Fjalët e urta Chapter 10 ALB Bible Verse Images

Fjalët e urta 10 Bible Verse Pictures. Choose from a large collection of inspirational, motivational and encouraging Bible verses with pictures of nature. Download and share Fjalët e urta 10 inspirational Bible verse images. Bible verse pictures were created based on verses from The Holy Bible in Albanian (ALB). The Albanian Bible translation is available in the Public Domain, which means that the ALB Bible is not copyright. (Bibla e Shenjtë) Dhjata e Vjetër, Dhjata e Re

Fjalët e urta 10:1 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Fjalët e urta të Salomonit. Një fëmijë e urtë e gëzon të atin, por një fëmijë budalla i shkakton vuajtje nënes së vet.

Fjalët e urta 10:2 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Thesaret e padrejtësisë nuk japin dobi, por drejtësia të çliron nga vdekja.

Fjalët e urta 10:3 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Zoti nuk do të lejojë që i drejti të vuajë nga uria, por hedh poshtë dëshirën e të pabesëve.

Fjalët e urta 10:4 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Kush punon me dorë përtace varfërohet, por dora e njerëzve të zellshëm të bën të pasurohesh.

Fjalët e urta 10:5 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Ai që mbledh gjatë verës është një bir i matur, por ai që fle në kohën e korrjeve është një bir që të mbulon me turp.

Fjalët e urta 10:6 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Ka bekime mbi kokën e të drejtit, por dhuna e mbulon gojën e të pabesëve.

Fjalët e urta 10:7 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Kujtimi i të drejtit është në bekim, por emri i të pabesit do të kalbet.

Fjalët e urta 10:8 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Zemërurti i pranon urdhërimet, por fjalamani budalla do të rrëzohet.

Fjalët e urta 10:9 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Ai që ecën në ndershmëri ecën i sigurt, por ai që ndjek rrugë dredharake ka për t’u zbuluar.

Fjalët e urta 10:10 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Kush e shkel syrin shkakton vuajtje, por fjalamani budalla do të rrëzohet.

Fjalët e urta 10:11 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Goja e të drejtit është një burim jete, por dhuna e mbulon gojën e të pabesëve.

Fjalët e urta 10:12 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Urrejtja shkakton grindje, por dashuria mbulon të gjitha fajet.

Fjalët e urta 10:13 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dituria gjendet mbi buzët e atyre që kanë mendje, por shkopi është për kurrizin e atyre që nuk kanë mend.

Fjalët e urta 10:14 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Të urtët grumbullojnë njohuri, por goja e budallait është një shkatërrim i shpejtë.

Fjalët e urta 10:15 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Begatia e të pasurit është qyteti i tij i fortë; shkatërrimi i të varfërit është varfëria e tyre.

Fjalët e urta 10:16 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Puna e të drejtit i shërben jetës, fitimi i të pabesit mëkatit.

Fjalët e urta 10:17 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Kush ruan mësimet është në rrugën e jetës; por kush nuk pranon kritikën humb.

Fjalët e urta 10:18 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Kush e maskon urrejtjen ka buzë gënjeshtare dhe ai që përhap shpifje është budalla.

Fjalët e urta 10:19 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Në fjalët e shumta faji nuk mungon, por ai që i frenon buzët e tij është i urtë.

Fjalët e urta 10:20 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Gjuha e të drejtit është argjend i zgjedhur, por zemra e të pabesëve vlen pak.

Fjalët e urta 10:21 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Buzët e të drejtit ushqejnë mjaft njerëz, por budallenjtë vdesin sepse nuk kanë mend.

Fjalët e urta 10:22 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Bekimi i Zotit pasuron dhe ai nuk shton asnjë vuajtje.

Fjalët e urta 10:23 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Kryerja e një kobi për budallanë është si një zbavitje; kështu është dituria për njeriun që ka mend.

Fjalët e urta 10:24 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Të pabesit i ndodh ajo nga e cila trembet, por njerëzve të drejtë u jepet ajo që dëshirojnë.

Fjalët e urta 10:25 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Kur kalon furtuna, i pabesi nuk është më, por i drejti ka një themel të përjetshëm.

Fjalët e urta 10:26 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Ashtu si uthulla për dhëmbët dhe tymi për sytë, kështu është dembeli për ata që e dërgojnë.

Fjalët e urta 10:27 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Frika e Zotit i zgjat ditët, por vitet e të pabesit do të shkurtohen.

Fjalët e urta 10:28 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Shpresa e të drejtëve është gëzimi, por pritja e të pabesëve do të zhduket.

Fjalët e urta 10:29 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Rruga e Zotit është një kala për njeriun e ndershëm, por është shkatërrim për ata që kryejnë padrejtësi.

Fjalët e urta 10:30 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
I drejti nuk do të lëvizet kurrë, por të pabesët nuk do të banojnë në tokë.

Fjalët e urta 10:31 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Goja e të drejtit prodhon dituri, por gjuha e çoroditur do të pritet.

Fjalët e urta 10:32 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Buzët e të drejtit njohin atë që është e pranueshme; por goja e të pabesëve njeh vetëm gjëra të çoroditura.

Available Bible Translations

American Standard Version (ASV)
Proverbs 10 (ASV) »
King James Version (KJV)
Proverbs 10 (KJV) »
GOD’S WORD® (GW)
Proverbs 10 (GW) »
Berean Bible (BSB)
Proverbs 10 (BSB) »
World English Bible (WEB)
Proverbs 10 (WEB) »
French Bible (LSG)
Proverbes 10 (LSG) »
German Bible (LUTH1912)
Sprüche 10 (LUTH1912) »
Telugu Bible (TELIRV)
సామెత 10 (TELIRV) »
Hebrew Bible (HEB)
משלי 10 (HEB) »
Portuguese Bible (BSL)
Provérbios 10 (BSL) »
Vietnamese Bible (VIE)
Châm Ngôn 10 (VIE) »
Spanish Bible (RVA)
Proverbios 10 (RVA) »
Italian Bible (RIV)
Proverbi 10 (RIV) »
Chinese Simplified (CUVS)
箴 言 10 (CUVS) »
Chinese Traditional (CUVT)
箴 言 10 (CUVT) »
Swedish Bible (SV1917)
Ordspråksboken 10 (SV1917) »
Russian Bible (RUSV)
Притчи 10 (RUSV) »
Hungarian Bible (KAR)
Példabeszédek 10 (KAR) »
Bulgarian Bible (BULG)
Притчи 10 (BULG) »
Japanese Bible (JPN)
箴言 10 (JPN) »
Norwegian Bible (NORSK)
Salomos Ordspråk 10 (NORSK) »

Fjalët e urta (ALB) Chapter Selection

ALB Book Selection List

View full list of ALB Bible Books and Chapters