Fjalët e urta Chapter 26 ALB Bible Verse Images

Fjalët e urta 26 Bible Verse Pictures. Choose from a large collection of inspirational, motivational and encouraging Bible verses with pictures of nature. Download and share Fjalët e urta 26 inspirational Bible verse images. Bible verse pictures were created based on verses from The Holy Bible in Albanian (ALB). The Albanian Bible translation is available in the Public Domain, which means that the ALB Bible is not copyright. (Bibla e Shenjtë) Dhjata e Vjetër, Dhjata e Re

Fjalët e urta 26:1 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Ashtu si bora nuk i shkon verës as shiu të korrave, kështu nuk i shkon lavdia budallait.

Fjalët e urta 26:2 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Ashtu si harabeli fluturon andej e këtej dhe dallëndyshja fluturon, kështu mallkimi pa arsye nuk ka efekt.

Fjalët e urta 26:3 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Kamxhiku për kalin, kapistra për gomarin dhe shkopi për kurrizin e budallenjve.

Fjalët e urta 26:4 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Mos iu përgjegj budallait simbas budallallëkut të tij, që të mos bëhesh edhe ti si ai.

Fjalët e urta 26:5 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Përgjigjju budallait simbas budallallëkut të tij, që ai të mos mendojë se është i urtë.

Fjalët e urta 26:6 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Kush dërgon një mesazh me anë të një budallai pret këmbët e tij dhe pi dhunë.

Fjalët e urta 26:7 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Ashtu si këmbët e çalamanit janë pak të qëndrueshme, kështu është një fjalë e urtë në gojën e budallenjve.

Fjalët e urta 26:8 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Kush i jep lavdi një budallai është si ai që lidh një gur te hobeja.

Fjalët e urta 26:9 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Një fjalë e urtë në gojën e budallenjve është si një gjemb që hyn në dorën e një të dehuri.

Fjalët e urta 26:10 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Perëndia i madh që ka krijuar të gjitha gjërat është ai që i jep shpërblimin budallait dhe shkelësve.

Fjalët e urta 26:11 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Ashtu si një qen kthehet në të vjellat e tij, kështu budallai e përsërit budallallëkun e tij.

Fjalët e urta 26:12 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
A ke parë një njeri që e pandeh veten të urtë? Ka më tepër shpresë për një budalla se sa për të.

Fjalët e urta 26:13 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Përtaci thotë: "Ka një luan në rrugë, ka një luan nëpër rrugë!".

Fjalët e urta 26:14 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Ashtu si lëviz porta në menteshat e saj, kështu sillet përtaci në shtrat të tij.

Fjalët e urta 26:15 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Përtaci e fut dorën në pjatën e tij, por lodhet edhe ta çojë te goja.

Fjalët e urta 26:16 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Përtaci pandeh se është më i urtë se shtatë persona që japin përgjigje me mend.

Fjalët e urta 26:17 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Kalimtari që përzihet në një grindje që nuk i përket, është si ai që kap nga veshët një qen.

Fjalët e urta 26:18 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Ashtu si një i marrë që gjuan me ura zjarri, me shigjeta dhe me vdekje,

Fjalët e urta 26:19 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
kështu është ai që mashtron të afërmin dhe thotë: "E bëra për shaka!".

Fjalët e urta 26:20 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Kur mungojnë drutë, zjarri shuhet; dhe kur nuk ka një gojë të keqe, grindja merr fund.

Fjalët e urta 26:21 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Ashtu si qymyri jep shpuzën dhe drutë zjarrin, kështu njeriu grindavec i nxit grindjet.

Fjalët e urta 26:22 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Fjalët e gojëkeqit janë si ushqime shumë të shijshme dhe depërtojnë deri në thellësi të zorrëve.

Fjalët e urta 26:23 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Buzët e zjarrta dhe zemra e keqe janë si zgjyra të argjendit të vendosura mbi një enë balte.

Fjalët e urta 26:24 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Ai që urren shtiret me buzët e tij, por në zemër të vet përgatit mashtrimin.

Fjalët e urta 26:25 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Kur ai flet në mënyrë të sjellshme mos i ki besim, sepse ka shtatë gjëra të neveritshme në zemër.

Fjalët e urta 26:26 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Edhe sikur urrejtja e tij të jetë fshehur me tinëzi; ligësia e tij do të dalë hapur në kuvend.

Fjalët e urta 26:27 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Kush hap një gropë do të bjerë brenda dhe kush rrokullis një gur do të bjerë përsëri mbi të.

Fjalët e urta 26:28 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Gjuha gënjeshtare urren ata që ka plagosur, dhe goja lajkatare sjell shkatërrimin.

Available Bible Translations

American Standard Version (ASV)
Proverbs 26 (ASV) »
King James Version (KJV)
Proverbs 26 (KJV) »
GOD’S WORD® (GW)
Proverbs 26 (GW) »
Berean Bible (BSB)
Proverbs 26 (BSB) »
World English Bible (WEB)
Proverbs 26 (WEB) »
French Bible (LSG)
Proverbes 26 (LSG) »
German Bible (LUTH1912)
Sprüche 26 (LUTH1912) »
Telugu Bible (TELIRV)
సామెత 26 (TELIRV) »
Hebrew Bible (HEB)
משלי 26 (HEB) »
Portuguese Bible (BSL)
Provérbios 26 (BSL) »
Vietnamese Bible (VIE)
Châm Ngôn 26 (VIE) »
Spanish Bible (RVA)
Proverbios 26 (RVA) »
Italian Bible (RIV)
Proverbi 26 (RIV) »
Chinese Simplified (CUVS)
箴 言 26 (CUVS) »
Chinese Traditional (CUVT)
箴 言 26 (CUVT) »
Swedish Bible (SV1917)
Ordspråksboken 26 (SV1917) »
Russian Bible (RUSV)
Притчи 26 (RUSV) »
Hungarian Bible (KAR)
Példabeszédek 26 (KAR) »
Bulgarian Bible (BULG)
Притчи 26 (BULG) »
Japanese Bible (JPN)
箴言 26 (JPN) »
Norwegian Bible (NORSK)
Salomos Ordspråk 26 (NORSK) »

Fjalët e urta (ALB) Chapter Selection

ALB Book Selection List

View full list of ALB Bible Books and Chapters