Fjalët e urta Chapter 19 ALB Bible Verse Images

Fjalët e urta 19 Bible Verse Pictures. Choose from a large collection of inspirational, motivational and encouraging Bible verses with pictures of nature. Download and share Fjalët e urta 19 inspirational Bible verse images. Bible verse pictures were created based on verses from The Holy Bible in Albanian (ALB). The Albanian Bible translation is available in the Public Domain, which means that the ALB Bible is not copyright. (Bibla e Shenjtë) Dhjata e Vjetër, Dhjata e Re

Fjalët e urta 19:1 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Éshtë më i mirë një i varfër që ecën në ndershmërinë e tij se sa ndonjë që është i çoroditur nga buzët dhe që është budalla.

Fjalët e urta 19:2 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Përveç kësaj nuk është mirë që një shpirt të jetë pa dije; kush ecën me hapa të shpejta gabon rrugë.

Fjalët e urta 19:3 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Budallallëku i njeriut e bën rrugën e tij të rrëshqitshme dhe zemra e tij pezmatohet kundër Zotit.

Fjalët e urta 19:4 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Pasuritë sigurojnë një numër të madh miqsh, por i varfëri ndahet nga vet miku i tij.

Fjalët e urta 19:5 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dëshmitari i rremë nuk do të mbetet pa u ndëshkuar dhe ai që thotë gënjeshtra nuk do të ketë shpëtim.

Fjalët e urta 19:6 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Të shumtë janë ata që kërkojnë favorin e princit dhe të gjithë janë miq të atij që bën dhurata.

Fjalët e urta 19:7 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Të gjithë vëllezërit e të varfërit e urrejnë atë, aq më tepër largohen prej tij miqtë e vet. Ai mund t’u shkojë pas me fjalë, por ata nuk gjenden më.

Fjalët e urta 19:8 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Kush fiton mënçuri do vetë jetën e tij dhe ai që mbetet i matur do të gjejë të mirën.

Fjalët e urta 19:9 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dëshmitari i rremë nuk do të mbetet pa u ndëshkuar, dhe ai që thotë gënjeshtra do të humbasë.

Fjalët e urta 19:10 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Të jetuarit në kënaqësi nuk i shkon budallait, dhe aq më pak një shërbëtori të sundojë mbi princat.

Fjalët e urta 19:11 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Mënçuria e bën njeriun të mos rrëmbehet shpejt nga zemërimi dhe është në lavdinë e tij t’i kapërcejë fyerjet.

Fjalët e urta 19:12 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Zemërimi i mbretit është si ulërima e një luani, por favori i tij është si vesa mbi bar.

Fjalët e urta 19:13 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Një bir budalla është një fatkeqësi për të atin, dhe grindjet e vazhdueshme të bashkëshortes së tij janë si një e pikuar e vazhdueshme.

Fjalët e urta 19:14 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Shtëpia dhe pasuritë janë trashëgimi nga etërit, por një bashkëshorte e mënçur vjen nga Zoti.

Fjalët e urta 19:15 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Përtacia të bën të biesh në një gjumë të thellë dhe njeriu i plogët do të vuajë nga uria.

Fjalët e urta 19:16 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Kush respekton urdhërimin ruan jetën e tij, por ai që lë pas dore sjelljen e tij ka për të vdekur.

Fjalët e urta 19:17 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Ai që ka mëshirë për të varfërin i jep hua Zotit, i cili do t’ia kthejë ato që i ka dhënë.

Fjalët e urta 19:18 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Ndëshko birin tënd sa ka shpresë, por mos u shty deri sa të shkaktosh vdekjen e tij.

Fjalët e urta 19:19 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Njeriu shumë gjaknxehtë duhet të ndëshkohet si pasojë e kësaj, sepse po nuk u ndëshkua, ai do të bëhet edhe më tepër gjaknxehtë.

Fjalët e urta 19:20 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dëgjo këshillën dhe prano mësimet, që ti të bëhesh i urtë për kusurin e ditëve të tua.

