Mateu Chapter 23 ALB Bible Verse Images

Mateu 23 Bible Verse Pictures. Choose from a large collection of inspirational, motivational and encouraging Bible verses with pictures of nature. Download and share Mateu 23 inspirational Bible verse images. Bible verse pictures were created based on verses from The Holy Bible in Albanian (ALB). The Albanian Bible translation is available in the Public Domain, which means that the ALB Bible is not copyright. (Bibla e Shenjtë) Dhjata e Vjetër, Dhjata e Re

Mateu 23:1 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Atëherë Jezusi u foli turmave dhe dishepujve të vet,

Mateu 23:2 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
duke thënë: “Skribët dhe farisenjtë ulen mbi katedrën e Moisiut.

Mateu 23:3 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Zbatoni, pra, dhe bëni gjithçka t’ju thonë të zbatoni; por mos bëni si bëjnë ata, sepse thonë, por nuk e bëjnë.

Mateu 23:4 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Por lidhin barrë të rënda që barten me vështirësi, dhe ua vënë mbi kurrizin e njerëzve; Por ata nuk duan të luajnë vetë as me gisht.

Mateu 23:5 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Por të gjitha veprat e tyre i bëjnë për t’u dukur nga njerëzit; i zgjërojnë filateritë e tyre dhe i zgjatin thekët e rrobave të tyre.

Mateu 23:6 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Duan kryet e vendit në gostira dhe vendet e para në sinagoga,

Mateu 23:7 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
si edhe përshëndetjet në sheshe dhe të quhen rabbi, rabbi nga njerëzit.

Mateu 23:8 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Por ju mos lejoni që t’ju quajnë rabbi, sepse vetëm një është mësuesi juaj: Krishti, dhe ju të gjithë jeni vëllezër.

Mateu 23:9 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhe përmbi tokë mos thirrni askënd atë tuaj, sepse vetëm një është Ati juaj, ai që është në qiej.

Mateu 23:10 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
As mos lejoni që t’ju quajnë udhëheqës, sepse vetëm një është udhëheqësi juaj: Krishti.

Mateu 23:11 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhe më i madhi prej jush le të jetë shërbëtori juaj.

Mateu 23:12 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Sepse kush do të lartësojë veten, do të poshtërohet; dhe kush do të përulë veten, do të lartësohet.

Mateu 23:13 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Por mjerë ju, o skribë dhe farisenj hipokritë! Sepse mbyllni mbretërinë e qiejve para njerëzve; sepse as ju nuk hyni, as nuk i lini të hyjnë ata që janë për të hyrë.

Mateu 23:14 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Mjerë ju, o skribë dhe farisenj hipokritë! Sepse gllabëroni shtëpitë e të vejave dhe për sy e faqe bëni lutje të gjata; për këtë arsye ju do të pësoni një dënim më të rreptë.

Mateu 23:15 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Mjerë ju, o skribë dhe farisenj hipokritë! Sepse përshkoni detin dhe dheun për të bërë prozelitë, dhe kur ndokush bëhet i tillë, e bëni bir të Gehenas dhe dy herë më të keq se ju!

Mateu 23:16 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Mjerë ju, udhëheqës të verbër, që thoni: "Në qoftë se dikush betohet për tempullin, kjo s’është gjë; por në qoftë se betohet për arin e tempullit, është i detyruar".

Mateu 23:17 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Të marrë dhe të verbër! Sepse cili është më i madh: ari apo tempulli që e shenjtëron arin?

Mateu 23:18 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhe në qoftë se dikush betohet për altarin, s’është gjë; por ne qoftë se betohet për ofertën që është mbi të, është i detyruar".

Mateu 23:19 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Të marrë dhe të verbër! Sepse cila është më e madhe, oferta apo altari që e shenjtëron ofertën?

Mateu 23:20 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Ai, pra, që betohet për altarin, betohet për të dhe për çdo gjë që është përmbi të!

Mateu 23:21 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Ai që betohet për tempullin, betohet për të dhe për atë që banon atje.

Mateu 23:22 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhe ai që betohet për qiellin, betohet për fronin e Perëndisë dhe për atë që është ulur mbi të.

Mateu 23:23 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Mjerë ju, skribë dhe farisenj hipokritë! Sepse ju llogaritni të dhjetën e mëndrës, të koprës dhe të barit të gjumit, dhe lini pas dore gjërat më të rëndësishme të ligjit: gjyqin, mëshirën dhe besimin; këto gjëra duhet t’i praktikoni pa i lënë pas dore të tjerat.

Mateu 23:24 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Udhëheqës të verbër, që sitni mushkonjën dhe kapërdini devenë!

Mateu 23:25 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Mjerë ju, skribë dhe farisenj hipokritë! Sepse pastroni anën e jashtme të kupës dhe të pjatës, ndërsa përbrenda janë plot me grabitje dhe teprime.

