Mateu Chapter 16 ALB Bible Verse Images

Mateu 16 Bible Verse Pictures. Choose from a large collection of inspirational, motivational and encouraging Bible verses with pictures of nature. Download and share Mateu 16 inspirational Bible verse images. Bible verse pictures were created based on verses from The Holy Bible in Albanian (ALB). The Albanian Bible translation is available in the Public Domain, which means that the ALB Bible is not copyright. (Bibla e Shenjtë) Dhjata e Vjetër, Dhjata e Re

Mateu 16:1 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Pastaj iu afruan farisenjtë dhe saducenjtë dhe, për ta tunduar, i kërkuan që t’u tregojë një shenjë nga qielli.

Mateu 16:2 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Por ai iu përgjigj atyre dhe tha: “Në mbrëmje ju thoni: "Do të jetë mot i mirë, sepse qielli është i kuq".

Mateu 16:3 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhe në mëngjes thoni: "Sot do të jetë stuhi, sepse qielli është i kuq dhe i vranët". Hipokritë, pra, ju dini të dalloni dukuritë e qiellit, por nuk arrini të kuptoni shenjat e kohës?

Mateu 16:4 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Një brez i mbrapshtë dhe kurorëshkelës kërkon një shenjë, por nuk do t’i jepet asnjë shenjë, përveç shenjës së profetit Jona.” Dhe i la ata dhe shkoi.

Mateu 16:5 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Kur dishepujt e vet arritën në bregun tjetër, ja që kishin harruar të marrin bukë me vete.

Mateu 16:6 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhe Jezusi u tha atyre: “Kini kujdes dhe ruhuni nga majaja e farisenjve dhe e saducenjve!.”

Mateu 16:7 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhe ata arsyetuan ndërmjet tyre duke thënë: “Se nuk kemi marrë bukë.”

Mateu 16:8 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Por Jezusi i vuri re e iu tha atyre: “O njerëz besimpakë, përse diskutoni ndërmjet jush që nuk keni marrë bukë?

Mateu 16:9 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Nuk e keni kuptuar akoma dhe nuk kujtoni të pesë bukët për pesë mijë burrat dhe sa kosha keni mbledhur?

Mateu 16:10 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhe të shtatë bukët për katër mijë bu-rra dhe sa kosha keni mbushur?

Mateu 16:11 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Si nuk kuptoni që nuk e kisha fjalën për bukën kur ju thashë të ruheni nga majaja e farisenjve dhe saducenjve?.”

Mateu 16:12 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Atëherë ata e kuptuan se ai nuk u kishte thënë të ruheshin nga majaja e bukës, por nga doktrina e farisenjve dhe të saducenjve.

Mateu 16:13 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Pastaj Jezusi, mbasi arriti në krahinën e Cezaresë së Filipit, i pyeti dishepujt e vet: “Kush thonë njerëzit se jam unë, i Biri i njeriut?.”

Mateu 16:14 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhe ata thanë: “Disa Gjon Pagëzori, të tjerë Elia, të tjerë Jeremia, ose një nga profetët.”

Mateu 16:15 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Ai u tha atyre: “Po ju, kush thoni se jam unë?.”

Mateu 16:16 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhe Simon Pjetri duke u përgjigjur tha: “Ti je Krishti, Biri i Perëndisë të gjallë.”

Mateu 16:17 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhe Jezusi duke përgjigjur u tha: “I lumur je ti, o Simon, bir i Jonas, sepse këtë nuk ta zbuloi as mishi as gjaku, por Ati im që është në qiej.

Mateu 16:18 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhe unë po të them gjithashtu se ti je Pjetri, dhe mbi këtë shkëmb unë do të ndërtoj kishën time dhe dyert e ferrit nuk do ta mundin atë.

Mateu 16:19 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhe unë do të të jap çelësat e mbretërisë së qiejve; gjithçka që të kesh lidhur mbi tokë, do të jetë lidhur në qiej, dhe gjithçka që të kesh zgjidhur mbi tokë, do të jetë zgjidhur në qiej.”

