Mateu Chapter 22 ALB Bible Verse Images

Mateu 22 Bible Verse Pictures. Choose from a large collection of inspirational, motivational and encouraging Bible verses with pictures of nature. Download and share Mateu 22 inspirational Bible verse images. Bible verse pictures were created based on verses from The Holy Bible in Albanian (ALB). The Albanian Bible translation is available in the Public Domain, which means that the ALB Bible is not copyright. (Bibla e Shenjtë) Dhjata e Vjetër, Dhjata e Re

Mateu 22:1 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhe Jezusi, nisi përsëri t’u flasë atyre me shëmbëlltyra, duke thënë:

Mateu 22:2 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
“Mbretëria e qiejve i ngjan një mbreti, i cili përgatiti dasmën e të birit.

Mateu 22:3 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhe dërgoi shërbëtorët e vet për të thirrur të ftuarit në dasmë, por ata nuk deshën të vijnë.

Mateu 22:4 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dërgoi përsëri shërbëtorë të tjerë duke thënë: "U thoni të ftuarve: Ja unë e kam shtruar drekën time, viçat e mi dhe bagëtia ime e majmur janë therur dhe gjithçka është gati; ejani në dasmë".

Mateu 22:5 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Por ata, pa e përfillur, shkuan: dikush në arën e vet e dikush në punët e veta.

Mateu 22:6 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhe të tjerët, mbasi kapën shërbëtorët e tij, i shanë dhe i vranë.

Mateu 22:7 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Mbreti atëhërë, kur dëgjoi këtë, u zemërua dhe dërgoi ushtritë e veta për të shfarosur ata gjaksorë dhe dogji qytetin e tyre.

Mateu 22:8 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Atëherë u tha shërbëtorëve të vet: "Dasma është gati, por të ftuarit nuk ishin të denjë.

Mateu 22:9 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Shkoni, pra, në udhëkryqe dhe ftoni në dasmë këdo që të gjeni."

Mateu 22:10 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhe ata shërbëtorët dolën nëpër rrugë, mblodhën të gjithë ata që gjetën, të këqij dhe të mirë, dhe vendi i dasmës u mbush me të ftuar.

Mateu 22:11 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Atëherë mbreti hyri për të parë të ftuarit dhe gjeti aty një njeri që nuk kishte veshur rrobë dasme;

Mateu 22:12 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
dhe i tha: "Mik, si hyre këtu pa pasur rrobë dasme?". Dhe ai mbylli gojën.

Mateu 22:13 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Atëherë mbreti u tha shërbëtorëve: "Lidheni duar dhe këmbë, kapeni dhe hidheni në errësirat e jashtme. Atje do të jetë e qara dhe kërcëllim dhëmbësh".

Mateu 22:14 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Sepse shumë janë të thirrur, por pak janë të zgjedhur.”

Mateu 22:15 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Atëherë farisenjtë u veçuan dhe bënin këshill se si ta zinin gabim në fjalë.

Mateu 22:16 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhe i dërguan dishepujt e tyre bashkë me herodianët, për t’i thënë: “Mësues, ne e dimë se ti je i vërtetë dhe që mëson udhën e Perëndisë në të vërtetë, pa marrë parasysh njeri, sepse ti nuk shikon pamjen e jashtme të njerëzve.

Mateu 22:17 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Na thuaj, pra: Si e mendon? A është e ligjshme t’i paguhet taksa Cezarit apo jo?.”

Mateu 22:18 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Por Jezusi, duke e njohur ligësinë e tyre, tha: “Pse më tundoni, o hipokritë?

Mateu 22:19 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Më tregoni monedhën e taksës.” Atëherë ata i treguan një denar.

Mateu 22:20 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhe ai u tha atyre: “E kujt është kjo fytyrë dhe ky mbishkrim?.”

Mateu 22:21 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Ata i thanë: “E Cezarit.” Atëherë ai u tha atyre: “Jepni, pra, Cezarit atë që i përket Cezarit dhe Perëndisë atë që i përket Perëndisë.”

Mateu 22:22 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhe ata, kur e dëgjuan këtë, u mrekulluan, e lanë, dhe ikën.

Mateu 22:23 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Po atë ditë erdhën tek ai saducenjtë, të cilët thonë se nuk ka ringjallje, dhe e pyetën

Mateu 22:24 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
duke thënë: “Mësues, Moisiu ka thënë: "Në se dikush vdes pa lënë fëmijë, i vëllai le të martohet me gruan e tij, për t’i lindur trashëgimtarë vëllait të tij.

Mateu 22:25 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Tani ndër ne ishin shtatë vëllezër; i pari u martua dhe vdiq dhe duke mos pasë trashëgimtarë, ia la gruan vëllait të vet.

Mateu 22:26 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Kështu edhe i dyti dhe i treti, deri tek i shtati.

