Fjalët e urta Chapter 6 ALB Bible Verse Images

Fjalët e urta 6 Bible Verse Pictures. Choose from a large collection of inspirational, motivational and encouraging Bible verses with pictures of nature. Download and share Fjalët e urta 6 inspirational Bible verse images. Bible verse pictures were created based on verses from The Holy Bible in Albanian (ALB). The Albanian Bible translation is available in the Public Domain, which means that the ALB Bible is not copyright. (Bibla e Shenjtë) Dhjata e Vjetër, Dhjata e Re

Fjalët e urta 6:1 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Biri im, në qoftë se je bërë garant për të afërmin tënd, në rast se ke dhënë dorën si garanci për një të huaj,

Fjalët e urta 6:2 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
je zënë në lakun e fjalëve të gojës sate, je zënë nga fjalët e gojës sate.

Fjalët e urta 6:3 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Bëj këtë, pra, biri im, dhe shpengohu, sepse ke rënë në duart e të afërmit tënd. Shko, hidhu në këmbët e tij dhe ngul këmbë me të madhe te i afërmi yt.

Fjalët e urta 6:4 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Mos u jep gjumë syve të tu as çlodhje qepallave të tua;

Fjalët e urta 6:5 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
çlirohu si gazela nga dora e gjahtarit, si zogu nga dora e atij që kap zogjtë.

Fjalët e urta 6:6 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Shko te milingona, o përtac, vër re zakonet e saj dhe bëhu i urtë.

Fjalët e urta 6:7 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Ajo nuk ka as kryetar, as mbikëqyrës, as zot;

Fjalët e urta 6:8 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
e gjen ushqimin në verë dhe mbledh zahirenë e saj gjatë korrjes.

Fjalët e urta 6:9 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Deri kur, o përtac, do të rrish duke fjetur? Kur do të shkundesh nga gjumi yt?

Fjalët e urta 6:10 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Të flesh pak, të dremitësh pak, të rrish me duar në ije për t’u çlodhur,

Fjalët e urta 6:11 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
kështu varfëria jote do të vijë si një vjedhës, dhe skamja jote si një njeri i armatosur.

Fjalët e urta 6:12 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Njeriu pa vlerë, njeriu i keq, ecën me një gojë të çoroditur;

Fjalët e urta 6:13 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
luan syrin, flet me këmbët, bën shenja me gishta;

Fjalët e urta 6:14 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
ka ligësi në zemër, kurdis vazhdimisht të keqen dhe mbjell grindje.

Fjalët e urta 6:15 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Prandaj shkatërrimi i tij do të vijë papritur, në një çast do të shkatërrohet pa rrugëdalje tjetër.

Fjalët e urta 6:16 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Zoti i urren këto gjashtë gjëra, madje shtatë janë të neveritshme për të:

Fjalët e urta 6:17 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
sytë krenare, gjuha gënjeshtare, duart që derdhin gjak të pafajshëm,

Fjalët e urta 6:18 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
zemra që kurdis plane të këqija, këmbët që turren shpejt drejt së keqes,

Fjalët e urta 6:19 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
dëshmitari i rremë që thotë gënjeshtra dhe ai që shtie grindje midis vëllezërve.

Fjalët e urta 6:20 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Biri im, ruaje urdhërimin e atit tënd dhe mos harro mësimet e nënës sate.

Fjalët e urta 6:21 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Mbaji vazhdimisht të lidhura në zemrën tënde dhe fiksoji rreth qafës sate.

Fjalët e urta 6:22 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Kur do të ecësh, do të të udhëheqin; kur të pushosh, do të të ruajnë; kur të zgjohesh, do të flasin me ty.

Fjalët e urta 6:23 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Sepse urdhërimi është një llambë, mësimi një dritë, dhe ndreqjet e mësimit janë rruga e jetës,

Fjalët e urta 6:24 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
për të të mbrojtur nga gruaja e keqe, nga lajkat e gjuhës të gruas së huaj.

Fjalët e urta 6:25 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Mos dëshiro në zemrën tënde bukurinë e saj dhe mos u rrëmbe nga qepallat e saj.

Fjalët e urta 6:26 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Sepse për një prostitutë burri katandiset për një copë bukë, dhe gruaja e një tjetri gjuan shpirtin e vyer të një burri.

Fjalët e urta 6:27 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
A mund të mbajë burri një zjarr në gji të tij pa djegur rrobat e trupit?

Fjalët e urta 6:28 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
A mund të ecë burri mbi qymyr të ndezur pa djegur këmbët e tij?

Fjalët e urta 6:29 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Në këtë gjendje është ai që shkon tek gruaja e një tjetri; kush e prek nuk do të mbetet pa u ndëshkuar.

Fjalët e urta 6:30 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Nuk përçmohet hajduti që vjedh për të shuar urinë kur është i uritur;

Fjalët e urta 6:31 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
por në rast se kapet në faj, duhet të kthejë shtatëfishin, dhe të japë tërë pasurinë e shtëpisë së tij.

Fjalët e urta 6:32 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Por ai që kryen një shkelje kurore me një grua është një njeri pa mend; ai që bën një gjë të tillë shkatërron jetën e tij.

Fjalët e urta 6:33 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Do të gjejë plagë dhe përçmim, dhe turpi i tij nuk do t’i hiqet kurrë.

Fjalët e urta 6:34 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
sepse xhelozia e tërbon bashkëshortin, që do të jetë i pamëshirshëm ditën e hakmarrjes.

Fjalët e urta 6:35 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Ai nuk do të pranojë asnjë shpërblim dhe nuk do të kënaqet, edhe sikur t’i bëjnë shumë dhurata.

Available Bible Translations

American Standard Version (ASV)
Proverbs 6 (ASV) »
King James Version (KJV)
Proverbs 6 (KJV) »
GOD’S WORD® (GW)
Proverbs 6 (GW) »
Berean Bible (BSB)
Proverbs 6 (BSB) »
World English Bible (WEB)
Proverbs 6 (WEB) »
French Bible (LSG)
Proverbes 6 (LSG) »
German Bible (LUTH1912)
Sprüche 6 (LUTH1912) »
Telugu Bible (TELIRV)
సామెత 6 (TELIRV) »
Hebrew Bible (HEB)
משלי 6 (HEB) »
Portuguese Bible (BSL)
Provérbios 6 (BSL) »
Vietnamese Bible (VIE)
Châm Ngôn 6 (VIE) »
Spanish Bible (RVA)
Proverbios 6 (RVA) »
Italian Bible (RIV)
Proverbi 6 (RIV) »
Chinese Simplified (CUVS)
箴 言 6 (CUVS) »
Chinese Traditional (CUVT)
箴 言 6 (CUVT) »
Swedish Bible (SV1917)
Ordspråksboken 6 (SV1917) »
Russian Bible (RUSV)
Притчи 6 (RUSV) »
Hungarian Bible (KAR)
Példabeszédek 6 (KAR) »
Bulgarian Bible (BULG)
Притчи 6 (BULG) »
Japanese Bible (JPN)
箴言 6 (JPN) »
Norwegian Bible (NORSK)
Salomos Ordspråk 6 (NORSK) »

Fjalët e urta (ALB) Chapter Selection

ALB Book Selection List

View full list of ALB Bible Books and Chapters