Mateu Chapter 12 ALB Bible Verse Images

Mateu 12 Bible Verse Pictures. Choose from a large collection of inspirational, motivational and encouraging Bible verses with pictures of nature. Download and share Mateu 12 inspirational Bible verse images. Bible verse pictures were created based on verses from The Holy Bible in Albanian (ALB). The Albanian Bible translation is available in the Public Domain, which means that the ALB Bible is not copyright. (Bibla e Shenjtë) Dhjata e Vjetër, Dhjata e Re

Mateu 12:1 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Në atë kohë Jezusi po ecte një të shtunë nëpër arat me grurë; dhe dishepujt e vet, të uritur, filluan të këpusin kallinj dhe t’i hanë.

Mateu 12:2 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Por farisenjtë, kur panë këtë, i thanë: “Ja, dishepujt e tu po bëjnë atë që nuk është e lejueshme të bëhet të shtunën.”

Mateu 12:3 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhe ai u tha atyre: “A nuk keni lexuar vallë se ç’bëri Davidi kur pati uri, ai dhe ata që qenë me të?

Mateu 12:4 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Si ai hyri në shtëpinë e Perëndisë dhe hëngri bukët e paraqitjes, të cilat nuk lejohej t’i hante as ai e as ata që ishin me të, por vetëm priftërinjtë?

Mateu 12:5 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Apo nuk keni lexuar në ligj që në tempull, të shtunave, priftërinjtë e shkelin të shtunën dhe megjithatë nuk mëkatojnë?

Mateu 12:6 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhe unë po ju them se këtu është një më i madh se tempulli.

Mateu 12:7 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhe, po të dinit se çfarë do të thotë: "Unë dua mëshirë dhe jo flijime," nuk do të kishit dënuar të pafajshmit.

Mateu 12:8 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Sepse Biri i njeriut është zot edhe i së shtunës.”

Mateu 12:9 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Pastaj, mbasi u largua që andej, hyri në sinagogën e tyre;

Mateu 12:10 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
dhe ja, aty ishte një burrë të cilit i qe tharë dora. Ata e pyetën Jezusin, me qëllim që ta padisin më pas: “A është e lejueshme që dikush të shërojë ditën e shtunë?.”

Mateu 12:11 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhe ai u tha atyre: “A ka ndonjë prej jush që ka një dele, dhe ajo bie në një gropë ditën e shtunë, dhe e ai nuk shkon ta nxjerrë jashtë?

Mateu 12:12 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
E, pra, sa më i vlefshëm është njeriu se delja! A është, pra, e lejueshme të bësh të mirën të shtunën?.”

Mateu 12:13 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Atëherë ai i tha atij burri: “Shtrije dorën tënde!.” Dhe ai e shtriu dhe ajo iu shëndosh si tjetra.

Mateu 12:14 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Por farisenjtë, mbasi dolën jashtë, bënin këshill kundër tij si ta vrasin.

Mateu 12:15 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Por kur Jezusi e mori vesh u largua prej andej dhe turma të mëdha e ndiqnin dhe ai i shëroi të gjithë,

Mateu 12:16 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
dhe i urdhëroi ata rreptësisht të mos thonin kush ishte ai,

Mateu 12:17 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
me qëllim që të përmbushej ç’ishte thënë nëpërmjet profetit Isaia që thotë:

Mateu 12:18 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
“Ja shërbëtori im, që unë e zgjodha; i dashuri im, në të cilin shpirti im është i kënaqur. Unë do ta vë Frymën tim mbi të dhe ai do t’u shpall drejtësinë popujve.

Mateu 12:19 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Ai nuk do të zihet dhe as nuk do të bërtasë dhe askush nuk do t’ia dëgjojë zërin e tij nëpër sheshe.

Mateu 12:20 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Ai nuk do ta thërmojë kallamin e thyer dhe nuk do ta shuajë kandilin që bën tym, deri sa të mos e ketë bërë të triumfojë drejtësinë.

