Gjoni Chapter 21 ALB Bible Verse Images

Gjoni 21 Bible Verse Pictures. Choose from a large collection of inspirational, motivational and encouraging Bible verses with pictures of nature. Download and share Gjoni 21 inspirational Bible verse images. Bible verse pictures were created based on verses from The Holy Bible in Albanian (ALB). The Albanian Bible translation is available in the Public Domain, which means that the ALB Bible is not copyright. (Bibla e Shenjtë) Dhjata e Vjetër, Dhjata e Re

Gjoni 21:1 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Pas këtyre gjërave, Jezusi iu shfaq përsëri dishepujve pranë Detit të Tiberiadës; dhe u shfaq në këtë mënyrë:

Gjoni 21:2 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Simon Pjetri, Thomai i quajtur Binjaku, Natanaeli nga Kana e Galilesë, të bijtë e Zebedeut dhe dy të tjerë nga dishepujt e tij ishin bashkë.

Gjoni 21:3 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Simon Pjetri u tha atyre: “Po shkoj të peshkoj.” Ata i thanë: “Po vijmë edhe ne me ty.” Dolën dhe hipën menjëherë në barkë; por atë natë nuk zunë asgjë.

Gjoni 21:4 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Në mëngjes herët, Jezusi ndenji te bregu; megjithatë dishepujt nuk e kuptuan se ishte Jezusi.

Gjoni 21:5 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhe Jezusi u tha atyre: “O djema, a keni ndonjë gjë për të ngrënë?.” Ata iu përgjigjën: “Jo!.”

Gjoni 21:6 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhe ai u tha atyre: “Hidhni rrjetën në anën e djathtë të barkës dhe do të gjeni.” E hodhën, pra, dhe s’mundën më ta tërhiqnin nga shumica e peshqve.

Gjoni 21:7 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Atëherë dishepulli, të cilin Jezusi e donte, i tha Pjetrit: “Éshtë Zoti.” Simon Pjetri, kur dëgjoi se ishte Zoti, u mbështoll me rrobë (sepse ishte i zhveshur) dhe u hodh në det.

Gjoni 21:8 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dishepujt e tjerë përkundrazi shkuan me barkë (sepse nuk ishin shumë larg nga toka, vetëm dyqind kubitë), duke tërhequr rrjetën plot me peshq.

Gjoni 21:9 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Mbasi dolën në tokë, panë një zjarr me prush dhe mbi të peshk dhe bukë.

Gjoni 21:10 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Jezusi u tha atyre: “Sillni këtu disa nga peshqit që zutë tani!.”

Gjoni 21:11 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Simon Pjetri hipi përsëri në barkë dhe nxori në tokë rrjetën, plot me peshq të mëdhenj, njëqind e pesëdhjetë e tre; dhe, megjithse ishin aq shumë, rrjeta nuk u shqye.

Gjoni 21:12 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Jezusi u tha atyre: “Ejani të hani mëngjes.” Por asnjë nga dishepujt nuk guxonte ta pyeste: “Kush je?,” duke ditur se ishte Zoti.

Gjoni 21:13 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Atëherë Jezusi erdhi, mori bukë dhe ua dha atyre; po kështu edhe peshkun.

Gjoni 21:14 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Kjo ishte e treta herë që Jezusi iu shfaq dishepujve të vet, mbasi ishte ringjallur së vdekuri.

Gjoni 21:15 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Mbasi kishin ngrënë, Jezusi i tha Simon Pjetrit: “Simon nga Jona, a më do ti mua më shumë se këta?.” Iu përgjigj: “Po, Zot, ti e di se unë të dua.” Jezusi i tha: “Kulloti qengjat e mi!.”

Gjoni 21:16 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Përsëri e pyeti për të dytën herë: “Simon nga Jona, a më do ti mua?.” Iu përgjigj: “Po, Zot, ti e di se unë të dua.” Jezusi i tha: “Ki kujdes për delet e mia.”

