Fjalët e urta Chapter 30 ALB Bible Verse Images

Fjalët e urta 30 Bible Verse Pictures. Choose from a large collection of inspirational, motivational and encouraging Bible verses with pictures of nature. Download and share Fjalët e urta 30 inspirational Bible verse images. Bible verse pictures were created based on verses from The Holy Bible in Albanian (ALB). The Albanian Bible translation is available in the Public Domain, which means that the ALB Bible is not copyright. (Bibla e Shenjtë) Dhjata e Vjetër, Dhjata e Re

Fjalët e urta 30:1 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Fjalët e Agurit, birit të Jahehut; mesazhi profetik që ky njeri shpalli në Ithiel, në Ithiel dhe në Ukal.

Fjalët e urta 30:2 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Po, unë jam më budalla se gjithë të tjerët dhe nuk kam mendje njeriu.

Fjalët e urta 30:3 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Nuk kam mësuar diturinë dhe nuk kam dijen e Shenjtorit.

Fjalët e urta 30:4 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Kush u ngjit në qiell dhe zbriti prej tij? Kush e ka mbledhur erën në duart e tij? Kush i ka mbyllur ujërat në rroben e tij? Kush i ka vendosur të gjithë kufijtë e tokës? Cili është emri i tij dhe emri i të birit, po qe se ti e di?

Fjalët e urta 30:5 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Çdo fjalë e Perëndisë është rafinuar me zjarr. Ai është një mburojë për atë që gjen strehë tek ai.

Fjalët e urta 30:6 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Mos u shto asgjë fjalëve të tij që të mos të të qortojë dhe të dalësh gënjeshtar.

Fjalët e urta 30:7 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Unë të kërkova dy gjëra; mos m’i moho para se të vdes:

Fjalët e urta 30:8 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
largo nga unë falsitetin dhe gënjeshtrën; mos më jep as varfëri as pasuri, më ushqe me bukën e nevojshme,

Fjalët e urta 30:9 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
me qëllim që, pasi të jem ngopur, të mos të të mohoj dhe të them: "Kush është Zoti?," ose, pasi të jem bërë i varfër, të mos vjedh dhe të përdhos emrin e Perëndisë tim.

Fjalët e urta 30:10 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Mos shpif kundër shërbëtorit para të zotit, me qëllim që ai të mos të të mallkojë dhe ti të gjendesh fajtor.

Fjalët e urta 30:11 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Ka një kategori njerëzish që mallkojnë atin e tyre dhe nuk bekojnë nënen e tyre.

Fjalët e urta 30:12 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Ka një kategori njerëzish që e mbajnë veten për të pastër, por nuk janë të larë nga papastërtia e vet.

Fjalët e urta 30:13 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Ka një kategori njerëzish që i ka sytë shumë kryelartë dhe qepallat krenare.

Fjalët e urta 30:14 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Ka një kategori njerëzish dhëmbët e të cilëve janë si shpata dhe dhëmballët e tyre janë si thika, për të gëlltitur të varfërit mbi faqen e dheut dhe nevojtarët në mes të njerëzve.

Fjalët e urta 30:15 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Shushunja ka dy bija, që thonë: "Më jep, më jep!". Ka tri gjëra që nuk ngopen kurrë, madje katër nuk thonë kurrë: "Mjaft!".

Fjalët e urta 30:16 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Sheoli, barku shterp, toka që nuk ngopet me ujë dhe zjarri që nuk thotë kurrë: "Mjaft!".

Fjalët e urta 30:17 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Syrin që tallet me babanë dhe nuk pranon me përbuzje t’i bindet nënës, do ta nxjerrin korbat e përroit, do ta hanë të vegjëlit e shqiponjës.

Fjalët e urta 30:18 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Ka tri gjëra tepër të mrekullueshme për mua, madje katër, që unë nuk i marr vesh:

Fjalët e urta 30:19 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
gjurma e shqiponjës në ajër, gjurma e gjarpërit mbi shkëmb, gjurma e anijes në mes të detit dhe gjurma e burrit me një vajzë.

