Fjalët e urta Chapter 1 ALB Bible Verse Images

Fjalët e urta 1 Bible Verse Pictures. Choose from a large collection of inspirational, motivational and encouraging Bible verses with pictures of nature. Download and share Fjalët e urta 1 inspirational Bible verse images. Bible verse pictures were created based on verses from The Holy Bible in Albanian (ALB). The Albanian Bible translation is available in the Public Domain, which means that the ALB Bible is not copyright. (Bibla e Shenjtë) Dhjata e Vjetër, Dhjata e Re

Fjalët e urta 1:1 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Fjalët e urta të Salomonit, birit të Davidit, mbret i Izraelit,

Fjalët e urta 1:2 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
për të njohur diturinë dhe për të mësuar gjykimet e mënçura;

Fjalët e urta 1:3 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
për të ditur si të veprosh me urti, me drejtësi, me gjykim dhe ndershmëri,

Fjalët e urta 1:4 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
për t’u dhënë shkathtësi njerëzve të thjeshtë, njohje dhe reflektim të riut.

Fjalët e urta 1:5 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
I urti do të dëgjojë dhe do të rritë diturinë e tij; njeriu i zgjuar do të përfitojë këshilla të urta,

Fjalët e urta 1:6 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
për të kuptuar një sentencë dhe një enigmë, fjalët e të urtëve dhe thëniet e tyre të errëta.

Fjalët e urta 1:7 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Frika e Zotit është fillimi i njohjes; por njerëzit e pamend përçmojnë diturinë dhe arsimin.

Fjalët e urta 1:8 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dëgjo, o biri im, mësimet e atit tënd dhe mos i lër pas dore mësimet e nënes sate,

Fjalët e urta 1:9 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
sepse janë një nur që zbukuron kokën tënde dhe një stoli në qafën tënde.

Fjalët e urta 1:10 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Biri im, në qoftë se mëkatarët duan të të mashtrojnë, mos prano,

Fjalët e urta 1:11 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
në qoftë se thonë: "Eja me ne; kemi ngritur një pritë për të derdhur gjak; i ngritëm gracka të pafajmit pa ndonjë shkak;

Fjalët e urta 1:12 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
le t’i kapërdimë të gjallë, ashtu si Sheoli, tërësisht si ata që zbresin në gropë;

Fjalët e urta 1:13 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
ne do të gjejmë lloj-lloj pasurish të çmueshme, do t’i mbushim shtëpitë tona me plaçka;

Fjalët e urta 1:14 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
ti do ta hedhësh në short pjesën tënde me ne, dhe të gjithë ne do të kemi një qese të vetme";

Fjalët e urta 1:15 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
biri im, mos shko me ta në po atë rrugë, ndale hapin nga shtegu i tyre,

Fjalët e urta 1:16 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
sepse këmbët e tyre turren drejt së keqes dhe ata nxitojnë të derdhin gjak.

Fjalët e urta 1:17 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Shtrihet më kot rrjeta përpara çdo lloji zogjsh;

Fjalët e urta 1:18 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
por këta kurdisin prita kundër gjakut të vet dhe ngrenë kurthe kundër vetë jetës së tyre.

Fjalët e urta 1:19 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Të tilla janë rrugët e çdo njeriu të etur për pasuri; ajo ia heq jetën atyre që e kanë.

Fjalët e urta 1:20 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dituria bërtet nëpër rrugë, zëri i saj dëgjohet nëpër sheshe;

Fjalët e urta 1:21 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
ajo thërret në vendet ku ka turma dhe ligjëron në hyrje të portave të qytetit;

Fjalët e urta 1:22 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
"Deri kur, o njerëz të thjeshtë, do t’ju pëlqejë thjeshtësia dhe tallësit do të kënaqen duke u tallur dhe budallenjtë do të urrejnë dijen?

Fjalët e urta 1:23 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Ejani në vete nga qortimi im; ja, unë do të derdh mbi ju Frymën time dhe do t’ju bëj të njohura fjalët e mia.

Fjalët e urta 1:24 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Sepse unë thirra dhe ju nuk keni dashur, shtriva dorën time dhe askush prej jush nuk i kushtoi vëmendje,

Fjalët e urta 1:25 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
përkundrazi hodhët poshtë të gjitha këshillat e mia dhe nuk pranuat ndreqjen time,

Fjalët e urta 1:26 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
edhe unë do të qesh me fatkeqësinë tuaj, do të tallem kur të vijë ajo që ju druani,

Fjalët e urta 1:27 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
kur ajo që druani të vijë si një furtunë, dhe fatkeqësia juaj të vijë si një stuhi, kur t’ju mbulojnë fatkeqësia dhe ankthi.

Fjalët e urta 1:28 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Atëherë ata do të më thërrasin mua, por unë nuk do të përgjigjem; do të më kërkojnë me kujdes, por nuk do të më gjejnë.

Fjalët e urta 1:29 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Sepse kanë urryer dijen dhe nuk kanë zgjedhur frikën e Zotit,

Fjalët e urta 1:30 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
nuk kanë dashur të pranojnë këshillën time dhe kanë përbuzur të gjitha qortimet e mia.

Fjalët e urta 1:31 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Prandaj do të hanë frytin e sjelljes së tyre dhe do të ngopen me këshillat e tyre.

Fjalët e urta 1:32 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Sepse përdalja e njerëzve të thjeshtë i vret dhe qetësia e rreme e budallenjve i zhduk;

Fjalët e urta 1:33 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
por ai që më dëgjon do të banojë një vend të sigurt, do të jetë me të vërtetë i qetë, pa frikë nga çfarëdo e keqe".
Previous Chapter
« Psalmet 150 (ALB)

Available Bible Translations

American Standard Version (ASV)
Proverbs 1 (ASV) »
King James Version (KJV)
Proverbs 1 (KJV) »
GOD’S WORD® (GW)
Proverbs 1 (GW) »
Berean Bible (BSB)
Proverbs 1 (BSB) »
World English Bible (WEB)
Proverbs 1 (WEB) »
French Bible (LSG)
Proverbes 1 (LSG) »
German Bible (LUTH1912)
Sprüche 1 (LUTH1912) »
Telugu Bible (TELIRV)
సామెత 1 (TELIRV) »
Hebrew Bible (HEB)
משלי 1 (HEB) »
Portuguese Bible (BSL)
Provérbios 1 (BSL) »
Vietnamese Bible (VIE)
Châm Ngôn 1 (VIE) »
Spanish Bible (RVA)
Proverbios 1 (RVA) »
Italian Bible (RIV)
Proverbi 1 (RIV) »
Chinese Simplified (CUVS)
箴 言 1 (CUVS) »
Chinese Traditional (CUVT)
箴 言 1 (CUVT) »
Swedish Bible (SV1917)
Ordspråksboken 1 (SV1917) »
Russian Bible (RUSV)
Притчи 1 (RUSV) »
Hungarian Bible (KAR)
Példabeszédek 1 (KAR) »
Bulgarian Bible (BULG)
Притчи 1 (BULG) »
Japanese Bible (JPN)
箴言 1 (JPN) »
Norwegian Bible (NORSK)
Salomos Ordspråk 1 (NORSK) »

Fjalët e urta (ALB) Chapter Selection

ALB Book Selection List

View full list of ALB Bible Books and Chapters