Mateu Chapter 24 ALB Bible Verse Images

Mateu 24 Bible Verse Pictures. Choose from a large collection of inspirational, motivational and encouraging Bible verses with pictures of nature. Download and share Mateu 24 inspirational Bible verse images. Bible verse pictures were created based on verses from The Holy Bible in Albanian (ALB). The Albanian Bible translation is available in the Public Domain, which means that the ALB Bible is not copyright. (Bibla e Shenjtë) Dhjata e Vjetër, Dhjata e Re

Mateu 24:1 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Tani kur Jezusi doli nga tempulli dhe po largohej, dishepujt e tij iu afruan për t’i treguar ndërtesat e tempullit.

Mateu 24:2 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Por Jezusi u tha atyre: “A nuk i shikoni ju të gjitha këto? Në të vërtetë po ju them se këtu nuk do të mbetet asnjë gur mbi gur që nuk do të rrënohet.”

Mateu 24:3 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Pastaj, kur ai u ul të rrinte në malin e Ullinjve, dishepujt e vet iu afruan mënjanë dhe i thanë: “Na thuaj, kur do të ndodhin këto gjëra? Dhe cila do të jetë shenja e ardhjes sate dhe e mbarimit të botës?.”

Mateu 24:4 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhe Jezusi duke u përgjigjur u tha atyre: “Ruhuni se mos ju mashtron ndokush!

Mateu 24:5 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Sepse shumë do të vijnë në emrin tim, duke thënë: "Unë jam Krishti" dhe do të mashtrojnë shumë njërëz.

Mateu 24:6 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Atëherë do të dëgjoni të flitet për lufta dhe për ushtima luftash; ruhuni të mos shqetësoheni, sepse të gjitha këto duhet të ndodhin, por ende mbarimi nuk do të ketë ardhur.

Mateu 24:7 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Do të ngrihet, pra, popull kundër populli dhe mbretëri kundër mbretërie; do të ketë zi buke, murtajë dhe tërmete në vende të ndryshme.

Mateu 24:8 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Por të gjitha këto gjëra do të jenë vetëm fillimi i dhembjeve të lindjes.

Mateu 24:9 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Atëherë do t’ju dorëzojnë në mundime dhe do t’ju vrasin; dhe të gjithë kombet do t’ju urrejnë për shkak të emrit tim.

Mateu 24:10 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Atëherë shumë do të skandalizohen, do ta tradhëtojnë njeri tjetrin dhe do të urrejnë njeri tjetrin.

Mateu 24:11 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhe do të dalin shumë profetë të rremë, dhe do të mashtrojnë shumë njerëz.

Mateu 24:12 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhe, duke qenë se paudhësia do të shumohet, shumëkujt do t’i ftohet dashuria;

Mateu 24:13 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
por ai që do të ngulmojë deri në fund do të shpëtohet.

Mateu 24:14 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhe ky ungjill i mbretërisë do të predikohet në gjithë botën si një dëshmi për gjithë kombet, dhe atëherë do të vijë mbarimi.”

Mateu 24:15 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
“Kur të shihni, pra, neverinë e shkretimit, që është parathënë nga profeti Daniel, që ka zënë vend në vendin e shenjtë (kush lexon le ta kuptojë),

Mateu 24:16 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
atëherë ata që janë në Jude, le të ikin ndër male.

Mateu 24:17 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Kush ndodhet mbi taracën e shtëpisë, të mos zbresë për të marrë diçka në shtëpinë e vet;

Mateu 24:18 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
dhe kush është ndër ara, të mos kthehet për të marrë mantelin e tij.

Mateu 24:19 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Por mjerë gratë shtatzëna dhe ato që do t’u japin gji fëmijëve në ato ditë!

Mateu 24:20 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhe lutuni që ikja juaj të mos ndodhë në dimër, as të shtunën,

Mateu 24:21 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
sepse atëherë do të ketë një mundim aq të madh, sa nuk ka ndodhur kurrë që nga krijimi i botës e deri më sot, dhe as nuk do të ketë më kurrë!

Mateu 24:22 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhe, po të mos shkurtoheshin ato ditë, asnjë mish nuk do të shpëtonte; por për shkak të të zgjedhurve, ato ditë do të shkurtohen.

Mateu 24:23 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Atëherë, në qoftë se dikush do t’ju thotë: "Ja, Krishti është këtu," ose "Éshtë atje," mos i besoni.

Mateu 24:24 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Sepse do të dalin krishtër të rremë dhe profetë të rremë, dhe do të bëjnë shenja të mëdha dhe mrrekulli të tilla aq sa t’i mashtrojnë, po të ishte e mundur, edhe të zgjedhurit.

Mateu 24:26 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Pra, në qoftë se ju thonë: "Ja, është në shkretëtirë," mos shkoni atje: Ja, është në dhomat e fshehta,," mos u besoni.

Mateu 24:27 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Sepse, si vetëtima që del nga lindja dhe flakëron deri në perëndim, kështu do të jetë ardhja e Birit të njeriut.

Mateu 24:28 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Sepse ku të ketë kërma, aty do të mblidhen shqiponjat.”

Mateu 24:29 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
“Tani, fill pas pikëllimit të atyre ditëve, dielli do të erret dhe hëna nuk do të japë dritën e vet, yjet do të bien nga qielli dhe fuqitë e qiejve do të tronditen.

Mateu 24:30 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhe atëherë do të duket në qiell shenja e Birit të njeriut; dhe të gjitha kombet e dheut do të mbajnë zi dhe do ta shohin Birin e njeriut duke ardhur mbi retë e qiellit me fuqi dhe lavdi të madhe.

