Fjalët e urta Chapter 29 ALB Bible Verse Images

Fjalët e urta 29 Bible Verse Pictures. Choose from a large collection of inspirational, motivational and encouraging Bible verses with pictures of nature. Download and share Fjalët e urta 29 inspirational Bible verse images. Bible verse pictures were created based on verses from The Holy Bible in Albanian (ALB). The Albanian Bible translation is available in the Public Domain, which means that the ALB Bible is not copyright. (Bibla e Shenjtë) Dhjata e Vjetër, Dhjata e Re

Fjalët e urta 29:1 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Njeriu që fortëson qafën kur qortohet, do të thyhet papritmas pa tjetër.

Fjalët e urta 29:2 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Kur të drejtët shumohen, populli gëzohet, por, kur sundon i pabesi, populli rënkon.

Fjalët e urta 29:3 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Njeriu që e do diturinë gëzon të atin; por ai që shkon me prostitutat shkapaderdh pasurinë e vet.

Fjalët e urta 29:4 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Mbreti e bën të qëndrueshëm vendin me anë të drejtësisë, por ai që merr dhurata e çon në shkatërrim.

Fjalët e urta 29:5 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Njeriu që i bën lajka të afërmit të tij shtrin një rrjetë mbi hapat e tij.

Fjalët e urta 29:6 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Në mëkatin e një njeriut të keq ka një lak, por i drejti këndon dhe gëzohet.

Fjalët e urta 29:7 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
I drejti interesohet për çështjen e të varfërve, por i pabesi nuk e kupton këtë interesim.

Fjalët e urta 29:8 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Tallësit kurdisin trazira në qytet, por njerëzit e urtë e qetësojnë zemërimin.

Fjalët e urta 29:9 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Në rast se një njeri i urtë hyn në grindje me një budalla, dhe budallai zemërohet dhe qesh, nuk ka paqe.

Fjalët e urta 29:10 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Njerëzit gjakatarë urrejnë të ndershmin, por njerëzit e drejtë kërkojnë të mbrojnë jetën e tij.

Fjalët e urta 29:11 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Budallai e shfryn gjithë zemërimin e tij, por i urti e frenon dhe e ul.

Fjalët e urta 29:12 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Në rast se një mbret dëgjon fjalët gënjeshtare, tërë ministrat e tij bëhen të pabesë.

Fjalët e urta 29:13 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
I varfëri dhe shtypësi kanë këtë të përbashkët: Zoti ndriçon sytë e të dy palëve.

Fjalët e urta 29:14 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Mbreti që u siguron drejtësi të varfërve në të vërtetë do ta ketë fronin të vendosur për gjithnjë.

Fjalët e urta 29:15 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Shufra dhe qortimi japin dituri; por fëmija për të cilën nuk kujdeset kurrkush e turpëron nënen e vet.

Fjalët e urta 29:16 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Kur shtohen të pabesët shtohen edhe shkeljet, por të drejtët do të shohin shkatërrimin e tyre.

Fjalët e urta 29:17 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Korrigjo birin tënd, ai do të japë rehatinë dhe do t’i sigurojë kënaqësi shpirtit tënd.

Fjalët e urta 29:18 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Kur nuk ka një vizion profetik, populli bëhet i shfrenuar, por lum ai që respekton ligjin.

Fjalët e urta 29:19 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Një shërbëtor nuk ndreqet vetëm me fjalë; edhe kur i kupton, nuk bindet.

Fjalët e urta 29:20 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
A ke parë një njeri që ngutet në të folur? Ka më tepër shpresa te një budalla se sa te ai.

Fjalët e urta 29:21 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Në se dikush rrit me përkujdesje qysh në fëmijëri shërbëtorin e vet, në fund ai do të dojë të bëhet trashëgimtar i tij.

Fjalët e urta 29:22 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Njeriu zemërak kurdis grindje dhe njeriu idhnak kryen shumë mëkate.

Fjalët e urta 29:23 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Kryelartësia e njeriut e çon poshtë atë, por ai që ka një shpirt të përvuajtur do të ketë lavdi.

Fjalët e urta 29:24 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Kush bëhet ortak me një vjedhës urren jetën e vet. Ai dëgjon betimin, por nuk padit asgjë.

Fjalët e urta 29:25 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Frika e njeriut përbën një lak, por ai që ka besim te Zoti është i siguruar.

Fjalët e urta 29:26 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Të shumtë janë ata që kërkojnë favorin e princit, por drejtësia për çdo njeri vjen nga Zoti.

Fjalët e urta 29:27 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Njeriu jo i drejtë është një neveri për të drejtët, dhe ai që ecën me ndershmëri është një neveri për të pabesët.

Available Bible Translations

American Standard Version (ASV)
Proverbs 29 (ASV) »
King James Version (KJV)
Proverbs 29 (KJV) »
GOD’S WORD® (GW)
Proverbs 29 (GW) »
Berean Bible (BSB)
Proverbs 29 (BSB) »
World English Bible (WEB)
Proverbs 29 (WEB) »
French Bible (LSG)
Proverbes 29 (LSG) »
German Bible (LUTH1912)
Sprüche 29 (LUTH1912) »
Telugu Bible (TELIRV)
సామెత 29 (TELIRV) »
Hebrew Bible (HEB)
משלי 29 (HEB) »
Portuguese Bible (BSL)
Provérbios 29 (BSL) »
Vietnamese Bible (VIE)
Châm Ngôn 29 (VIE) »
Spanish Bible (RVA)
Proverbios 29 (RVA) »
Italian Bible (RIV)
Proverbi 29 (RIV) »
Chinese Simplified (CUVS)
箴 言 29 (CUVS) »
Chinese Traditional (CUVT)
箴 言 29 (CUVT) »
Swedish Bible (SV1917)
Ordspråksboken 29 (SV1917) »
Russian Bible (RUSV)
Притчи 29 (RUSV) »
Hungarian Bible (KAR)
Példabeszédek 29 (KAR) »
Bulgarian Bible (BULG)
Притчи 29 (BULG) »
Japanese Bible (JPN)
箴言 29 (JPN) »
Norwegian Bible (NORSK)
Salomos Ordspråk 29 (NORSK) »

Fjalët e urta (ALB) Chapter Selection

ALB Book Selection List

View full list of ALB Bible Books and Chapters