Fjalët e urta Chapter 20 ALB Bible Verse Images

Fjalët e urta 20 Bible Verse Pictures. Choose from a large collection of inspirational, motivational and encouraging Bible verses with pictures of nature. Download and share Fjalët e urta 20 inspirational Bible verse images. Bible verse pictures were created based on verses from The Holy Bible in Albanian (ALB). The Albanian Bible translation is available in the Public Domain, which means that the ALB Bible is not copyright. (Bibla e Shenjtë) Dhjata e Vjetër, Dhjata e Re

Fjalët e urta 20:1 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Vera është tallëse, pija dehëse është e turbullt dhe kush jepet pas tyre nuk është i urtë.

Fjalët e urta 20:2 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Frika e mbretit është si ulërima e luanit; kush ia nxit zemërimin mëkaton kundër vetë jetës së vet.

Fjalët e urta 20:3 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Éshtë një lavdi për njeriun t’u shmanget grindjeve, por çdo budalla përzihet në to.

Fjalët e urta 20:4 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Përtaci nuk lëron për shkak të të ftohtit; për pasojë do të lypë në kohën e vjeljeve, por nuk do të ketë asgjë.

Fjalët e urta 20:5 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Këshilla në zemrën e njeriut është si uji i thellë, por njeriu me mend do të dijë të mbushë nga ai ujë.

Fjalët e urta 20:6 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Shumë njerëz shpallin mirësinë e tyre; por kush mund të gjejë një njeri besnik?

Fjalët e urta 20:7 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
I drejti ecën në ndershmërinë e tij; bijtë e tij do të bekohen pas atij.

Fjalët e urta 20:8 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Një mbret që ulet mbi fronin e gjyqit davarit me vështrimin e tij çdo të keqe.

Fjalët e urta 20:9 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Kush mund të thotë: "Pastrova zemrën time, jam i pastruar nga mëkati im"?

Fjalët e urta 20:10 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Peshimi i dyfishtë dhe matja e dyfishtë janë që të dyja gjëra të neveritshme për Zotin.

Fjalët e urta 20:11 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Edhe fëmija me veprimet e tij tregon në se ajo që bën është e pastër dhe e ndershme.

Fjalët e urta 20:12 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Veshin që dëgjon dhe syrin që sheh i ka bërë që të dy Zoti.

Fjalët e urta 20:13 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Mos e duaj gjumin që të mos varfërohesh; mbaji sytë hapur dhe do të kesh bukë sa të ngopesh.

Fjalët e urta 20:14 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
"Éshtë i keq, është i keq," thotë blerësi; por mbasi ai ka ikur, lavdërohet për blerjen.

Fjalët e urta 20:15 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Ka flori dhe margaritarë të shumtë, por buzët e pasura me dije janë një xhevahir i çmuar.

Fjalët e urta 20:16 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Merr rroben e atij që është bërë garant për një të huaj, dhe mbaje si peng për gruan e huaj.

Fjalët e urta 20:17 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Buka e nxjerrë me hile është e ëmbël për njeriun, por pastaj goja e tij do të mbushet me zaje.

Fjalët e urta 20:18 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Planet bëhen të qëndrueshme nga këshilla; prandaj bëje luftën me këshilla të urta.

Fjalët e urta 20:19 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Ai që shkon poshtë e lart duke përfolur tregon sekretet; prandaj mos u shoqëro me atë që flet tepër.

Fjalët e urta 20:20 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Atij që mallkon të atin dhe të ëmën, llamba do t’i shuhet në terrin më të madh.

Fjalët e urta 20:21 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Trashëgimia e fituar me nxitim në fillim, nuk do të bekohet në fund.

Fjalët e urta 20:22 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Mos thuaj: "Do t’i përgjigjem së keqes me të keqen"; ki shpresë te Zoti dhe ai do të të shpëtojë.

Fjalët e urta 20:23 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Peshimi i dyfishtë është i neveritshëm për Zotin dhe peshorja e pasaktë nuk është një gjë e mirë.

Fjalët e urta 20:24 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Hapat e njeriut vijnë nga Zoti; si mund ta njohë, pra, njeriu rrugën e vet?

Fjalët e urta 20:25 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Éshtë një kurth për njeriun të marrë një zotim pa e matur mirë dhe, mbasi ta ketë marrë, të mendohet.

Fjalët e urta 20:26 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Një mbret i urtë i shpartallon njerëzit e këqij dhe kalon mbi ta rrotën.

Fjalët e urta 20:27 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Shpirti i njeriut është llamba e Zotit, që vëzhgon tërë skutat më të fshehta të zemrës.

Fjalët e urta 20:28 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Mirësia dhe besnikëria ruajnë mbretin; ai e bën të qëndrueshëm fronin e tij me anë të mirësisë.

Fjalët e urta 20:29 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Lavdia e të rinjve është forca e tyre, nderi i pleqve janë thinjat e tyre.

Fjalët e urta 20:30 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Të rrahurat që lënë plagë të thella e heqin të keqen, ashtu si goditjet që vijnë në pjesën më të brendshme të zorrëve.

Available Bible Translations

American Standard Version (ASV)
Proverbs 20 (ASV) »
King James Version (KJV)
Proverbs 20 (KJV) »
GOD’S WORD® (GW)
Proverbs 20 (GW) »
Berean Bible (BSB)
Proverbs 20 (BSB) »
World English Bible (WEB)
Proverbs 20 (WEB) »
French Bible (LSG)
Proverbes 20 (LSG) »
German Bible (LUTH1912)
Sprüche 20 (LUTH1912) »
Telugu Bible (TELIRV)
సామెత 20 (TELIRV) »
Hebrew Bible (HEB)
משלי 20 (HEB) »
Portuguese Bible (BSL)
Provérbios 20 (BSL) »
Vietnamese Bible (VIE)
Châm Ngôn 20 (VIE) »
Spanish Bible (RVA)
Proverbios 20 (RVA) »
Italian Bible (RIV)
Proverbi 20 (RIV) »
Chinese Simplified (CUVS)
箴 言 20 (CUVS) »
Chinese Traditional (CUVT)
箴 言 20 (CUVT) »
Swedish Bible (SV1917)
Ordspråksboken 20 (SV1917) »
Russian Bible (RUSV)
Притчи 20 (RUSV) »
Hungarian Bible (KAR)
Példabeszédek 20 (KAR) »
Bulgarian Bible (BULG)
Притчи 20 (BULG) »
Japanese Bible (JPN)
箴言 20 (JPN) »
Norwegian Bible (NORSK)
Salomos Ordspråk 20 (NORSK) »

Fjalët e urta (ALB) Chapter Selection

ALB Book Selection List

View full list of ALB Bible Books and Chapters