Mateu Chapter 17 ALB Bible Verse Images

Mateu 17 Bible Verse Pictures. Choose from a large collection of inspirational, motivational and encouraging Bible verses with pictures of nature. Download and share Mateu 17 inspirational Bible verse images. Bible verse pictures were created based on verses from The Holy Bible in Albanian (ALB). The Albanian Bible translation is available in the Public Domain, which means that the ALB Bible is not copyright. (Bibla e Shenjtë) Dhjata e Vjetër, Dhjata e Re

Mateu 17:1 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Mbas gjashtë ditësh Jezusi mori me vete Pjetrin, Jakobin dhe Gjonin, vëllanë e tij, dhe i çoi mbi një mal të lartë, në vetmi;

Mateu 17:2 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
dhe u shpërfytyrua përpara tyre: fytyra e tij shkëlqeu si dielli dhe rrobat e tij u bënë të bardha si drita.

Mateu 17:3 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhe ja, iu shfaqën atyre Moisiu dhe Elia, të cilët bisedonin me të.

Mateu 17:4 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Atëherë Pjetri, duke marrë fjalën, i tha Jezusit: “Zot, është mirë që ne jemi këtu; po të duash, do të ngremë këtu tri çadra: një për ty, një për Moisiun dhe një për Elian.”

Mateu 17:5 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Ndërsa ai fliste akoma, ja një re plot dritë i mbuloi; dhe nga reja u dëgjua një zë që thoshte: “Ky është Biri im i dashur, në të jam kënaqur: dëgjojeni!.”

Mateu 17:6 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhe dishepujt, sapo e dëgjuan këtë, ranë me fytyrë për tokë dhe i zuri një frikë e madhe.

Mateu 17:7 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Por Jezusi u afrua, i preku dhe tha: “Çohuni dhe mos kini frikë!.”

Mateu 17:8 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhe ata, kur i çuan sytë, nuk panë njeri, përveç Jezusit vetëm.

Mateu 17:9 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Pastaj, kur po zbrisnin nga mali, Jezusi u dha atyre këtë urdhër duke thënë: “Mos i flisni askujt për këtë vegim, derisa i Biri i njeriut të jetë ringjallur prej së vdekuri.”

Mateu 17:10 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Atëherë dishepujt e tij e pyetën duke thënë: “Vallë pse skribët thonë se duhet të vijë më parë Elia?.”

Mateu 17:11 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhe Jezusi u përgjigj: “Vërtetë Elia duhet të vijë më parë dhe të rivendosë çdo gjë.

Mateu 17:12 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Por unë ju them se Elia ka ardhur dhe ata nuk e kanë njohur, madje u sollën me të si deshën; kështu edhe Birit të njeriut do t’i duhet të vuajë prej tyre.”

Mateu 17:13 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Atëherë dishepujt e kuptuan se u kishte folur për Gjon Pagëzorin.

Mateu 17:14 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Kur arritën afër turmës, një burrë iu afrua dhe, duke u gjunjëzuar para tij,

Mateu 17:15 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
tha: “Zot, ki mëshirë për birin tim, sepse është epileptik dhe vuan shumë; shpesh ai bie në zjarr dhe shpesh në ujë.

Mateu 17:16 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Tani unë e solla te dishepujt e tu, por ata nuk mundën ta shërojnë.”

Mateu 17:17 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhe Jezusi duke u përgjigjur tha: “O brez që nuk beson dhe i çoroditur! Deri kur do të qëndroj midis jush? Deri kur do t’ju duroj? E sillni këtu tek unë.”

Mateu 17:18 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Atëherë Jezusi e qortoi demonin dhe ky doli nga djali; dhe që nga ai çast djali u shërua.

Mateu 17:19 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Atëherë dishepujt iu afruan Jezusit mënjanë dhe i thanë: “Përse ne nuk ishim në gjendje ta dëbonim?.”

Mateu 17:20 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhe Jezusi u tha atyre: “Prej mosbesimit tuaj; sepse në të vërtetë, unë po ju them, se po të keni besim sa një kokërr sinapi, do t’i thoni këtij mali: "Zhvendosu nga këtu atje," dhe ai do të zhvendoset; dhe asgjë nuk do të jetë e pamundshme për ju.

Mateu 17:21 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Por ky lloji demoni nuk del veçse me anë të lutjes dhe të agjërimit.”

Mateu 17:22 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Por, ndërsa ata qëndronin në Galile, Jezusi u tha atyre: “Biri i njeriut do t’u dorëzohet në duart e njerëzve,

Mateu 17:23 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
dhe ata do ta vrasin; por ditën e tretë ai do të ringjallet.” Dhe ata u pikëlluan shumë.

Mateu 17:24 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Kur arritën në Kapernaum, vjelësit e të drahmeve iu afruan Pjetrit dhe thanë: “Mësuesi juaj a e paguan taksën e tempullit?.”

Mateu 17:25 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Ai tha: “Po.” Kur hyri në shtëpi, Jezusi e priti përpara duke thënë: “Ç’mendon ti, Simon? Prej kujt i marrin haraçet ose taksat mbretërit e dheut? Prej bijve të vet apo prej të huajve?.”

Mateu 17:26 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Pjetri i tha: “Prej të huajve.” Jezusi tha: “Bijtë, pra, përjashtohen.

Mateu 17:27 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Megjithatë, për të mos i skandalizuar ata, shko në det, hidhe grepin dhe merr peshkun e parë që do vijë lart, hapja gojën dhe do të gjesh një staterë; merre dhe jepjau atyre për ty dhe për mua.”
Previous Chapter
« Mateu 16 (ALB)
Next Chapter
Mateu 18 (ALB) »

Available Bible Translations

American Standard Version (ASV)
Matthew 17 (ASV) »
King James Version (KJV)
Matthew 17 (KJV) »
GOD’S WORD® (GW)
Matthew 17 (GW) »
Berean Bible (BSB)
Matthew 17 (BSB) »
World English Bible (WEB)
Matthew 17 (WEB) »
French Bible (LSG)
Matthieu 17 (LSG) »
German Bible (LUTH1912)
Matthäus 17 (LUTH1912) »
Punjabi Bible (PANIRV)
ਮੱਤੀ 17 (PANIRV) »
Bengali Bible (BENIRV)
মথি 17 (BENIRV) »
Marathi Bible (MARIRV)
मत्तय 17 (MARIRV) »
Gujarati Bible (GUJIRV)
માથ્થી 17 (GUJIRV) »
Arabic Bible (AVD)
مَتَّى 17 (AVD) »
Portuguese Bible (BSL)
Mateus 17 (BSL) »
Vietnamese Bible (VIE)
Ma-thi-ơ 17 (VIE) »
Spanish Bible (RVA)
Mateo 17 (RVA) »
Italian Bible (RIV)
Matteo 17 (RIV) »
Chinese Simplified (CUVS)
马 太 福 音 17 (CUVS) »
Chinese Traditional (CUVT)
馬 太 福 音 17 (CUVT) »
Swedish Bible (SV1917)
Matteus 17 (SV1917) »
Russian Bible (RUSV)
Матфея 17 (RUSV) »
Ukrainian Bible (UKR)
Матвія 17 (UKR) »
Hungarian Bible (KAR)
Máté 17 (KAR) »
Bulgarian Bible (BULG)
Матей 17 (BULG) »
Norwegian Bible (NORSK)
Matteus 17 (NORSK) »

Mateu (ALB) Chapter Selection

ALB Book Selection List

View full list of ALB Bible Books and Chapters