Fjalët e urta Chapter 21 ALB Bible Verse Images

Fjalët e urta 21 Bible Verse Pictures. Choose from a large collection of inspirational, motivational and encouraging Bible verses with pictures of nature. Download and share Fjalët e urta 21 inspirational Bible verse images. Bible verse pictures were created based on verses from The Holy Bible in Albanian (ALB). The Albanian Bible translation is available in the Public Domain, which means that the ALB Bible is not copyright. (Bibla e Shenjtë) Dhjata e Vjetër, Dhjata e Re

Fjalët e urta 21:1 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Zemra e mbretit në duart e Zotit është si rrjedhat e ujit; atë e drejton ngado që do ai.

Fjalët e urta 21:2 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Çdo rrugë e njeriut është e drejtë në sytë e tij, por Zoti i peshon zemrat.

Fjalët e urta 21:3 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Të zbatosh drejtësinë dhe paanësinë është një gjë që i pëlqen Zotit më shumë se flijimi.

Fjalët e urta 21:4 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Sytë krenarë dhe një zemër kryelartë, që janë llamba e të pabesëve, janë mëkat.

Fjalët e urta 21:5 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Synimet e njeriut të kujdesshëm çojnë me siguri në bollëk, por ai që ngutet do të bjerë me siguri në varfëri.

Fjalët e urta 21:6 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Të përftosh thesare me një gjuhë gënjeshtare është një kotësi kalimtare e atij që kërkon vdekjen.

Fjalët e urta 21:7 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhuna e të pabesëve merr tutje, sepse ata nuk pranojnë të zbatojnë drejtësinë.

Fjalët e urta 21:8 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Rruga e njeriut të fajshëm është dredha-dredha, por njeriu i drejtë vepron ndershmërisht.

Fjalët e urta 21:9 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Éshtë më mirë të banosh mbi qoshen e një çatie se sa në një shtëpi bashkë me një grua grindavece.

Fjalët e urta 21:10 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Shpirti i të pabesit dëshiron të keqen; as shoku i tij nuk gjen mëshirë në sytë e tij.

Fjalët e urta 21:11 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Kur tallësi ndëshkohet, i thjeshti bëhet i urtë; por kur i urti mësohet ai fiton dije.

Fjalët e urta 21:12 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
I drejti vëren me kujdes shtëpinë e të pabesit dhe përmbys të pabesët, sepse janë të këqij.

Fjalët e urta 21:13 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Kush mbyll veshin ndaj britmës së të varfërit, do të bërtasë edhe ai, por nuk do të ketë përgjigje.

Fjalët e urta 21:14 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Një dhuratë që bëhet fshehtas e fashit zemërimin dhe një dhuratë që jepet nën dorë qetëson zemërimin e fortë.

Fjalët e urta 21:15 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Të bësh atë që është e drejtë është një gëzim për të drejtin, por është një rrënim për ata që kryejnë paudhësi.

Fjalët e urta 21:16 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Njeriu që largohet nga rruga e maturisë ka për të banuar në kuvendin e të vdekurve.

Fjalët e urta 21:17 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Ai që i do qejfet do të jetë në varfëri, ai që e do verën dhe vajin nuk do të pasurohet.

Fjalët e urta 21:18 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
I pabesi do t’i shërbejë si shpërblim të drejtit; dhe i paudhi në vend të njerëzve të drejtë.

Fjalët e urta 21:19 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Éshtë më mirë të banosh në një shkretëtirë se sa me një grua grindavece dhe ngacmuese.

Fjalët e urta 21:20 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Në shtëpinë e të urtit ka një thesar të çmuar dhe vaj, por njeriu budalla i bën të gjitha rrush e kumbulla.

Fjalët e urta 21:21 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Kush ndjek drejtësinë dhe dhembshurinë ka për të gjetur jetën, drejtësinë dhe lavdinë.

Fjalët e urta 21:22 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
I urti ngjitet në qytetin e njerëzve të fortë dhe rrëzon forcën në të cilën kishte besim.

Fjalët e urta 21:23 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Kush ruan gojën dhe gjuhën e tij mbron jetën e tij nga fatkeqësitë.

Fjalët e urta 21:24 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Emri i krenarit pa cipë është: "tallës"; ai çdo gjë e bën me një mburrje të tepruar.

Fjalët e urta 21:25 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dëshirat e përtacit e vrasin atë, sepse duart e tij nuk pranojnë të punojnë.

Fjalët e urta 21:26 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Ai dëshiron me zjarr tërë ditën, por i drejti dhuron duke mos refuzuar kurrë.

Fjalët e urta 21:27 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Flijimi i të pabesit është gjë e neveritshme, aq më tepër në rast se e ofron me qëllim të keq.

Fjalët e urta 21:28 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dëshmitari i rremë do të vdesë, por njeriu që e dëgjon do të mund të flasë gjithnjë.

Fjalët e urta 21:29 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
I pabesi e fortëson fytyrën e tij, por njeriu i drejtë e bën të qëndrueshme rrugën e tij.

Fjalët e urta 21:30 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Nuk ka as dituri, as zgjuarësi dhe as këshillë kundër Zotit.

Fjalët e urta 21:31 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Kali është gati për ditën e betejës, por fitorja i përket Zotit.

Available Bible Translations

American Standard Version (ASV)
Proverbs 21 (ASV) »
King James Version (KJV)
Proverbs 21 (KJV) »
GOD’S WORD® (GW)
Proverbs 21 (GW) »
Berean Bible (BSB)
Proverbs 21 (BSB) »
World English Bible (WEB)
Proverbs 21 (WEB) »
French Bible (LSG)
Proverbes 21 (LSG) »
German Bible (LUTH1912)
Sprüche 21 (LUTH1912) »
Telugu Bible (TELIRV)
సామెత 21 (TELIRV) »
Hebrew Bible (HEB)
משלי 21 (HEB) »
Portuguese Bible (BSL)
Provérbios 21 (BSL) »
Vietnamese Bible (VIE)
Châm Ngôn 21 (VIE) »
Spanish Bible (RVA)
Proverbios 21 (RVA) »
Italian Bible (RIV)
Proverbi 21 (RIV) »
Chinese Simplified (CUVS)
箴 言 21 (CUVS) »
Chinese Traditional (CUVT)
箴 言 21 (CUVT) »
Swedish Bible (SV1917)
Ordspråksboken 21 (SV1917) »
Russian Bible (RUSV)
Притчи 21 (RUSV) »
Hungarian Bible (KAR)
Példabeszédek 21 (KAR) »
Bulgarian Bible (BULG)
Притчи 21 (BULG) »
Japanese Bible (JPN)
箴言 21 (JPN) »
Norwegian Bible (NORSK)
Salomos Ordspråk 21 (NORSK) »

Fjalët e urta (ALB) Chapter Selection

ALB Book Selection List

View full list of ALB Bible Books and Chapters