Mateu Chapter 15 ALB Bible Verse Images

Mateu 15 Bible Verse Pictures. Choose from a large collection of inspirational, motivational and encouraging Bible verses with pictures of nature. Download and share Mateu 15 inspirational Bible verse images. Bible verse pictures were created based on verses from The Holy Bible in Albanian (ALB). The Albanian Bible translation is available in the Public Domain, which means that the ALB Bible is not copyright. (Bibla e Shenjtë) Dhjata e Vjetër, Dhjata e Re

Mateu 15:1 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Atëherë skribët dhe farisenjtë e Jeruzalemit erdhën te Jezusi dhe i thanë:

Mateu 15:2 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
“Përse dishepujt e tu shkelin traditën e pleqve? Sepse nuk i lajnë duart para se të hanë.”

Mateu 15:3 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Por ai u përgjigj dhe u tha atyre: “Dhe ju përse shkelni urdhërimin e Perëndisë për shkak të traditës suaj?

Mateu 15:4 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Perëndia, në fakt, ka urdhëruar kështu: "Ndero atin dhe nënën"; dhe: "Ai që e mallkon të atin ose të ëmën të dënohet me vdekje".

Mateu 15:5 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Kurse ju thoni: "Kushdo që i thotë atit ose nënës: "Gjithçka me të cilën mund të të mbaja i është ofruar Perëndisë,"

Mateu 15:6 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
ai nuk është më i detyruar të nderojë atin e vet dhe nënën e vet. Kështu ju keni prapësuar urdhërimin e Perëndisë për shkak të traditës suaj.

Mateu 15:7 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Hipokritë, mirë profetizoi Isaia për ju kur tha:

Mateu 15:8 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
"Ky popull po më afrohet me gojë dhe më nderon me buzët; por zemra e tyre rri larg meje.

Mateu 15:9 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhe më kot më nderojnë, duke i mësuar doktrina që janë urdhërime nga njerëzit".”

Mateu 15:10 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Pastaj e thirri turmën pranë tij dhe u tha atyre: “Dëgjoni dhe kuptoni:

Mateu 15:11 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Njeriun nuk e ndot çfarë i hyn në gojë, por ajo që del nga goja e tij e ndot njeriun.”

Mateu 15:12 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Atëherë dishepujt e tij iu afruan dhe i thanë: “A e di se farisenjtë, kur i dëgjuan këto fjalë u skandalizuan?.”

Mateu 15:13 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Por ai duke u përgjigjur u tha: “Çdo bimë që Ati im qiellor nuk e ka mbjellë, do të shkulet me rrënjë.

Mateu 15:14 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Hiqni dorë prej tyre; ata janë të verbër, prijës të verbërish; dhe në qoftë se një i verbër i prin një të verbëri tjetër, të dy do të bien në gropë.”

Mateu 15:15 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Atëherë Pjetri iu përgjigj dhe i tha: “Na e shpjego këtë shëmbëlltyrë.”

Mateu 15:16 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhe Jezusi tha: “As juve s’keni kuptuar akoma?

Mateu 15:17 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
A nuk e kuptoni se çdo gjë që hyn në gojë kalon në bark dhe jashtëqitet në gjiriz?

Mateu 15:18 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Por gjërat që dalin nga goja, dalin nga zemra; dhe ato ndotin njeriun.

Mateu 15:19 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Sepse nga zemra dalin mendimet e mbrapshta, vrasjet, shkeljet e kurorës; kurvëria, vjedhjet, dëshmitë e rreme, blasfemitë.

Mateu 15:20 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Këto janë gjërat që e ndotin njeriun, kurse të hash pa i larë duart nuk e ndot njeriun.”

Mateu 15:21 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Pastaj Jezusi, pasi u largua që andej, u nis drejt rrethinave të Tiros dhe të Sidonit.

Mateu 15:22 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhe ja, një grua kananease, që kishte ardhur nga ato anë, filloi të bërtasë duke thënë: “Ki mëshirë për mua, o Zot, o Bir i Davidit! Vajza ime është tmerrësisht e pushtuar nga një demon!.”

Mateu 15:23 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Por ai nuk iu përgjigj fare. Dhe dishepujt e tij iu afruan dhe iu lutën duke thënë: “Lëshoje atë, sepse po bërtet pas nesh.”

Mateu 15:24 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Por ai u përgjigj dhe tha: “Unë nuk jam dërguar gjetiu, përveç te delet e humbura të shtëpisë së Izraelit.”

Mateu 15:25 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Por ajo erdhi dhe e adhuroi, duke thënë: “O Zot, ndihmomë!.”

