Mateu Chapter 20 ALB Bible Verse Images

Mateu 20 Bible Verse Pictures. Choose from a large collection of inspirational, motivational and encouraging Bible verses with pictures of nature. Download and share Mateu 20 inspirational Bible verse images. Bible verse pictures were created based on verses from The Holy Bible in Albanian (ALB). The Albanian Bible translation is available in the Public Domain, which means that the ALB Bible is not copyright. (Bibla e Shenjtë) Dhjata e Vjetër, Dhjata e Re

Mateu 20:1 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
“Mbretëria e qiejve i ngjan, pra, një zot shtëpie, që doli herët në mëngjes për të pajtuar me mëditje punëtorë për vreshtin e vet.

Mateu 20:2 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Mbasi ra në ujdi me punëtorët për një denar në ditë, i dërgoi në vreshtin e vet.

Mateu 20:3 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Pastaj doli rreth orës së tretë dhe pa të tjerë që rrinin në shesh, të papunë.

Mateu 20:4 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhe u tha atyre: "Shkoni edhe ju në vresht dhe unë do t’ju jap sa është e drejtë". Dhe ata shkuan.

Mateu 20:5 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Doli përsëri rreth orës së gjashtë dhe orës së nëntë dhe bëri po ashtu.

Mateu 20:6 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Kur doli përsëri rreth orës njëmbëdhjetë, gjeti disa të tjerë, të papunë, dhe u tha: "Përse rrini gjithë ditën këtu pa bërë asgjë?".

Mateu 20:7 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Ata i thanë: "Sepse askush nuk na ka marrë me mëditje". Ai u tha atyre: Shkoni edhe ju në vresht dhe do të merrni aq sa është e drejtëë".

Mateu 20:8 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Kur erdhi mbrëmja, i zoti i vreshtit i tha kujdestarit të vet: "Thirri punëtorët dhe jepu mëditjen e tyre, duke filluar nga ata të fundit e deri te të parët".

Mateu 20:9 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhe kur erdhën ata të orës njëmbëdhjetë, morën nga një denar secili.

Mateu 20:10 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Kur erdhën të parët, menduan se do të merrnin më shumë, por edhe ata morën nga një denar secili.

Mateu 20:11 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Duke e marrë, murmurisnin kundër zotit të shtëpisë,

Mateu 20:12 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
duke thënë: "Këta të fundit punuan vetëm një orë, dhe ti i trajtove si ne që hoqëm barrën dhe vapën e ditës".

Mateu 20:13 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Por ai duke u përgjigjur i tha njerit prej tyre: "Mik, unë nuk po të ha hakun; a nuk re në ujdi me mua për një denar?

Mateu 20:14 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Merr atë që të takon ty dhe shko; por unë dua t’i jap këtij të fundit aq sa ty.

Mateu 20:15 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
A nuk më lejohet të bëj me timen ç’të dua? Apo bëhesh sylig, sepse unë jam i mirë?".

Mateu 20:16 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Kështu të fundit do të jenë të parët dhe të parët të fundit, sepse shumë janë të thirrur, por pak janë të zgjedhur.”

Mateu 20:17 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Pastaj, kur Jezusi po ngjitej në Jeruzalem, i mori mënjanë të dymbëdhjetë dishepujt gjatë rrugës dhe u tha atyre:

Mateu 20:18 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
“Ja, ne ngjitemi në Jeruzalem dhe Biri i njeriut do t’u dorëzohet krerëve të priftërinjve dhe skribëve, dhe ata do ta dënojnë me vdekje.

Mateu 20:19 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Do t’ua dorëzojnë pastaj në duart e paganëve që ta tallin, ta fshikullojnë dhe ta kryqëzojnë; por ai ditën e tretë do të ringjallet.”

Mateu 20:20 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Atëherë nëna e bijve të Zebedeut iu afrua bashkë me bijtë e vet, ra përmbys para tij dhe i kërkoi diçka.

Mateu 20:21 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhe ai i tha: “Çfarë do?.” Ajo u përgjigj: “Urdhëro që këta dy bijtë e mi të ulen njeri në të djathtën dhe tjetri në të majtën në mbretërinë tënde.”

Mateu 20:22 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhe Jezusi, duke u përgjigjur tha: “Ju nuk dini çfarë kërkoni; a mund ta pini ju kupën që unë do të pi dhe të pagëzoheni me pagëzimin me të cilin unë do të pagëzohem? Ata i thanë: “Po, mundemi.”