Mateu 12:21 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhe njerëzit do të shpresojnë në emrin e tij.”

Mateu 12:22 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Atëherë i paraqitën një të idemonizuar, që ishte i verbër dhe memec; dhe ai e shëroi, kështu që i verbëri e memeci fliste dhe shikonte.

Mateu 12:23 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhe mbarë turmat çuditeshin dhe thonin: “A mos është ky i Biri i Davidit?.”

Mateu 12:24 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Por farisenjtë, kur e dëgjuan këtë, thanë: “Ky i dëbon demonët vetëm me fuqinë e Beelzebubit, princit të demonëve.”

Mateu 12:25 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhe Jezusi, duke njohur mendimet e tyre, u tha: “Çdo mbretëri, që përçahet në vetvete, shkon drejt shkatërrimit; dhe çdo qytet ose shtëpi, që përçahet në vetvete, nuk shkon gjatë.

Mateu 12:26 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Atëherë, në qoftë se Satani dëbon Satanë, ai është përçarë në vetvete, dhe si mund të qëndrojë mbretëria e tij?

Mateu 12:27 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhe në qoftë se unë i dëboj djajtë me ndihmën e Beelzebubit, me ndihmën e kujt i dëbojnë bijtë tuaj? Prandaj ata do të jenë gjykatësit tuaj.

Mateu 12:28 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Por, në qoftë se unë i dëboj djajtë me ndihmën e Frymës së Perëndisë, atëherë mbretëria e Perëndisë ka ardhur në mes tuaj.

Mateu 12:29 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Ose, si mund të hyjë dikush në shtëpinë e të fuqishmit dhe t’i grabisë pasurinë, po të mos e ketë lidhur më parë të fuqishmin? Vetëm atëherë ai do të mund t’ia plaçkisë shtëpinë.

Mateu 12:30 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Kush nuk është me mua, është kundër meje dhe kush nuk mbledh me mua, shkapërderdh.

Mateu 12:31 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Prandaj unë po ju them: Çdo mëkat dhe blasfemi do t’u falet njerëzve; por blasfemia kundër Frymës nuk do t’u falet atyre.

Mateu 12:32 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhe kushdo që flet kundër Birit të njeriut do të falet; por ai që flet kundër Frymës së Shenjtë nuk do të falet as në këtë botë as në atë të ardhme.”

Mateu 12:33 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
“Ose bëjeni të mirë pemën dhe fryti i saj do të jetë i mirë, ose bëjeni të keqe pemën dhe fryti i saj do të jetë i keq; sepse pema njihet nga fryti.

Mateu 12:34 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
O pjellë nepërkash! Si mund të flisni mirë, kur jeni të këqij? Sepse ç’ka zemra qet goja.

Mateu 12:35 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Njeriu i mirë nga thesari i mirë i zemrës nxjerr gjëra të mira; por njeriu i keq nxjerr gjëra të këqija nga thesari i tij i keq.

Mateu 12:36 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Por unë po ju them se ditën e gjyqit njërëzit do të japin llogari për çdo fjalë të kotë që kanë thënë.

Mateu 12:37 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Sepse në bazë të fjalëve të tua do të justifikohesh, dhe në bazë të fjalëve të tua do të dënohesh.”

Mateu 12:38 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Atëherë disa skribë dhe farisenj e pyetën duke thënë: “Mësues, ne duam të shohim ndonjë shenjë prej teje.”

Mateu 12:39 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Por ai duke iu përgjigjur u tha atyre: “Ky brez i mbrapshtë dhe kurorëshkelës kërkon një shenjë, por asnjë shenjë nuk do t’i jepet, përveç shenjës së profetit Jona.

Mateu 12:40 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Në fakt ashtu si Jona qëndroi tri ditë e tri net në barkun e peshkut të madh, kështu Biri i njeriut do të qëndrojë tri ditë e tri net në zemër të tokës.

Mateu 12:41 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Banorët e Ninivit do të ringjallen në gjyq bashkë me këtë brez dhe do ta dënojnë, sepse ata u penduan me predikimin e Jonas; dhe ja, këtu është një më i madh se Jona.