Mateu 23:26 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Farise i verbër! Pastro më parë përbrenda kupën dhe pjatën, që edhe përjashta të jetë e pastër.

Mateu 23:27 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Mjerë ju, o skribë dhe farisenj hipokritë! Sepse u ngjani varreve të zbardhuara (me gëlqere), që nga jashtë duken të bukur, por brenda janë plot eshtra të vdekurish dhe gjithfarë papastërtish.

Mateu 23:28 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Kështu edhe ju nga jashtë u paraqiteni njerëzve si të drejtë; por përbrenda jeni plot hipokrizi dhe paudhësi.

Mateu 23:29 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Mjerë ju, o skribë dhe farisenj hipokritë! Sepse ndërtoni varrezat e profetëve dhe zbukuroni monumentet e të drejtëve,

Mateu 23:30 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
dhe thoni: "Po të kishim jetuar në kohën e etërve tanë, nuk do të kishim bashkëpunuar me ta në vrasjen e profetëve".

Mateu 23:31 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Duke folur kështu, ju dëshmoni kundër vetes suaj, se jeni bijtë e atyre që vranë profetët.

Mateu 23:32 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Ju e kaloni masën e etërve tuaj!

Mateu 23:33 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
O gjarpërinj, o pjellë nëpërkash! Si do t’i shpëtoni gjykimit të Gehenas?

Mateu 23:34 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Prandaj, ja unë po ju dërgoj profetë, dijetarë dhe skribë; ju disa prej tyre do t’i vritni dhe do t’i kryqëzoni, disa të tjerë do t’i fshikulloni në sinagogat tuaja dhe do t’i persekutoni nga një qytet në tjetrin,

Mateu 23:35 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
që të bjerë mbi ju gjithë gjaku i drejtë i derdhur mbi dhe, nga gjaku i të drejtit Abel, deri te gjaku i Zaharias, birit të Barakias, që ju e vratë ndërmjet tempullit dhe altarit.

Mateu 23:36 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Në të vërtetë po ju them se të gjitha këto gjëra do të bien mbi këtë brez.

Mateu 23:37 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Jeruzalem, Jeruzalem, që i vret profetët dhe i vret me gurë ata që të janë dërguar! Sa herë kam dashur t’i mbledh bijtë e tu ashtu si i mbledh klloçka zogjtë e vet nën krahë, por ju nuk deshët!

Mateu 23:38 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Ja, shtëpia juaj po ju lihet e shkretë.

Mateu 23:39 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Sepse unë po ju them, se tash e tutje nuk do të më shihni më deri sa të thoni: "I bekuar qoftë ai që vjen në emër të Zotit!".”
Previous Chapter
« Mateu 22 (ALB)
Next Chapter
Mateu 24 (ALB) »

Available Bible Translations

American Standard Version (ASV)
Matthew 23 (ASV) »
King James Version (KJV)
Matthew 23 (KJV) »
GOD’S WORD® (GW)
Matthew 23 (GW) »
Berean Bible (BSB)
Matthew 23 (BSB) »
World English Bible (WEB)
Matthew 23 (WEB) »
French Bible (LSG)
Matthieu 23 (LSG) »
German Bible (LUTH1912)
Matthäus 23 (LUTH1912) »
Punjabi Bible (PANIRV)
ਮੱਤੀ 23 (PANIRV) »
Bengali Bible (BENIRV)
মথি 23 (BENIRV) »
Marathi Bible (MARIRV)
मत्तय 23 (MARIRV) »
Gujarati Bible (GUJIRV)
માથ્થી 23 (GUJIRV) »
Arabic Bible (AVD)
مَتَّى 23 (AVD) »
Portuguese Bible (BSL)
Mateus 23 (BSL) »
Vietnamese Bible (VIE)
Ma-thi-ơ 23 (VIE) »
Spanish Bible (RVA)
Mateo 23 (RVA) »
Italian Bible (RIV)
Matteo 23 (RIV) »
Chinese Simplified (CUVS)
马 太 福 音 23 (CUVS) »
Chinese Traditional (CUVT)
馬 太 福 音 23 (CUVT) »
Swedish Bible (SV1917)
Matteus 23 (SV1917) »
Russian Bible (RUSV)
Матфея 23 (RUSV) »
Ukrainian Bible (UKR)
Матвія 23 (UKR) »
Hungarian Bible (KAR)
Máté 23 (KAR) »
Bulgarian Bible (BULG)
Матей 23 (BULG) »
Norwegian Bible (NORSK)
Matteus 23 (NORSK) »

Mateu (ALB) Chapter Selection

ALB Book Selection List

View full list of ALB Bible Books and Chapters