Mateu 20:23 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Atëherë ai u tha atyre: “Ju me të vërtetë do ta pini kupën time dhe do të pagëzoheni me pagëzimin me të cilin unë do të pagëzohem; por nuk është në dorën time që të uleni në të djathtën time ose në të majtën time, por u është rezervuar atyre, të cilëve u është përgatitur nga Ati im.”

Mateu 20:24 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Kur i dëgjuan këto fjalë, të dhjetët të tjerët u indinjuan kundër të dy vëllezërve.

Mateu 20:25 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhe Jezusi i thirri ata pranë vetes dhe u tha: “Ju e dini se të parët e kombeve i sundojnë ato dhe të mëdhenjtë përdorin pushtet mbi ato,

Mateu 20:26 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
por midis jush kështu nuk do të ndodhë; madje secili prej jush që do të dojë të bëhet i madh, qoftë shërbëtori juaj;

Mateu 20:27 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
dhe kushdo prej jush që do të dojë të jetë i pari, qoftë skllavi juaj.

Mateu 20:28 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Sepse edhe Biri i njeriut nuk erdhi që t’i shërbejnë, por për të shërbyer dhe për të dhënë jetën e tij si çmim për shpengimin e shumë vetëve.

Mateu 20:29 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Kur po dilnin nga Jeriko, një turmë e madhe e ndoqi.

Mateu 20:30 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhe ja, dy të verbër që uleshin gjatë rrugës, kur dëgjuan se po kalonte Jezusi, filluan të bërtasin duke thënë: “Ki mëshirë për ne, Zot, Biri i Davidit.”

Mateu 20:31 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Por turma i qortoi që të heshtnin; por ata bërtisnin edhe më fort duke thënë: “Ki mëshirë për ne, Zot, Biri i Davidit!.”

Mateu 20:32 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Atëherë Jezusi ndaloi, i thirri dhe tha: “Çfarë doni të bëj për ju?.”

Mateu 20:33 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Ata i thanë: “Zot, të na hapen sytë!.”

Mateu 20:34 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhe Jezusi pati mëshirë për ta dhe ua preku sytë e tyre; dhe në atë çast u erdhi drita e syve dhe ata e ndiqnin.
Previous Chapter
« Mateu 19 (ALB)
Next Chapter
Mateu 21 (ALB) »

Available Bible Translations

American Standard Version (ASV)
Matthew 20 (ASV) »
King James Version (KJV)
Matthew 20 (KJV) »
GOD’S WORD® (GW)
Matthew 20 (GW) »
Berean Bible (BSB)
Matthew 20 (BSB) »
World English Bible (WEB)
Matthew 20 (WEB) »
French Bible (LSG)
Matthieu 20 (LSG) »
German Bible (LUTH1912)
Matthäus 20 (LUTH1912) »
Punjabi Bible (PANIRV)
ਮੱਤੀ 20 (PANIRV) »
Bengali Bible (BENIRV)
মথি 20 (BENIRV) »
Marathi Bible (MARIRV)
मत्तय 20 (MARIRV) »
Gujarati Bible (GUJIRV)
માથ્થી 20 (GUJIRV) »
Arabic Bible (AVD)
مَتَّى 20 (AVD) »
Portuguese Bible (BSL)
Mateus 20 (BSL) »
Vietnamese Bible (VIE)
Ma-thi-ơ 20 (VIE) »
Spanish Bible (RVA)
Mateo 20 (RVA) »
Italian Bible (RIV)
Matteo 20 (RIV) »
Chinese Simplified (CUVS)
马 太 福 音 20 (CUVS) »
Chinese Traditional (CUVT)
馬 太 福 音 20 (CUVT) »
Swedish Bible (SV1917)
Matteus 20 (SV1917) »
Russian Bible (RUSV)
Матфея 20 (RUSV) »
Ukrainian Bible (UKR)
Матвія 20 (UKR) »
Hungarian Bible (KAR)
Máté 20 (KAR) »
Bulgarian Bible (BULG)
Матей 20 (BULG) »
Norwegian Bible (NORSK)
Matteus 20 (NORSK) »

Mateu (ALB) Chapter Selection

ALB Book Selection List

View full list of ALB Bible Books and Chapters