Mateu Chapter 10 ALB Bible Verse Images

Mateu 10 Bible Verse Pictures. Choose from a large collection of inspirational, motivational and encouraging Bible verses with pictures of nature. Download and share Mateu 10 inspirational Bible verse images. Bible verse pictures were created based on verses from The Holy Bible in Albanian (ALB). The Albanian Bible translation is available in the Public Domain, which means that the ALB Bible is not copyright. (Bibla e Shenjtë) Dhjata e Vjetër, Dhjata e Re

Mateu 10:1 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Pastaj Jezusi i thirri të dymbëdhjetë dishepujt e tij rreth vetes dhe u dha autoritet t’i dëbojnë frymërat e ndyra, dhe të shërojnë çdo sëmundje e çdo lëngatë.

Mateu 10:2 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhe emrat e dymbëdhjetë apostujve janë këta: i pari Simoni, i quajtur Pjetër dhe Andrea, vëllai i tij; Jakobi i Zebedeut dhe Gjoni, vëllai i tij;

Mateu 10:3 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Filipi dhe Bartolomeu; Thomai dhe Mateu tagrambledhësi, Jakobi i Alfeut dhe Lebeu, i mbiquajtur Tade;

Mateu 10:4 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Simon Kananeasi dhe Judë Iskarioti, ai që më pas e tradhtoi.

Mateu 10:5 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Këta janë të dymbëdhjetët që Jezusi i dërgoi mbasi u dha këto urdhëra: “Mos shkoni ndër paganë dhe mos hyni në asnjë qytet të Samaritanëve,

Mateu 10:6 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
por shkoni më mirë te delet e humbura të shtëpisë së Izraelit.

Mateu 10:7 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Shkoni dhe predikoni duke thënë: "Mbretëria e qiejve u afrua".

Mateu 10:8 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Shëroni të sëmurët, pastroni lebrozët, ngjallni të vdekurit, dëboni demonët; falas morët, falas jepni.

Mateu 10:9 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Mos grumbulloni ar, as argjend as bakër në qesen tuaj,

Mateu 10:10 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
as trasta për udhë, as dy palë tunika, as sandale, as shkop, sepse punëtori është i denjë për ushqimin e vet.

Mateu 10:11 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Në çfarëdo qytet ose fshat që të hyni, pyetni në se ka aty ndonjë njeri të denjë dhe banoni tek ai deri sa të niseni.

Mateu 10:12 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhe kur hyni në shtëpi, e përshëndetni.

Mateu 10:13 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhe në se ajo shtëpi është e denjë, le të vijë paqja juaj mbi të; por, në se nuk është e denjë, paqja juaj le të kthehet përsëri tek ju.

Mateu 10:14 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhe në se dikush nuk ju pret dhe nuk i dëgjon fjalët tuaja, duke dalë nga ajo shtëpi ose nga ai qytet, shkundni pluhurin nga këmbët tuaja.

Mateu 10:15 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhe në të vërtetë po ju them se ditën e gjyqit, vendi i Sodomës dhe i Gomorës do të trajtohet me më shumë tolerancë se ai qytet.

Mateu 10:16 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Ja, unë po ju dërgoj si dele në mes të ujqërve; jini, pra, të mënçur si gjarpërinjtë dhe të pastër si pëllumbat.

Mateu 10:17 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Por ruhuni nga njerëzit, sepse do t’ju zvarrisin përpara sinedrave të tyre dhe do t’ju fshikullojnë në sinagogat e tyre.

Mateu 10:18 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhe do t’ju çojnë përpara guvernatorëve dhe përpara mbretërve për shkakun tim, për të dëshmuar para tyre dhe para johebrenjve.

Mateu 10:19 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhe, kur t’ju dorëzojnë në duart e tyre, mos u shqetësoni se çfarë dhe si do të flisni; sepse në atë çast do t’ju jepet se çfarë duhet të thoni;

Mateu 10:20 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
sepse nuk do të jeni ju që do të flisni, por Fryma e Atit tuaj që do të flasë në ju.

Mateu 10:21 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Tani vëllai do të dorëzojë vëllanë në vdekje dhe ati të birin; dhe bijtë do të çohen kundër prindërve dhe do t’i vrasin.

Mateu 10:22 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhe të gjithë do t’ju urrejnë për shkak të emrit tim; por ai që do të qëndrojë deri në fund, do të shpëtojë.

Mateu 10:23 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Por kur do t’ju përndjekin në një qytet, ikni në një tjetër, sepse në të vërtetë ju them se nuk do të përfundoni së përshkuari qytetet e Izraelit, para se të vijë Biri i njeriut.

Mateu 10:24 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dishepulli nuk del mbi mësuesin, as shërbëtori mbi zotin e tij.

Mateu 10:25 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
I mjafton dishepullit të bëhet si mësuesi i tij dhe shërbëtorit të bëhet si zotëria e tij. Në se të zotin e shtëpisë e quajtën Beelzebub, aq më tepër do t’i quajnë ashtu ata të shtëpisë së tij!

Mateu 10:26 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Mos ia kini frikën pra, sepse nuk ka gjë të fshehtë që të mos zbulohet dhe asnjë sekret që nuk do të nijhet.

Mateu 10:27 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Atë që unë ju them në terr, e thoni në dritë; dhe atë që dëgjoni të thënë në vesh, predikojeni mbi çatitë.

