Fjalët e urta Chapter 17 ALB Bible Verse Images

Fjalët e urta 17 Bible Verse Pictures. Choose from a large collection of inspirational, motivational and encouraging Bible verses with pictures of nature. Download and share Fjalët e urta 17 inspirational Bible verse images. Bible verse pictures were created based on verses from The Holy Bible in Albanian (ALB). The Albanian Bible translation is available in the Public Domain, which means that the ALB Bible is not copyright. (Bibla e Shenjtë) Dhjata e Vjetër, Dhjata e Re

Fjalët e urta 17:1 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Éshtë më mirë një copë bukë thatë me paqe se sa një shtëpi plot me kafshë të vrara me grindje.

Fjalët e urta 17:2 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Shërbëtori që vepron me urtësi ka për të sunduar mbi të birin që e turpëron dhe do të marrë një pjesë të trashëgimisë bashkë me vëllezërit.

Fjalët e urta 17:3 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Poçi është për argjendin dhe furra për arin, por ai që provon zemrat është Zoti.

Fjalët e urta 17:4 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Njeriu i keq dëgjon buzët e liga, gënjeshtari dëgjon gjuhën e çoroditur.

Fjalët e urta 17:5 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Ai që përqesh të varfërin fyen Atë që e ka krijuar; ai që kënaqet me fatkeqësinë e tjetrit nuk do të mbetet pa u ndëshkuar.

Fjalët e urta 17:6 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Bijtë e bijve janë kurora e pleqve, dhe lavdia e bijve janë etërit e tyre.

Fjalët e urta 17:7 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Budallait nuk i shkon një e folur e bukur, aq më pak princit nuk i shkojnë buzë gënjeshtare,

Fjalët e urta 17:8 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Një dhuratë është një gur i çmuar në sytë e atij që e ka; ngado që kthehet, ai ia del.

Fjalët e urta 17:9 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Kush mbulon një faj fiton dashuri, por kush i rikthehet përsëri ndan miqtë më të mirë.

Fjalët e urta 17:10 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Një qortim depërton më thellë te njeriu me mend se sa njëqind goditje te budallai.

Fjalët e urta 17:11 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Njeriu i keq nuk kërkon gjë tjetër veç të ngrerë krye, prandaj do të dërgohet kundër tij një lajmëtar mizor.

Fjalët e urta 17:12 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Éshtë më mirë të takosh një harushë se cilës i kanë vjedhur këlyshët e vet se sa një budalla në marrëzinë e tij.

Fjalët e urta 17:13 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
E keqja nuk do të largohet nga shtëpia e atij që së mirës i përgjigjet me të keqen.

Fjalët e urta 17:14 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Të fillosh një grindje është sikur t’u çelësh rrugë ujërave; prandaj ndërprite grindjen përpara se të acarohet.

Fjalët e urta 17:15 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Ai që nxjerr të pafajshëm fajtorin dhe ai që dënon të drejtin janë që të dy të neveritshëm për Zotin.

Fjalët e urta 17:16 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Ç’duhet paraja në duart e budallait? Mos vallë për të blerë dituri, kur ai nuk ka mend fare?

Fjalët e urta 17:17 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Miku të do në çdo kohë, por vëllai lind për ditë të vështira.

Fjalët e urta 17:18 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Njeriu që nuk ka mend jep dorën si garanci dhe merr zotime për të afërmin e tij.

Fjalët e urta 17:19 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Ai që do mëkatin i do grindjet, dhe ai që ngre portën e tij kërkon rrënim.

Fjalët e urta 17:20 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Njeriu zemërshthurur nuk gjen asnjë të mirë, dhe ai që ka gjuhën e çoroditur bie në telashe.

Fjalët e urta 17:21 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Atij që i lind një budalla do t’i vijnë hidhërime dhe ati i një budallai nuk mund të ketë gëzim.

Fjalët e urta 17:22 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Një zemër e gëzuar është një ilaç i mirë, por një frymë e dërrmuar i than kockat.

Fjalët e urta 17:23 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
I pabesi pranon dhurata fshehurazi për të prishur rrugët e drejtësisë.

Fjalët e urta 17:24 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dituria qëndron para atij që ka mend, por sytë e budallait enden deri në cepat më të largëta të dheut.

Fjalët e urta 17:25 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Biri budalla është një burim vuajtjesh për atin e tij dhe hidhërim për atë që e ka lindur.

Fjalët e urta 17:26 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Nuk është mirë të dënosh të drejtin, as të godasësh princat për ndershmërinë e tyre.

Fjalët e urta 17:27 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Kush i mat fjalët e veta ka dije, dhe kush ka një shpirt të qetë është njeri i matur.

Fjalët e urta 17:28 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Budallai, edhe kur hesht, konsiderohet i urtë dhe, kur i mban të mbyllura buzët e tij, konsiderohet i zgjuar.

Available Bible Translations

American Standard Version (ASV)
Proverbs 17 (ASV) »
King James Version (KJV)
Proverbs 17 (KJV) »
GOD’S WORD® (GW)
Proverbs 17 (GW) »
Berean Bible (BSB)
Proverbs 17 (BSB) »
World English Bible (WEB)
Proverbs 17 (WEB) »
French Bible (LSG)
Proverbes 17 (LSG) »
German Bible (LUTH1912)
Sprüche 17 (LUTH1912) »
Telugu Bible (TELIRV)
సామెత 17 (TELIRV) »
Hebrew Bible (HEB)
משלי 17 (HEB) »
Portuguese Bible (BSL)
Provérbios 17 (BSL) »
Vietnamese Bible (VIE)
Châm Ngôn 17 (VIE) »
Spanish Bible (RVA)
Proverbios 17 (RVA) »
Italian Bible (RIV)
Proverbi 17 (RIV) »
Chinese Simplified (CUVS)
箴 言 17 (CUVS) »
Chinese Traditional (CUVT)
箴 言 17 (CUVT) »
Swedish Bible (SV1917)
Ordspråksboken 17 (SV1917) »
Russian Bible (RUSV)
Притчи 17 (RUSV) »
Hungarian Bible (KAR)
Példabeszédek 17 (KAR) »
Bulgarian Bible (BULG)
Притчи 17 (BULG) »
Japanese Bible (JPN)
箴言 17 (JPN) »
Norwegian Bible (NORSK)
Salomos Ordspråk 17 (NORSK) »

Fjalët e urta (ALB) Chapter Selection

ALB Book Selection List

View full list of ALB Bible Books and Chapters