Fjalët e urta 19:21 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Ka shumë plane në zemrën e njeriut, por vetëm plani i Zotit do të mbetet i pandryshuar.

Fjalët e urta 19:22 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Ajo që dëshiron njeriu është mirësia dhe një i varfër vlen më tepër se një gënjeshtar.

Fjalët e urta 19:23 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Frika e Zotit të çon në jetë; kush e ka do të mbetet i ngopur dhe nuk do të preket nga asnjë e keqe.

Fjalët e urta 19:24 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Përtaci e zhyt dorën e tij në pjatë, por nuk arrin as ta çojë në gojë.

Fjalët e urta 19:25 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Godite tallësin dhe njeriu i thjeshtë do të bëhet mëndjehollë; qorto atë që ka mend dhe ai do të fitojë dituri.

Fjalët e urta 19:26 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Kush përdor dhunë me të atin dhe dëbon nënen e tij, është një faqenxirë dhe me turp.

Fjalët e urta 19:27 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Biri im, mos dëgjo më mësimet, dhe do të largohesh nga fjalët e diturisë.

Fjalët e urta 19:28 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dëshmitari i lig tallet me drejtësinë dhe goja e të pabesëve gëlltit padrejtësinë.

Fjalët e urta 19:29 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Ndëshkimet janë përgatitur për tallësit dhe goditjet për kurrizin e budallenjve.

Available Bible Translations

American Standard Version
Proverbs 19 (ASV) »
King James Version
Proverbs 19 (KJV) »
GOD’S WORD® (GW)
Proverbs 19 (GW) »
World English Bible
Proverbs 19 (WEB) »
Louis Segond 1910
Proverbes 19 (LSG) »
इंडियन रिवाइज्ड वर्जन - हिंदी
नीतिवचन 19 (HINIRV) »
ਭਾਰਤੀ ਸੋਧਿਆ ਹੋਇਆ ਸੰਸਕਰਣ - ਪੰਜਾਬੀ
ਕਹਾਉਤਾਂ 19 (PANIRV) »
ভারতীয় সংশোধিত সংস্করণ - বাংলা
হিতোপদেশ 19 (BENIRV) »
இந்தியன் ரீவைஸ்டு வேர்ஷன் - தமிழ்
நீதிமொழிகள் 19 (TAMIRV) »
इंडियन रिवाइज्ड वर्जन - मराठी
नीतिसूत्रे 19 (MARIRV) »
ఇండియన్ రేవిజ్డ్ వెర్షన్ - తెలుగు
సామెత 19 (TELIRV) »
ઇન્ડિયન રિવાયઝ્ડ વર્ઝન - ગુજરાતી
નીતિવચનો 19 (GUJIRV) »
ಭಾರತೀಯ ಪರಿಷ್ಕೃತ ಆವೃತ್ತಿ - ಕನ್ನಡ
ಜ್ಞಾನೋಕ್ತಿಗಳು 19 (KANIRV) »
الكتاب المقدس باللغة العربية، فان دايك
أَمْثَالٌ 19 (AVD) »
תנ ך עברי מודרני
משלי 19 (HEB) »
Bíblia Sagrada Português
Provérbios 19 (BSL) »
Kinh Thánh: Tiếng Việt
Châm Ngôn 19 (VIE) »
Reina Valera Antigua
Proverbios 19 (RVA) »
La Sacra Bibbia
Proverbi 19 (RIV) »
圣 经 简体中文和合本
箴 言 19 (CUVS) »
聖 經 繁體中文和合本
箴 言 19 (CUVT) »
Библия на русском
Притчи 19 (RUSV) »
Українська Біблія
Екклезіяст 19 (UKR) »
Szent Biblia - Magyar
Példabeszédek 19 (KAR) »
Българска Библия
Притчи 19 (BULG) »
聖書 日本語
箴言 19 (JPN) »
Kitaabka Quduuska Ah
Maahmaahyadii 19 (SOM) »
De Heilige Schrift
Spreuken 19 (NLD) »

Fjalët e urta (ALB) Chapter Selection

ALB Book Selection List

View full list of ALB Bible Books and Chapters