Mateu Chapter 8 ALB Bible Verse Images

Mateu 8 Bible Verse Pictures. Choose from a large collection of inspirational, motivational and encouraging Bible verses with pictures of nature. Download and share Mateu 8 inspirational Bible verse images. Bible verse pictures were created based on verses from The Holy Bible in Albanian (ALB). The Albanian Bible translation is available in the Public Domain, which means that the ALB Bible is not copyright. (Bibla e Shenjtë) Dhjata e Vjetër, Dhjata e Re

Mateu 8:1 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Tani kur Jezusi zbriti nga mali, turma të mëdha e ndiqnin.

Mateu 8:2 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhe ja, një lebroz erdhi dhe e adhuroi, duke thënë: “O Zot, po të duash, ti mund të më shërosh.”

Mateu 8:3 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Jezusi e shtriu dorën, e preku dhe i tha: “Po, unë dua, shërohu.” Dhe në atë çast u shërua nga lebra e tij.

Mateu 8:4 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Atëherë Jezusi i tha: “Ruhu se ia tregon kujt; por shko, paraqitu te prifti, bëj flijimin që ka urdhëruar Moisiu, me qëllim që kjo të jetë dëshmi për ta.”

Mateu 8:5 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Kur Jezusi hyri në Kapernaum i erdhi një centurion duke iu lutur,

Mateu 8:6 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
dhe duke thënë: “O Zot, shërbëtori im rri shtrirë në shtëpi i paralizuar dhe po vuan shumë.”

Mateu 8:7 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhe Jezusi i tha: “Do të vij dhe do ta shëroj.”

Mateu 8:8 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Centurioni duke u përgjigjur i tha: “Zot, unë nuk jam i denjë që ti të hysh nën strehën time; por thuaj vetëm një fjalë dhe shërbëtori im do të shërohet.

Mateu 8:9 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Sepse unë jam një njeri nën urdhërin e të tjerëve, dhe i kam ushtarët nën vete; dhe, po t’i them dikujt: "Shko," ai shkon; dhe po t’i them një tjetri: Eja,," ai vjen; dhe po t’i them shërbëtorit tim: "Bëje këtë," ai e bën.”

Mateu 8:10 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhe Jezusi, kur i dëgjoi këto gjëra, u mrekullua dhe u tha atyre që e ndiqnin: “Në të vërtetë po ju them, se askund në Izrael nuk e gjeta një besim aq të madh.

Mateu 8:11 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Unë po ju them se shumë do të vijnë nga lindja dhe nga perëndimi dhe do të ulen në tryezë me Abrahamin, me Isaakun dhe me Jakobin, në mbretërinë e qiejve,

Mateu 8:12 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
por bijtë e mbretërisë do të flaken në errësirat e jashtme. Atje do të jetë e qara dhe kërcëllimi dhëmbëve.”

Mateu 8:13 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhe Jezusi i tha centurionit: “Shko dhe u bëftë ashtu si besove!.” Dhe shërbëtori i tij u shërua që në atë çast.

Mateu 8:14 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Pastaj Jezusi hyri në shtëpinë e Pjetrit dhe pa që e vjehrra ishte në shtrat me ethe.

Mateu 8:15 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhe ai ia preku dorën dhe ethet e lanë; dhe ajo u ngrit dhe nisi t’u shërbejë.

Mateu 8:16 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhe kur u ngrys, i sollën shumë të pushtuar nga demonë; dhe ai, me fjalë, i dëboi frymërat dhe i shëroi të gjithë të sëmurët,

Mateu 8:17 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
që kështu të përmbushej fjala e profetit Isaia kur tha: “Ai i mori lëngatat tona dhe i mbarti sëmundjet tona.”

Mateu 8:18 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Tani Jezusi, duke parë rreth tij turma të mëdha, urdhëroi që të kalonin në bregun tjetër.

Mateu 8:19 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Atëherë një skrib iu afrua dhe i tha: “Mësues, unë do të ndjek kudo që të shkosh.”

Mateu 8:20 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhe Jezusi i tha: “Dhelprat i kanë strofkat, dhe zogjtë e qiellit i kanë çerdhet, por Biri i njeriut nuk ka as ku të mbështetë kokën.”

Mateu 8:21 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Pastaj një tjetër nga dishepujt e tij i tha: “O Zot, më jep më parë leje të shkoj të varros atin tim.”

