Fjalët e urta Chapter 5 ALB Bible Verse Images

Fjalët e urta 5 Bible Verse Pictures. Choose from a large collection of inspirational, motivational and encouraging Bible verses with pictures of nature. Download and share Fjalët e urta 5 inspirational Bible verse images. Bible verse pictures were created based on verses from The Holy Bible in Albanian (ALB). The Albanian Bible translation is available in the Public Domain, which means that the ALB Bible is not copyright. (Bibla e Shenjtë) Dhjata e Vjetër, Dhjata e Re

Fjalët e urta 5:1 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Biri im, ki kujdes për diturinë time, vëri veshin arsyetimit tim,

Fjalët e urta 5:2 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
me qëllim që ti të ruash gjykimin dhe buzët e tua të fiksojnë diturinë.

Fjalët e urta 5:3 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Sepse buzët e gruas që shkel kurorën nxjerrin mjaltë dhe goja e saj është më e butë se vaji;

Fjalët e urta 5:4 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
por në fund ajo është e hidhur si pelini, e mprehtë si një shpatë me dy presa.

Fjalët e urta 5:5 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Këmbët e saj zbresin drejt vdekjes, hapat e saj çojnë drejtpërdrejt në Sheol.

Fjalët e urta 5:6 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Ajo nuk ecën në shtegun e jetës, por ti nuk i jep rëndësi kësaj gjëje; rrugët e saj janë të gabuara, por ti nuk e kupton.

Fjalët e urta 5:7 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Prandaj tani, bij të mi, më dëgjoni dhe mos u largoni nga fjalët e gojës sime.

Fjalët e urta 5:8 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Mbaje larg prej saj rrugën tënde dhe mos iu afro portës së shtëpisë së saj,

Fjalët e urta 5:9 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
për të mos ua dhënë të tjerëve fuqinë tënde dhe vitet e tua dikujt që nuk ka mëshirë.

Fjalët e urta 5:10 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Me qëllim që të huajt të mos ngopen me pasurinë tënde, dhe mundi yt të mos shkojë në shtëpinë e një të huaji,

Fjalët e urta 5:11 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
dhe të mos rënkosh kur do të të vijë fundi, kur mishi dhe trupi yt do të jenë të konsumuar,

Fjalët e urta 5:12 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
dhe të thuash: "Vallë si urreva mësimin, dhe si e ka përçmuar qortimin zemra ime?

Fjalët e urta 5:13 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Nuk dëgjova zërin e atyre që më mësonin dhe nuk ua vura veshin atyre që më udhëzonin.

Fjalët e urta 5:14 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
U ndodha pothuajse në një të keqe të plotë në mes të turmës dhe të kuvendit".

Fjalët e urta 5:15 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Pi ujin e sternës sate dhe ujin e rrjedhshëm të pusit tënd.

Fjalët e urta 5:16 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
A duhet burimet e tua të derdhen jashtë, si rrëke uji nëpër rrugë?

Fjalët e urta 5:17 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Qofshin vetëm për ty dhe jo për të huajtë bashkë me ty.

Fjalët e urta 5:18 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Qoftë i bekuar burimi yt dhe gëzohu me nusen e rinisë sate.

Fjalët e urta 5:19 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Drenushë e dashur dhe gazelë hirplotë, sisët e saj le të të kënaqin kurdoherë, dhe qofsh vazhdimisht i dhënë pas dashurisë që ke për të.

Fjalët e urta 5:20 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Pse vallë, biri im, të biesh në dashuri me një grua që ka shkelur kurorën dhe të rrokësh gjirin e një të huaje?

Fjalët e urta 5:21 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Sepse rrugët e njeriut janë gjithnjë përpara syve të Zotit, dhe ai vëzhgon të gjitha shtigjet e tij.

Fjalët e urta 5:22 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
I pabesi zihet nga vetë paudhësitë e tij dhe mbahet nga litarët e mëkatit të tij.

Fjalët e urta 5:23 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Ai ka për të vdekur sepse nuk korrigjohet dhe do të zhduket për shkak të marrëzisë së tij.

Available Bible Translations

American Standard Version (ASV)
Proverbs 5 (ASV) »
King James Version (KJV)
Proverbs 5 (KJV) »
GOD’S WORD® (GW)
Proverbs 5 (GW) »
Berean Bible (BSB)
Proverbs 5 (BSB) »
World English Bible (WEB)
Proverbs 5 (WEB) »
French Bible (LSG)
Proverbes 5 (LSG) »
German Bible (LUTH1912)
Sprüche 5 (LUTH1912) »
Telugu Bible (TELIRV)
సామెత 5 (TELIRV) »
Hebrew Bible (HEB)
משלי 5 (HEB) »
Portuguese Bible (BSL)
Provérbios 5 (BSL) »
Vietnamese Bible (VIE)
Châm Ngôn 5 (VIE) »
Spanish Bible (RVA)
Proverbios 5 (RVA) »
Italian Bible (RIV)
Proverbi 5 (RIV) »
Chinese Simplified (CUVS)
箴 言 5 (CUVS) »
Chinese Traditional (CUVT)
箴 言 5 (CUVT) »
Swedish Bible (SV1917)
Ordspråksboken 5 (SV1917) »
Russian Bible (RUSV)
Притчи 5 (RUSV) »
Hungarian Bible (KAR)
Példabeszédek 5 (KAR) »
Bulgarian Bible (BULG)
Притчи 5 (BULG) »
Japanese Bible (JPN)
箴言 5 (JPN) »
Norwegian Bible (NORSK)
Salomos Ordspråk 5 (NORSK) »

Fjalët e urta (ALB) Chapter Selection

ALB Book Selection List

View full list of ALB Bible Books and Chapters