Fjalët e urta Chapter 24 ALB Bible Verse Images

Fjalët e urta 24 Bible Verse Pictures. Choose from a large collection of inspirational, motivational and encouraging Bible verses with pictures of nature. Download and share Fjalët e urta 24 inspirational Bible verse images. Bible verse pictures were created based on verses from The Holy Bible in Albanian (ALB). The Albanian Bible translation is available in the Public Domain, which means that the ALB Bible is not copyright. (Bibla e Shenjtë) Dhjata e Vjetër, Dhjata e Re

Fjalët e urta 24:1 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Mos i ki zili njerëzit e këqij dhe mos dëshiro të rrish me ta,

Fjalët e urta 24:2 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
sepse zemra e tyre mendon për grabitje dhe buzët e tyre thonë se do të bëjnë të keqen.

Fjalët e urta 24:3 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Shtëpia ndërtohet me dituri dhe bëhet e qëndrueshme me maturi.

Fjalët e urta 24:4 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Me dijen mbushen dhomat me lloj-lloj të mirash të çmueshme dhe të pëlqyeshme.

Fjalët e urta 24:5 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Njeriu i urtë është plot forcë, dhe njeriu që ka dituri e rrit fuqinë e tij.

Fjalët e urta 24:6 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Sepse me këshilla të urta do të mund të bësh luftën tënde, dhe në numrin e madh të këshilltarëve është fitorja.

Fjalët e urta 24:7 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dituria është shumë e lartë për budallanë; ai nuk e hap kurrë gojën te porta e qytetit.

Fjalët e urta 24:8 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Kush mendon të bëjë keq do të quhet mjeshtër intrigash.

Fjalët e urta 24:9 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Synimi i pamend është mëkat dhe tallësi është një neveri për njerëzit.

Fjalët e urta 24:10 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Po të mos kesh guxim ditën e fatkeqësisë, forca jote është shumë e pakët.

Fjalët e urta 24:11 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Çliro ata që i tërheqin drejt vdekjes dhe mbaji ata që po i çojnë në thertore.

Fjalët e urta 24:12 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Po të thuash: "Ja, ne nuk e dinim," ai që peshon zemrat a nuk e shikon? Ai që ruan shpirtin tënd nuk e di vallë? Ai do t’i japë secilit simbas veprave të tij.

Fjalët e urta 24:13 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Biri im, ha mjaltin sepse është i mirë; një huall mjalti do të jetë i ëmbël për shijen tënde.

Fjalët e urta 24:14 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Kështu do të jetë njohja e diturisë për shpirtin tënd. Në rast se e gjen, do të ketë një të ardhme dhe shpresa jote nuk do të shkatërrohet.

Fjalët e urta 24:15 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
O i pabesë, mos ngre kurthe kundër banesës së njeriut të drejtë, mos shkatërro vendin ku ai pushon,

Fjalët e urta 24:16 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
sepse i drejti bie shtatë herë dhe ngrihet, kurse të pabesët përmbysen në fatkeqësi.

Fjalët e urta 24:17 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Kur armiku yt bie, mos u gëzo; kur është shtrirë për tokë, zemra jote të mos gëzohet,

Fjalët e urta 24:18 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
me qëllim që Zoti të mos shikojë dhe të mos i vijë keq, dhe të mos largojë prej tij zemërimin e vet.

Fjalët e urta 24:19 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Mos u zemëro për shkak të atyre që bëjnë të keqen dhe mos i ki smirë të pabesët,

Fjalët e urta 24:20 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
sepse nuk do të ketë të ardhme për të keqin; llamba e të pabesëve do të fiket.

Fjalët e urta 24:21 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Biri im, ki frikë nga Zoti dhe nga mbreti; mos u bashko me ata që duan të ndryshojnë;

Fjalët e urta 24:22 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
mjerimi i tyre do të vijë papritmas, dhe shkatërrimin e të dy palëve kush e njeh?

Fjalët e urta 24:23 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Edhe këto gjëra janë për të urtit. Nuk është mirë të kesh preferenca personale në gjykim.

Fjalët e urta 24:24 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Ai që i thotë të pabesit: "Ti je i drejtë," do të mallkohet nga popujt dhe kombet do ta nëmin.

Fjalët e urta 24:25 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Por ata që e qortojnë të pabesin do të gjejnë kënaqësi dhe mbi ta do të zbresin bekimet më të mira.

Fjalët e urta 24:26 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Ai që jep një përgjigje të drejtë jep një të puthur mbi buzët.

Fjalët e urta 24:27 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Vër në vijë punët e tua të jashtme, vër në rregull arat e tua dhe pastaj ndërto shtëpinë tënde.

Fjalët e urta 24:28 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Mos dëshmo pa arsye kundër të afërmit tënd dhe mos gënje me buzët e tua.

Fjalët e urta 24:29 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Mos thuaj: "Ashtu si ma bëri mua, kështu do t’ia bëj edhe unë; do t’ia kthej simbas sjelljes së tij".

Fjalët e urta 24:30 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Kalova pranë arës së përtacit dhe pranë vreshtit të njeriut që s’ka mend;

Fjalët e urta 24:31 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
dhe ja, kudo rriteshin ferrat, ferrishtet e zinin tokën dhe muri prej gurësh ishte shembur.

Fjalët e urta 24:32 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Duke parë këtë, u mendova me kujdes; nga sa pashë nxora një mësim:

Fjalët e urta 24:33 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
të flesh pak, të dremitësh pak, të rrish pak me duar në ije për të pushuar;

Fjalët e urta 24:34 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
kështu varfëria jote do të vijë si një vjedhës dhe skamja jote si një njeri i armatosur.

Available Bible Translations

American Standard Version (ASV)
Proverbs 24 (ASV) »
King James Version (KJV)
Proverbs 24 (KJV) »
GOD’S WORD® (GW)
Proverbs 24 (GW) »
Berean Bible (BSB)
Proverbs 24 (BSB) »
World English Bible (WEB)
Proverbs 24 (WEB) »
French Bible (LSG)
Proverbes 24 (LSG) »
German Bible (LUTH1912)
Sprüche 24 (LUTH1912) »
Telugu Bible (TELIRV)
సామెత 24 (TELIRV) »
Hebrew Bible (HEB)
משלי 24 (HEB) »
Portuguese Bible (BSL)
Provérbios 24 (BSL) »
Vietnamese Bible (VIE)
Châm Ngôn 24 (VIE) »
Spanish Bible (RVA)
Proverbios 24 (RVA) »
Italian Bible (RIV)
Proverbi 24 (RIV) »
Chinese Simplified (CUVS)
箴 言 24 (CUVS) »
Chinese Traditional (CUVT)
箴 言 24 (CUVT) »
Swedish Bible (SV1917)
Ordspråksboken 24 (SV1917) »
Russian Bible (RUSV)
Притчи 24 (RUSV) »
Hungarian Bible (KAR)
Példabeszédek 24 (KAR) »
Bulgarian Bible (BULG)
Притчи 24 (BULG) »
Japanese Bible (JPN)
箴言 24 (JPN) »
Norwegian Bible (NORSK)
Salomos Ordspråk 24 (NORSK) »

Fjalët e urta (ALB) Chapter Selection

ALB Book Selection List

View full list of ALB Bible Books and Chapters