Mateu Chapter 25 ALB Bible Verse Images

Mateu 25 Bible Verse Pictures. Choose from a large collection of inspirational, motivational and encouraging Bible verses with pictures of nature. Download and share Mateu 25 inspirational Bible verse images. Bible verse pictures were created based on verses from The Holy Bible in Albanian (ALB). The Albanian Bible translation is available in the Public Domain, which means that the ALB Bible is not copyright. (Bibla e Shenjtë) Dhjata e Vjetër, Dhjata e Re

Mateu 25:1 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
“Atëherë mbretëria e qiejve do t’u ngjajë dhjetë virgjëreshave, të cilat i morën llampat e tyre, dhe i dolën para dhëndrit.

Mateu 25:2 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Tani pesë nga ato ishin të mençura dhe pesë budallaçka.

Mateu 25:3 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Budallaçkat, kur morën llampat e tyre, nuk morën me vet vajin;

Mateu 25:4 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
kurse të mençurat, bashkë me llampat, morën edhe vajin në enët e tyre.

Mateu 25:5 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Tani, duke qenë se dhëndri po vononte, dremitën të gjitha dhe i zuri gjumi.

Mateu 25:6 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Aty nga mesnata u dëgjua një britmë: "Ja, po vjen dhëndri, i dilni para!".

Mateu 25:7 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Atëherë të gjitha ato virgjëreshat u zgjuan dhe përgatitën llampat e tyre.

Mateu 25:8 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhe budallaçkat u thanë të mençurave: "Na jepni nga vaji juaj, sepse llampat tona po na fiken".

Mateu 25:9 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Por të mençurat duke u përgjigjur thanë: "Jo, sepse nuk do të mjaftonte as për ne e as për ju; më mirë shkoni te tregtarët dhe e blini".

Mateu 25:10 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Tani kur ato shkuan ta blejnë, erdhi dhëndri; virgjëreshat që ishin gati, hynë bashkë me të në dasmë; dhe dera u mbyll.

Mateu 25:11 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Më pas erdhën edhe virgjëreshat e tjera, duke thënë: "Zot, zot, hapna".

Mateu 25:12 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Por ai, duke u përgjigjur, tha: "Në të vërtetë po ju them se nuk ju njoh".

Mateu 25:13 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Prandaj rrini zgjuar, sepse nuk e dini as ditën as orën në të cilët do të vijë Biri i njeriut.”

Mateu 25:14 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
“Mbretëria e qiejve i ngjan gjithashtu një njeriu, që, kur po nisej për një udhëtim, i thirri shërbëtorët e tij dhe u besoi pasuritë e veta.

Mateu 25:15 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Njërit i dha pesë talenta, tjetrit dy dhe një tjetri një; secilit sipas zotësisë së tij; dhe u nis fill.

Mateu 25:16 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Tani ai që kishte marrë të pesë talentat shkoi, dhe bëri tregti me to dhe fitoi pesë të tjerë.

Mateu 25:17 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Po ashtu edhe ai që kishte marrë dy talenta fitoi edhe dy të tjerë.

Mateu 25:18 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Por kurse ai që kishte marrë një, shkoi, hapi një gropë në dhe dhe e fshehu denarin e zotit të vet.

Mateu 25:19 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Tani mbas një kohe të gjatë, u kthye zoti i atyre shërbëtorëve dhe i bëri llogaritë me ta.

Mateu 25:20 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhe ai që kishte marrë të pesë talentat doli përpara dhe i paraqiti pesë të tjerë, duke thënë: "Zot, ti më besove pesë talenta; ja, me ato unë fitova pesë talenta të tjerë".

Mateu 25:21 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhe i zoti i tha: "Të lumtë, shërbëtor i mirë dhe besnik; ti u tregove besnik në gjëra të vogla, unë do të të vë mbi shumë gjëra; hyr në gëzimin e zotit tënd".

Mateu 25:22 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Pastaj erdhi edhe ai që kishte marrë të dy talenta dhe tha: "Zot, ti më besove dy talenta; ja, me ato unë fitova dy talenta të tjerë".

Mateu 25:23 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhe zoti i tij i tha: "Të lumtë, shërbëtor i mirë dhe besnik; ti u tregove besnik në gjëra të vogla; unë do të të vë mbi shumë gjëra; hyr në gëzimin e zotit tënd".

Mateu 25:24 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Në fund erdhi edhe ai që kishte marrë vetëm një talent dhe tha: "Zot, unë e dija se je njeri i ashpër, që korr atje ku nuk ke mbjellë dhe vjel ku nuk ke shpërndarë,

Mateu 25:25 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
prandaj pata frikë dhe shkova dhe e fsheha talentin tënd nën tokë; ja, unë po ta kthej".

Mateu 25:26 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhe i zoti duke i përgjigjur i tha: "Shërbëtor i mbrapshtë dhe përtac, ti e dije se unë korr atje ku nuk kam mbjellë dhe vjel aty ku nuk kam shpërndarë;

Mateu 25:27 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Ti duhet t’ia kishe besuar denarin tim bankierëve dhe kështu, në kthimin tim, do ta kisha marrë me interes.

Mateu 25:28 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Prandaj ia hiqni këtij talentin dhe ia jepni atij që ka dhjetë talenta.