Gjoni 21:17 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
E pyeti për të tretën herë: “Simon nga Jona, a më do ti mua?.” Pjetri u trishtua pse e pyeti për të tretën herë: “A më do ti mua?,” dhe iu përgjigj: “Zot, ti di çdo gjë, ti di se unë të dua.” Jezusi i tha: “Kulloti delet e mia.

Gjoni 21:18 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Në të vërtetë, në të vërtetë po të them se, kur ti ishe i ri, e ngjeshje vetveten dhe shkoje ku të doje; po kur të jesh plak, do t’i shtrish duart dhe dikush tjetër do të të ngjeshë e do të të çojë atje ku ti nuk do të doje.”

Gjoni 21:19 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
I tha këto fjalë për të bërë të ditur se me ç’vdekje ai do ta përlëvdonte Perëndinë. Dhe, si i tha këto, i tha: “Ndiqmë.”

Gjoni 21:20 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhe Pjetri u kthye dhe pa se po e ndiqte dishepulli, të cilin Jezusi e donte, ai që gjatë darkës ishte mbështetur mbi kraharorin e Jezusit dhe kishte pyetur: “Zot, kush është ai që po të tradhton?.”

Gjoni 21:21 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Kur Pjetri e pa, i tha Jezusit: “Zot, dhe me të ç’do të bëhet?.”

Gjoni 21:22 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Jezusi iu përgjigj: “Nëse dua që ai të mbetet derisa të vij unë, ç’të duhet? Ti ndiqmë!.”

Gjoni 21:23 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Atëherë u hap zëri midis vëllezërve se ai dishepull nuk do të vdiste; por Jezusi nuk i kishte thënë Pjetrit se ai nuk do të vdiste, por: “Nëse unë dua që ky të mbetet derisa të vij unë, ç’të duhet?.”

Gjoni 21:24 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Ky është dishepulli që dëshmon për këto gjëra dhe që ka shkruar këto gjëra; dhe ne dimë se dëshmia e tij është e vërtetë.

Gjoni 21:25 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Janë edhe shumë gjëra të tjera që i bëri Jezusi, të cilat, po të shkruheshin një nga një, unë mendoj se nuk do të mjaftonte mbarë bota që t’i nxinte librat që do të mund të shkruheshin. Amen.
Previous Chapter
« Gjoni 20 (ALB)

Available Bible Translations

American Standard Version (ASV)
John 21 (ASV) »
King James Version (KJV)
John 21 (KJV) »
GOD’S WORD® (GW)
John 21 (GW) »
Berean Bible (BSB)
John 21 (BSB) »
World English Bible (WEB)
John 21 (WEB) »
French Bible (LSG)
Jean 21 (LSG) »
German Bible (LUTH1912)
Johannes 21 (LUTH1912) »
Bengali Bible (BENIRV)
যোহন 21 (BENIRV) »
Marathi Bible (MARIRV)
योहान 21 (MARIRV) »
Gujarati Bible (GUJIRV)
યોહાન 21 (GUJIRV) »
Arabic Bible (AVD)
يوحنَّا 21 (AVD) »
Portuguese Bible (BSL)
João 21 (BSL) »
Vietnamese Bible (VIE)
Giăng 21 (VIE) »
Spanish Bible (RVA)
Juan 21 (RVA) »
Italian Bible (RIV)
Giovanni 21 (RIV) »
Chinese Simplified (CUVS)
约 翰 福 音 21 (CUVS) »
Chinese Traditional (CUVT)
約 翰 福 音 21 (CUVT) »
Swedish Bible (SV1917)
Johannes 21 (SV1917) »
Russian Bible (RUSV)
Иоанна 21 (RUSV) »
Ukrainian Bible (UKR)
Івана 21 (UKR) »
Hungarian Bible (KAR)
János 21 (KAR) »
Bulgarian Bible (BULG)
Йоан 21 (BULG) »
Norwegian Bible (NORSK)
Johannes 21 (NORSK) »

Gjoni (ALB) Chapter Selection

ALB Book Selection List

View full list of ALB Bible Books and Chapters