Fjalët e urta Chapter 31 ALB Bible Verse Images

Fjalët e urta 31 Bible Verse Pictures. Choose from a large collection of inspirational, motivational and encouraging Bible verses with pictures of nature. Download and share Fjalët e urta 31 inspirational Bible verse images. Bible verse pictures were created based on verses from The Holy Bible in Albanian (ALB). The Albanian Bible translation is available in the Public Domain, which means that the ALB Bible is not copyright. (Bibla e Shenjtë) Dhjata e Vjetër, Dhjata e Re

Fjalët e urta 31:1 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Fjalë të mbretit Lemuel, mesazhi profetik me të cilin e mësoi e ëma.

Fjalët e urta 31:2 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Çfarë të të them, biri im? Çfarë të të them, biri i barkut tim? Çfarë të të them, bir i zotimeve të mia?

Fjalët e urta 31:3 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Mos ua jep forcën tënde grave as jetën tënde asaj që shkatërron mbretërit.

Fjalët e urta 31:4 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Nuk u shkon mbretërve, o Lemuel, nuk u shkon mbretërve të pinë verë as princave të dëshirojnë pije dehëse,

Fjalët e urta 31:5 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
sepse duke pirë të mos harrojnë ligjin dhe të mos shtrembërojnë të drejtën e të pikëlluarve.

Fjalët e urta 31:6 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Jepini pije dehëse atij që është duke vdekur dhe verë atij që e ka zemrën të hidhëruar.

Fjalët e urta 31:7 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Le të pijë për të harruar varfërinë e tij dhe për të mos kujtuar më hallet e tij.

Fjalët e urta 31:8 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Hape gojën tënde në favor të memecit, në mbrojtje të të gjithë atyre që janë lënë pas dore.

Fjalët e urta 31:9 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Hape gojën tënde, gjyko me drejtësi dhe mbro çështjen e të mjerit dhe të nevojtarit.

Fjalët e urta 31:10 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Kush do të gjejë një grua të fortë dhe të virtytshme? Vlera e saj është shumë më e madhe nga ajo e margaritarëve.

Fjalët e urta 31:11 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Zemra e burrit të saj ka besim tek ajo, dhe do të ketë gjithnjë fitime.

Fjalët e urta 31:12 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Ajo i bën të mira dhe jo të keqe tërë ditët e jetës së saj.

Fjalët e urta 31:13 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Gjen lesh dhe li dhe punon me gëzim me duart e veta.

Fjalët e urta 31:14 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Ajo u përngjan anijeve të tregëtarëve: e sjell ushqimin e saj nga larg.

Fjalët e urta 31:15 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Çohet që me natë për t’i ndarë ushqimin familjes së saj dhe për t’u dhënë urdhërat e nevojshme shërbëtoreve të saj.

Fjalët e urta 31:16 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Ajo shikon një arë dhe e ble; me duart e saj mbjell një vresht.

Fjalët e urta 31:17 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Ngjesh me forcë ijët dhe i bën më të fortë krahët e saj.

Fjalët e urta 31:18 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
E kupton që tregëtia e saj po shkon mbarë dhe llamba e saj e natës nuk i shuhet.

Fjalët e urta 31:19 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Shtrin dorën mbi furkën, pëllëmbat e saj zënë boshtin.

Fjalët e urta 31:20 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
I shtrin dorën të varfërit dhe i jep dorën nevojtarit.

Fjalët e urta 31:21 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Nuk i trembet borës për familjen e saj, sepse tërë ata të shtëpisë së vet kanë një veshje të dyfishtë.

Fjalët e urta 31:22 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Bën për vete mbulesa si sixhade dhe rrobat e saj janë prej liri shumë të hollë dhe të purpurta.

Fjalët e urta 31:23 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Burri i saj nderohet te porta, kur ulet bashkë me pleqtë e vendit.

Fjalët e urta 31:24 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Përgatit rroba prej liri dhe i shet, i furnizon me breza tregtarët.

Fjalët e urta 31:25 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Forca dhe nderi janë rrobat e saj dhe qesh për ditët që do të vijnë.

Fjalët e urta 31:26 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Hap gojën e saj me dituri dhe mbi gjuhën e saj është ligji i mirësisë.

Fjalët e urta 31:27 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Ajo mbikqyr si shkon shtëpia e vet dhe nuk ha bukën e përtacisë.

Fjalët e urta 31:28 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Bijtë e saj ngrihen dhe e shpallin fatlume; edhe burri i saj e lëvdon duke thënë:

Fjalët e urta 31:29 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
"Shumë bija kanë bërë gjëra të mëdha, por ti i kalon të gjitha ato".

Fjalët e urta 31:30 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Hiri është i rremë dhe bukuria është e kotë, por gruaja që ka frikë nga Zoti është ajo që do të lëvdohet.

Fjalët e urta 31:31 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
I jepni frytin e duarve të saj, dhe vet veprat e saj le ta lëvdojnë te portat.
Previous Chapter
« Fjalët e urta 30 (ALB)
Next Chapter
Predikuesi 1 (ALB) »

Available Bible Translations

American Standard Version (ASV)
Proverbs 31 (ASV) »
King James Version (KJV)
Proverbs 31 (KJV) »
GOD’S WORD® (GW)
Proverbs 31 (GW) »
Berean Bible (BSB)
Proverbs 31 (BSB) »
World English Bible (WEB)
Proverbs 31 (WEB) »
French Bible (LSG)
Proverbes 31 (LSG) »
German Bible (LUTH1912)
Sprüche 31 (LUTH1912) »
Telugu Bible (TELIRV)
సామెత 31 (TELIRV) »
Hebrew Bible (HEB)
משלי 31 (HEB) »
Portuguese Bible (BSL)
Provérbios 31 (BSL) »
Vietnamese Bible (VIE)
Châm Ngôn 31 (VIE) »
Spanish Bible (RVA)
Proverbios 31 (RVA) »
Italian Bible (RIV)
Proverbi 31 (RIV) »
Chinese Simplified (CUVS)
箴 言 31 (CUVS) »
Chinese Traditional (CUVT)
箴 言 31 (CUVT) »
Swedish Bible (SV1917)
Ordspråksboken 31 (SV1917) »
Russian Bible (RUSV)
Притчи 31 (RUSV) »
Hungarian Bible (KAR)
Példabeszédek 31 (KAR) »
Bulgarian Bible (BULG)
Притчи 31 (BULG) »
Japanese Bible (JPN)
箴言 31 (JPN) »
Norwegian Bible (NORSK)
Salomos Ordspråk 31 (NORSK) »

Fjalët e urta (ALB) Chapter Selection

ALB Book Selection List

View full list of ALB Bible Books and Chapters