Mateu Chapter 11 ALB Bible Verse Images

Mateu 11 Bible Verse Pictures. Choose from a large collection of inspirational, motivational and encouraging Bible verses with pictures of nature. Download and share Mateu 11 inspirational Bible verse images. Bible verse pictures were created based on verses from The Holy Bible in Albanian (ALB). The Albanian Bible translation is available in the Public Domain, which means that the ALB Bible is not copyright. (Bibla e Shenjtë) Dhjata e Vjetër, Dhjata e Re

Mateu 11:1 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Mbasi Jezusi përfundoi dhënien e porosive të tij dymbëdhjetë dishepujve të vet, u largua nga ai vend, për të mësuar dhe për të predikuar në qytetet e tyre.

Mateu 11:2 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Por Gjoni, që kishte dëgjuar në burg të flitej për veprat e Krishtit, dërgoi dy nga dishepujt e vet për t’i thënë:

Mateu 11:3 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
“A je ti ai që duhet të vijë, apo duhet të presim një tjetër?”

Mateu 11:4 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhe Jezusi, duke u përgjigjur, u tha atyre: “Shkoni dhe i tregoni Gjonit gjërat që dëgjoni dhe shikoni:

Mateu 11:5 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Të verbërit po shohin, të çalët po ecin, lebrozët janë pastruar dhe të shurdhërit po dëgjojnë; të vdekurit po ngjallen dhe ungjilli po u predikohet të varfërve.

Mateu 11:6 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Lum ai që nuk do të skandalizohet nga unë!.”

Mateu 11:7 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhe kur ata po largoheshin, Jezusi nisi t’u thotë turmave për Gjonin: “Çfarë keni dalë të shikoni në shkretëtirë? Kallamin që e tund era?

Mateu 11:8 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Por çfarë keni dalë të shikoni? Njeriun e mbështjellur me rroba të buta? Ja, ata që veshin rroba të buta banojnë në pallatet mbretërore.

Mateu 11:9 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Atëherë, pra, ç’dolët të shikoni? Një profet? Po, ju them: ai është më shumë se një profet.

Mateu 11:10 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Sepse ky është ai për të cilin është shkruar: "Ja, unë po dërgoj lajmëtarin tim para fytyrës sate; ai do ta bëjë gati rrugën tënde para teje".

Mateu 11:11 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Në të vërtetë po ju them: ndër ata që janë lindur prej gruas nuk ka dalë kurrë ndonjë më i madh se Gjon Pagëzori; por më i vogli në mbretërinë e qiejve është më i madh se ai.

Mateu 11:12 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhe qysh nga ditët e Gjon Pagëzorit e deri tash mbretëria e qiejve po pëson dhunë dhe të dhunshmit e grabitën.

Mateu 11:13 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Sepse të gjithë profetët dhe ligji kanë profetizuar deri te Gjoni.

Mateu 11:14 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhe, në daçi ta pranoni, ai është Elia, që duhej të vijë.

Mateu 11:15 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Kush ka veshë për të dëgjuar, le të dëgjojë!

Mateu 11:16 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Por me kë ta krahasoj këtë brez? Ai u ngjan fëmijëve që rrinë në sheshe dhe u drejtohen shokëve të tyre

Mateu 11:17 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
duke thënë: "Ne i kemi rënë fyellit për ju dhe ju nuk kërcyet; nisëm vajin dhe ju nuk u brengosët".

Mateu 11:18 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Pra, erdhi Gjoni që as hante, as pinte, dhe ata thonë: "Ai ka një demon".

Mateu 11:19 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Erdhi Biri i njeriut, që ha dhe pi dhe ata thonë: "Ja një grykës dhe një pijanec, miku i tagrambledhësve dhe i mëkatarëve". Por dituria është justifikuar nga bijtë e vet.”