Fjalët e urta 30:20 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Kjo është sjellja e gruas që ka shkelur kurorën: ha, fshin gojën dhe thotë: "Nuk kam bërë asnjë të keqe!".

Fjalët e urta 30:21 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Tri gjëra e turbullojnë tokën, madje katër janë gjërat që ajo nuk mund të durojë:

Fjalët e urta 30:22 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
një shërbëtor kur bëhet mbret, një budalla që ka bukë me bollëk,

Fjalët e urta 30:23 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
një grua të urryer që gjen burrë dhe një shërbëtore që i zë vendin zonjës.

Fjalët e urta 30:24 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Ka katër kafshë të vogla mbi tokë, por janë jashtëzakonisht të urta:

Fjalët e urta 30:25 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
mizat e dheut, që janë një popull pa forcë, por që e mbledhin ushqimin e tyre në verë;

Fjalët e urta 30:26 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
lepujt, që janë një popull i dobët, por që e vendosin banesën e tyre në shkëmbinjtë;

Fjalët e urta 30:27 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
karkalecat, që nuk kanë mbret, por që shkojnë mbarë në grupe;

Fjalët e urta 30:28 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
hardhuca që mund ta zësh me duart, por që gjendet në pallatet e mbretërve.

Fjalët e urta 30:29 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Tri qënie kanë një paraqitje të bukur, madje katër kanë një ecje madhështore;

Fjalët e urta 30:30 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
luani, kafsha më e fortë, që nuk zmprapset para askujt,

Fjalët e urta 30:31 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
kali i luftës që ecën i ngrefosur, cjapi dhe mbreti kur është me ushtrinë e tij.

Fjalët e urta 30:32 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Në rast se ke vepruar si budalla duke lartësuar veten tënde ose të ka shkuar mendja, vëre dorën mbi gojë,

Fjalët e urta 30:33 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
sepse, duke rrahur qumështin prodhohet gjalpi, duke përdredhur hundën del gjak prej saj dhe duke shtrydhur mërinë prej saj del grindja.

Available Bible Translations

American Standard Version (ASV)
Proverbs 30 (ASV) »
King James Version (KJV)
Proverbs 30 (KJV) »
GOD’S WORD® (GW)
Proverbs 30 (GW) »
Berean Bible (BSB)
Proverbs 30 (BSB) »
World English Bible (WEB)
Proverbs 30 (WEB) »
French Bible (LSG)
Proverbes 30 (LSG) »
German Bible (LUTH1912)
Sprüche 30 (LUTH1912) »
Telugu Bible (TELIRV)
సామెత 30 (TELIRV) »
Hebrew Bible (HEB)
משלי 30 (HEB) »
Portuguese Bible (BSL)
Provérbios 30 (BSL) »
Vietnamese Bible (VIE)
Châm Ngôn 30 (VIE) »
Spanish Bible (RVA)
Proverbios 30 (RVA) »
Italian Bible (RIV)
Proverbi 30 (RIV) »
Chinese Simplified (CUVS)
箴 言 30 (CUVS) »
Chinese Traditional (CUVT)
箴 言 30 (CUVT) »
Swedish Bible (SV1917)
Ordspråksboken 30 (SV1917) »
Russian Bible (RUSV)
Притчи 30 (RUSV) »
Hungarian Bible (KAR)
Példabeszédek 30 (KAR) »
Bulgarian Bible (BULG)
Притчи 30 (BULG) »
Japanese Bible (JPN)
箴言 30 (JPN) »
Norwegian Bible (NORSK)
Salomos Ordspråk 30 (NORSK) »

Fjalët e urta (ALB) Chapter Selection

ALB Book Selection List

View full list of ALB Bible Books and Chapters