Mateu 10:28 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhe mos kini frikë nga ata që vrasin trupin, por nuk mund të vrasin shpirtin; kini frikë më tepër nga ai që mund t’ua humbë shpirtin dhe trupin në Gehena.

Mateu 10:29 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
A nuk shiten vallë dy harabela për një aspër? Dhe, megjithatë asnjë prej tyre nuk bie për tokë pa dashjen e Atit tuaj.

Mateu 10:30 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Sa për ju, madje edhe të gjitha fijet e flokëve të kokës suaj janë të numëruara.

Mateu 10:31 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Mos kini frikë, pra; ju vleni më tepër se shumë harabela.

Mateu 10:32 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Prandaj kushdo që do të më rrëfenjë përpara njerëzve, dhe unë do ta rrëfejë përpara Atit tim që është në qiej.

Mateu 10:33 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Por kushdo që do të më mohojë përpara njerëzve, edhe unë do ta mohoj përpara Atit tim që është në qiej.”

Mateu 10:34 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
“Mos mendoni se unë erdha të sjell paqen mbi tokë; nuk erdha të sjell paqen, por shpatën.

Mateu 10:35 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Sepse unë erdha ta ndaj birin nga ati, bijën nga nëna, nusen nga vjehrra,

Mateu 10:36 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
dhe armiqt e njeriut do të jenë ata të shtëpisë së vet.

Mateu 10:37 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Ai që e do të atin ose nënën më shumë se unë, nuk është i denjë për mua; dhe ai që e do birin ose bijën më shumë se unë, nuk është i denjë për mua.

Mateu 10:38 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhe ai që nuk e merr kryqin e vet dhe nuk vjen pas meje, nuk është i denjë për mua.

Mateu 10:39 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Kush do të gjejë jetën e vet, do ta humbasë; por ai që do të humbasë jetën e vet për hirin tim, do ta gjejë përsëri.

Mateu 10:40 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Ai që ju pranon, më pranon mua; dhe ai që më pranon mua, pranon atë që më ka dërguar.

Mateu 10:41 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Ai që pranon një profet në emër të një profeti, do të marrë shpërblimin që i takon profetit; dhe ai që pranon të drejtin në emër të të drejtit, do të marrë shpërblimin që i takon të drejtit.

Mateu 10:42 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhe kushdo që i jep për të pirë qoftë edhe vetëm një gotë uji të freskët ndonjërit prej këtyre të vegjëlve në emër të një dishepulli, në të vërtetë ju them, që ai nuk do të humbë aspak shpërblimin e tij.”
Previous Chapter
« Mateu 9 (ALB)
Next Chapter
Mateu 11 (ALB) »

Available Bible Translations

American Standard Version
Matthew 10 (ASV) »
King James Version
Matthew 10 (KJV) »
GOD’S WORD® (GW)
Matthew 10 (GW) »
World English Bible
Matthew 10 (WEB) »
Louis Segond 1910
Matthieu 10 (LSG) »
इंडियन रिवाइज्ड वर्जन - हिंदी
मत्ती 10 (HINIRV) »
ਭਾਰਤੀ ਸੋਧਿਆ ਹੋਇਆ ਸੰਸਕਰਣ - ਪੰਜਾਬੀ
ਮੱਤੀ 10 (PANIRV) »
ভারতীয় সংশোধিত সংস্করণ - বাংলা
মথি 10 (BENIRV) »
இந்தியன் ரீவைஸ்டு வேர்ஷன் - தமிழ்
மத்தேயு 10 (TAMIRV) »
इंडियन रिवाइज्ड वर्जन - मराठी
मत्तय 10 (MARIRV) »
ఇండియన్ రేవిజ్డ్ వెర్షన్ - తెలుగు
మత్తయి 10 (TELIRV) »
ઇન્ડિયન રિવાયઝ્ડ વર્ઝન - ગુજરાતી
માથ્થી 10 (GUJIRV) »
ಭಾರತೀಯ ಪರಿಷ್ಕೃತ ಆವೃತ್ತಿ - ಕನ್ನಡ
ಮತ್ತಾಯನು 10 (KANIRV) »
الكتاب المقدس باللغة العربية، فان دايك
مَتَّى 10 (AVD) »
תנ ך עברי מודרני
הבשורה על־פי מתי 10 (HEB) »
Bíblia Sagrada Português
Mateus 10 (BSL) »
Kinh Thánh: Tiếng Việt
Ma-thi-ơ 10 (VIE) »
Reina Valera Antigua
Mateo 10 (RVA) »
La Sacra Bibbia
Matteo 10 (RIV) »
圣 经 简体中文和合本
马 太 福 音 10 (CUVS) »
聖 經 繁體中文和合本
馬 太 福 音 10 (CUVT) »
Svenska Bibeln 1917
Matteus 10 (SV1917) »
Библия на русском
Матфея 10 (RUSV) »
Українська Біблія
Матвія 10 (UKR) »
Szent Biblia - Magyar
Máté 10 (KAR) »
Българска Библия
Матей 10 (BULG) »
Det Norsk Bibel
Matteus 10 (NORSK) »
Kitaabka Quduuska Ah
Matayos 10 (SOM) »
De Heilige Schrift
Mattheüs 10 (NLD) »

Mateu (ALB) Chapter Selection

ALB Book Selection List

View full list of ALB Bible Books and Chapters