Mateu 25:29 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Sepse atij që ka do t’i jepet edhe më e do të ketë me bollëk të madh, por atij që nuk ka, do t’i merret edhe ajo që ka.

Mateu 25:30 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhe flakeni në errësirën e jashtme këtë shërbëtor të pavlefshëm. Atje do të jetë e qara dhe kërcëllim dhëmbësh".”

Mateu 25:31 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
“Dhe kur të vijë Biri i njeriut në lavdinë e tij, bashkë me të gjithë engjëjt e shenjtë, atëherë do të ulet mbi fronin e lavdisë së vet.

Mateu 25:32 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhe të gjithë kombet do të mblidhen para tij; dhe ai do ta ndajë njërin nga tjetri ashtu si i ndan bariu delet nga cjeptë.

Mateu 25:33 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhe delet do t’i vërë në të djathtën e tij dhe cjeptë në të majtën.

Mateu 25:34 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Atëherë Mbreti do t’u thotë atyre që do të jenë në të djathtën e tij: Ejani, të bekuar të Atit tim; merrni në trashëgim mbretërinë që u bë gatii për ju që nga krijimi i botës.

Mateu 25:35 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Sepse pata uri dhe më dhatë për të ngrënë, pata etje dhe më dhatë për të pirë; isha i huaj dhe më pritët,

Mateu 25:36 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
isha i zhveshur dhe më veshët, isha i sëmurë dhe ju më vizitonit, isha në burg dhe erdhët tek unë".

Mateu 25:37 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Atëherë të drejtët do t’i përgjigjen duke thënë: "Zot, kur të pamë të uritur dhe të dhamë për të ngrënë; ose të etur dhe të dhamë për të pirë?

Mateu 25:38 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhe kur të pamë të huaj dhe të pritëm ose të zhveshur dhe të veshëm?

Mateu 25:39 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhe kur të pamë të lënguar ose në burg dhe erdhëm te ti?".

Mateu 25:40 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhe Mbreti duke iu përgjigjur do t’u thotë: "Në të vërt etë po ju them: sa herë ia keni bërë këtë ndonjërit prej këtyre vëllezërve të mi më të vegjël, këtë ma bëtë mua.

Mateu 25:41 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Pastaj ai do t’u thotë edhe atyre që do të jenë në të majtë: "Largohuni nga unë, të mallkuar, në zjarr të përjetshëm, të përgatitur për djallin dhe engjëjt e tij.

Mateu 25:42 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Sepse pata uri dhe nuk më dhatë për të ngrënë, pata etje dhe nuk më dhatë për të pirë,

Mateu 25:43 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
isha i huaj dhe nuk më pritët, i zhveshur dhe nuk më veshët, i sëmurë dhe në burg dhe nuk erdhët të më shihni".

Mateu 25:44 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Atëherë edhe ata do t’i përgjigjen duke thënë: "Zot, kur të pamë të uritur ose të etur, ose të huaj, ose të zhveshur, ose të lëngatë ose në burg dhe nuk të shërbyem?".

Mateu 25:45 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Atëherë ai do t’u përgjigjet atyre duke thënë: "Në të vërtetë ju them: sa herë nuk ia keni bërë këtë ndonjërit prej këtyre më të vegjëlve, këtë nuk ma bëtë as edhe mua".

Mateu 25:46 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhe ata do të shkojnë në mundim të përjetshëm, dhe të drejtët në jetën e përjetshme.”
Previous Chapter
« Mateu 24 (ALB)
Next Chapter
Mateu 26 (ALB) »

Available Bible Translations

American Standard Version (ASV)
Matthew 25 (ASV) »
King James Version (KJV)
Matthew 25 (KJV) »
GOD’S WORD® (GW)
Matthew 25 (GW) »
Berean Bible (BSB)
Matthew 25 (BSB) »
World English Bible (WEB)
Matthew 25 (WEB) »
French Bible (LSG)
Matthieu 25 (LSG) »
German Bible (LUTH1912)
Matthäus 25 (LUTH1912) »
Punjabi Bible (PANIRV)
ਮੱਤੀ 25 (PANIRV) »
Bengali Bible (BENIRV)
মথি 25 (BENIRV) »
Marathi Bible (MARIRV)
मत्तय 25 (MARIRV) »
Gujarati Bible (GUJIRV)
માથ્થી 25 (GUJIRV) »
Arabic Bible (AVD)
مَتَّى 25 (AVD) »
Portuguese Bible (BSL)
Mateus 25 (BSL) »
Vietnamese Bible (VIE)
Ma-thi-ơ 25 (VIE) »
Spanish Bible (RVA)
Mateo 25 (RVA) »
Italian Bible (RIV)
Matteo 25 (RIV) »
Chinese Simplified (CUVS)
马 太 福 音 25 (CUVS) »
Chinese Traditional (CUVT)
馬 太 福 音 25 (CUVT) »
Swedish Bible (SV1917)
Matteus 25 (SV1917) »
Russian Bible (RUSV)
Матфея 25 (RUSV) »
Ukrainian Bible (UKR)
Матвія 25 (UKR) »
Hungarian Bible (KAR)
Máté 25 (KAR) »
Bulgarian Bible (BULG)
Матей 25 (BULG) »
Norwegian Bible (NORSK)
Matteus 25 (NORSK) »

Mateu (ALB) Chapter Selection

ALB Book Selection List

View full list of ALB Bible Books and Chapters