Mateu 24:31 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Ai do t’i dërgojë engjëjt e vet me tinguj të fuqishëm borie; dhe ata do t’i mbledhin të zgjedhurit e tij nga të katër erërat, nga një skaj i qiellit te tjetri.

Mateu 24:32 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Tani mësoni nga fiku këtë shëmbëlltyrë: kur tashmë degët e tij njomësohen dhe nxjerrin gjethet, ta dini se vera është afër.

Mateu 24:33 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Kështu edhe ju, kur t’i shihni të gjitha këto gjëra, ta dini se ai është afër, madje te dera.

Mateu 24:34 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Në të vërtetë po ju them se ky brez nuk do të kalojë, pa u realizuar të gjitha këto.

Mateu 24:35 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Qielli dhe toka do të kalojnë, por fjalët e mia nuk do të kalojnë.

Mateu 24:36 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Tani sa për atë ditë dhe për atë orë, askush s’e di, as engjëjt e qieive, por vetëm Ati im.

Mateu 24:37 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Por, ashtu si qe në ditët e Noeut, kështu do të jetë edhe në ardhjen e Birit të njeriut.

Mateu 24:38 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Sepse, ashtu si në ditët përpara përmbytjes, njerëzit hanin dhe pinin, martoheshin dhe martonin, derisa Noeu hyri në arkë;

Mateu 24:39 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
dhe nuk kuptuan asgjë, deri sa erdhi përmbytja dhe i fshiu të gjithë; kështu do të ndodhë në ardhjen e Birit të njeriut.

Mateu 24:40 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Atëherë dy do të jenë në arë, një do të merret dhe tjetri do të lihet.

Mateu 24:41 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
dy gra do të bluajnë në mulli, një do të merret dhe tjetra do të lihet.

Mateu 24:42 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Rrini zgjuar, pra, sepse nuk e dini në cilën orë do të vijë Zoti juaj.

Mateu 24:43 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Por dijeni këtë, se ta dinte i zoti i shtëpisë në çfarë orë të natës do të vijë vjedhësi, do të rrinte zgjuar dhe nuk do të lejonte t’i shpërthehej shtëpia.

Mateu 24:44 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Prandaj edhe ju jini gati, sepse Biri i njeriut do të vijë në atë orë kur ju nuk mendoni.”

Mateu 24:45 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
“Cili është, pra, ai shërbëtor besnik dhe i mençur, që zotëria e tij e caktoi përmbi shtëpiarët e vet, për t’u dhënë atyre ushqimin në kohën e duhur?

Mateu 24:46 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Lum ai shërbëtor që, kur të kthehet zotëria e tij, e gjen duke bërë kështu.

Mateu 24:47 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Në të vërtetë po ju them se ai do t’ia besojë administrimin e gjithë pasurisë së vet.

Mateu 24:48 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Por, në qoftë se ky shërbëtor i mbrapshtë, thotë në zemër të vet: Zotëria ime vonon të vijë,,"

Mateu 24:49 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
dhe fillon t’i rrahë shokët e vet dhe të hajë e të pijë me pijanecët;

Mateu 24:50 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
zotëria e këtij shërbëtori do të vijë në atë ditë kur ai nuk e pret dhe në atë orë kur ai nuk e di;

Mateu 24:51 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
do ta ndëshkojë rëndë dhe do t’i rezervojë fatin e hipokritëve. Atje do të jetë e qara dhe kërcëllim dhëmbësh.”
Previous Chapter
« Mateu 23 (ALB)
Next Chapter
Mateu 25 (ALB) »

Available Bible Translations

American Standard Version (ASV)
Matthew 24 (ASV) »
King James Version (KJV)
Matthew 24 (KJV) »
GOD’S WORD® (GW)
Matthew 24 (GW) »
Berean Bible (BSB)
Matthew 24 (BSB) »
World English Bible (WEB)
Matthew 24 (WEB) »
French Bible (LSG)
Matthieu 24 (LSG) »
German Bible (LUTH1912)
Matthäus 24 (LUTH1912) »
Punjabi Bible (PANIRV)
ਮੱਤੀ 24 (PANIRV) »
Bengali Bible (BENIRV)
মথি 24 (BENIRV) »
Marathi Bible (MARIRV)
मत्तय 24 (MARIRV) »
Gujarati Bible (GUJIRV)
માથ્થી 24 (GUJIRV) »
Arabic Bible (AVD)
مَتَّى 24 (AVD) »
Portuguese Bible (BSL)
Mateus 24 (BSL) »
Vietnamese Bible (VIE)
Ma-thi-ơ 24 (VIE) »
Spanish Bible (RVA)
Mateo 24 (RVA) »
Italian Bible (RIV)
Matteo 24 (RIV) »
Chinese Simplified (CUVS)
马 太 福 音 24 (CUVS) »
Chinese Traditional (CUVT)
馬 太 福 音 24 (CUVT) »
Swedish Bible (SV1917)
Matteus 24 (SV1917) »
Russian Bible (RUSV)
Матфея 24 (RUSV) »
Ukrainian Bible (UKR)
Матвія 24 (UKR) »
Hungarian Bible (KAR)
Máté 24 (KAR) »
Bulgarian Bible (BULG)
Матей 24 (BULG) »
Norwegian Bible (NORSK)
Matteus 24 (NORSK) »

Mateu (ALB) Chapter Selection

ALB Book Selection List

View full list of ALB Bible Books and Chapters