Mateu 16:20 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Atëherë i urdhëroi dishepujt e vet që të mos i thonin askujt se ai ishte Jezusi, Krishti.

Mateu 16:21 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Që nga ai çast Jezusi filloi t’u sqarojë dishepujve të vet se i duhej të shkonte në Jeruzalem, të vuante shumë për shkak të pleqve, të krerëve të priftërinjve dhe të skribëve, se do të vritej dhe do të ringjallej të tretën ditë.

Mateu 16:22 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Atëherë Pjetri e mori mënjanë dhe nisi ta qortojë duke thënë: “O Zot, të shpëtoftë Perëndia; kjo nuk do të të ndodhë kurrë.”

Mateu 16:23 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Por ai u kthye dhe i tha Pjetrit: “Shporru prej meje, o Satan! Ti je një skandal për mua, sepse s’ke ndër mënd punët e Perëndisë, por punët e njerëzve.”

Mateu 16:24 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Atëherë Jezusi u tha dishepujve të vet: “Në qoftë se dikush don të vijë pas meje, ta mohojë vetveten, ta marrë kryqin e vet dhe të më ndjekë.

Mateu 16:25 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Sepse ai që do të dojë ta shpëtojë jetën e vet, do ta humbasë; por ai që do ta humbasë jetën e vet për hirin tim, do ta gjejë atë.

Mateu 16:26 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Ç’përfitim ka njeriu nëse fiton gjithë botën dhe pastaj e humb shpirtin e vet? Ose çfarë do të japë njeriu si shkëmbim të shpirtit të vet?

Mateu 16:27 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Sepse Biri i njeriut do të vijë në lavdinë e Atit të vet bashkë me engjëjt e tij; dhe atëherë ai do të shpërblejë secilin sipas veprës së tij.

Mateu 16:28 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Në të vërtetë ju them se disa nga ata që janë të pranishëm këtu nuk do të vdesin pa e shikuar më parë Birin e njeriut duke ardhur në mbretërinë e vet.”
Previous Chapter
« Mateu 15 (ALB)
Next Chapter
Mateu 17 (ALB) »

Available Bible Translations

American Standard Version (ASV)
Matthew 16 (ASV) »
King James Version (KJV)
Matthew 16 (KJV) »
GOD’S WORD® (GW)
Matthew 16 (GW) »
Berean Bible (BSB)
Matthew 16 (BSB) »
World English Bible (WEB)
Matthew 16 (WEB) »
French Bible (LSG)
Matthieu 16 (LSG) »
German Bible (LUTH1912)
Matthäus 16 (LUTH1912) »
Punjabi Bible (PANIRV)
ਮੱਤੀ 16 (PANIRV) »
Bengali Bible (BENIRV)
মথি 16 (BENIRV) »
Marathi Bible (MARIRV)
मत्तय 16 (MARIRV) »
Gujarati Bible (GUJIRV)
માથ્થી 16 (GUJIRV) »
Arabic Bible (AVD)
مَتَّى 16 (AVD) »
Portuguese Bible (BSL)
Mateus 16 (BSL) »
Vietnamese Bible (VIE)
Ma-thi-ơ 16 (VIE) »
Spanish Bible (RVA)
Mateo 16 (RVA) »
Italian Bible (RIV)
Matteo 16 (RIV) »
Chinese Simplified (CUVS)
马 太 福 音 16 (CUVS) »
Chinese Traditional (CUVT)
馬 太 福 音 16 (CUVT) »
Swedish Bible (SV1917)
Matteus 16 (SV1917) »
Russian Bible (RUSV)
Матфея 16 (RUSV) »
Ukrainian Bible (UKR)
Матвія 16 (UKR) »
Hungarian Bible (KAR)
Máté 16 (KAR) »
Bulgarian Bible (BULG)
Матей 16 (BULG) »
Norwegian Bible (NORSK)
Matteus 16 (NORSK) »

Mateu (ALB) Chapter Selection

ALB Book Selection List

View full list of ALB Bible Books and Chapters