Fjalët e urta Chapter 28 ALB Bible Verse Images

Fjalët e urta 28 Bible Verse Pictures. Choose from a large collection of inspirational, motivational and encouraging Bible verses with pictures of nature. Download and share Fjalët e urta 28 inspirational Bible verse images. Bible verse pictures were created based on verses from The Holy Bible in Albanian (ALB). The Albanian Bible translation is available in the Public Domain, which means that the ALB Bible is not copyright. (Bibla e Shenjtë) Dhjata e Vjetër, Dhjata e Re

Fjalët e urta 28:1 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
I pabesi ikën me vrap edhe në se askush nuk e ndjek, por i drejti është i sigurt si një luan.

Fjalët e urta 28:2 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Për shkak të mëkatit të një vendi, shumë janë të parët e tij, por me një njeri me mend që ka dituri qëndrueshmëria e tij vazhdon gjatë.

Fjalët e urta 28:3 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Një i varfër që shtyp të mjerët është si një shi me shtamba që nuk jep bukë.

Fjalët e urta 28:4 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Ata që braktisin ligjin lëvdojnë të pabesët; por ata që zbatojnë ligjin i luftojnë ata.

Fjalët e urta 28:5 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Njerëzit e këqij nuk e kuptojnë drejtësinë, por ata që e kërkojnë Zotin kuptojnë çdo gjë.

Fjalët e urta 28:6 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Më i mirë është i varfëri që ecën në ndershmëri nga njeriu i paqëndrueshëm që ndjek rrugën dredha-dredha, edhe kur është i pasur.

Fjalët e urta 28:7 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Kush zbaton ligjin është një bir me mend, por shoku i grykësve turpëron atin e tij.

Fjalët e urta 28:8 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Kush i shton pasuritë e tij me fajde dhe me fitime të padrejta, i mbledh për atë që i vjen keq për të varfërit.

Fjalët e urta 28:9 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Në rast se dikush e kthen veshin gjetiu për të mos dëgjuar ligjin, vetë lutja e tij do të jetë një gjë e neveritshme.

Fjalët e urta 28:10 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Kush i fut njerëzit e drejtë në një rrugë të keqe, do të bjerë vetë në gropën e tij; por njerëzit e ndershëm do të trashëgojnë të mirën.

Fjalët e urta 28:11 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
I pasuri mendon se është i matur, por i varfëri që është i zgjuar e kqyr fund e krye.

Fjalët e urta 28:12 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Kur të drejtët triumfojnë, ka lavdi të madhe, por kur mbizotërojnë të pabesët njerëzit fshihen.

Fjalët e urta 28:13 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Kush i fsheh shkeljet e tij nuk do të ketë mbarësi; por ai që i rrëfen dhe i braktis ato, ka për të fituar mëshirën.

Fjalët e urta 28:14 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Lum ai njeri që ka frikë vazhdimisht nga Zoti, por ai që e fortëson zemrën e tij do të bjerë në fatkeqësi.

Fjalët e urta 28:15 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Një i pabesë që sundon mbi një popull të varfër është si një luan që ulërin dhe një ari i uritur.

Fjalët e urta 28:16 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Një princ pa mend zhvat shumë, por ai që urren fitimin e pandershëm ka për t’i zgjatur ditët e tij.

Fjalët e urta 28:17 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Njeriu mbi të cilin rëndon një vrasje do të turret deri në varr; asnjë të mos e ndihmojë!

Fjalët e urta 28:18 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Ai që ecën me ndershmëri do të shpëtohet, por njeriu i paqëndrueshëm që ndjek rrugë dredha-dredha do të rrëzohet befas.

Fjalët e urta 28:19 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Kush punon tokën e tij do të ketë bukë me bollëk, por kush jepet pas kotësive do të ketë varfëri të madhe.

Fjalët e urta 28:20 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Njeriu besnik do të mbushet me bekime, por ai që nxiton të pasurohet nuk do të jetë pa faj.

Fjalët e urta 28:21 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Nuk është mirë të kesh preferenca vetiake; njeriu kryen mëkat për një copë bukë.

Fjalët e urta 28:22 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Njeriu me sy të keq dëshiron të pasurohet shpejt, por nuk e kupton se do ta pllakosë varfëria.

Fjalët e urta 28:23 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Kush qorton dikë ka për të gjetur pastaj favor më të madh se ai që i bën lajka me fjalë.

Fjalët e urta 28:24 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Kush vjedh atin e tij dhe nënën e tij dhe thotë: "Nuk është mëkat," është shok i atij që shkatërron.

Fjalët e urta 28:25 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Kush e ka zemrën të fryrë nga krenaria nxit grindje, por ai që ka besim te Zoti do të ketë mbarësi.

Fjalët e urta 28:26 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Kush i beson zemrës së tij është budalla, por ai që ecën me urtësi do të shpëtojë.

Fjalët e urta 28:27 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Ai që i jep të varfërit nuk do të ketë kurrë nevojë, por ai që i mbyll sytë e vet do të ketë shumë mallkime.

Fjalët e urta 28:28 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Kur të pabesët lartohen, njerëzit fshihen; por kur vdesin, të drejtët shumohen.

Available Bible Translations

American Standard Version (ASV)
Proverbs 28 (ASV) »
King James Version (KJV)
Proverbs 28 (KJV) »
GOD’S WORD® (GW)
Proverbs 28 (GW) »
Berean Bible (BSB)
Proverbs 28 (BSB) »
World English Bible (WEB)
Proverbs 28 (WEB) »
French Bible (LSG)
Proverbes 28 (LSG) »
German Bible (LUTH1912)
Sprüche 28 (LUTH1912) »
Telugu Bible (TELIRV)
సామెత 28 (TELIRV) »
Hebrew Bible (HEB)
משלי 28 (HEB) »
Portuguese Bible (BSL)
Provérbios 28 (BSL) »
Vietnamese Bible (VIE)
Châm Ngôn 28 (VIE) »
Spanish Bible (RVA)
Proverbios 28 (RVA) »
Italian Bible (RIV)
Proverbi 28 (RIV) »
Chinese Simplified (CUVS)
箴 言 28 (CUVS) »
Chinese Traditional (CUVT)
箴 言 28 (CUVT) »
Swedish Bible (SV1917)
Ordspråksboken 28 (SV1917) »
Russian Bible (RUSV)
Притчи 28 (RUSV) »
Hungarian Bible (KAR)
Példabeszédek 28 (KAR) »
Bulgarian Bible (BULG)
Притчи 28 (BULG) »
Japanese Bible (JPN)
箴言 28 (JPN) »
Norwegian Bible (NORSK)
Salomos Ordspråk 28 (NORSK) »

Fjalët e urta (ALB) Chapter Selection

ALB Book Selection List

View full list of ALB Bible Books and Chapters