Mateu Chapter 21 ALB Bible Verse Images

Mateu 21 Bible Verse Pictures. Choose from a large collection of inspirational, motivational and encouraging Bible verses with pictures of nature. Download and share Mateu 21 inspirational Bible verse images. Bible verse pictures were created based on verses from The Holy Bible in Albanian (ALB). The Albanian Bible translation is available in the Public Domain, which means that the ALB Bible is not copyright. (Bibla e Shenjtë) Dhjata e Vjetër, Dhjata e Re

Mateu 21:1 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Kur iu afruan Jeruzalemit dhe arritën në Betfage, afër malit të Ullinjve, Jezusi dërgoi dy dishepuj,

Mateu 21:2 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
duke u thënë atyre: “Shkoni në fshatin që ndodhet përballë jush; aty do të gjeni menjëherë një gomare të lidhur dhe një pulishtë me të; zgjidhini dhe m’i sillni!

Mateu 21:3 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhe nëse dikush ju thotë gjë, i thoni se Zoti ka nevojë për to, por do t’i kthejë shpejt.”

Mateu 21:4 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Tani kjo ndodhi për të përmbushur ç’ishtë thënë nga profeti, që thotë:

Mateu 21:5 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
“I thoni bijës së Sionit: Ja po të vjen mbreti yt, zemërbutë, hipur mbi një gomare, madje një pulishtë, pjellë e një kafshe barrë.”

Mateu 21:6 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dishepujt shkuan dhe vepruan ashtu si i kishte urdhëruar Jezusi.

Mateu 21:7 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Sollën gomaren dhe pulishtin, shtruan mbi to mantelet e tyre, dhe ai u hipi.

Mateu 21:8 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhe një turmë shumë e madhe shtronte mantelet e veta gjatë rrugës, ndërsa të tjerë thyenin degë nga pemët dhe i shtronin mbi rrugë.

Mateu 21:9 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Turmat që vinin përpara dhe ato që e ndiqnin brohoritnin, duke thënë: “Hosana Birit të Davidit! Bekuar qoftë ai që vjen në emër të Zotit! Hosana në vendet shumë të larta!.”

Mateu 21:10 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhe kur hyri Jezusi në Jeruzalem, gjithë qyteti u ngrit në këmbë dhe tha: “Kush është ky?.”

Mateu 21:11 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhe turmat thonin: “Ky është Jezusi, profeti nga Nazareti i Galilesë.

Mateu 21:12 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Pastaj Jezusi hyri në tempullin e Perëndisë, i dëboi të gjithë ata që shisnin dhe blinin në tempull dhe përmbysi tryezat e këmbyesve të parave dhe ndenjëset e shitësve të pëllumbave.

Mateu 21:13 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhe u tha atyre: “Éshtë shkruar: "Shtëpia ime do të quhet shtëpi lutje," por ju e keni kthyer në një shpellë kusarësh.”

Mateu 21:14 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Atëherë iu paraqitën të verbër dhe të çalë, dhe ai i shëroi.

Mateu 21:15 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Por krerët e priftërinjve dhe skribët, kur panë mrekullitë që ai kishte bërë dhe fëmijët që brohoritnin në tempull duke thënë: “Hosana Birit të Davidit!,” u zemëruan,

Mateu 21:16 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
dhe i thanë: “A po dëgjon ti çfarë thonë këta?.” Jezusi u tha atyre: “Po! A nuk keni lexuar kurrë: "Nga goja e të vegjëlve dhe të foshnjave në gji ti ke përgatitur lavdi"?.”

Mateu 21:17 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhe, mbasi i la ata, doli nga qyteti për në Betani, dhe atje kaloi natën.

Mateu 21:18 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Në mëngjes, kur po kthehej në qytet e mori uria.

Mateu 21:19 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhe gjatë rrugës pa një fik dhe iu afrua, por nuk gjeti asgjë përveç gjetheve; dhe i tha: “Mos u lidhtë më kurrë fryt prej teje përjetë!.” Dhe fiku u tha menjëherë.