Mateu 12:42 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Mbretëresha e jugut do të ringjallet në gjyq bashkë me këtë brez dhe do ta dënojë, sepse ajo erdhi nga skaji më i largët i tokës për të dëgjuar diturinë e Salomonit; dhe ja, këtu është një më i madh se Salomoni.

Mateu 12:43 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Tani kur fryma e ndyrë ka dalë nga një njeri, endet nëpër vende të thata, duke kërkuar qetësi, por nuk e gjen.

Mateu 12:44 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Atëherë thotë: "Do të kthehem në shtëpinë time, nga kam dalë"; po kur arrin e gjen të zbrazët, të pastruar dhe të zbukuruar;

Mateu 12:45 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
atëherë shkon e merr me vete shtatë frymëra të tjera më të liga se ai, të cilët hyjnë dhe banojnë aty; kështu gjendja e fundit e këtij njeriut bëhet më e keqe nga e mëparshmja. Kështu do t’i ndodhë edhe këtij brezi të mbrapshtë.”

Mateu 12:46 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Ndërsa ai vazhdonte t’u fliste turmave, ja nëna e tij dhe vëllezërit e tij po rrinin jashtë dhe kërkonin të flisnin me të.

Mateu 12:47 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhe dikush i tha: “Ja, nëna jote dhe vëllezërit e tu janë atje jashtë dhe duan të flasin me ty.”

Mateu 12:48 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Por ai duke iu përgjigjur, i tha atij që e kishte lajmëruar: “Kush është nëna ime dhe kush janë vëllezërit e mi?.”

Mateu 12:49 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
E shtriu dorën e vet drejt dishepujve të vet dhe tha: “Ja nëna ime dhe vëllezërit e mi.

Mateu 12:50 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Sepse kushdo që kryen vullnetin e Atit tim që është në qiej, më është vëlla, motër dhe nënë.”
Previous Chapter
« Mateu 11 (ALB)
Next Chapter
Mateu 13 (ALB) »

Available Bible Translations

American Standard Version (ASV)
Matthew 12 (ASV) »
King James Version (KJV)
Matthew 12 (KJV) »
GOD’S WORD® (GW)
Matthew 12 (GW) »
Berean Bible (BSB)
Matthew 12 (BSB) »
World English Bible (WEB)
Matthew 12 (WEB) »
French Bible (LSG)
Matthieu 12 (LSG) »
German Bible (LUTH1912)
Matthäus 12 (LUTH1912) »
Punjabi Bible (PANIRV)
ਮੱਤੀ 12 (PANIRV) »
Bengali Bible (BENIRV)
মথি 12 (BENIRV) »
Marathi Bible (MARIRV)
मत्तय 12 (MARIRV) »
Gujarati Bible (GUJIRV)
માથ્થી 12 (GUJIRV) »
Arabic Bible (AVD)
مَتَّى 12 (AVD) »
Portuguese Bible (BSL)
Mateus 12 (BSL) »
Vietnamese Bible (VIE)
Ma-thi-ơ 12 (VIE) »
Spanish Bible (RVA)
Mateo 12 (RVA) »
Italian Bible (RIV)
Matteo 12 (RIV) »
Chinese Simplified (CUVS)
马 太 福 音 12 (CUVS) »
Chinese Traditional (CUVT)
馬 太 福 音 12 (CUVT) »
Swedish Bible (SV1917)
Matteus 12 (SV1917) »
Russian Bible (RUSV)
Матфея 12 (RUSV) »
Ukrainian Bible (UKR)
Матвія 12 (UKR) »
Hungarian Bible (KAR)
Máté 12 (KAR) »
Bulgarian Bible (BULG)
Матей 12 (BULG) »
Norwegian Bible (NORSK)
Matteus 12 (NORSK) »

Mateu (ALB) Chapter Selection

ALB Book Selection List

View full list of ALB Bible Books and Chapters