Mateu 22:28 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Në ringjallje, pra, e kujt nga këta të shtatë do të jetë grua? Sepse të gjithë e patën gruaja.”

Mateu 22:29 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Por Jezusi, duke u përgjigjur u tha atyre: “Ju bëni gabim, sepse nuk e kuptoni as Shkrimin as pushtetin e Perëndisë.

Mateu 22:30 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Në ringjallje, pra, as martohen as martojnë, por ata do të jenë në qiell si engjëjt e Perëndisë.

Mateu 22:31 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Pastaj sa për ringjalljen e të vdekurve, a nuk e keni lexuar ç’ju ishte thënë nga Perëndia kur thotë:

Mateu 22:32 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
"Unë jam Perëndia i Abrahamit, Perëndia i Isakut dhe i Jakobit"? Perëndia nuk është Perëndia i të vdekurve, por i të gjallëve.”

Mateu 22:33 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhe turmat, kur i dëgjuan këto gjëra, habiteshin nga doktrina e tij.

Mateu 22:34 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Atëherë farisenjtë, kur dëgjuan se ai ua kishte zënë gojën saducenjve, u mblodhën tok.

Mateu 22:35 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhe një nga ata, mësues i ligjit, e pyeti për të vënë në provë, duke thënë:

Mateu 22:36 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
“Mësues, cili është urdhërimi i madh i ligjit?.”

Mateu 22:37 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhe Jezusi i tha: “"Duaje Zotin, Perëndinë tënde me gjithë zemrën tënde, me gjithë shpirtin tënd dhe me gjithë mendjen tënde".

Mateu 22:38 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Ky është urdhërimi i parë dhe i madhi.

Mateu 22:39 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhe i dyti, i ngjashëm me këtë, është: "Duaje të afërmin tënd porsi vetveten".

Mateu 22:40 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Nga këto dy urdhërime varet i tërë ligji dhe profetët.”

Mateu 22:41 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Tani, kur u mblodhën farisenjtë, Jezusi i pyeti:

Mateu 22:42 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
“Ç’u duket juve për Krishtin? Biri i kujt është?.” Ata i thanë: “I Davidit.”

Mateu 22:43 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Ai u tha atyre: “Si pra Davidi, në Frymë, e quan Zot, duke thënë:

Mateu 22:44 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
"Zoti i ka thënë Zotit tim: Ulu në të djathtën time, deri sa unë t’i vë armiqtë e tu si stol të këmbëve të tua"?

Mateu 22:45 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Në qoftë se Davidi e quan Zot, si mund të jetë biri i tij?.”

Mateu 22:46 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Por asnjë nuk ishte në gjendje t’i përgjigjej; dhe, që nga ajo ditë, askush nuk guxoi ta pyesë më.
Previous Chapter
« Mateu 21 (ALB)
Next Chapter
Mateu 23 (ALB) »

Available Bible Translations

American Standard Version (ASV)
Matthew 22 (ASV) »
King James Version (KJV)
Matthew 22 (KJV) »
GOD’S WORD® (GW)
Matthew 22 (GW) »
Berean Bible (BSB)
Matthew 22 (BSB) »
World English Bible (WEB)
Matthew 22 (WEB) »
French Bible (LSG)
Matthieu 22 (LSG) »
German Bible (LUTH1912)
Matthäus 22 (LUTH1912) »
Punjabi Bible (PANIRV)
ਮੱਤੀ 22 (PANIRV) »
Bengali Bible (BENIRV)
মথি 22 (BENIRV) »
Marathi Bible (MARIRV)
मत्तय 22 (MARIRV) »
Gujarati Bible (GUJIRV)
માથ્થી 22 (GUJIRV) »
Arabic Bible (AVD)
مَتَّى 22 (AVD) »
Portuguese Bible (BSL)
Mateus 22 (BSL) »
Vietnamese Bible (VIE)
Ma-thi-ơ 22 (VIE) »
Spanish Bible (RVA)
Mateo 22 (RVA) »
Italian Bible (RIV)
Matteo 22 (RIV) »
Chinese Simplified (CUVS)
马 太 福 音 22 (CUVS) »
Chinese Traditional (CUVT)
馬 太 福 音 22 (CUVT) »
Swedish Bible (SV1917)
Matteus 22 (SV1917) »
Russian Bible (RUSV)
Матфея 22 (RUSV) »
Ukrainian Bible (UKR)
Матвія 22 (UKR) »
Hungarian Bible (KAR)
Máté 22 (KAR) »
Bulgarian Bible (BULG)
Матей 22 (BULG) »
Norwegian Bible (NORSK)
Matteus 22 (NORSK) »

Mateu (ALB) Chapter Selection

ALB Book Selection List

View full list of ALB Bible Books and Chapters