Fjalët e urta Chapter 23 ALB Bible Verse Images

Fjalët e urta 23 Bible Verse Pictures. Choose from a large collection of inspirational, motivational and encouraging Bible verses with pictures of nature. Download and share Fjalët e urta 23 inspirational Bible verse images. Bible verse pictures were created based on verses from The Holy Bible in Albanian (ALB). The Albanian Bible translation is available in the Public Domain, which means that the ALB Bible is not copyright. (Bibla e Shenjtë) Dhjata e Vjetër, Dhjata e Re

Fjalët e urta 23:1 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Kur ulesh të hash me një mbret, shiko me kujdes atë që ke përpara;

Fjalët e urta 23:2 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
dhe vër një thikë në grykë, po të jetë se ke oreks të madh.

Fjalët e urta 23:3 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Mos dëshiro gjellët e tij të mrekullueshme, sepse janë një ushqim mashtrues.

Fjalët e urta 23:4 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Mos u lodh për t’u pasuruar, hiq dorë nga qëllimi yt.

Fjalët e urta 23:5 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
A do t’i fiksosh sytë e tu mbi atë që po zhduket? Sepse pasuria me siguri do të vërë fletë si një shqiponjë që fluturon drejt qiellit.

Fjalët e urta 23:6 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Mos ha bukën e atij që ka syrin e keq dhe mos dëshiro ushqimet e tij të shijshme;

Fjalët e urta 23:7 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
sepse, ashtu si mendon në zemër të tij, ashtu është ai; "Ha dhe pi"!, do të thotë, por zemra e tij nuk është me ty.

Fjalët e urta 23:8 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Do të vjellësh kafshatën që ke ngrënë dhe do të harxhosh kot fjalët e tua të ëmbla.

Fjalët e urta 23:9 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Mos i drejto fjalën budallait, sepse ai do të përçmojë mençurinë e ligjëratës sate.

Fjalët e urta 23:10 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Mos e luaj kufirin e vjetër dhe mos hyr në arat e jetimëve,

Fjalët e urta 23:11 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
sepse Hakmarrësi i tyre është i fuqishëm; ai do të mbrojë çështjen e tyre kundër teje.

Fjalët e urta 23:12 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Kushtoja zemrën tënde mësimeve dhe veshët e tu fjalëve të diturisë.

Fjalët e urta 23:13 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Mos ia kurse korrigjimin fëmijës; edhe sikur ta rrahësh me thupër, ai nuk do të vdesë;

Fjalët e urta 23:14 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
do ta rrahësh me thupër, por do të shpëtosh shpirtin e tij nga Sheoli.

Fjalët e urta 23:15 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Biri im, në se zemra jote është e urtë, edhe zemra ime do të ngazëllojë;

Fjalët e urta 23:16 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
zemra ime do të ngazëllojë, kur buzët e tua do të thonë gjëra të drejta.

Fjalët e urta 23:17 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Zemra jote mos i pastë zili mëkatarët, por vazhdoftë gjithnjë në frikën e Zotit;

Fjalët e urta 23:18 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
sepse ka një të ardhme, dhe shpresa jote nuk do të shkatërrohet.

Fjalët e urta 23:19 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dëgjo, biri im, ji i urtë, dhe drejtoje zemrën në rrugën e drejtë.

Fjalët e urta 23:20 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Mos rri me ata që pijnë verë as me grykësit dhe mishngrënësit;

Fjalët e urta 23:21 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
sepse pijaneci dhe grykësi do të varfërohen dhe gjumashi do të vishet me lecka.

Fjalët e urta 23:22 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dëgjo atin tënd që të ka pjellë dhe mos e përçmo nënën tënde kur të jetë plakë.

Fjalët e urta 23:23 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Bli të vërtetën dhe mos e shit, fito dituri, njohuri dhe gjykim.

Fjalët e urta 23:24 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Babai i të drejtit do të gëzohet shumë; kush ka lindur një të urtë do t’ia ndjejë gëzimin.

Fjalët e urta 23:25 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Le të gëzohet ati yt dhe nëna jote dhe le të gëzohet ajo që të ka lindur.

Fjalët e urta 23:26 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Biri im, më jep zemrën tënde, dhe sytë e tu gjetshin gëzim në rrugët e mia.

Fjalët e urta 23:27 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Sepse prostituta është një gropë e thellë dhe gruaja e tjetërkujt një pus i ngushtë.

Fjalët e urta 23:28 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Edhe ajo rri në pritë si një vjedhës dhe rrit midis njerëzve numrin e atyre që janë jo besnikë.

Fjalët e urta 23:29 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Për cilin janë "ah-ët," për cilin "obobo-të"? Për cilin grindjet, për cilin vajtimet? Për cilin plagët pa shkak? Për cilin sytë e skuqur?

Fjalët e urta 23:30 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Për ata që ndalen gjatë pranë verës, për ata që kërkojnë verë të droguar.

Fjalët e urta 23:31 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Mos e shiko verën kur kuqëlon, kur rrëzëllen në kupë dhe shkon poshtë aq lehtë!

Fjalët e urta 23:32 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Në fund ajo kafshon si një gjarpër dhe shpon si një kuçedër.

Fjalët e urta 23:33 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Sytë e tu kanë për të parë gjëra të çuditshme dhe zemra jote do të thotë gjëra të çoroditura.

Fjalët e urta 23:34 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Do të jesh si ai që gjendet në mes të detit, si ai që bie të flerë në majë të direkut të anijes.

Fjalët e urta 23:35 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Do të thuash: "Më kanë rrahur, por nuk më kanë bërë keq; më kanë goditur, por nuk e kam vënë re. Kur të zgjohem, do të kthehem t’i kërkoj përsëri!".

Available Bible Translations

American Standard Version (ASV)
Proverbs 23 (ASV) »
King James Version (KJV)
Proverbs 23 (KJV) »
GOD’S WORD® (GW)
Proverbs 23 (GW) »
Berean Bible (BSB)
Proverbs 23 (BSB) »
World English Bible (WEB)
Proverbs 23 (WEB) »
French Bible (LSG)
Proverbes 23 (LSG) »
German Bible (LUTH1912)
Sprüche 23 (LUTH1912) »
Telugu Bible (TELIRV)
సామెత 23 (TELIRV) »
Hebrew Bible (HEB)
משלי 23 (HEB) »
Portuguese Bible (BSL)
Provérbios 23 (BSL) »
Vietnamese Bible (VIE)
Châm Ngôn 23 (VIE) »
Spanish Bible (RVA)
Proverbios 23 (RVA) »
Italian Bible (RIV)
Proverbi 23 (RIV) »
Chinese Simplified (CUVS)
箴 言 23 (CUVS) »
Chinese Traditional (CUVT)
箴 言 23 (CUVT) »
Swedish Bible (SV1917)
Ordspråksboken 23 (SV1917) »
Russian Bible (RUSV)
Притчи 23 (RUSV) »
Hungarian Bible (KAR)
Példabeszédek 23 (KAR) »
Bulgarian Bible (BULG)
Притчи 23 (BULG) »
Japanese Bible (JPN)
箴言 23 (JPN) »
Norwegian Bible (NORSK)
Salomos Ordspråk 23 (NORSK) »

Fjalët e urta (ALB) Chapter Selection

ALB Book Selection List

View full list of ALB Bible Books and Chapters