Mateu 8:22 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Por Jezusi i tha: Më ndiq, dhe lëri të vdekurit të varrosin të vdekurit e vet.”

Mateu 8:23 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhe mbasi ai hipi në barkë, dishepujt e tij e ndiqnin.

Mateu 8:24 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhe ja, që u ngrit në det një stuhi aq e madhe, sa valët po e mbulonin barkën, por ai flinte.

Mateu 8:25 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhe dishepujt e tij iu afruan dhe e zgjuan duke i thënë: “O Zot, na shpëto, ne po mbarojmë!”

Mateu 8:26 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Por ai u tha atyre: “Pse keni frikë, o njerëz besimpakë?.” Dhe, pasi u ngrit, qortoi erërat dhe detin, dhe u bë bunacë e madhe.

Mateu 8:27 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Atëherë njërëzit u mrekulluan dhe thoshnin: “Kush është ky, të cilit po i binden deti dhe erërat?.”

Mateu 8:28 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhe kur arriti në bregun tjetër, në krahinën e Gergesenasve, i dolën para dy të demonizuar, që kishin dalë nga varret, dhe ishin aq të tërbuar sa që askush nuk mund të kalonte në atë udhë.

Mateu 8:29 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhe ja, ata filluan të bërtasin duke thënë: “Ç’është mes nesh dhe ty, Jezus, Biri i Perëndisë? Mos ke ardhur këtu të na mundosh para kohe?.”

Mateu 8:30 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Jo larg tyre një tufë e madhe derrash po kulloste.

Mateu 8:31 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhe demonët iu lutën duke i thënë: “Në qoftë se na dëbon, na lejo të shkojmë në atë tufë derrash.”

Mateu 8:32 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhe ai u tha atyre: “Shkoni!.” Kështu ata, pasi dolën, hynë në atë tufë derrash; dhe ja, gjithë ajo tufë u hodh nga gremina në det, dhe u mbyt në ujë.

Mateu 8:33 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhe ata që i kullotnin ikën dhe, kur shkuan në qytet, i treguan të gjitha këto gjëra, duke përfshirë ngjarjen e të demonizuarve.

Mateu 8:34 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhe ja, gjithë qyteti i doli para Jezusit; dhe, kur e panë, iu lutën që të largohej prej vendit të tyre.
Previous Chapter
« Mateu 7 (ALB)
Next Chapter
Mateu 9 (ALB) »

Available Bible Translations

American Standard Version (ASV)
Matthew 8 (ASV) »
King James Version (KJV)
Matthew 8 (KJV) »
GOD’S WORD® (GW)
Matthew 8 (GW) »
Berean Bible (BSB)
Matthew 8 (BSB) »
World English Bible (WEB)
Matthew 8 (WEB) »
French Bible (LSG)
Matthieu 8 (LSG) »
German Bible (LUTH1912)
Matthäus 8 (LUTH1912) »
Hindi Bible (HINIRV)
मत्ती 8 (HINIRV) »
Punjabi Bible (PANIRV)
ਮੱਤੀ 8 (PANIRV) »
Bengali Bible (BENIRV)
মথি 8 (BENIRV) »
Marathi Bible (MARIRV)
मत्तय 8 (MARIRV) »
Gujarati Bible (GUJIRV)
માથ્થી 8 (GUJIRV) »
Arabic Bible (AVD)
مَتَّى 8 (AVD) »
Portuguese Bible (BSL)
Mateus 8 (BSL) »
Vietnamese Bible (VIE)
Ma-thi-ơ 8 (VIE) »
Spanish Bible (RVA)
Mateo 8 (RVA) »
Italian Bible (RIV)
Matteo 8 (RIV) »
Chinese Simplified (CUVS)
马 太 福 音 8 (CUVS) »
Chinese Traditional (CUVT)
馬 太 福 音 8 (CUVT) »
Swedish Bible (SV1917)
Matteus 8 (SV1917) »
Russian Bible (RUSV)
Матфея 8 (RUSV) »
Ukrainian Bible (UKR)
Матвія 8 (UKR) »
Hungarian Bible (KAR)
Máté 8 (KAR) »
Bulgarian Bible (BULG)
Матей 8 (BULG) »
Norwegian Bible (NORSK)
Matteus 8 (NORSK) »

Mateu (ALB) Chapter Selection

ALB Book Selection List

View full list of ALB Bible Books and Chapters