Mateu 21:20 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Kur e panë këtë, dishepujt u çuditën dhe thanë: “Qysh u tha fiku në çast?.”

Mateu 21:21 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhe Jezusi duke u përgjigjur u tha atyre: “Në të vërtetë ju them që, po të keni besim dhe të mos dyshoni, do të bëni jo vetëm atë që unë i bëra fikut, por, edhe sikur t’i thoni këtij mali: "Hiqu andej dhe hidhu në det," kjo do të ndodhë.

Mateu 21:22 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhe gjithçka të kërkoni në lutje, duke patur besim, do të merrni.”

Mateu 21:23 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Kur hyri në tempull, krerët e priftërinjve dhe pleqtë e popullit iu afruan, ndërsa i mësonte, dhe i thanë: “Me ç’pushtet i bën ti këto gjëra? Dhe kush ta ka dhënë këtë pushtet?.”

Mateu 21:24 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhe Jezusi, duke u përgjigjur, u tha atyre: “Edhe unë do t’ju bëj një pyetje, dhe në qoftë se ju do të më përgjigjeshit, unë gjithashtu do t’ju them me ç’pushtet i kryej këto gjëra.

Mateu 21:25 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Pagëzimi i Gjonit nga erdhi? Nga qielli apo nga njerëzit?.” Dhe ata arsyetonin midis tyre duke thënë: “Po t’i themi nga qielli, do të na thotë: Përse atëhërë nuk i besuat??".

Mateu 21:26 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Në qoftë se i themi nga njerëzit, kemi frikë nga turma, sepse të gjithë e konsiderojnë Gjonin profet.”

Mateu 21:27 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhe iu përgjigjën Jezusit duke thënë: “Nuk e dimë.” Atëhërë ai u tha atyre: “As unë nuk do t’ju them me ç’pushtet i bëj këto gjëra".

Mateu 21:28 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
“Ç’mendoni? Një njeri kishte dy bij dhe duke iu drejtuar të parit tha: Bir, shko sot të punosh në vreshtin timm";

Mateu 21:29 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
por ai u përgjigj dhe tha: "Nuk dua"; por më vonë, i penduar, shkoi.

Mateu 21:30 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Pastaj iu kthye të dytit dhe i tha të njëjtën gjë. Dhe ai u përgjigj dhe tha: "Po, imzot, do ta bëj," por nuk shkoi.

Mateu 21:31 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Cili nga të dy e kreu vullnetin e të atit?.” Ata i thanë: “I pari.” Jezusi u tha atyre: “Në të vërtetë ju them se tagrambledhësit dhe prostitutat hyjnë para jush në mbretërinë e qiejve.

Mateu 21:32 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Sepse Gjoni erdhi tek ju në rrugën e drejtësisë, dhe iu nuk i besuat, ndërsa tagrambledhësit dhe prostitutat i besuan; as mbasi i keni parë këto gjëra, nuk u penduat për t’i besuar.”

Mateu 21:33 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
“Dëgjoni një shëmbëlltyrë tjetër: Ishte një pronar shtëpie, i cili mbolli një vresht, e rrethoi me gardh, gërmoi një vend ku të shtrydhte rrushin, ndërtoi një kullë dhe, mbasi ua besoi disa vreshtarëve, u nis në një vend të huaj.

Mateu 21:34 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhe kur erdhi koha e të vjelave, ai dërgoi shërbëtorët e vet te vreshtarët, për të marrë frutat e tij,

Mateu 21:35 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
por vreshtarët i kapën shërbëtorët e tij, njërin e rrahën, një tjetër e vranë dhe një tjetër e vranë me gurë.

Mateu 21:36 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Përsëri, ai dërgoi shërbëtorë të tjerë, më shumë se të parët, dhe këta vreshtarët i trajtuan në të njëjtën mënyrë.

