Mateu Chapter 28 ALB Bible Verse Images

Mateu 28 Bible Verse Pictures. Choose from a large collection of inspirational, motivational and encouraging Bible verses with pictures of nature. Download and share Mateu 28 inspirational Bible verse images. Bible verse pictures were created based on verses from The Holy Bible in Albanian (ALB). The Albanian Bible translation is available in the Public Domain, which means that the ALB Bible is not copyright. (Bibla e Shenjtë) Dhjata e Vjetër, Dhjata e Re

Mateu 28:1 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Tani në fund të së shtunave, kur po zbardhte dita e parë e javës, Maria Magdalena dhe Maria tjetër shkuan për të parë varrin.

Mateu 28:2 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhe ja, ra një tërmet i madh, sepse një engjëll i Zotit zbriti nga qielli, erdhi dhe e rrokullisi gurin nga hyrja e varrit dhe u ul mbi të.

Mateu 28:3 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Pamja e tij ishte si vetëtima dhe veshja e tij e bardhë si bora.

Mateu 28:4 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhe nga frika e tij, rojet u drodhën dhe mbetën si të vdekur;

Mateu 28:5 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
por engjëlli, duke iu drejtuar grave, u tha atyre: “Mos kini frikë, sepse unë e di se ju kërkoni Jezusin, që u kryqëzua.

Mateu 28:6 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Ai nuk është këtu, sepse u ringjall, sikurse kishte thënë; ejani, shikoni vendin ku qe vënë Zoti.

Mateu 28:7 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Shkoni shpejt t’u thoni dishepujve të tij se ai u ringjall së vdekuri; dhe ja, po shkon përpara jush në Galile; atje do ta shihni; ja, jua thashë.”

Mateu 28:8 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Ato, pra, u larguan me të shpejtë nga varri me frikë dhe me gëzim të madh; dhe rendën ta çojnë lajmin te dishepujt e tij.

Mateu 28:9 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhe, ndërsa po shkonin për t’u thënë dishepujve, ja Jezusi u doli përpara dhe tha: “Tungjatjeta!.” Atëherë ato u afruan, i rrokën këmbët dhe e adhuruan.

Mateu 28:10 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Atëherë Jezusi u tha atyre: “Mos kini frikë, shkoni të lajmëroni vëllezërit e mi që të shkojnë në Galile dhe atje do të më shohin.”

Mateu 28:11 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Ndërsa ato po shkonin, ja që disa nga rojtarët arritën në qytet dhe u raportuan krerëve të priftërinjve të gjitha ato që kishin ndodhur.

Mateu 28:12 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Atëherë këta bënë këshill me pleqtë dhe vendosën t’u japin ushtarëve një shumë të madhe denarësh,

Mateu 28:13 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
duke u thënë atyre: “Thoni: Dishepujt e tij erdhën natën dhe e vodhën, ndërsa ne po flinim.

Mateu 28:14 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhe në qoftë se kjo i shkon në vesh guvernatorit, ne do ta bindim dhe do të bëjmë në mënyrë që ju të mos kini merak.”

Mateu 28:15 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhe ata i morën denarët dhe bënë ashtu si i kishin mësuar, dhe kjo e thënë u përhap ndër Judenjtë deri ditën e sotme.

Mateu 28:16 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Pastaj të njëmbëdhjetë dishepujt shkuan në Galile, në atë mal që u kishte caktuar Jezusi

Mateu 28:17 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
dhe, kur e panë, e adhuruan; por disa dyshuan.

Mateu 28:18 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Pastaj Jezusi u afrua dhe u foli atyre duke thënë: “Mua më është dhënë çdo pushtet në qiell e në tokë.

Mateu 28:19 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Shkoni, pra, dhe bëni dishepuj nga të gjithë popujt duke i pagëzuar në emër të Atit e të Birit e të Frymës së Shenjtë,

Mateu 28:20 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
dhe duke i mësuar të zbatojnë të gjitha gjërat që unë ju kam urdhëruar. Dhe ja, unë jam me ju gjithë ditët, deri në mbarim të botës. Amen.”
Previous Chapter
« Mateu 27 (ALB)
Next Chapter
Marku 1 (ALB) »

Available Bible Translations

American Standard Version (ASV)
Matthew 28 (ASV) »
King James Version (KJV)
Matthew 28 (KJV) »
GOD’S WORD® (GW)
Matthew 28 (GW) »
Berean Bible (BSB)
Matthew 28 (BSB) »
World English Bible (WEB)
Matthew 28 (WEB) »
French Bible (LSG)
Matthieu 28 (LSG) »
German Bible (LUTH1912)
Matthäus 28 (LUTH1912) »
Punjabi Bible (PANIRV)
ਮੱਤੀ 28 (PANIRV) »
Bengali Bible (BENIRV)
মথি 28 (BENIRV) »
Marathi Bible (MARIRV)
मत्तय 28 (MARIRV) »
Gujarati Bible (GUJIRV)
માથ્થી 28 (GUJIRV) »
Arabic Bible (AVD)
مَتَّى 28 (AVD) »
Portuguese Bible (BSL)
Mateus 28 (BSL) »
Vietnamese Bible (VIE)
Ma-thi-ơ 28 (VIE) »
Spanish Bible (RVA)
Mateo 28 (RVA) »
Italian Bible (RIV)
Matteo 28 (RIV) »
Chinese Simplified (CUVS)
马 太 福 音 28 (CUVS) »
Chinese Traditional (CUVT)
馬 太 福 音 28 (CUVT) »
Swedish Bible (SV1917)
Matteus 28 (SV1917) »
Russian Bible (RUSV)
Матфея 28 (RUSV) »
Ukrainian Bible (UKR)
Матвія 28 (UKR) »
Hungarian Bible (KAR)
Máté 28 (KAR) »
Bulgarian Bible (BULG)
Матей 28 (BULG) »
Norwegian Bible (NORSK)
Matteus 28 (NORSK) »

Mateu (ALB) Chapter Selection

ALB Book Selection List

View full list of ALB Bible Books and Chapters