Fjalët e urta Chapter 11 ALB Bible Verse Images

Fjalët e urta 11 Bible Verse Pictures. Choose from a large collection of inspirational, motivational and encouraging Bible verses with pictures of nature. Download and share Fjalët e urta 11 inspirational Bible verse images. Bible verse pictures were created based on verses from The Holy Bible in Albanian (ALB). The Albanian Bible translation is available in the Public Domain, which means that the ALB Bible is not copyright. (Bibla e Shenjtë) Dhjata e Vjetër, Dhjata e Re

Fjalët e urta 11:1 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Peshorja e pasaktë është e neveritshme për Zotin, por peshimi i saktë i pëlqen.

Fjalët e urta 11:2 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Kur vjen kryelartësia, vjen edhe turpi; por dituria është me njerëzit e thjeshtë.

Fjalët e urta 11:3 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Njerëzit e drejtë udhëhiqen nga ndershmëria, por ligësia e të pabesëve do t’i shkatërrojë këta.

Fjalët e urta 11:4 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Pasuritë nuk sjellin dobi ditën e zemërimit, por drejtësia të shpëton nga vdekja.

Fjalët e urta 11:5 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Drejtësia e njeriut të ndershëm i hap rrugën, por i pabesi bie për shkak të paudhësisë së tij.

Fjalët e urta 11:6 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Drejtësia e njerëzve të drejtë i çliron këta, por njerëzit e pabesë do të kapen nga vetë ligësia e tyre.

Fjalët e urta 11:7 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Kur vdes një i pabesë, shpresa e tij humb dhe shpresa e njerëzve të padrejtë davaritet.

Fjalët e urta 11:8 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
I drejti çlirohet nga fatkeqësia, por i pabesi i zë vendin.

Fjalët e urta 11:9 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Me gojën e tij hipokriti shkatërron të afërmin e tij, por të drejtët çlirohen për shkak të dijes së tyre.

Fjalët e urta 11:10 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Kur të drejtët begatohen, qyteti gëzohet; por kur vdesin të pabesët, dëgjohen britma gëzimi.

Fjalët e urta 11:11 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Nga bekimi i njerëzve të drejtë qyteti ngrihet, por goja e të pafeve e çon në shkatërrim.

Fjalët e urta 11:12 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Kush e përbuz të afërmin e tij nuk ka mend, por njeriu i matur hesht.

Fjalët e urta 11:13 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Kush shkon rreth e qark duke përfolur, nxjerr sekretet, por ai që ka një shpirt besnik i fsheh ato.

Fjalët e urta 11:14 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Pa një udhëheqje të urtë populli bie, por gjen shpëtim në numrin e madh të këshilltarëve.

Fjalët e urta 11:15 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Kush bëhet garant për një të huaj do të pësojë dëmet e këtij veprimi, por ai që refuzon të japë dorën si garant është i sigurt.

Fjalët e urta 11:16 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Gruaja e bukur fiton lavdinë dhe njerëzit e dhunshëm grumbullojnë pasuri.

Fjalët e urta 11:17 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Njeriu i mëshirshëm i bën të mirë vetes, kurse njeriu mizor mundon mishin e tij.

Fjalët e urta 11:18 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
I pabesi realizon një fitim të rremë, por ai që mbjell drejtësi do të ketë një shpërblim të sigurt.

Fjalët e urta 11:19 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Ashtu si drejtësia të çon në jetë, kështu ai që shkon pas të keqes gjen vdekjen.

Fjalët e urta 11:20 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Të çoroditurit nga zemra janë të neveritur për Zotin, por ata që janë të ndershëm në sjelljen e tyre pëlqehen nga ai.

Fjalët e urta 11:21 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Edhe kur i shtrëngon dorën një tjetri për një besëlidhje, njeriu i keq nuk do të mbetet i pandëshkuar, por pasardhësit e të drejtëve do të shpëtojnë.

Fjalët e urta 11:22 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Si një unazë ari në feçkën e një derri, kështu është një grua e bukur që nuk ka mend.

Fjalët e urta 11:23 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dëshira e të drejtëve është vetëm e mira, por shpresa e të pabesëve është zemërimi.

Fjalët e urta 11:24 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Ka nga ata që shkapërderdhin bujari dhe bëhen më të pasur, dhe ka nga ata që kursejnë më tepër se duhet dhe bëhen gjithnjë e më të varfër.

Fjalët e urta 11:25 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Njeriu bujar do të pasurohet dhe ai që vadit do të vaditet gjithashtu.

Fjalët e urta 11:26 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Populli mallkon atë që nuk pranon të japë grurin, por bekimi bie mbi kokën e atij që e shet.

Fjalët e urta 11:27 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Kush kërkon me zell të mirën fiton dashamirësinë, por ai që kërkon të keqen, kjo do t’i bjerë mbi të.

Fjalët e urta 11:28 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Kush ka besim në pasuritë e tij do të rrëzohet, por të drejtët do të çelin si gjethe.

Fjalët e urta 11:29 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Ai që bën rrëmujë në shtëpinë e vet do të trashëgojë erën, dhe budallai do të jetë shërbëtori i atij që është i urtë nga zemra.

Fjalët e urta 11:30 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Fryti i të drejtit është një dru i jetës, dhe ai që shtie në dorë shpirtërat është i urtë.

Fjalët e urta 11:31 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Ja, i drejti merr shpërblimin mbi tokë, e aq më tepër i pabesi dhe mëkatari!

Available Bible Translations

American Standard Version (ASV)
Proverbs 11 (ASV) »
King James Version (KJV)
Proverbs 11 (KJV) »
GOD’S WORD® (GW)
Proverbs 11 (GW) »
Berean Bible (BSB)
Proverbs 11 (BSB) »
World English Bible (WEB)
Proverbs 11 (WEB) »
French Bible (LSG)
Proverbes 11 (LSG) »
German Bible (LUTH1912)
Sprüche 11 (LUTH1912) »
Telugu Bible (TELIRV)
సామెత 11 (TELIRV) »
Hebrew Bible (HEB)
משלי 11 (HEB) »
Portuguese Bible (BSL)
Provérbios 11 (BSL) »
Vietnamese Bible (VIE)
Châm Ngôn 11 (VIE) »
Spanish Bible (RVA)
Proverbios 11 (RVA) »
Italian Bible (RIV)
Proverbi 11 (RIV) »
Chinese Simplified (CUVS)
箴 言 11 (CUVS) »
Chinese Traditional (CUVT)
箴 言 11 (CUVT) »
Swedish Bible (SV1917)
Ordspråksboken 11 (SV1917) »
Russian Bible (RUSV)
Притчи 11 (RUSV) »
Hungarian Bible (KAR)
Példabeszédek 11 (KAR) »
Bulgarian Bible (BULG)
Притчи 11 (BULG) »
Japanese Bible (JPN)
箴言 11 (JPN) »
Norwegian Bible (NORSK)
Salomos Ordspråk 11 (NORSK) »

Fjalët e urta (ALB) Chapter Selection

ALB Book Selection List

View full list of ALB Bible Books and Chapters