Mateu 15:26 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Ai u përgjigj, duke thënë: “Nuk është gjë e mirë të marrësh bukën e fëmijëve dhe t’ua hedhësh këlyshëve të qenve.”

Mateu 15:27 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Por ajo tha: “Éshtë e vërtetë, Zot, sepse edhe këlyshët e qenve hanë thërrimet që bien nga tryeza e zotërinjve të tyre.”

Mateu 15:28 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Atëherë Jezusi iu përgjigj duke thënë: “O grua, i madh është besimi yt! T’u bëftë ashtu si dëshiron.” Dhe që në atë çast e bija u shërua.

Mateu 15:29 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Pastaj, mbasi u nis që andej, Jezusi erdhi pranë detit të Galilesë, u ngjit në mal dhe u ul atje.

Mateu 15:30 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhe iu afruan turma të mëdha që sillnin me vete të çalë, të verbër, memecë, sakatë dhe shumë të tjerë; i ulën përpara këmbëve të Jezusit dhe ai i shëroi.

Mateu 15:31 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Turmat mrrekulloheshin kur shikonin se memecët flisnin, sakatët shëroheshin, të çalët ecnin dhe të verbërit shihnin; dhe lëvdonin Perëndinë e Izraelit.

Mateu 15:32 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhe Jezusi i thirri dishepujt e vet pranë vetes dhe u tha: “Unë kam mëshirë për turmën, sepse u bënë tri ditë që rri me mua dhe nuk ka asgjë për të ngrënë; nuk dua t’i nis të pangrënë, se mos ligështohen gjatë rrugës.”

Mateu 15:33 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhe dishepujt e tij i thanë: “Po ku mund të gjejmë në këtë vend të shkretë aq bukë sa të ngopim një turmë kaq të madhe?.”

Mateu 15:34 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhe Jezusi u tha atyre: “Sa bukë keni?.” Ata thanë: “Shtatë dhe pak peshq të vegjël.”

Mateu 15:35 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Atëherë ai u dha urdhër turmave që të uleshin për tokë.

Mateu 15:36 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Pastaj i mori shtatë bukët dhe peshqit, falënderoi, i theu dhe ua dha dishepujve të tij, dhe dishepujt turmës.

Mateu 15:37 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhe të gjithë hëngrën dhe u ngopën; dhe ngritën tepricën e copave, shtatë kosha plot.

Mateu 15:38 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhe ata që hëngrën ishin katër mijë burra, pa i numëruar gratë dhe fëmijët.

Mateu 15:39 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Pastaj, mbasi e lejoi turmën, hipi në barkë dhe u drejtua për në krahinën e Magdalas.
Previous Chapter
« Mateu 14 (ALB)
Next Chapter
Mateu 16 (ALB) »

Available Bible Translations

American Standard Version (ASV)
Matthew 15 (ASV) »
King James Version (KJV)
Matthew 15 (KJV) »
GOD’S WORD® (GW)
Matthew 15 (GW) »
Berean Bible (BSB)
Matthew 15 (BSB) »
World English Bible (WEB)
Matthew 15 (WEB) »
French Bible (LSG)
Matthieu 15 (LSG) »
German Bible (LUTH1912)
Matthäus 15 (LUTH1912) »
Punjabi Bible (PANIRV)
ਮੱਤੀ 15 (PANIRV) »
Bengali Bible (BENIRV)
মথি 15 (BENIRV) »
Marathi Bible (MARIRV)
मत्तय 15 (MARIRV) »
Gujarati Bible (GUJIRV)
માથ્થી 15 (GUJIRV) »
Arabic Bible (AVD)
مَتَّى 15 (AVD) »
Portuguese Bible (BSL)
Mateus 15 (BSL) »
Vietnamese Bible (VIE)
Ma-thi-ơ 15 (VIE) »
Spanish Bible (RVA)
Mateo 15 (RVA) »
Italian Bible (RIV)
Matteo 15 (RIV) »
Chinese Simplified (CUVS)
马 太 福 音 15 (CUVS) »
Chinese Traditional (CUVT)
馬 太 福 音 15 (CUVT) »
Swedish Bible (SV1917)
Matteus 15 (SV1917) »
Russian Bible (RUSV)
Матфея 15 (RUSV) »
Ukrainian Bible (UKR)
Матвія 15 (UKR) »
Hungarian Bible (KAR)
Máté 15 (KAR) »
Bulgarian Bible (BULG)
Матей 15 (BULG) »
Norwegian Bible (NORSK)
Matteus 15 (NORSK) »

Mateu (ALB) Chapter Selection

ALB Book Selection List

View full list of ALB Bible Books and Chapters