Mateu 21:37 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Më në fund ai i dërgoi atyre birin e vet duke thënë: "Për djalin tim do të kenë respekt!".

Mateu 21:38 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Por vreshtarët, kur e panë të birin, i thanë njeri tjetrit: "Ky është trashëgimtari; ejani, ta vrasim dhe marrim si pronë trashëgiminë e tij".

Mateu 21:39 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhe e kapën, e nxorën jashtë nga vreshti dhe e vranë.

Mateu 21:40 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Tani, kur të vijë i zoti i vreshtit, çfarë do t’u bëjë këtyre vreshtarëve?.”

Mateu 21:41 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Ata i thanë: “Ai do t’i vrasë keqas ata faqezinj dhe do t’ua besojë vreshtin vreshtarëve të tjerë, të cilët do t’i japin prodhimet në kohën e vet.”

Mateu 21:42 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Jezusi u tha atyre: “A nuk keni lexuar kurrë në Shkrimet: "Guri, që ndërtuesit e nxorën të papërdorshëm, u bë guri i qoshes. Kjo është vepër e Zotit, dhe është e mrekullueshme në sytë tonë"?

Mateu 21:43 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Prandaj unë po ju them se juve do t’ju hiqet mbretëria e Perëndisë dhe do t’i jepet një kombi që do ta bëjë të japë fryt.

Mateu 21:44 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhe ai që do të bjerë mbi këtë gur do të bëhet copëcopë; dhe ai mbi të cilin do të bjerë ai do të jetë i thërrmuar.”

Mateu 21:45 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhe krerët e priftërinjve dhe farisenjtë, kur i dëgjuan shëmbëlltyrat e tij, e kuptuan se po fliste për ta.

Mateu 21:46 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhe kërkonin ta kapnin, por kishin frikë nga turmat, sepse ato e konsideronin profet.
Previous Chapter
« Mateu 20 (ALB)
Next Chapter
Mateu 22 (ALB) »

Available Bible Translations

American Standard Version (ASV)
Matthew 21 (ASV) »
King James Version (KJV)
Matthew 21 (KJV) »
GOD’S WORD® (GW)
Matthew 21 (GW) »
Berean Bible (BSB)
Matthew 21 (BSB) »
World English Bible (WEB)
Matthew 21 (WEB) »
French Bible (LSG)
Matthieu 21 (LSG) »
German Bible (LUTH1912)
Matthäus 21 (LUTH1912) »
Punjabi Bible (PANIRV)
ਮੱਤੀ 21 (PANIRV) »
Bengali Bible (BENIRV)
মথি 21 (BENIRV) »
Marathi Bible (MARIRV)
मत्तय 21 (MARIRV) »
Gujarati Bible (GUJIRV)
માથ્થી 21 (GUJIRV) »
Arabic Bible (AVD)
مَتَّى 21 (AVD) »
Portuguese Bible (BSL)
Mateus 21 (BSL) »
Vietnamese Bible (VIE)
Ma-thi-ơ 21 (VIE) »
Spanish Bible (RVA)
Mateo 21 (RVA) »
Italian Bible (RIV)
Matteo 21 (RIV) »
Chinese Simplified (CUVS)
马 太 福 音 21 (CUVS) »
Chinese Traditional (CUVT)
馬 太 福 音 21 (CUVT) »
Swedish Bible (SV1917)
Matteus 21 (SV1917) »
Russian Bible (RUSV)
Матфея 21 (RUSV) »
Ukrainian Bible (UKR)
Матвія 21 (UKR) »
Hungarian Bible (KAR)
Máté 21 (KAR) »
Bulgarian Bible (BULG)
Матей 21 (BULG) »
Norwegian Bible (NORSK)
Matteus 21 (NORSK) »

Mateu (ALB) Chapter Selection

ALB Book Selection List

View full list of ALB Bible Books and Chapters