Mateu 11:20 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Atëherë ai nisi t’i qortojë ato qytete, ku ishte kryer pjesa më e madhe e veprave të fuqishme të tij, sepse ato nuk ishin penduar duke thënë:

Mateu 11:21 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
“Mjerë ti, Korazin! Mjerë ti Betsaida! Sepse, në se në Tiro dhe në Sidon do të ishin kryer veprat e fuqishme që u bënë ndër ju, prej kohësh do të ishin penduar me thes dhe hi.

Mateu 11:22 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Prandaj unë po ju them se ditën e gjyqit, Tiro dhe Sidoni do të trajtohen me më shumë tolerancë se ju.

Mateu 11:23 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhe ti, o Kapernaum, që u ngrite deri në qiell, do të fundosesh deri në ferr, sepse në se do të ishin kryer në Sodomë veprat të fuqishme që janë kryer në ty, ajo do të ishte edhe sot e kësaj dite.

Mateu 11:24 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Prandaj unë po ju them se ditën e gjyqit fati i vendit të Sodomës do të jetë më i lehtë se yti.”

Mateu 11:25 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Në atë kohë Jezusi nisi të thotë: “Unë të lavdëroj, o Atë, Zot i qiellit dhe i dheut, sepse ua fshehe këto gjëra të urtit dhe të mençurit, dhe ua zbulove fëmijëve të vegjël.

Mateu 11:26 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Po, o Atë, sepse kështu të pëlqeu ty.

Mateu 11:27 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Çdo gjë më është dhënë në dorë nga Ati im, dhe asnjëri nuk e njeh Birin, përveç Atit; dhe asnjëri nuk e njeh Atin, përveç Birit dhe atij të cilit Biri don t’ia zbulojë.

Mateu 11:28 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Ejani tek unë, o ju të gjithë të munduar dhe të rënduar, dhe unë do t’ju jap çlodhje.

Mateu 11:29 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Merrni mbi vete zgjedhën time dhe mësoni nga unë, sepse unë jam zemërbutë dhe i përulur nga zemra; dhe ju do të gjeni prehje për shpirtrat tuaj.

Mateu 11:30 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Sepse zgjedha ime është e ëmbël dhe barra ime është e lehtë!.”
Previous Chapter
« Mateu 10 (ALB)
Next Chapter
Mateu 12 (ALB) »

Available Bible Translations

American Standard Version (ASV)
Matthew 11 (ASV) »
King James Version (KJV)
Matthew 11 (KJV) »
GOD’S WORD® (GW)
Matthew 11 (GW) »
Berean Bible (BSB)
Matthew 11 (BSB) »
World English Bible (WEB)
Matthew 11 (WEB) »
French Bible (LSG)
Matthieu 11 (LSG) »
German Bible (LUTH1912)
Matthäus 11 (LUTH1912) »
Punjabi Bible (PANIRV)
ਮੱਤੀ 11 (PANIRV) »
Bengali Bible (BENIRV)
মথি 11 (BENIRV) »
Marathi Bible (MARIRV)
मत्तय 11 (MARIRV) »
Gujarati Bible (GUJIRV)
માથ્થી 11 (GUJIRV) »
Arabic Bible (AVD)
مَتَّى 11 (AVD) »
Portuguese Bible (BSL)
Mateus 11 (BSL) »
Vietnamese Bible (VIE)
Ma-thi-ơ 11 (VIE) »
Spanish Bible (RVA)
Mateo 11 (RVA) »
Italian Bible (RIV)
Matteo 11 (RIV) »
Chinese Simplified (CUVS)
马 太 福 音 11 (CUVS) »
Chinese Traditional (CUVT)
馬 太 福 音 11 (CUVT) »
Swedish Bible (SV1917)
Matteus 11 (SV1917) »
Russian Bible (RUSV)
Матфея 11 (RUSV) »
Ukrainian Bible (UKR)
Матвія 11 (UKR) »
Hungarian Bible (KAR)
Máté 11 (KAR) »
Bulgarian Bible (BULG)
Матей 11 (BULG) »
Norwegian Bible (NORSK)
Matteus 11 (NORSK) »

Mateu (ALB) Chapter Selection

ALB Book Selection List

View full list of ALB Bible Books and Chapters