVD) »
Portuguese Bible (BSL)
João 9 (BSL) »
Vietnamese Bible (VIE)
Giăng 9 (VIE) »
Spanish Bible (RVA)
Juan 9 (RVA) »
Italian Bible (RIV)
Giovanni 9 (RIV) »
Chinese Simplified (CUVS)
约 翰 福 音 9 (CUVS) »
Chinese Traditional (CUVT)
約 翰 福 音 9 (CUVT) »
Swedish Bible (SV1917)
Johannes 9 (SV1917) »
Russian Bible (RUSV)
Иоанна 9 (RUSV) »
Ukrainian Bible (UKR)
Івана 9 (UKR) »
Hungarian Bible (KAR)
János 9 (KAR) »
Bulgarian Bible (BULG)
Йоан 9 (BULG) »
Norwegian Bible (NORSK)
Johannes 9 (NORSK) »

Gjoni (ALB) Chapter Selection

ALB Book Selection List

View full list of ALB Bible Books and Chapters