Fjalët e urta Chapter 12 ALB Bible Verse Images

Fjalët e urta 12 Bible Verse Pictures. Choose from a large collection of inspirational, motivational and encouraging Bible verses with pictures of nature. Download and share Fjalët e urta 12 inspirational Bible verse images. Bible verse pictures were created based on verses from The Holy Bible in Albanian (ALB). The Albanian Bible translation is available in the Public Domain, which means that the ALB Bible is not copyright. (Bibla e Shenjtë) Dhjata e Vjetër, Dhjata e Re

Fjalët e urta 12:1 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Kush e do korrigjimin do diturinë, por ai që e urren kritikën është budalla.

Fjalët e urta 12:2 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Njeriu i mirë gëzon përkrahjen e Zotit, por ky do të dënojë njeriun që sajon plane të këqija.

Fjalët e urta 12:3 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Njeriu nuk bëhet i qëndrueshëm me pabesinë, por rrënja e të drejtëve nuk do të lëvizet kurrë.

Fjalët e urta 12:4 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Gruaja e virtytshme është kurora e burrit të saj, por ajo që e turpëron është si një krimb në kockat e tij.

Fjalët e urta 12:5 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Mendimet e të drejtëve janë drejtësia, por synimet e të pabesëve janë mashtrimi.

Fjalët e urta 12:6 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Fjalët e të pabesëve rrinë në pritë për të derdhur gjak, por goja e njerëzve të drejtë do t’i çlirojë.

Fjalët e urta 12:7 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Të pabesët janë përmbysur dhe nuk janë më, por shtëpia e të drejtëve do të mbetet më këmbë.

Fjalët e urta 12:8 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Një njeri lëvdohet për gjykimin e tij, por ai që ka një zemër të çoroditur do të përçmohet.

Fjalët e urta 12:9 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Éshtë më mirë të të çmojnë pak dhe të kesh një shërbëtor, se sa të të nderojnë dhe të mos kesh bukë.

Fjalët e urta 12:10 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
I drejti kujdeset për jetën e bagëtisë së tij, por të përbrendshmet e të pabesëve janë mizore.

Fjalët e urta 12:11 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Kush punon tokën e tij do të ngopet me bukë, por ai që shkon pas kotësive është pa mend.

Fjalët e urta 12:12 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
I pabesi dëshiron gjahun e njerëzve të këqij, por rrënja e të drejtëve sjell fryt.

Fjalët e urta 12:13 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Njeriu i keq kapet në kurthin e mëkatit të buzëve të tij, por i drejti do t’i shpëtojë fatkeqësisë.

Fjalët e urta 12:14 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Njeriu do të ngopet me të mira për frytin e gojës së tij, dhe secili do të marrë shpërblimin simbas veprës së duarve të tij.

Fjalët e urta 12:15 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Rruga e budallait është e drejtë para syve të tij, por ai që dëgjon këshillat është i urtë.

Fjalët e urta 12:16 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Budallai e tregon menjëherë pezmatimin e tij, por njeriu i matur e fsheh turpin.

Fjalët e urta 12:17 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Ai që thotë të vërtetën shpall atë që është e drejtë, por dëshmitari i rremë thotë mashtrime.

Fjalët e urta 12:18 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Kush flet pa mend është si ai që shpon me shpatë, por gjuha e të urtëve sjell shërim.

Fjalët e urta 12:19 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Buza që thotë të vërtetën, do të bëhet e qëndrueshme përjetë, por gjuha që gënjen zgjat vetëm një çast.

Fjalët e urta 12:20 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Mashtrimi është në zemrën e atyre që kurdisin të keqen, por për ata që këshillojnë paqen ka gëzim.

Fjalët e urta 12:21 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Asnjë e keqe nuk do t’i ndodhë të drejtit, por të pabesët do të kenë plot telashe.

Fjalët e urta 12:22 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Buzët gënjeshtare janë të neveritshme për Zotin, por ata që veprojnë me çiltërsi i pëlqejnë atij.

Fjalët e urta 12:23 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Njeriu i matur e fsheh diturinë e tij, por zemra e budallenjve shpall budallallëkun e tyre.

Fjalët e urta 12:24 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dora e njeriut të kujdeshëm do të sundojë, por dora e përtacëve do t’i nënshtrohet punës së detyrueshme.

Fjalët e urta 12:25 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Shqetësimi në zemrën e njeriut e rrëzon atë, por një fjalë e mirë e gëzon atë.

Fjalët e urta 12:26 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
I drejti e zgjedh me kujdes shokun e tij, por rruga e të pabesëve i bën që të humbasin.

Fjalët e urta 12:27 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Përtaci nuk e pjek gjahun e tij, por kujdesi për njeriun është një pasuri e çmueshme.

Fjalët e urta 12:28 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Mbi shtegun e drejtësisë ka jetë, dhe mbi këtë shteg nuk ka vdekje.

Available Bible Translations

American Standard Version (ASV)
Proverbs 12 (ASV) »
King James Version (KJV)
Proverbs 12 (KJV) »
GOD’S WORD® (GW)
Proverbs 12 (GW) »
Berean Bible (BSB)
Proverbs 12 (BSB) »
World English Bible (WEB)
Proverbs 12 (WEB) »
French Bible (LSG)
Proverbes 12 (LSG) »
German Bible (LUTH1912)
Sprüche 12 (LUTH1912) »
Telugu Bible (TELIRV)
సామెత 12 (TELIRV) »
Hebrew Bible (HEB)
משלי 12 (HEB) »
Portuguese Bible (BSL)
Provérbios 12 (BSL) »
Vietnamese Bible (VIE)
Châm Ngôn 12 (VIE) »
Spanish Bible (RVA)
Proverbios 12 (RVA) »
Italian Bible (RIV)
Proverbi 12 (RIV) »
Chinese Simplified (CUVS)
箴 言 12 (CUVS) »
Chinese Traditional (CUVT)
箴 言 12 (CUVT) »
Swedish Bible (SV1917)
Ordspråksboken 12 (SV1917) »
Russian Bible (RUSV)
Притчи 12 (RUSV) »
Hungarian Bible (KAR)
Példabeszédek 12 (KAR) »
Bulgarian Bible (BULG)
Притчи 12 (BULG) »
Japanese Bible (JPN)
箴言 12 (JPN) »
Norwegian Bible (NORSK)
Salomos Ordspråk 12 (NORSK) »

Fjalët e urta (ALB) Chapter Selection

ALB Book Selection List

View full list of ALB Bible Books and Chapters